16/04/2024

“Marrëveshja” e Ohrit ishte e imponuar për Kurtin dhe Kosovën… Të shpresojmë!

0

Nga Ibrahim Kabili

Marrëveshja e Ohrit e iniciuar nga BE-ja dhe e mbështetur fuqishëm nga SHBA dhe Eskobar ishte një imponim nga ndërkombëtarët. Kjo marrëveshje ishte e formës: “Lëre ose merre”. Dhe, si e tillë ajo u pranua nga palët, por përfundoj pa nënshkrime? Dhe si gjithnjë Vuçiçi nuk nënshkroi. Përse përkëdhelet agresori?! Përse imponohet Kosova dhe kryeministri Kurti? Përgjigjja është kjo; për hir të gjeostrategjisë politike mund të thuhet… Por, a mund të besohet kjo? Për mua asnjëherë. Po përse kështu? Sjellja e djeshme por edhe kjo e sotmja e Serbisë ndaj Kosovës nuk të ngjallin asnjë shpresë… A është shpresëdhënës qëndrimi i Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë? Natyrisht jo! Unë druaj se edhe nuk do të jetë! Atëherë duhet të ndëshkohet viktima, në rastin konkret Kosova me Asociacionin e imponuar, me shpresën se Serbia do ndryshojë? Ajo nuk ka për të ndryshuar kurrë.Shpresoj te jem i gabuar! IbrahimNjë gjë unë doja ta besoja kësaj radhe, që BE-ja e shekullit XXI, më në fund do të tregohet e drejtë me çështjen shqiptare, me Kosovën e më gjerë. Unë besoj dhe mendoj se nuk mund të presësh zgjidhje të drejtë kur Evropa e sotme,për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e ndonjë marrëveshje të mundëshme si kjo e fundit, bisedimet i udhëheqin apo drejtojnë Borelli dhe Lajçaku! Unë nuk kam asgjë me personalitetin dhe karizmën e tyre. Por, pikëpyetja dhe pikëçuditësja më e madhe ndaj tyre është se këto vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës! Kjo dëshmon që përsëri Evropa po përkrah agresorin dhe po viktimizon sërish viktimën. Kjo nuk është drejtësi! Kjo është padrejtësi ndaj Kosovës, pasi sipas mendimin tim pas Asociacionit, vjen ndarja… Mos e noterizo ndarjen e Kosovës, Evropë! Ky është synimi i politikanit dhe presidentit serb Vuçiç, ish bashkëpuntor i ngushtë i Millosheviçit. Evropa duhet ta tregoje me vepra kësaj here se është e drejtë dhe demokratike. Si e tillë ajo duhet ta detyrojë kësaj here Vuçiçin që të respektojë në kohë Aneks-Marrveshjen për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kurti e bëri lëshimin duke pranuar Asociacionin… Ky lëshim apo obligim i Kurtit ishte i detyruar. Këtë e pati “peshqesh” nga marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, të nënshkruara nga paraardhësit, nga  ish qeveritarët e papërgjegjshëm. Sipas mendimit tim nuk është kërkesa e fundit për Serbinë, Asociacioni. Nuk kanë këllqe shqiptarët të viktimizohen sërish për hir të joshjes dhe shpërblimit të Serbisë me Veriun e Kosovës, për “ndryshimin” e kursit të saj drejt perëndimit… Nuk ka për të ndryshuar kurrë kurs Serbia… Edhe sikur të dojë nuk e lë tutori… Unë përsëri kam pak shpresë tek diplomacia e “nëndheshme” e Europës dhe e SHBA-së… Meqenëse po arrihet me detyrim marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, kulaçi dhe kërbaçi tani duhet ti tregohej Vuçiçit. Ai duhet penalizuar për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, ndaj njohjes së saj dhe dëmshpërblimet që vijnë nga ligjet ndërkombëtare për krimet e luftës në Kosovë. Jo, ai nuk po penalizohet! Kjo nuk është e drejtë, mendoj unë. Amerikë mos e braktis popullin e Kosovës! Mos lejo të zhbëhet shteti i Kosoves që e krijove vetë!

Amerike, mos i braktis shqiptarët pasi ato janë më pro-amerikanet ne Ballkan!

Ibrahim Kabili

Tiranë, më 25.03.2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok