14/12/2024

Dy vjet pa Arjanin!

0
u6_Arjan-Sala

Nga Nikoleta Kovaçi

Nji familje sod pret ngushellime: fjale te forta qe te mbajne ne fryme, fjale te urta qe te japin kuraje, fjale te gjalla qe mundin deken! Po a mundet kush sod me e gjete nji te tille e me shkue para prindve, gruas e familjes se Arjan Sales, djalit qe na e perpine flaket nan thundren e betonte te nje perbindeshi qe shet mall e dekë bashke?!

Sod dy vjet, nan kamte e nji prej perbindeshave qe na kena krijue ne kte vend po luhej nje episod qe donte gjak, fryme, heronj, deshmorë, njerez… Arjani, hyni i vetem ne ate llave kucedrash pasanike, e nxori frymet, njerzit. Mbrojti dhjetera familje nga fati i zi i te vetes! U perpoq ta shpetonte edhe te veten por s’ja doli! Ai e mbajti frymen e vet per ore e ore e ore, ne ate skute te errte e te terrte, jo me deshmue ç’ka ishte e ç’a bani, po me na thane se tjetri asht ti!  Na s’e bame dot! Na s’e nxorem dot, na e braktisem me nevojen e nji heroi!

Sod 2 vjet ma pare Arjani hyni ne tunelin e dekes! Ia nxori mortjes njerzit per thonjsh, mortjes qe ishte lidh ne nje kabull elektrik te nji varri te madh qe donte kufoma! Arjani s’ja la, na ia lame Arjanin! Ja lame tue i besue nji shteti hajdut, kriminal, te mjere e perbuzes!

24 marsi i dy vjetve ma pare ishte dita kur te pamundurit luteshin, te dashtunit e Arjanit luftonin, shteti bante sehir ndersa Arjani na priste aty,  vetem nji meter larg babezise sone te mjere. Askush se çau dot ate mase qe kercenonte me kataklizme; ata qe donin ta çanin s’kishin me ç’ka, ata qe kishin me çka nuk ishin aty! Ishte fushate si sod, si neser, si masneser…  Askush nuk e braktisin turpin e vet te blerjes se votes ne kembim te shpetimit te nji djali-hero!

Per ma shume se 24 ore Arjani na priti po shteti jone kufome nuk kishte dert per jeten: aso kohe i duheshin vota, njerez-letra qe shiten e blihen per nji thes miell! Arjani nuk ishte as vote, as sekser, as leter, as zani qe tundonte barkmedhenjt e krimit qe sundojne vendin: Arjani ishte djali-engjell qe u gjend ne kohen e duhun per te tjeret e ne fatalen per vedi!

… prej asaj dite kobzeze e deri sod, familja nuk e ka ende nji pergjigje nga Prokuroria se ç’a ndodhi nan ate germadhe qe i mori jeten Arjanit; shteti nuk e ka nji pergjigje se si nuk u ba e mundun me nderhy me e nxjerr te gjalle; te zotet e nderteses nuk kane dhane pergjigje per varrezen pa asnje dalje te asaj godine qe ende rri ne kambe mbi frymen e Arjanit!

Askush nuk e di ç’a ka hetue prokuroria, nese ka hetue! Asnje inspektoriat, nga kta gjobevenesit mjerane me pusulla ligjesh shteti ne qafe nuk ka perpilue ende asnji shkrese per ç’ka solli vatrat e zjarrit qe u aktivizuen ne magazinen e pa uje, mjete e dyer shpetimi!

Une e di: maskarada e institucioneve fshihet pas aktit te te shpallurit Deshmor te Arjanit! Ata flene te qete deri diten qe te iu prishet gjumi: E jam e sigurt qe do nis nga aty, pikerisht nga vendi ku Arjani dha frymen e fundit, per te mbet ne memorien tone si djali shpetimtar, si perjetsimi i shpirtit te madh por edhe si vaji i pafundme i familjes se vet!

Pusho ne Paqe Arjan: ste kena harrue…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok