24/05/2026

Eshtrat e të ekzekutuarve të revoltës së Spaçit

0
Spaci

Nga Kastriot Dervishi

Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me veprim në Spaç, me vendimin nr.1, datë 23.4.1975, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi me pushkatim, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet shtetasit:

-Skënder Qemal Daja, 23 vjeç

-Dervish Enver Bejko, 27 vjeç

-Hajro Zenel Pashaj, 29 vjeç

-Pal Gjergj Zefi, 33 vjeç

Ishte 24 maji i vitit 1973. Gjatë qëndrimit në birucat e Degës së Punëve të Brendshme Mirditë, të katër personat ishin torturuar barbarisht. U morën zvarrë dhe u çuan në vendin e ekzekutimit, në afërsi të urës së Fanit në Rrëshen. Ishte kërkuar që pas ekzekutimit kufomat të çoheshin për eksperiment mjekësor në Tiranë. Prokurori u kërkoi fjalën e fundit dhe ata e thanë: “Poshtë komunizmi! Rroftë Shqipëria e lirë! Ju e keni vendin këtu”. Këto thirrje, revoltuan grupin operativ. Polici i ngarkuar për ekzekutim me pistoletë në dorë, mori urdhër të tërhiqej. I vranë barbarisht me kallashnikov. I hodhën kufomat në një makinë dhe i dërguan në Tiranë për t’u përdorur për kadavër. Fakulteti i Mjekësisë refuzoi t’i marrë në dorëzim pasi ishin dëmtuar tmerrësisht. Mund të varroseshin në Tufinë, por nuk ndodhi ashtu. U komunikua me referentin e zbatim-vendime penale të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranës, i cili mori kufomat dhe i çoi diku në Krrabë, afër vendit ku është sot tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan. Referenti i kohës, me nismën e vet, në vitin 2011 kontaktoi me Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë. U shkua në vendin e dyshuar, bashkë me vëllain e njërit prej të ekzekutuarve, por nga kalimi i viteve, ish referenti nuk u orientua dot në terren, megjithëse u gërmua. Ngjarja u dha si lajm në atë kohë në televizione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok