VRASJA E HAJDARAJT ISHTE INTERES I KRERËVE TË SHP TË UÇK

0

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Vrasja e Smajl Hajdaraj, veprimtar i çështjes kombëtare; të kryetarit të LDK-së, për Rugovën; të shefit të operativës të Brigadës 136 “Rugova”; të komandantit të UÇK-së për trevën e Rugovës; të deputetit  të Parlamentit të Kosovës, ishte interes i drejtëpërdrejtë i krerëve të SHP të UÇK-së të LPK-së, për ta marrë pushtetin me dhunë, duke i likuiduar, përgjakshëm, kundërshtarët politikë.

Smajl Hajdaraj, si intelektual i kompletuar, si luftëtar dhe si veprimtar e luftëtar i dëshmuar, ishte e pritshme, që, në një të ardhme të afërt, të konkuronte dhe të fitonte besimin e qytetarëve, për ta drejtuar komunën e Pejës. Për ta shmangur konkurrencën, njëherësh, disfatën e sigurtë të “komandantëve”, SHP të UÇK-së të LPK-së, zgjodhi likuidimin fizik të Smajl Hajdaraj, si masë preventive, ende pa u provuar me votë, të bindur se ishte i patejkalueshëm në fitore.

Krerët e LPK-së, tashmë, të konvertuar në PDK-e, përkatësisht, në PAN, vrasjet politike, të kryekomunarëve të pritshëm, e kishin filluar qysh përgjatë luftës. Njëjtë kishin vepruar me Idriz Rrecaj, kryetar i LDK-së, në Skënderaj, gjatë luftës, si kandidat potencial, për të parë të komunës, duke e shpallur, kinse, të zhdukur nga pushtuesit; me komandant “Drinin”, alias Ekrem Rexhën; Shaban Manaj, nga Istogu, për të njëjtat motive.

Dhe, për të vazhduar me logjikën kriminale vrastare, me kryetarët e suksesshëm në detyrë, Ismet Rracin e Klinës, Ukë Bytyçin e Suharekës dhe shumë qindra kuadro e veprimtarë të LDK-së; ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, si dhe brenda llojit ideologjik, kuadrot dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së, konkurrentë potencialë, për pozita drejtuese në parti dhe pushtet.

Synimet vrastare për marrjen e pushtetit me dhunë e përgjakje, të krerëve të LPK-së, njëherësh, edhe krerë të “UÇK-së”, të LPK-së, përkatësisht, të PAN-it të sotëm, Smajl Hajdaraj i ka denoncuar qysh gjatë luftës, si paralajmërim për planifikimin e vrasjeve të kundërshtarëve politikë, me gjyqe fiktive, “partizançe”, në stilin e kriminelit Enver Hoxha, i cili luftën çlirimitare, e konvertoi në luftë civile, ndër-shqiptare. Andaj, Shqipëria nuk gëzoi dëmshpërblim, reparacionet e luftës, siç përfituan vendet tjera të kyçura në luftë kundër fashizmit.

“Në jemi të vendosur për krijimin e shtetit, me sa po duket dikujt kjo po i pengon dhe dëshiron të marrin pushtetin me dhunë, frikësime, kërcënime dhe shpërndarje të afisheve, për të arrestuar veprimtarë të pushkës dhe të penës, çka është më e keqja për t´i vrarë, likuiduar, linçuar sipas metodave Envero-Staliniste”, – kishte deklaruar publikisht Smajl Hajdaraj, gjatë luftës.

Krimi në pushtet, nuk zbulon kriminelët

Pyetja-dilemë, tashmë, e bërë virale në Kosovë dhe përtej saj, kudo që frymojnë shqiptarët, është përse vrasësit e Smajl Hajdaraj dhe intelektualëve të tjerë të LDK-së, nuk u zbuluan asnjëherë nga drejtësia në Kosovë?! Përgjigje më adekuate do të ishte se askush nuk i bënë gjyqin vetës. Në Kosovë, gjatë dhe pas luftës “lulëzoi” krimi shpengueshëm.

Protagonistët e krimit i ka lakuriqësua prokurori amerikan, Jack Smith, me ekipin e tij. Përgjatë hetimeve disa vjeçare, ai ka konstatuar se krimet janë numerike, përveç atyre të soldateskës serbo-sllave, edhe krimet kundër shqiptarëve të pafajshëm, kryesisht, likuidime politike. Për këtë akuzon disa “komandantë”, që thirrën në emër të UÇK-së! Dhe, ata i emërton, saktësisht, si – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -. Padyshim, kjo është një gjetje adekuate. Sepse krimet janë bërë nga bandat e krijuara nga “komandantët”, për interesat e tyre, në Dukagjin, Drenicë, Llap e Gollak, Anamoravë e Karadak. Anashkalimi i kësaj emërtese akuzuese, do të ishte rivrasje e shumë qindra viktimave politike.

Për vrasjen e komandantit dhe deputetit Smajl Hajdaraj, ka dëshmi dhe pista relevante hetimi:

  1. Ndalja e veturës të Hajdaraj, nga një komandant, me bandën “ushtarake” të tij dhe kërcënimi “ose hiq dorë nga LDK-ja, ose të pret revolja kokës!”
  2. Një komandant kishte marrë urdhër nga SHP, për ta vrarë Smajl Hajdaraj, por, ishte penduar dhe vetëdenoncuar, se “nuk e bëj këtë krim!”
  3. Një raport-letër e Hajdarajt, flet për luftën e UÇK-së dhe grupin që e pengonte organizimin ushtarak në Rugovë.
  4. Arma e shprazur, në hollin e banesës përdhese, alarmoi familjen. E para hap derën vajza e Smajlit dhe duke e parë të shtrirë dhe të përgjakur babanë, shpërthenë në vajë e thirrje. – “Pse po bërtet? Nuk asht ba nami pse asht vra baba”, – i thotë polici, gjakftohtë, vajzës, i cili kishte shoqëruar atentatorin. Edhepse polici, në detyrë, është identifikuar, askush nuk ka provuar ta hetojë atë, pse u ndodh aty, pikërisht, në atë çast të kobshëm?!

Disa komandantë kriminelë, duke qenë në krye të partive politike, u katapultuan në shtet e pushtet. Me bandat e tyre, të krijuara gjatë luftës, të instruktuara nga sigurimsat e Enver Hoxhës, shërbenin si logjistikë të shantazheve, kërcënimve, rrahjeve, kidnapimeve, vjeljen e haraçit të përgjakshëm dhe deri në vrasjet në pusira, ditën për diell dhe natën në errësirë. UNMIK-u bënte sehir. Arrestonte kriminelët faktueshëm dhe i lironte ata korruptueshëm!

Nisma e Qeverisë Kurti, për bërjen e Vettingut, ka hasur në rezistencën e organizuar të Prokurorit të Shtetit, të Këshillit prokurorial dhe Këshillit gjyqësor. Sepse i gjithë sistemi i drejtësisë është kapur nga “komandantët” kriminelë e hajna zyrtarë, të ndihmuar fort nga SHIK-u i tyre, që thirrën në luftën, por, realisht, nuk kanë qenë pjesë e luftës. Spastrimi i drejtësisë, nga elementët e shantazhar dhe korruptivë, është domosdo për çkapjen, jo vetëm të drejtësisë, por edhe të shtetit në përgjithësi.

Haga dikur, Eulex më vonë, zhgënjyes në drejtësi!

Fillimisht, Gjykata e Hagës ishte shpresa e parë, për hetimin dhe zbulimin e vrasjeve politike. Arrestimet ishin të studjuara, mjaftueshëm të faktuara, sepse krimet kishin ndodhur, shumë syrësh, pothajse, mund të cilësohen si “një e fshehtë publike”. Megjithatë, denimet ose ishin simbolike, ose liroheshin “për mungesë provash!” Ndërkohë, varret, shtatoret, bustët e të vrarëve të kundërshtarëve politikë ishin, dhe janë, kudo nëpër Kosovë!

UNMIK-u reduktoi stafin burokratik, duke u zëvendësua nga EULEX-in, i cili zbarkoi me premtime të mëdha se “do të vendosë rend e ligj”. Por, nuk bëri asgjë, sepse as nuk hetoi, as nuk zbuloi dhe aq më pak të luftojë e ndëshkojë krimin dhe kriminelët! Ky ishte zhgënjimi i madh i radhës.

Vërtet, LPK-ja e djeshme, përkatësisht, PAN-i i sotëm, i ka pranuar krimet vrastare, të paktën, të kuadrove dhe të veprimtarëve të LDK-së, kur në organin kryesor të partisë, ka shkruar: “Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”. Një fakt tjetër i pranimit të fajësisë, është porosia e Hashimit, të dhënë kolegëve të tij vrastarë, ende duke qenë në liri: “Mbrohuni në heshtje, në hetuesi dhe në gjyq!”

Krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, u prit me aprovim, nga shqiptarët e kudondodhur. Të gjitha sondazhet kapin shifrën e tej 85 %, e të anketuarëve, të cilët kërkojnë drejtësi për krimet makabre, gjatë dhe pas luftës. Kjo është një shpresë e dytë, e radhës, se, më në fund, do të këtë drejtësi edhe për ekzekutimet politike, të ushtarakëve të FARK-ut, kuadrove dhe të veprimtarëve të LDK-së, si dhe kuadrove të hershëm të LPK-së.

Natyrshëm, nga Gjykata Speciale pritet, më në fund, të hetojë, zbulojë dhe të ndëshkojë krimet politike. Por, ajo që e vënë në dyshim këtë Gjykatë, është kufizimi në kohë i hetimit të krimeve! Duke pasur parasysh se – Ndëmarrja e Përbashkët Kriminale -, identifikohet me vrasjet e listuara dhe të ekzekutuara, deri në fund-vitin 2000, pse të mos shtrihet në kohë, edhe dy dekada më vonë, që kanë vazhduar vrasjet politike, të paktën, deri në shkurtin 2020, kur vritet dhe shkrumbohet në veturën e tij, dëshmitari potencial i Gjykatës Speciale, nga radhët e LPK-së, në një fshat të Pejës. Ky kufizim, për të cilin kanë punuar dhe paguar shumë “komandantët” e inkriminuar, duhet të hetojë deri në fund, krimet numerike. Përndryshe, dështimi i kësaj Gjykate do të ishte parathënë.

LVV ka premtuar, bujshëm, se pushteti i saj do ta këtë parësi luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, pra, hajninë zyrtare. Por, kryeministri Kurti e huqi premtimin! I pyetur për të izoluarit në Hagë, Kurti tha se “unë do t`i kisha dënuar për korrupsion”, duke mos përmendur krimet vrastare. Kjo u lexua si amnistim i krimit të organizuar! Dhe, kjo është zhgënjyese për shqiptarët, që presin drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok