19/05/2024

A po shkon Republika drejt zhbërjes!?

0

Shkruan: Florim Zeqa

Për Evropen e kemi ditur që nuk na do dhe asnjë veprim i saj nuk na befason, por nuk e kemi besuar asnjëherë, që do të vie dita kur edhe SHBA -ja do ta përkrahë Serbinë më shumë sesa ne shqiptarëve, popullin më pro-amerikanë në rruzullin tokësorë!

BE vazhdimësi e evropës plakë, SHBA-të befasi!

Bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe BE-ja në veçanti po i përdorë territoret shqiptare për llogaritë e saja sikurse centët për kusuritje me Serbinë. Përkrahja dhe ledhatimet e disa shteteve perëndimore ndaj Serbisë po bëhen me shpresën se mund ta largojnë atë nga Rusia!

Kurse me ne shqiptarët po luajnë paturpërisht në stilin; “hyp se të vrava, zbrit se të mbyta krejt”! “Merre ose lëre” ishte oferta e fundit ndaj Kosovës në dialogun e Brukselit më 27 Shkurt 2023! E kjo për një popull të varur skajshmërisht do të thotë kushtëzim i dhimbshëm dhe i dhunshëm.

Ndërrimi i çasjes së SHBA-ve ndaj Kosovës nuk është i ditëve të sotme, por nga qeverisja e Barack Obames e këndej. Dihet mirëfilli se në Marreveshjen e 4 Shtatorit 2020 në Washington me kërkesën e Serbisë dhe insistimin e SHBA-ve u largua pika e 10 e marrëveshjes e cila e parashihte njohjen reciproke.

Kurse sot klasa jonë politike (deputetët) duke i shfryrë inatet personale, me sharje e fyerje ndaj njëri-tjetrit po i akuzojnë edhe diplomatet amerikan, siq thonin më parë, fajet i ka Grenelli, tash Escobari e kështu më radhë, duke menduar se politika amerikane është sikurse politika ballkanike që ndryshon siq ndryshon moti (koha) dhe as qe po mendojnë se ka ndryshuar komplet çasja amerikane ndaj Kosovës!

Ndërrimi i çasjes amerikane në Ballkan

Çështja e Kosovës është dashur të përmbyllet menjëherë pas luftës apo tre vjet më pas siq i ishte premtuar në Rambuje, për organizimin e Referendumit për deklarimin e popullit në mënyrë plebishitare për organizimin politik dhe territorial, se kah duan të shkojnë!?

Mirëpo “hekuri nuk rreh sa ishte i nxehtë” dhe gjithçka ka ndryshuar!

Para 24 viteve aleanca më e fuqishme ushtarake në botë-NATO i mbrojti shqiptarët nga shfarosja, kurse 24 vite më pas ata po e ndihmojnë Serbinë. Fajtore për këtë ndërrim të çasjes amerikane në Ballkan nuk është Serbia, por janë egot e pakufijshme të politikanëve për pushtet në këtë gjysëm shtet.

Kemi ndryshuar ne, por ka ndryshuar edhe situata gjeostrategjike në Evropë!

Erërat e luftës në Ukrainë po freyjnë edhe në Ballkan.

Fillimi i një lufte eventuale në Ballkan do të ishte fatale për shqiptarët.

Koinçidencë apo skenar i pëgatitur, kriza gjeopolitike evropiane përseri po lidhet me fatin tonë.

Fati ynë është i lidhur ngusht me interesat amerikane në Ballkan! Zoti është në qiell dhe Amerika në tokë. Aleatë tjetër më të besueshëm nuk kemi, prandaj duhet të jemi tejët të kujdesshëm në çasjen tonë ndaj amerikës dhe tepër të vemëndshëm në përafrimet tona me shtetet anti-amerikane.

Sot ndodhemi mes dritës dhe errësirës, mes lindjes dhe perëndimit, mes fundosjes dhe shpëtimit. Lutja ime për fund do të ishte kjo, o Zot shpëtoje vendin tim, shpëtoje Republikën e Kosovës nga zhbërja fizike dhe asimilimi etnik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok