19/04/2024

VJEDHJA (HAJNIA)- KORRUPSIONI DHE DESPOTIZMI

0

Nga Fahri Dahri

Në kohën e sotme, qendrimet ndaj termave të kryetitullit kanë pësuar ndërrim moral, ekonomik dhe politik. Nuk mendoj se ky konstatim është i izoluar, vetëm tek disa, përkundrazi transformimi i termave në këtë trajtim është bërë mbizotërues. Problemi ka kohë që është shtruar për zgjidhje, pasi nuk është problem shqiptar. Tek ne është importuar me diktim nga jashtë, nëpërmjet metodave: agjenturore me personalitetet e larta, kamufluese, propaganda dhe demagogji gjoja demokratike.

Ku duket, kush është ndërrimi moral, ekonomik, politik i termave: vjedhje/ hajni, korrupsion e despotizëm?. Po.

a)- Duken qartë tek palët politike;

b)- Ndërsa ndërrimi moral, ekonomik e politik duket qartë tek përparësia, të cilat kanë zëvëndësuar qendrimet e djeshme të tyre.

Sa shumë vlera merr nxënia në gjithë ciklet shkollore, nga ku njeriu arrin të marrë paralajmërime për pluset dhe minuset e rrugëtimit drejt së ardhmes. Krahas diturive që përfitohen prej të gjitha lëndëve mësimore, një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në fakultetin e ekonomisë, kishte lënda e “Materializmit dialektik“, e cila trajton ligjet objektive. Njëri ligj është “Ajo që sot është e moralshme, nesër bëhet e pamoralshme”.

Artikulli, nisur nga situata ku ndodhet shoqëria shqiptare, përqëndrohet pikërisht tek veprimi i këtij ligji objektiv! Dhe ja, sot gjen zbatim praktik ligji objektiv që tjetërson të mirën në të keqe dhe anasjelltas. Nuk ju deshën shumë kohë që ky ligj të vërtetohej, afro 60 vjet, kur e mësuam. Atëhere, dmth e djeshmja jonë, vjedhjet/hajnitë, korrupsionin, despotizmin, trajtoheshin të pamoralshme; në kohën e “sotme“, siç po e jetojmë, jo vetëm janë të moralshme, por kanë plotfuqi morale, ekonomike, politike dhe shtetërore!.

Tre termat e mësipërme, të liga, të pamoralshme, kanë shkaktuar dëme serioze në varfërim të vendit. Në mote dihet që vendi ynë është me resurse të shumta dhe të shumëllojta. E pranon  edhe politika e sotme, ajo e shpreh qartë dhe bukur, se vendi ynë “është vend me pasuri përrallore“, ose: “Shqipëria nuk është vend i varfër, por është vend i vjedhur“, ose tek gazeta Telegraf, datë 28/01/2022 shkruhej: “Flemë mbi “florinj”, por jemi pa bukë”. Deklarime që tregonë se vendi është tepër i begatë, por ngahera tërësia e shtetit ndodhet në gjëndje të mjeruar, mjaft të rëndë.“Shteti është një sistem i pavarur politik, administrativ, legjistrativ dhe qeverisës i ndërtuar dhe mbajtur në funksion nga popullsia e një hapësire gjeografike sovrane. Që Toka, deti dhe klima shqiptare janë të bekuara për begati, bollëk, diheh; por shteti, përfshi strukturat përbërse të tij, duhet të zbulojë dhe dënojë shkaqet pse rezulton i vjedhur? Kush ka vjedhur? Kush e vjedh? Pozita? Opozita? Populli e din mirë se kush është kusari, kush po  shkatërron. Ndërsa politika hipokrite, bën sikur i qanë hallin popullit, vetëm duke mbetur tek deklarimi. Primarët partiakë hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit, ngrejnë fort zërat nëpër foltore e mitingje, brenda dhe jashtë vendit, madje edhe me emra e mbiemra. Jo vetëm me zëra sporadikë, por në varg dhe ditë e natë, nuk mungojnë buçimat mediatike, të zellshëm analistët nëpër studio në mbrojtje, sipas vartësisë partiake dhe “dorovitësave”. Mungon vetëm ajo që duhet, rruga ligjore drejt dyerve të drejtësisë!. Realisht, praktika tre dekadëshe e ndjekur nga partitë tona, ka vërtetuar se akuzat ndërpartiake kryhen për të “shuar” ndëshkimet.!Të ndërsjellta çjerrjet ndaj fenomenit, ndërsa ndaj shkaktarëve pasuri dhe ofiqe-vuvosje në ndëshkim!

Akuzat, sharjet, shpifjet tashmë të dala bojet, kanë treguar falsitet, ato kryhen për të ligjëruar dhe mbrojtur vetveten (unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua). Agallarët tanë ekzilë, tredakadësh, si dikur, shpresojnë në përgatesën me të cilën shkencëtarët e mesjetës “shpresonin t’i kthenin të gjitha metalet në ar, ose ta zgjasnin jetën e njeriut pambarimisht“.

Dihet, ky model “është një absurditet që kur pranohet, rezulton një pasion nga më të shëmtuarit”. Për fatin tonë të keq, ky model na ka “pushtuar”.

Tre më të shëmtuarat e mësipërme, janë pandemi politike, ekonomike dhe morale, jo vetëm të shoqërisë sonë (prandaj e quaj pandemi politike). Shpresojmë të shërbejnë si përvojë e keqe që të mos ndodhi në të ardhmen.

…..

Vazhdojmë shtjellimin.

*- Ç’farë kuptohet me dy palët?

Në shumicën e shteteve, qeverisjet vendosen sipas parimit “udhëheq shumica”. Nisur nga ky parim, duam nuk duam, shoqëria ndahet në pakicë dhe shumicë, ose pozitë dhe opozitë. Kështu, me të drejtë apo me pa të drejtë, krijohen dy palët:

a)- partia në pushtet dhe

b)- partia në opozitë.

*- Kush janë parimet ku ndërron qendrimi moral, ekonomik e politik?

I drejtohemi përkufizimeve të termave të kryetitullit, sipas Kodit Penal dhe jo vetëm.

1)- Vjedhja (hajnia). Vjedhje, hajdutëri, kusari. “Përvetësim në mënyrë të fshehtë i diçkaje që është pronë shoqërore a pasuri e tjetërkujt. Vjedhja dënohet”.

2)- Korrupsioni. Prish dikë nga ana morale, duke e shtyrë a duke e nxitur me anë rryshfetesh a privilegjesh të shkelë ligjin për interesin tim të ngushtë”. Korruptimi i sistemit të drejtësisë; strukturat shtetëror e shoqërore. Mos harrohet se vjedhjet, korrupsioni, etj. kur strukturat e ndërtimit të shtetit formohen nga militantizmi, nepotizmi, paaftësia, mediokriteti dhe jo nga meritokracia e profesionalizmi, krijohen rreziqe të pashmangshme, në tërësi për shoqërinë. Kjo situatë është e pranishme aktualisht tek ne.

3)- Despotizmi. Sipas fjalorit shqiptar:

Term në histori. “Formë qeverisjeje që mbështetej në sundimin e një monarku me pushtet të pakufizuar; i ligjërimit libror; sundim arbitrar e i egër, tiran“. Despotizmi ynë ka shfaqur tendencat  për nënshtrimin e Parlamentit; në shmangjen e sistemit të drejtësisë; si dhe për të plotësuar tekat e ekzekutivit të pakufizuar dhe suprem.

Të tre përkufizimet e mësipërme, e gjejnë saktësisht vërtetësinë tek praktikat qeverisëse të vendit tonë.

……

Shtjelluam se edhe shoqëria jonë këto tridhjet vjet (1991-2021) është trajtuar se ecën me parimin shumicë-pakicë, me prioritet shumica. [Sa zbatim ka në praktikë, dihet nga të gjithë, prandaj nuk do ndalemi!]. Praktika tek ne tregon se ky parim ka çaluar, jo me një këmbë por me të dyja. Do shtjellohet shumë shkurt, pa u ndalur në çdo rast, kjo sepse dihen rastet e shumta në veprim, pa përjashtuar ciklimet e rotacioneve qeverisëse, herë njëra palë dhe herë tjetra, të cilat kanë pëlqyer të njëjtin qendrim ndaj moralitetit të tre termave që u cituan më lart.

a)- Pala partiake, që siguron shumicën dhe merr pushtetin, ka lejuar si të normalshme të tre veprimet e pamoralshme, madje i kanë mbrojtur ato kur janë realizuar, qoftë me ligj apo pa ligj, hnga strukturat e saj, ashtu dhe individët me pushtet. Shembujt janë të dukshëm, nuk nevoiten të renditen këtu, sepse akuzohen edhe nga opozitat sipas radhës. Qendrime të tilla janë kudo, si për t’a vërtetuar, këto ditë korrupsioni dhe despotizmi, sipas shtypit, paska “zaptuar” edhe sportin. b)- Tërheq vemendjen se vjedhjet, ryshfetet, korrupsionet dhe despotizmi, realisht trajtohen vazhdimisht dhe me ashpërsi nga partitë opozitare sipas radhës. Kjo është një e mirë e vërtetë. Por, pikërisht këtu fshihet ose kemi kamuflimin dhe mashtrimin e madh. Si kuptohet kjo?. Sepse opozitat, sipas ciklit të gjoja rotacionit politik, veprojnë një lloj. Herë njëra në pushtet, që akuzohet nga opozita; herë tjetra në pushtet, që akuzohet për të njëjtat veprime nga ish ajo në pushtet.

Duke trajtuar këtë situatë më erdhën në mendje disa rregulla matematikore. Interesant, madje shumë interesant:

Në matematikë kemi:

– Plus herë plus = plus (+). Dhe,

– Minus herë minus = plus (+).

Në të dy rastet, kur palët kryejnë veprime pozitive, përfitimi është pa dyshim pozitiv; por ja që dhe kur të dy palët kryejnë veprime negative, ato përsëri fitojnë. Këtu qendron dhe filozofia e palëve partiake tek ne, të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrë (rasti: minus herë minus), por nuk veprojnë për të ngritur akt-akuza. Kjo strategji 30 vjeçare u a ka siguruar përfitimin të dyjave me reciprocitetin e rotacionit politik. Janë veprime të njohura nga të dyja palët, që keqëbërësit (bëhet fjalë për kusarët, për të korruptuarit dhe despotiztët) të çdo subjekti qofshin, mbrohen politikisht sipas përkatësisë partiake. Sistemi i drejtësisë vazhdon të bëjë drejtësi, jo me sloganin: “Ligji është i barabartë për të gjithë”, dhe për ironi në muret e gjykimit “shkëlqen” balanca. Në praktikë po veprohet ndryshe. Balanca del eksiq. Ajo hedh sytë, me frikë dhe tinzisht nga politika, nga partia ku aderon “pacienti“. Mos zbatimi i ligjit njëlloj për të gjithë, gjatë këtyre 30 viteve, ka larguar frikën nga ligji, ka krijuar situata të rrezikshme, janë tronditur thellë themelet e shtetit, është trimëruar e keqja, e liga. Edhe nëse kërkohen shkaktarët, për të përcaktuar përgjegjësitë, përgjigja është e menjëhershme: Askush i përveçëm. Kur thuhet “askush”, duhen kuptuar qendrimet ku palët akuzojnë me demagogi njëra-tjetrën; nuk kryejnë, as lejojnë ngritjen e akt- akuzave. Kjo strategji politiko-partiake, ka dëmtuar zhvillimin e vendit, i cili duhet të sigurohet me rotacion real dhe të merituar politik.

Nga përvoja shtetërore shekullore tek ne, në këndvështrimin tim, sugjeron për të rinjtë që i futen politikës edhe këto  kushte:

a)- Përgaditje teorike ekselente në veçanti të historisë botërore të CV-ve të  personaliteteve politikë.

b)- Frenim të rrëmbimit euforik rinor.

Veti që ndodh tek njeriu si efekt i rritjes. Vërtet fenomen kalimtar, por që dominon afërsisht deri në moshat dyzetvjeçare (populi për adoleshencën “Çdo gjë që fluturon hahet”).

c)- Kujdesje të vazhdueshme në mbrojtje të sjelljeve, veprimveeve e mos veprime, gjatë kohës në politikë, për t’ju shmangur fundit të keq dhe urrejtjeve popullore historike.

Synimi i artikullit kërkon që drejtuesit kryesorë të palëve politiko-partiake, të ndalin veprimet e pamoralshme. Të distancohen nga çdo përvojë negative e derisotme; të dorëhen; ti përgjigjen me vullnet dhe vetëdije proçesit të VETTINGUT. Veprim objektiv i kohës. Proçesi ka nisur dhe duket me këmbë të mbarë. Përditë shohim fushë beteja:

– kacafytet e keqja për mbijetesë, me të mirën për të çliruar shoqërinë nga pandemia politiko-partike;

– dyluftim ndërmjet të resë me të vjetrën.

Dialektikisht dihet, e nesërmja nuk ndalet. Ajo vjen!.

Fahri Dahri. 01 /shkurt/ 2022.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok