09/11/2024

Referendumi historik për Kushtetutën e re demokratike në 21 tetor 1998

0

-Si u masakrua 10 vite më vonë Kushtetuta që u quajt dielli i ri shqiptar!

-Midis viteve 1998 dhe 2008 vendi u qeveris nga dy mazhoranca të ndryshme (1998-2005 nga e majta dhe 2005- 2008) nga e djathta.

-Dy palët politike filluan të legjitimojnë aktet e tyre politike duke iu referuar Kushtetutës, dhe kështu, dokumenti themelor i shtetit filloi të marrë rëndësinë dhe rolin që i takon në sistemin politik dhe qeverisës në vend.

-Secila palë, në raste të ndryshme të ngërçeve, apo krizave politike alibinë e kërkonte tek hapësirat apo klauzolat kushtetuese, duke premtuar rishikimin e saj në të ardhmen.

-Pretendimet për ndërhyrje në Kushtetutë u bënë aq të mëdha dhe të shpeshta, sa më 2008 kishte një konsensus të gjerë politik për ndërhyrje në Kushtetutë.

-Presidenti Mejdani përmes një akti ceremonial e firmosi Kushtetutën e re ditën e festës kombëtare.

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Një histori e ndryshimeve kushtetuese në vitet 1991-2015. Përpjekjet për miratimin e Kushtetutës së parë postkomuniste dhe tentativat e vazhdueshme për ta ndryshuar atë pas vitit 1998.
Dilema mes konsensusit dhe votave të shumicës.

Përpjekjet për miratimin e një Kushtetute demokratike nisën më 1991, por një komision kushtetues i ngritur nga ish PPSH nuk arriti të prodhonte dokument të besuar dhe as të marrë miratimin e opozitës. Në kushtet e anullimit të kushtetutës së vitit 1976 sistemi i ri miratoi me konsensus të plotë (PPPSH-PD-Omonia). Dispozitat Kryesore Kushtetuese, – një paketë kushtetuese që rregullonte parimet bazë të funksionimit të sistemit të ri qeverisës. Këto dispozita u plotësuan më 1992 dhe 1993, duke pësuar ndryshime konsensuale dhe të njëanshme, për shkak të mazhorancave solide të krijuara në parlament. Më 1993 një komision tjetër kushtetues i ngritur nga demokratët dështoi gjithashtu të kalojë një mënyrë të njëanshme draftin kushtetues në parlament (i mungonin 6 vota, aqsa ishte numri i deputetëve të larguar nga radhët e saj).

Referendumi i parë postkomunist në nëntor 1994

Për pasojë, në nëntor 1994 u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për kushtetutën. Mazhoranca (PD dhe aleatët) ishin pro, opozita (PS, PSD dhe aleatët) ishin kundër, si dhe një pjesë tjetër partish (kryesisht të djathta) ishin abstenuese në votim. Për rrjedhojë, KQZ deklaroi se në referendum morën pjesë 84,30% e zgjedhësve, nga të cilët 53% votuan kundër draftit kushtetues dhe 41% pro. Drafti humbi votbesimin dhe vendi mbeti pa kushtetutë. Pas rotacionit 1997 mazhoranca e re (PS, PSD, PAD, PAA dhe aleatët) nisi punën për kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum tjetër popullor. Nën presionin ndërkombëtar opozita (e djathta) deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votën pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me votim direkt (referendum) 21 tetor 1998. Drafti final i Kushtetutës u votua në parlament me rreth 80 vota, parlamenti gjithashtu bëri ndryshime në ligjin e vitit 1994 mbi referendumet duke hequr kufizimin e vlefshërisë së tij për pjesëmarrje mbi 50% të votuesve. Në votimin për rerefendumin u regjistruan 1.929 813 zgjedhës, nga të cilët rezultoi se morën pjesë vetëm 50,57% e tyre, prej të cilëve votuan për draftin kushtetues 93,5% e zgjedhësve. Demokratët e kundërshtuan rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes duke thënë se shifra reale ishte vetëm 39,60%. Nuk pati verifikim të pretendimeve, ndaj ky vendim i dha fuqi ligjore kushtetutës duke e bërë atë dokumentin kryesor të ndërtimit dhe funksionimit të shtetit shqiptar.

Presidenti Mejdani firmosi Kushtetutën e re

Presidenti Mejdani përmes një akti ceremonial e firmosi Kushtetutën e re ditën e festës kombëtare. Vendimi për miratimin e Kushtetutës u përshëndet menjëherë nga shtete dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë SHBA, BE, KE, si dhe shumë prej shteteve anëtarë të tyre. Midis viteve 1998 dhe 2008 vendi u qeveris nga dy mazhoranca të ndryshme (1998-2005 nga e majta dhe 2005- 2008) nga e djathta. Dy palët politike filluan të legjitimojnë aktet e tyre politike duke iu referuar Kushtetutës, dhe kështu, dokumenti themelor i shtetit filloi të marrë rëndësinë dhe rolin, që i takon në sistemin politik dhe qeverisës në vend. Gjithësesi, secila palë, në raste të ndryshme të ngërçeve apo krizave politike alibinë e kërkonte tek hapësirat, apo klauzolat kushtetuese, duke premtuar rishikimin e saj në të ardhmen. Pretendimet për ndërhyrje në Kushtetutë u bënë aq të mëdha dhe të shpeshta, sa më 2008 kishte një konsensus të gjerë politik për ndërhyrje në Kushtetutë. Përpara kësaj, një debat rutinë për KQZ dhe balancimin politik të tij çoi në krizën politike të vitit 2007 dhe konsensusin midis palëve politike parlamentare për rritjen e numrit të anëtarëve të KQZ nga 7 në 9 anëtarë. Dy anëtarët e rinj do ishin, njëri i LSI dhe tjetri i PDK. Për këtë u ndërhy në Kushtetutë. Ndërhyrja e dytë kishte të bënte me mandatin e qeverisjes vendore. Prej vitit 1998 mandati kushtetues i qeverisjes vendore ishte 3 vjet, më 2007 parlamenti ndryshoi kushtetutën duke e rritur mandatin në 4 vjet. Më 2008 palët politike nisën një proces të shpejtë dhe bilateral, jo publik, të ndryshimit të kushtetutës në disa elementë thelbësor të saj. Procesi u mbyll me votim konsensual midis dy partive kryesore politike në prill 2008, por nën kritikat e shumta të disa institucioneve kushtetuese dhe të shoqërisë civile.

Historia e referendumeve në Shqipëri

Në vendin tonë janë realizuar gjithsej tre konsultime të gjera popullore, referendumet kushtetuese në vitin 1994 dhe ai në vitin 1998, si dhe referendumi për zgjedhjen e sistemit qeverisës, i mbajtur në vitin 1997.

Referendumi kushtetues i vitit 1994

Në nëntor të vitit 1994 u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për Kushtetutën. Mazhoranca e atëhershme, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj ishin pro, ndërsa opozita që kishte në përbërje Partinë Socialiste, Partinë Socialdemokrate dhe aleatët e saj ishin kundër. Në votim morën pjesë 84,30 për qind e zgjedhësve, nga të cilët 53 për qind votuan kundër draftit kushtetues dhe 41për qind pro.

Referendumi për monarkinë në vitin 1997

Më 29 qershor 1997 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët u shpallën fitues, ndërsa demokratët pësuan humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në të njëjtën ditë u zhvillua edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Rezultati final përcaktoi se 65% e votuesve ishin pro republikës, rezultat ky i kontestuar fort nga Leka Zogu.

Referendumi kushtetues i vitit 1998

Pas rotacionit politik të vitit 1997, mazhoranca e re, Partia Socialiste dhe aleatët e saj, nisën punën për Kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum popullor. Opozita e djathtë deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votoi pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me referendum më 21 tetor 1998 me votat prot 93,5 për qind të zgjedhësve. Referendumi i fundit që është mbajtur në Shqipëri daton në vitin 1998 ku u vendos për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si edhe për formën e qeverisjes në vend ku u përcaktua se në Shqipëri do të kishte një sistem qeverisës të tipit Republikë Parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok