KU JANË SHQIPTARËT ETNIKË?
(Një vështrim historik për të kuptuar firasjen (humbjen) e shqiptarëve)
Nga Fahri Dahri
Ndër shekuj ndodhin ngjarje të dobishme dhe jo të dobishme. Dhe kjo nuk është e panjohur. Po ashtu dihet se ngjarjet që rrezikojnë ekuilibrat ndërshtetërore edhe ato ndërshoqërore, vendosen të mbahen “sekrete”. Në rastin e etnisë tonë, në vënd të sekretit do më duket më e drejtë të përdorim “konspiracioni i madh kundër etnisë shqiptare”.
Sekreti është “diçka që mbahet e fshehtë dhe nuk u tregohet të tjerëve; diçka që duhet ta dinë vetëm disa njerëz të caktuar e të ngarkuar për një punë..”
Konspiracioni është “Plan i fshehtë i një grupi njerëzish a organizate për të bërë diçka të jashtëligjshme ose të dëmshme; komplot”.
Me njohjen e këtyre dy nocioneve, kuptohet se për temën tonë më i përshtatshëm, sipas gjasave është konspiracioni.
- Të shpeshta janë shkrimet, komentet, analizat, debatet, thëniet dhe kundërthëniet, lidhur me pozicionin shoqëror të etnisë shqiptare në vorbullën e telasheve tërësore të krijuara kundër nesh. Sa epitete, sa pengesa, ndarje hapësinore dhe demografike na kanë shoqëruar, kryesisht në dymijëvjeçarin e pas Krishtit.
Edhe sot ne nuk na shqiten disa epitete, të cilat s’kanë asgjë të përbashkët me karakterin shqiptar, por të huajt i përdorin kundër nesh për disa arësye:
- a) Për të na çoroditur, hutuar. Ne, biem pre e shpifjeve dhe fillojmë përpjekjet maksimale për t’i përgënjeshtruar. Ne humbim kohë; shpifsit, mashtruesit fitojnë kohë”.
- b) Për të na baltosur tek të tjerët, të cilëve u jepet “material” për të na urryer ne dhe për të shumuar të kundërtit tanë.
Jemi në shinjestrat e dashakeqëve, të cilët qëllimisht na etiketojnë, irredentistë (kur nuk kemi pushtuar askënd, por jemi tkurrur prej tyre); na quajn nacionalistë folkloristë, kur ata janë vetë të tillë dhe e tregon historia; na thonë nuk ka nevojë për rishikim kufijsh, kur vetë ata përdorin lloj lloj mënyrash për të na sulmuar; na thonë nuk ka nevojë për armatime se jemi në NATO, kur të gjithë shtetet e NATOS veç e veç armatosen deri në dhëmbë, etj. Të gjitha këto “këshilla”, nuk duhen nënvlerësuar, por duhen analizuar me shumë kujdes. Shqiptari gjithëherë ka qenë Zot në shtëpinë e tij”.
- ●●●●
Ku janë shqiptarët?
Përgjigja: Shqiptarët këtu janë, shumica e tyre (këtu veçohen shqiptarët e emigruar jashtë vendit të tyre ndër shekuj) jetojnë dhe banojnë në ato troje që i kanë trashëguar nga të parët. Nuk kemi mbretërira të mosnjohjes së veçorive dalluese të shqiptarëve nga popujt e tjerë. Epoka jonë i ka zbërthyer të veçantat që na ndajnë me popujt e këtij gadishulli.
Jemi i vetmi popull që nuk përcaktohemi si komb nga besimet fetare. Të gjithë popujt e tjerë ballkanikë janë formuar mbi baza fetare. Tek ne, formimi kombëtar është gjaku, gjuha, territori i mirëcaktuar që nga lashtësia, zakonet, ushqimi, antropollogjia. Trashëgojmë liri besimi, tolerancë, nuk ndjekim lakmira, as ziliqarë nuk jemi. Të gjitha këto dhe të tjera, na veçojnë theksueshëm nga të tjerët. Dy mijë e ca vitet e pas Krishtit, mbi ne kanë rënduar ashpërsitë e të gjitha perandorive.
Ne mbijetuam!
Nuk mohohen disa prej ndikimeve të tyre siç janë tkurrja territoriale dhe ndryshimet demografike. Shtetet fqinje, të krijuar mbi baza fetare, përdorën besimin fetar për asimilimin e shqiptarëve banues në trojet e tyre por nën administrimin shtetëror jo shqiptar. Shekuj pune asimiluese nga feja dhe fqinjët, derisa kemi arritur në atë fazë që sot, fatkeqësisht ne pyesim:
“Ku janë shqiptarët?”.
Historia, më saktë gjuha, gjaku, trojet, zakonet, antropologjia, arkeologjia, vetë ndërgjegjësimi në rritje i të asimiluarve, flasin me zë, me shkrim, me fakte duke thënë: “Këtu jemi, në trojet tona, por besimet fetare dhe dhuna na kanë asimiluar“. Shpesh dëgjojmë:
a)- Në Maqedoninë e Veriut: “Ne flasim shqip, por jemi maqedonas”!.
b)- Në Greqi: “Ne jemi arvanit dhe flasim arvanitika, pra jemi grekë”!.
c)- Në Slloveni: “E dimë që jemi ilirë, por jemi asimiluar në sllovenë”.
Dy mijë e ca vitet e pas Krishtit, vetëm ndaj kombit shqiptar, të huajt kanë bërë tre goditje të jashtëzakonshme, të njohura, të shkruara, të anatemuara dhe të vërtetuara shkencërisht:
- – E para. Gadishulli ilirik, u konvertua në gadishull të Ballkanit. Konvertimi ishte një strategji asimilimi i gadishullit nga autoktonët dhe zëvëndësimi me të ardhurit përtej Danubit, aziatikëve, etj. Romakët, në hakmarrja ndaj Ilirisë, na coptuan në katërsh, bizantët po ashtu, osmanët na lanë në katërshe por na ndërruan emrat nga principata në vilajete. Keqdashja ndaj nesh nuk ndalet, prandaj vazhduan operacionet tek ne.
- – E dyta.Të fuqishmit “Mesjetarë”, ndërhynë në ndarjen gjinore-fisnore duke na epitetuar në arbëreshë, arvanitas, arvanoi, shkie, shqiptarë. Epitete të cilat, jo vetëm synonin asimilimin si komb, por në zhdukjen, shfarosjen e farës tonë.
- – E treta. Është përdorur gjërësisht asimilimi, bazuar në besimin fetar. Institucionet fetare kanë ndërhyrë asjpër tek etnia jonë si me brutalitet ekstrem dhe me predikimet fetare të gërshetuara me gjendjen ekonomike. Forma dhe mjete që disa prej të cilave do ti trajtojmë në këtë shkrim.
Pse ky harbutllëk ndaj kësaj etnie? Jemi i vetmi popull që përcaktohemi kombëtarisht nga gjuha, gjaku, territori, zakonet, ushqimi, antropologjia.
Një komb, i cili që nga fillesa është dalluar jo nga përcaktimi fetar, mes gjithë shteteve të tjerë të përcaktuar kombëtarisht mbi baza fetare, krijon ankth, frikë, zëmërim dhe tronditje për institucionet fetare. Për ato krijohet pengesë serioze, prandaj ato luftojnë fort për përhapjen e besimit të tyre fetar prej të cilit sigurojnë terrene dhe pasuri. Kështu është filluar nga dhuna dhe predikimi ndaj kombit që bazohet tek etnia, tek gjaku, gjuha etj. Ka plot fjalë të urta popullore që i ilustrojnë sa thamë. Njëra prej tyre: “Pema frutore, pa fruta nuk shigjetohet; ajo plot me fruta shigjetohet”. Ose: “Dijetari nuk ka forcë në shpatë, por mbështetet tek dijet; ndërsa “trimi” nuk përdor gjykimin, llogjikën; por mbështetet tek shpata”.
Zhvillim:
A nuk dihet nga të gjithë se “Çdo histori e Ballkanit fillon me Ilirët”? Po. Dihet! Derisa qenka kështu, kush ka shërbyer që ilirët të humbasin në histori?
Ilirët kanë qenë ndër popujt më të mëdhenj në Evropë dhe kanë banuar në një territor që përfshin pjesën më të madhe Gadishullit Ballkanik. Po. Kështu thuhet. Derisa është kështu, a nuk kuptohet ngërçi historik që kjo mbretëri ilire qëllimisht është harruar, ose lënë krejt mbas dore?. Në faqe të ndryshme të internetit, edhe këto kohë informohemi nga Daily Mail, ku shkruan për një zbulim të jashtëzakonshëm për Ilirët në Malin e Zi. Gazeta prestigjioze britanike shkruan se “ilirët ishin grup i lashtë fisesh Indoevropiane, që jetuan në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe në brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 Para Krishtit”. “Dihet pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tani kanë prova për pallatet e para të njohura të mbretërve Ilirë. Arkeologët i kanë zbuluar dy vendet në Malin e Zi…ata e konsiderojnë si një zbulim të madh dhe kardinal”. Kërkuesit kanë gjetur rrënojat e dy ndërtesave monumentale, të cilat mendohet se janë ndërtuar në vitin 260 p.e.s. “Të dhënat që kemi grumbulluar, thotë Profesori Piotr Dyczek, që ka udhëhequr studimet, “Science” të Polonisë, tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallatesh të udhëheqësve të Rizonit (qytet në komunën e Kotorrit në Mal të Zi)
Më tej lexojmë se këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, që mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. Deri tani ne as që e dinim se këto struktura ekzistonin”.
Historia ka shtrëmbëruar të vërtetat ndaj nesh, por është shkenca që nëpërmjet studimeve dhe gjetjeve, të shtrëmbtat e historisë i korigjon.
- ●●●●
Ç’farë na shërbehet sot në shkrimet e shumta që koha po na i shfaq? Po. Sot lexohet:
“Serbi i parë në historinë e fisit Kuçi ishte vojvoda(1) i Manastirit të Çetinjës, Mark Milani, të cilin për këtë e kishin sugjeruar familja mbretërore malazeze e Petroviçve! Marku ishte etnikisht shqiptar, por të huajve u duhej të konvertohej në serb. “…Gjersa Mark Milani po kundërshtonte të konvertohej në serb, Vuk Karaxhiçi i shkruante:
“E di edhe unë se ne jemi arbanas; Por, nëse duam që të jemi e të mbetemi në këto toka e në këto troje, duhet të ndryshojmë dhe të pranojmë të jemi kushdo dhe çfarëdo tjetër pos arbërorë”!
Personalisht ndjej keqardhje për këtë dëshpërim të tejskajshëm!. Doemos na tërheq vëmëndjen ky qendrim fatkeq i Vukut. Duke marrë shkas prej këtij rasti, kujtesa më ktheu në qendrimet krejt ndryshe të shqiptarëve të Çamërisë nga vitet 1913 e deri në vitin 1945. Ata (çamët) nuk pranuan konvertimin fetar dhe u ndëshkuan nga shteti ortodoks grek, derisa u masakruan dhe u dëbuan nga trojet dhe tokat autoktone. Dy të kundërta që vërtetojnë qendrime të njëjta të armiqëve. Tek disa pakica, frika i tjetërson politikisht, tek shumica kompakte, nuk funksionoi frika në tjetërsinin etnik, ama (për fat të keq) fitoi forca dhe si pasojë erdhi ndëshkimi. Paralelizëm i zbatuar nga dy shtete fqinje kundër kombit tonë.
Mark Milani, në një foto me gruan e tij sipas Mashan Paviqevic, shkruan:
“Në fisin tim flitet “nashki”(2) dhe Arbërisht. Ata, që të dy, janë të mitë. Përveç kësaje, në mes të fisit tim dhe atyre veriorë arbërorë, ska kufi. Edhe unë, edhe pjestarët e fisit tim, shkojmë lirshëm tek ata dhe ata vijnë tek ne. Kur shkojmë atje, unë flas arbërisht kurse ata flasin “nashki”. Kur ata vijnë tek ne, unë flas arbërisht kurse ata “nashki”!
- ●●●●
Ç’farë na mëson profesor F. Xharra: “Historia shqiptare ndër vite dhe vjedhjet serbe të saj historike që asnjë historian shqiptarë nuk guxon të flasë?! Profesori sqaron se nga shkrimet e tij është përgaditur një video. Atje u jepet një përgjegje serbëve për të cilat nuk flasin Akademitë shqiptare. Nuk flitet as në TV shqiptare. Serbët përvetësojnë e ne heshtim. Shikojeni me vemendje. Për këtë teme duhet të shkruhen libra e libra në gjuhët e Europës. Në përfundim profesor F. Xharra i drejtohet kombit: “Shqiptar, mos rri po duku, se na përpiu historia”.
I juaji Fahri Xharra!
- – Shqiptarët e Luginës së Preshevës, aktualisht i përmbahen kërkesës dhe shpresës së vetme të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, që ai të aktualizohet në Evrope, për ta marrë vesh dhe për t’ia bërë të ditur Evropës dhe SHBA-ve, se kërkesa dhe shpresa e e tyre është: Autonomi territoriale- politike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me të drejtë bashkimi me Kosovën”.
Këtu del qartë ndërgjegjësimi i tyre drejt
bashkimit etnik dhe politik me kombin shqiptar. Këto synime të qarta etnike, duan përkujdesjen e shtetit shqiptar dhe kosovar edhe si detyrim kushtetues ndaj bashkëkombasve tanë.
- ●●●●
- – Pse serbët i urrejnë shqiptarët?:
Për këtë le të dëgjojmë ç’farë deklarojnë disa nga vetë intelektualë serbë: “Befason shkencëtarja serbe me përgjigjen e saj. Byadmin01. Janar 29, 2023. Shkenctarja serbe Dubravka Stojanovic ka dhënë një deklaratë lidhur me pikëpamjen e serbëve për shqiptarët. Ajo ka thënë se serbët kanë albanofobi. “Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar”, thotë shkencëtarja Stojanoviq. Ajo gjithashtu tregon se Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit “shiptari”, që kanë konotacione (ngjyrime-FD) negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim. Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljevi? dhe të tjerët. “Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, që banoheshin nga shqiptarët. Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë më vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat dhe pjesë të qyteteve shqiptare ..”Për disa mendime ndryshe, ish kryeministri serb Milan Piroanac, deklaronte: “Nëse do t’i lejonim të qëndrojnë këtu, do të na krijojnë probleme”. Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në “Naçertanije”. Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.
“Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës e Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”, thotë Stojanovic.
Nga ky qendrim strategjik armiqësor serb, që po kështu është vepruar edhe nga kisha dhe shteti ortodos grek në Shqipërinë e jugut, nëse e vëmë në krahasim me qendrimet shqiptare ndaj tyre, vrejmë se dallojmë, “si nata me ditën”, lidhur me strategjitë dhe taktikat tona, të cilat ndër shekuj na kanë munguar!.
- ●●●●
Ndalemi tek problemi ynë. Le të shikojmë se ç’farë mendojnë dhe pretendojnë pakicat shqiptare në trojet e tyre, por që janë nën administrim shtetëror të huaj.
- “Shqiptarët e Sanxhakut kërkojnë kthimin te rrënjët, identiteti, kultura dhe tradita e të parve t’vet!”
Amina Nuraj, studente e shkëlqyer e trafikut rrugor nga Tutini (3): “Nëse nuk na ofrohet ndihmɑ e gjithanshme prej Kosovës dhe Shqipërisë, ne nuk mund të bëjmë aq shumë të vetëm“. Rinia ka filluar të zgjohet dhe gjithnjë e më shumë i kërkon rrënjët e vërteta etnike, ekspozohen me flamurin kombëtar shqiptar, madje ka raste edhe të fëmijëve të mitur. Unë nuk kam asgjë kundër ndaj njerëzve që janë boshnjakë të vërtetë, por kam kundër atyre që janë Shqiptarë, por të ɑsimiliuɾ në Boshnjak, dhe janë më Boshnjak të mëdhenj se ata të Bosnjës! Më e lumtur u ndjeva kur babai im ma tregoj foton e profesorit tim të dikurshëm nga shkolla fillore, i cili, siç tha babai im, ka qajtur nga gëzimi që kisha pasur sukses dhe i cili i ka thënë babait tim, që: “Tash me krenari mund të them që jam Shqiptar, pasi tash e kemi dikë që e çau akullin“!
- ●●●●
- Po në Kroaci ku “fshihen”shqiptarët?
Le të mësojmë vetëdijen etnike që ka tek shqiptarët (mos të harrojmë asimilimin shekullor të tyre), nëpërmjet albanologut Stipçeviq, i cili deklaron: “Ndër ne arbëreshët flitet edhe arbërisht por pak nga pak po harrohet gjuha. Ne që e dimë nga kemi ardhur, e kush jemi, ne themi se jemi arbëresh, ne flasim për etnikisht kurse në aspektin politik jemi kroat”.
- Po shqiptarët në Istria?
Shkëpudim një fragment nga shkrimi z. Hajrulla Hajdari me titull: “Shqiptarët e Istrës të lënë në harresë e mëshirën e kohës”. Duke folur për shqiptarët, Aleksa Bogosavleviq, në faqen 12 të librit të tij “Mbi Arnautet” (O Arnautima) botuar në Nish në vitin 1897, ndër të tjera thekson: “Vendbanimi i tretë dhe më i vogli prej 500 frymësh gjendet në siujdhesën e Istres, në fshatin Peroj (Lugina e Arnauteve), e cila nga Pula është dy orë udhëtim. Këta këtu i ka vëndosur Republika e Venedikut me dekretin e saj. Atëherë prijës i tyre ka qenë Miko Draçkoviq. Ata e kanë ruajtur veshjen e tyre popullore dhe adetet e veta, flasin shqip, por të gjithë ishin të fesë ortodokse”. Pra, dihet se shqiptarët e Peroit plotë 240 vjet nga emigrimi i tyre, e flisnin gjuhën shqipe, por për ata nuk u interesua askush. Historiografia shqiptare heshti dhe hesht akoma, sikur mos të kishte ndodhur asgjë”.
- ●●●●
- Me shqiptarët e Malit të Zi!
Në Malin e zi banojnë 38,168 shqiptarë të deklaruar. Nuk arrita të gjej deklarime për asimilimin e shqiptarëve që ka në Mal të Zi. Me rezerva, mendoj se banorët e besimit katolik, nisur nga influencat e kishave të kohës, janë kryesisht të etnisë shqiptare. Sipas statistikave vendase, numuri i banorëve katolikë është rreth 21,500 banorë. Nga këta, supozojmë se 80% janë shqiptarë të asimiluar në malazez. Me këto të dhëna rezulton se përafërsish në Mal të Zi, banojnë gjithësej 53 mijë deri në 55.000 banorë të etnisë shqiptare.
Epoka që na shoqëron, dhuron ndryshime në ndërgjegjësimin social. Egërsia, ashpërsia dhe diferencimet racore, etnike dhe fetare po ecin drejt një zbutjeje. Sigurisht nuk është kaq e lehtë për disa shtete, që ekstremizmi racor, etnik dhe fetar i përdorur në të kaluarën, të fitojë qytetarinë, civilizimin që ofron epoka jonë.
Kjo e sapo thënë shifet tek qendrimet e shteteve fqinje, Greqi, Serbi, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut. Për ilustrim sjellim veprimet e kryera nga segmente të caktuara shtetërore në Mal të Zi.
Sipas Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi (KKSH): “Shqiptarët në Malin e Zi janë popull autokton, të cilët do të ruajnë dhe shpalosin identitetin e vet kombëtar”. Ky këshill i quan të papranueshme veprimet e përsëritura të autoriteteve policore malazeze ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve.
Rasti i fundit, i ndodhur në festën tradicionale “Festa e Gështenjës” në Krajë, në të cilën është ndaluar dhe procesuar një shqiptar për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar, tregon qartë fytyrën e vërtetë të disa pjesëtarëve të autoriteteve policore malazeze, të cilët shfrytëzojnë rastet dhe hapësirat ligjore “kundërvënieve” (kolizionit) e ligjet në Malin e Zi për të shprehur animuzitetin (armiqësinë FD) që kanë ndaj simboleve dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve….Edhe pse shpalosja e simboleve, të cilat shprehin identitetin kombëtar të pakicave që jetojnë në Malin e Zi është e drejtë e garantuar në Kushtetutën e Malit të Zi.” Shqiptarët në Malin e Zi janë popull autokton, të cilët do të ruajnë dhe shpalosin identitetin e vet kombëtar me çdo kusht e në çdo situatë pa cënuar askënd dhe nuk lejojnë të nënshtrohen, t’i krijohet presion, të manipulohen e ngjashëm.
Këshilli Kombëtar do të qëndrojë krah çdo atdhetari që don të shprehë identitetin e vet kombëtar, me të gjitha format dhe mjetet demokratike”.
Qendrimi i KKSH, njëherazi duhet kuptuar edhe thirrje për dy shtetet tona që t’u qendrojnë sa më afër pakicave etnike që ndodhen jashtë kufijve tanë politikë.
- ●●●●
- Ndër shqiptarët e asimiluar të Maqedonisë së Veriut, për të kuptuar se në ç’farë situate ndodhen në raport me etninë e vërtetë veçojmë rrëfimin e deputetit të parë shqiptaro-ortodoks në Maqedoni: “As familja nuk më përkrahu kur u thashë se jam shqiptar”! Krahas sa sipër, sjellim këtu edhe një tregim të. z. Bedri Islami: “Xha Brankon e kam takuar vetëm dy herë në jetën time. Herën e parë përmes Ibrahim Kelmendit. Ai ishte njohur me xha Brankon në vitin 2006, kur ishte tërësisht i angazhuar në njerin nga problemet e mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, atyre ortodoksë, të cilët, me dhunë dhe detyrim shtetëror i kishin detyruar të deklaroheshin si maqedonas. Kelmendi, ndër të tjera ka shkruar:
“Për shkak të keqardhjes se një shumicë e madhe e shqiptarëve në Makedoni, të cilët i përkisnin krishterimit ortodoks, po e fshihnin identitetin e tyre shqiptar, xha Branko ndërmori misionarizmin për t’i ndërgjegjësuar që të mos turpërohen e frikësohen më, por ta shfaqin hapur përkatësinë e tyre etnike. Më erdhi mirë që Xha Branko e mirëpriti përkrahjen time. Para se të njihesha me Xha Brankon, njoha pinjollë familjarë të Rilindasit Josif Bageri (i lindur në Nistrovë, e krahinës etnografike, pothuajse krejtësisht malore, Reka e Epërme (në mes të Gositvarit dhe Dibrës), të cilët nuk e deklaronin publikisht përkatësinë e tyre shqiptare. ….”….Historia e shqiptarëve ortodoksë që jetuan në trojet e tyre etnike në Maqedoninë e Veriut është e dhimbshme, herë herë tragjike. Ajo ka qëndruar në heshtje dhe po zgjohet”.
Njihemi pjesërisht me rrëfimin e xha Brankos, të cilin po e sjell në DITA:
“…Quhem Branko Manojlovski, i Nënës Zafira dhe Babait Manojl, i lindur me 19.08.1941 në Fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, buzë Mavrovës piktoreske.” ….. Në vitin 1969 jam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj prej vitesh jam edhe shtetas amerikan. “….
Që kur kam filluar të vij në vendlindje, i frymëzuar dhe i inkurajuar edhe nga demokracia amerikane, jam prezantuar siç ndihem dhe siç jam – shqiptar, meqë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit dhe paraardhësit e tjerë i kisha shqiptarë. Nuk po ndruhem të prezantohem shqiptar, me mendimin se Republika e Maqedonisë (RM) nuk është ajo e viteve të para Pavarësimit të plotë shtetëror (1991), por e demokratizuar, me sistem pluralist demokratik, ku prononcimi si shqiptar nuk do të jetë më me rrezik, si përpara.
Fatkeqësisht, shumë shpejt u ballafaqova me një realitet të hidhur. As disa nga më të afërmit e familjes sime nuk e mirëpriten prononcimin tim publik se jam shqiptar. Dhe, mendoj, nuk po e mirëpresin kryesisht nga frika, meqë ata ende nuk janë liruar nga tmerri i të kaluarës se afërt, i cili zanafillën e kishte qysh kur hapësirat tona etnike i pat pushtuar Serbia imperialiste në vitin 1913″. Pranime që tregojnë asimilimin e shqiptarëve ndër shekuj, si rrjedhojë e besimit fetar, kemi edhe nga personalitete të larta shtetërore!.
Deklarime të tilla, krahas qendrimeve të ashpra kundër etnisë tonë në të shkuarën jo të largët, tregojnë se një epokë e re ka filluar me zgjimin e ndërgjegjësimit etnik të shqiptarëve të asimiluar. Prandaj duhet kuptuar domosdoshmëria e përkujdesjes!
- ●●●●
- Po raporti shqiptar me grekët?. Këtu, para se të bëjmë shtjellimin, më duhet të perifrazoj konkluzionin e filozofit frances Alfred Fouillee (maj 1898): “Shkencërisht, nga pikëpamja antropologjike, shqiptarët e sotëm janë dolikocefalë si helenët e dikurshëm, kurse grekët e sotëm janë brakicefalë, përzierje kelto-sllave”.
Siç vihet re në këtë përmbledhje përdoren edhe thënie të autotëve të huaj. Kjo për të shmangur mendimet e ndryshme për përdorimin e thënies: “Vetë shkruan, vetë vulos, askush nuk të thotë mos”.
Arvanitët e mesjetës, emigruan si rrjedhojë e ruajtjes së besimit fetar të kohës, para pushtimit osman: Që nga ajo kohë ata etnikisht e quajnë veten arvanitas, ndërsa politikisht pranojnë të jenë kombas grek.
“Jam arvanit dhe flas arvanitika”!. Kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari, nga çdo banor i Salaminës, si dëshmi për historianin grek, Tasos Karantis. Janë dy studime të botuara në revistën greke, “Rrezet e grekëve”, për historinë e arvanitasve në Greqi. Në një dokumentar, para disa viteve, një grup kulturor shqiptar bën vizitë në Konicë. Një i moshuar, vendas autokton i Konicës kur i takon nga mallëngjimi përlotet, u flet shqip dhe thotë: ” shyqyr që po bëhet Shqipëria. Ne jemi etnikisht shqiptarë dhe duam më të mirën për vendin amë”. Në këto studime evidentohet se, në shumicën e krahinave të Greqisë, duke përfshirë edhe Athinën, gjuha mbizotëruese ishte e arvanitasve ose siç e quanin ata, arbërisht. Në një faqe të kësaj reviste, artikulli në fjalë paraqet atë çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin. Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiut, shkruar në vitin 1836. Konkretisht ai shkruan:
“Vizitorët vinin re me habi, se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që arvanitët e moshuar e quanin: “arbërisht”, gjuhë që ishte e njohur gjerësisht si arvanitëshe”. Në vijim, ai krahason fshatrat greke dhe ato arvanitas/arbëreshe, ku sipas tij, nuk ekzistonte asnjë dallim. Madje, deri në shekullin XX gjuha që mbizotëronte në këto fshatra dhe brenda në Athinë, ishte arbërishtja. Ndërkohë, vjen dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis, për arvanitët e Salaminës, i cili tregon sesi me krenari, banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika (Jam arvanit dhe flas arvanitika)”. Këta vendas, thoshin se “gjuha është e “tatërve (etërve) tanë, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike-gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve”.
Shteti Grek, është me veçori tepër dalluese lidhur me asimilimin e shqiptarëve nëpërmjet besinit fetar, kjo mbasi statukuoja vazhdon njëjtë që nga krijimi i tij në 1830, me egërsi, aspak tolerancë, përkundrazi, ecën duke e perfeksionuar. Veç tjerash Greqia përdor detyrimin në ndërrimin e emrave të emigrantëve, në emra të besimit ortodoks.
Në Greqi banojnë rreth 6.200.000 banorë të etnisë shqiptare, por sipas kombësisë me perceptim fetar, ata janë asimiluar në kombësi greke?!. Nëse flasim për rajonin etnik shqiptar të rajonit të Çamërisë, dihet të gjithë banorët autoktonë (çamët e krishterë) flasin shqip, por fshehurazi dhe vetëm brenda shtëpive të tyre. Në një bashkëbisedim me një të moshuar, çame ortodokse, në hyrje të kalasë “Anthuza” në Rrapez të Pargës, ajo bisedoi me ne në dialektin çam. E pyetëm nëse e përdornin të folurën çame në fshat.
Ajo u përgjigj: “E përdorim, por më shumë ne të “mëdhitë”, gonërit më pak, vetëm brenda në shtëpi se nuk na lejohet në pazar. Kutu flasim gluhën greke, ajo lshtë gluha leksiko”. Lexuesi arrin të kuptojë se sa vepron demokracia në shtetin ortodoks grek, anëtar i Bashkimit Europian”!
Ps: Kam kërkuar që dialekti i gjuhës që flitet në Çamëri të mbrohet nga UNESKO, mbasi aktualisht ka filluar të venitet, si nga censura e shtetit grek dhe nga përzierja e banorëve të vendosur atje nga marrëveshja famkeqe greko-turke, etj.
- ●●●●
- Dumont: “Nuk ka në Evropë racë më të lashtë se shqiptarët“. Si historian dhe albanolog, francezi Dumont ndërmori një udhëtim nëpër Shqipëri dhe Greqi, nga viti 1870 deri më 1871, për të studiuar ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut. Botoi librin “Balkani dhe Adriatiku” më 1875. Libri pasqyron origjinën e shqiptarëve, karakterin, tiparet, zakonet, gjendjen ekonomike dhe shoqërore etj. Në këtë vepër, Dumont vë në dukje racën e pastër shqiptare; i bëjnë përshtypje malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit, ndalet në traditat luftarake të tyre dhe thekson, se shumë shqiptarë u 8rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze dhe gjermane. Ai shkruan edhe për kontributin e shqiptarëve në revulucionin grek.
Ky popull kaq i panjohur, shkruan ai, për shqiptarët; ruan imazhin më të plotë, se çfarë ishin të parët e racës greke dhe latine, gjë që e meriton vëmendjen e historianit… Duke lexuar këto thënie përcaktuese për shqiptarët, të cilët ai konstatoi se ata “ruajnë imazhin më të plotë të racës greke dhe latine”, ne arrijmë në konkluzionin se shqiptarët kanë qenë më të parët në ato zona se sa koha e grekëve dhe latinëve, që do të thotë se nuk kishte grekë. Dumont cilëson se ishin më të plotë të racës greke dhe latine, e bazon në mjedisin e asaj kohe, kur mungonin studimet lidhur me racën shqiptare, kohë kur nuk ishin njohuritë e sotme lidhur me qenien se raca shqiptare ishte më e parë.
Mbasi u njoh me realitetin, Dumont arriti tek e vërteta historike se: “Nuk ka në Evropë, racë më të lashtë se shqiptarët”.
- ●●●●
- Por emigracioni i madh mesjetar na shpie edhe në Itali. Për këtë duhet të njihemi me Censusin e vitit 1901 në Itali, ku rezultonte se në 47 komuna flitej shqip, jetonin 250 mijë shqiptarë. Shkrimi është në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot «Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë” 1903; i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në «Bulletin international de l’Institut de la statistique», Romë; na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh). Numërimi është kryer me 10 shkurt të vuti 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme. Sipas këtij censusi, 252,600 banorë ose 58,208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe italianët. Gjuha shqipe flitej në 21,564 familje ose prej 90,000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.
Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar. Aty jetonin 9,251 familje (pothuajse 39,000 individë) të vendosur në disa qytezat. ….”
« Këta shiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI». Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos. Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55,443 shqiptarë.
- ●●●●
Epilog
Ku janë shqiptarët?!. Ja pra, janë këtu dhe atje ku kanë qenë. Erdhi koha që na u dha mundësi të njihemi, të gjejmë rrënjët tona. Besoj se e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ç’farë bëhet tash kur u gjetëm? Bëhen projekte, taktika dhe strategji për t’u bashkuar! Dhe kjo strategji, në radhë të parë i takon shtetit që ka arritur të mbijetojë. Por a ekziston kjo përparsi tek strategjia shtetërore në të dy shtetet tona? Një pyetje që përgjigjen e dimë të gjithë, megjithatë le të përdorim si përgjigje atë ç’farë thuhet nga gazetari Marin Mema, në një rast kuptimplotë: “Ja si është braktisur pllaka 2000 vjeçare me mbishkrimin “Albanopolis” ! Ky ka qenë kryeqyteti i fisit tjetër ilir të Albanëve nga na njohin me emrin ALBANIA !Turp kjo braktisje ! Turp kjo heshtje ! Turp mungesa e reagimit”!.
————
Në përfundim të kësaj përmbledhje, mendoj se institucionet shtetërore, Akademia e Shqipërisë dhe e Kosovës, duhet të krijojnë struktura specifike për të hartuar strategji, taktika dhe projekte në rikrijimin e ndërgjegjes kombëtare në tërësi dhe në veçanti të pakicave apo grupeve etnike shqiptare, kudo ku ndodhen në trojet e tyre autoktone, por që administrohen nga shtetet e tjera -jo shqiptare. Rilindja e ndërgjegjësimit etnik tek shqiptarët e asimiluar, kërkon të ujitet, të ajroset, të kenë kujdesin e “Nënës”.
Kjo situatë kërkon me domosdo krijimin e një strukture specifike, e cila të jetë një e vetme, e pavarur politikisht dhe e përbashkët me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Le ta përkufizojmë afërsisht të tillë:
“INSTITUTI I PËRKUJDESJES ETNIKE”. Me rezidencë në qytetin e Prishtinës, aty ku burrrat e mençur të kombit tonë, në Lidhjen e Prizrenit, më 1878, zyrtarizuan “Ndërgjegjen kombëtare” .
- ●●●●
Shënim (1):Vojvodë = I ngarkuar i qeverisë osmane për një krahinë të caktuar në Shqipëri.
Shënim (2): “Nashki” quhej gjuha e parë që, “popat” rus të ardhur në kishat dhe manastiret tona, ua krijuan arbërorëve orthodoks që po shndërroheshin në serb (Shkije) si zëvëndesim për arbëroren që s’duhej ta përdornin ma!
Shënim (3): Qyteti Tutin gjindet në 867 m lartësi mbidetare, në pjesën qendrore të Sanxhakut, respektivisht në rrafshnaltën e Peshterit.
Shënim (4): Të dhënat sipas shteteve që përmenden këtu janë marrë kryesisht nga “Facebook” i muajve të fundit, të trajtuara nga autorë të ndryshëm, të cilët i falenderoj. Ju uroj shëndet dhe sa më shumë krijimtari.
Studjues i pavarur Fahri Dahri
Mars 2023.-