14/12/2024
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Një pjesë të madhe të shoqërisë sonë, me gjasë, e ka goditë skreloza politike, dhe nuk e njeh realitetin përreth saj; ka harruar nga ka ardhë e ku është. Përndryshe, nuk ka se si të shpjegohet legjitimimi i diskursit antiamerikan e antiperëndimor, ngaqë dihet, kjo energji është vetëshkatërruese dhe antikombëtare.

Një popull me kujesë politike e kulturore, kurrë nuk joshet nga demagogët e populistët, që realisht janë fatkeqësia më e madhe e një vendi, për çka na flet me fakte pafund historia.

Dihet, dmagogët e populistët manipulojnë me pasionet e njerëzve, nuk janë të vërtetë dhe opinionet i shpallin me afsh, si të ishim dofarë dogmash religjioze.

Ata i bëjnë njerëzit të besojnë se do të vjen Mesia e do t’i shpëtojë.

Me një fjalë, këta janë dofarë ushujza që thithin gjjithçka që u del përpara në funksion të bymimit të tyre ideologjik. Dhe kanë aftësi ta dëbojnë të vërtetën e t’i drejtojnë masat drejt iluzioneve që u diktojnë, aq sa shpesh turma që i ndjek, dehet, sikur nga alkoholi. Por, për dallim nga dehja prej alkoholit, dehja ideologjilke nuk të lëshon lehtë, ndaj konsiderohet njëlloj virusi fort i dëmshëm shoqëror.

Kurse udhëheqësit e vërtetë, janë të sinqertë e të vërtetë, nuk i ngatërrojë parimet me perime, e kanë një vizion, nuk frymëzohen nga urrejtja, por nga dashuria. Ata janë të njerëzishëm, e shpesh dinë të pendohen e të thonë “po, për fajin tim” dhe i njohin limitet e tyre, prandaj e orientojnë popullin drejt qëllimeve të përbashkëta e solidare.

Demagogët kurrë nuk njohin faj, gjithmonë kanë armiq dhe kur nuk kanë, sajojnë, kurrë nuk thonë “për fajin tim”, sepse kacafyetjet e tymnajat politike, për ta janë mjedisi ideale.

Pra, demagogët janë fatkeqësia më e madhe e një vendi e kombi, ngaqë bëjnë që të thahet jeta e njerëzve, kur ata sundojnë.

Prandaj, entuziazmi i turmave kurrë nuk ka qenë e as nuk do të jetë i shëndetshëm për shoqërinë njerëzore dhe as për demokracinë.

Ky entuziazëm u shërben vetëm udhëheqësve egoistë e mendjekëqij, të cilët, me çdo kush duan të fitojnë, atë që Milan Kundera e quan pavdekësi ose ngarendja e tërbuar për të hyrë më çdo kusht në tempullin e famës. Dhe turmat përdoren vetëm për këtë qëllim, sepse ato hapin dyert për liderë të pjerdhur, bëhen shkallë për ta, i vendosin në buste, lart e më lartë në frone të larta, por, ndodh shpesh që të njëjtit t’ i pështyjnë e t’i gjuajnë me gurë. Këtë fakt e dëfton historia, prandaj mjerë kush nuk beson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok