11/12/2024

KRONOLOGJIA E NGJARJEVE HISTORIKE TË THESPROTI/ÇAMËRISË

0
Fahri-Dahri

Nga Fahri Dahri

Të nderuar lexues!. Sot do të njiheni me “Kronologjinë e ngjarjeve historike të Thesproti/ Çamlrisë”. Separi e dimë të gjithë se “Çdo person është një burim informacioni. Aftësia për të fituar njohuri, dhe për të ndarë ato, për t’i përdorur ato në jetën e përditshme dhe është një i madh ndryshimi midis njeriut dhe kafshëve”. Kështu është një variant për ç’farë na shërben informacioni. Sot kemi shumë mundësira për të marrë dhe dhënë informacione. Në rrjetin social (fb), këto dy muajt e fundit, kam marrë shumë informacione nga më të ndryshmet. Po ashtu edhe kam dhënë.

Ngjarjet aktuale, lidhur me ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit, më shtyn që t’ju bëj të ditur lexuesave të interesuar, një studim të kryer 9 vjet më parë dhe të botuar në librin “Njohuri historike për Thesproti/ Çamërinë”, botuar në vitin 2013. Materiali titullohet: “Kronologjia e ngjarjeve historike të Thesproti/Çamërisë”, nga lashtësia deri në vutin 2013. Nga viti 2013 e deri sot (2022), nuk e kam të vështirë për ta trajtuar, por sinqerisht nuk vrej ndonjë ngjarje që duhet vlerësuar, përkundrazi, veçse një heshtje, pak a shumë si heshtja e frikshme e periudhës 1961-1991 (heshtje që trajtohet në këtë material). Ju falënderoj dhe ju uroj lexim të frytshëm.

Me respekt Fahri Dahri.-. Studies i trevës së Çamërisë. 22/korrik/2022.

Shenim: Miq të respektuar! Jeni të mirëpritur që kësaj kronologjie, nëse ka ngjarje të cilat nuk kam arritur ti përfshi, i mirëpres për ti trajtuar. Çdo mendim shtesë i juaji, do të vlerësohet dhe do të përfshihet në këtë kronologji, që të bëhet sa më e plotë. Sëbashku t’u lëmë brezave një kronologji të ngjarjeve historike për rajonin e Çamërisë sa më të plotë, më të pasuruar me ngjarjet e rëndësishme, të cilat do ti shërbejnë historisë së trevës së Çamërisë. Ju faleminderit.

Me sinqeritet Fahri Dahri

  • ●●●●

KRONOLOGJIA E NGJARJEVE HISTORIKE TË THESPROTI-ÇAMËRISË

(Nga shekulli XI para Krishtit deri në  vitin 2013 pas Krishtit).

EPOKA PARA KRISHTIT

(SHEK- XI-X).

Uliksi i Homerit tek “Odisea”, mikpritet dhe përcillet me dhurata të shumta nga Fheidoni, Kryetar i fisit thesprot.

 

Shek VI.

 

U shfaq fenomeni i diferencimeve  të theksuara sociale, si rrjedhojë e zhvillimit të madh ekonomiko-shoqëror. Diferencimet kishin filluar të shfaqeshin që në shekujt VIII dhe VII-të.

 

Në gjysmën e dytë të shek.V.                                                                                            Lindën shtresat e zejtarëve dhe tregtarëve. Nga fundi i shek.V, mollosët e shtrin kontrollin e tyre deri në luginën e sipërme të lumit Acheron.

 

Shek.V-IV.                                                                                                                          Lindën qytetet në Thesproti:Kasopi, Elea, Pasarioni, Kastria (Euremeni apo Tekmoni antik), Elina, Kuçi dhe Gitana (Gjitanet).

 

Shek. IV.                                                                                                                                     Në këtë periudhë lindi “Aristokracia e Tokës dhe e Bagëtive”. Si rezultat i diferencimeve të brëndshme dhe luftërave që bënin sundimtarët e fiseve për të nënështruar fqinjët, lindën disa federata. Sundimi politik i tyre mbështetej tek bashkimi i disa fshatarëve që u quajtën “Koine”. Deri në atë kohë nuk njihej pushteti i mbretit nga “Koinët” thesprote. Çdo “Koine” kishte në krye dy magjistratë të lartë ekzekutivë që  quheshin “Prostatë”.

 

Vitet 432-404.                                                                                                                             Dalin në skenën e historisë federatat, në kohën e luftës së Peloponezit, ku ushtria thesprote mori pjesë në anën e Spartës kundër qytetit Strato të Akarnanisë.

 

Vitet 342-331.                                                                                                                              Aleksandri “Mollos”, i imponoi pushtetin e tij edhe Kainonit të Thesprotisë, që deri atëhere ishte e pavarur.

 

Ne gjysmen e dyte te shek. IV.                                                                                              Lidhja Mollose shndërrohet në “Aleanca Epirote”, në të cilën u bashkua edhe shteti i Thesprotisë. Aleanca  përfaqesonte një shtet federativ me bazë monarkinë, me të  drejta të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.

 

Vitet 334-233.                                                                                                                   Aleanca Epirote, zëvëndësohet nga “Lidhja Republikane Epirote”.

 

Vitet 330-320.                                                                                                                                               Motra e Aleksandrit “Mollos”, Olimbia (epirote) largon nga pushteti kunatën (gruan e Aleksandrit Mollos), Kleopatrën dhe sundoi shtetin e Epirit.

 

Viti 319.                                                                                                                                Lindi Pirro i Epirit. Prindërit e tij ishin Ajakidi dhe Efthisi, të dy epirotë.

 

Viti 297.                                                                                                                                          Pirro erdhi në krye të pushtetit  të Epirit nga viti 297 deri në vitin272, për 25 vjet.

 

Viti 272.                                                                                                                                         Pirro sulmoi Spartën dhe Agosin. Në  Agos u godit në kokë me një vazo që hodhi nga ballkoni një plake dhe vdiq. Me vdekjen e Pirros, Aleanca Epirote e humbi fuqinë e mëparshme (të shek.III). Ajo mbretëri përjetoi periudhën e fundit të ekzistencës së saj.                                                                 Viti 243.                                                                                                                                                              Epiri u shndërrua në Federatë dhe u krijua “Lidhja Epirote” me kryeqytet Foiniken (Finiqin e sitëm)

 

Vitet 234-233.                                                                                                                                Aristokracia epirote i dha fund  rregjimit të vjetër monarkik duke vrarë mbretëreshën Deidames, e cila ishte sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisë së Ajakidëve.

 

Viti 230.                                                                                                                                             Lidhja Epirote vendos marrëdhënie me Etolët dhe Akejt kundër fiseve të tjera Ilire, por nga ajo marrëdhënie Epiri u dobësua, kështu ndryshoi politikë ndaj Etolëve dhe hyri në aleancë me kundërshtarin e saj, shtetin Ilir të kryesuar nga Teuta. Etolët kundërvepruan, hynë në Epir dhe shkatërruan pjesë të tëra, pa kursyer edhe faltoren pellazgjike Dodonën.

 

Viti 205.                                                                                                                                         Lidhja Epirote ndërmjetëson për vendosjen e paqes ndërmjet Romës, Maqedonisë dhe Etolisë. Marrëveshja nënëshkruhet në Foinike (Finiqi i sotëm).

 

Viti 198.                                                                                                                                                Në luftën e dytë ndërmjet Maqedonisë dhe Romës, Lidhja Epirote ishte me mendime të ndryshme. Kaonët dhe thesprotët ishin për të ndihmuar Romën; ndërsa mollosët kishin mendim tjetër. Në luftën e tretë maqedono-romake, mollosët kaluan në anën e maqedonasve; ndërsa thesprotët anën romake.

 

Viti 170.                                                                                                                                           “Lidhja Epirote” humbi pavarësinë.                                                                                                                                                           Viti 167.                                                                                                                                           Epiri u shkatërrua nga pushtuesit romakë, u dogjen 70 qendra banimi dhe u dërguan në Itali 150,000 veta si skllevër.                                                                                                                                    Vitet 147-146.                                                                                                                                   Epiri u bë pjesë e provincës romake e Maqedonisë dhe u quajt “Epir Ventus”, për tu dalluar nga “Epiri i ri” në lindje. Mbas këti viti deri në shek. III pas Krishtit, Epiri hyri në kontakt me pushtuesit romakë.

 

EPOKA E PAS KRISHTIT.

 

Viti 395.                                                                                                                                      Nga viti 146 para Krishtit deri në vitin 395, gjatë atyre 400 viteve Epiri sundohej nga Roma, deri në shek. III pas Krishtit, kur kaloi në  sundimin e Kostandinopojës. Në atë periudhë, vërshuan dyndjet masive, të një pas njëshme të Gotëve, Hunëve, Avarëve (rusët), Sllavëve dhe Vllehëve, por karakteri Ilir, me pas shqiptar i thesprotëve, megjithë tronditjet nga lëvizjet demografike, asnjëherë nuk e humbi tërësisht identitetin e fisit thesprot.

 

Shek IX. deri ne fillim te shek. IX sundoi shteti Bullgar. Në vitet 981 pas Krishtit deri në vitin 1014, perandori bizantin Vasili, ndërmori fushatë të ashpër kundër Bullgarisë dhe fitoi.

 

Vitet 1014-1018.                                                                                                                            Car Samueli i Bullgarisë vdiq më 14/09/1014. Lufta vazhdoi edhe 4 vjet të tjera dhe në vitin 1018 forcat bullgare humbën. U riforcua perandoria Bizantine.

 

Viti 1204.                                                                                                                            Kostandinopoja ra në Kryqezatën e Katërtë në vitin 1204 pas Krishtit. Mihal Komneni pushtoi Aetolinë dhe Epirin, duke vazhduar zotërimin e zonës, me pasardhësit deri në vitin 1318.

 

Viti 1318.                                                                                                                                     Charles II Tocco, krahas zotërimit të Qefallonisë dhe Zantes (ishulli Zakintos), mori (llavi) edhe titullin e despotatit të Epirit.

 

Viti 1358.                                                                                                                                 Despotati i Artës, është themeluar nga Pjetër Losha, anëtar i një fisi shqiptar.

 

Viti 1380.                                                                                                                                    Gjon Zenebishi nga Vagenetia, formon principatën e Gjirokastrës, duke përfshirë pjesn veriore të Çamërisë (pra vetëm pjesën e Vagenetisë, jo të gjithë Çamërinë).

 

Viti 1414.                                                                                                                                                 Rajoni bie nën kontrollin e perandoisë Osmane dhe të Venetikut.

 

Shekulli XVI.                                                                                                                                       Në atë shekull, fillon proçesi i islamizimit të  Shqipërisë, fillimisht bën përparim të vogël.

 

Viti 1622.                                                                                                                                     Një grup njerëzish, me origjinë shqipëtare, të konfederatës në malet e Sulit, i reziston trupave osmane.

 

Shekujt XVIII dhe XIX.                                                                                                             Ndodhi përhapja e islamizimit të popullsisë dhe shumica myslimane e Shqipërisë bëhet nga fundi i shekullit XIX.

 

Vitet 1792-1803.                                                                                                                                                     Ali Pashë Tepelena përfshiu Epirin në pashallekun e tij.                                                                                                                                                        Vitet 1821-1829.                                                                                                                               Lufta e Greqisë për pavaresinë. Revolucioni i Përgjithshëm i ushtrisë greke dhe luftëtarët suliotë me Marko Boçarin.

 

Viti 1827.                                                                                                                                       Peshkopi i Paramëthisë, Grigorio, përktheu “Dhjatën e Re” në gjuhën shqipe, se besimtarët nuk e kuptonin testamentin e Ri në gjuhën greke.

 

  • ●●

 

Duhet theksuar se në mesjetën e mesme, vihen re edhe ndryshime në disa koncepte. Kështu koncepti territorial i ndërtuar mbi emrin “Epir”, të territorit ku banonin tre fiset kryesore (kaonet, thesprotet dhe molloset), u shndërrua në konceptin burokratik “romajos” (poìáéïò) të administratës bizantine për të gjithë shtetasit e saj dhe popujt quheshin “romej”, pra nuk kishte koncepte kombi. Në kohën kur Perandoria e Lindjes u lëkund nga Kryqëzata IV (1204), në Perandorinë Bizantine u përhap koncepti modern i kombësisë, i cili ka si komponent kryesor jo përkatësinë kishtare dhe shtetërore, siç kishte koncepti “romaios”, por komponentin kombëtar.

 

Pikërisht mbi parametrat e konceptit të kombësisë të rajoneve të Shqipërisë u formua edhe historia e Çamërisë. Ky fenomen ndodhi  gjatë sundimit të perandorisë osmane. “Janë të vetmet parametra, të cilat e shkëpusin historinë e shqiptarëve të Çamërisë nga historia e mëparshme e banorëve bizantinë “romaios” dhe, në të njëjtën kohë, nga historia e mëvonshme e pakicës helene që banonte në Çamëri”, shkruan profesor Kristo Frashëri.

 

Shekulli XIX.

 

Në atë shekull lindën shtetet nacionale të pavarura ballkanike, si pasojë e shfaqjeve të  lakmive nacionaliste. Pikërisht në këtë periudhë filluan dhe sulmet armiqësore kundër etnisë shqiptare.

 

Viti 1878

 

Kongresi i Berlinit filloi punimet më13 .qershor 1878. Kryetarit të Kongresit, kancelarit gjerman Bismarkut, ju paraqit një kërkesë  që të përfshinte në rendin e ditës të një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Kancelari gjerman jo që nuk pranoi, por u shpreh brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”. Qëndrimi brutal i kancelarit, krahas ndërhyrjeve të antishqiptarisë, vinte dhe nga që, ashtu si ne sot edhe ata të asaj kohe, nuk pranonin përcaktimin e kombit mbi baza fetare. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk respektoi as hapsirën  e saj territoriale.

 

Viti 1878.                                                                                                                                 Po në këtë vit, nga baza fisnore, filloi zgjimi kombëtar shqiptar që çoi në themelimin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe në lëvizjet për krijimin e shtetit Shqiptar. U krijuan degët lokale të Lidhjes së Prizrenit edhe në Çamëri, me udhëheqës të degës lokale Abedin Dino dhe Osman Taka.

 

Viti 1879.

 

U mbajt më 11 janar 1979  “Kuvendi i Prevezës” në mbrojtje të trojeve të Shqipërisë së Jugut. Kuvendi kundërshtoi fort dhe me fakte dhënien Mbretërisë Greke të rajonit të Çamërisë deri në lumin Kalama. Ai kuvend, në mbrojtje të trojeve shqiptare formoi tre komisione. Në komisionin diplomatik, në krye të tij u caktua Abdyl Frashëri. Misioni kryesor ishte mbrojtja e trojeve nga aneksimi i tyre Greqisë, sipas planit që parashikonin punimet greko-turke. Rol të rëndësishëm në dështimin e punimeve të atij plani pati patrioti çam, Abedin bej Dino. Më pas zhvillimet politike, detyruan Turqinë të lëshojë prefekturën e Artës. Në muajin maj të vitit 1881 Arta, nga Fuqite e Medha ju aneksua padrejtësisht shtetit Grek. Me atë veprim “të mëdhenjtë” krijuan fillesën e problemit të coptimit të trojeve shqiptare. Me Artën e Çamërisë, shteti grek filloi vënien në zbatim të strategjisë së saj për shtrirjen e helenizmit në trojet shqiptare.Synim i cili nuk ka rreshtur së vepruari edhe në ditët e sotme.

 

Viti 1879.                                                                                                                                      Baba Stathi Melani (prift ortodoks, kapedan Stathi), hapi shkollen e parë në gjuhën shqipe, në rajonin e Sajadhës (në Çamëri). Veprimtaria e tij ra në sy të Osmanëve. I dogjën shtëpinë disa herë si dhe librat shqip. Baba Stathi megjithatë vazhdoi përhapjen e shkrimit shqip, derisa më 24 dhjetor 1917, i zunë pritë bandat hajdute të Josif Suropullos (grekë), të cilët e vranë duke i prerë kokën. (Bashkëpunim greko-turk, kundër shkrimit shqip!)                                                                                                                                                                     Viti 1892.                                                                                                                                            Me datë 20/09/1892 peshkopi i Kosturit Fillateri nxori lajmërimin me titull: “Mallkim i shkronjave shqipe”.                                                                                                                                                  Viti 1908.                                                                                                                                               Në Manastir mblidhet Kongresi i Alfabetit shqip. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, ndërsa kryetar i komisionit u zgjodh Atë Gjergj Fishta.                                                                                                                                                           Viti 1909.                                                                                                                                     Qeveria Osmane (turke) urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave shqipe si dhe dha urdhër të prerë: “Të shuhen (të digjen) në zjarr të gjitha librat, dokumentet dhe letërsia shqipe”.

 

20 dhjetor 1912.

 

Konferenca e Ambasadorëve, Londër (1912-1913), u përcakua e ardhmja e Shqipërisë, të cilën e coptuan në 5 shtete.

 

Shtator 1913. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (15/10/1913). Qëllimi i rij ishte të kujdesej për qeverisjen e Shqipërisë të sapo krijuar deri sa institucionet e saj të ishin në regull.

 

28/11/1912.

 

U krijua Shqipëria e pavarur. Shteti parlamentar u themelua më 28 /11/1912.  Ndërsa senati dhe qeveria u krijuan më 4 dhjetor 1912. Mbetën jashte kufijve etnike krahina e Kosovës dhe e Çamërisë

 

17 dhjetor 1913.

 

“Protokolli i Firencës”, Dhjetor 1913. Një akt ndërkombëtar me anën e të cilit u caktua kufiri i Shqipërisë. Akti u kijua me vendimin e datës 11 Gusht 1913 të Konferencës së ambasadorëve në Londër.                                                                                                                                                Vitet 1912-1913.                                                                                                                      Luftrat Ballkanike. Epiri (i vjetër) i u aneksua  Greqisë, por ajo kërkonte sovranitetin mbi gjithë rajonin e Epirit. Shqipëria shpalli pavarësinë nga perandoria Osmane. Gjashtë delegate çamë nga Çamëria dhe Janina nënëshkruan deklaratën. Traktati i Londrës i jep shumicën e Çaërisë mbretërisë së Greqisë dhe vetëm 7 fshatra çame mbetën në Shqipëri.

 

Viti 18 Maj 1919.

 

Konferenca e Paqes e Parisit, ndryshe Konferenca e Paqes e Versajës, ishte takimi i Fuqive Aleate fituese pas L1B.                                                                                                                                                Më 23 shkurt 1913.                                                                                                                      Kapiteni grek Deli Janaqi (nga Kreta) arrestoi 72 burra, krerët e krahinës së Çamërisë dhe i pushkatoi mizorisht, pa gjyq dhe pa asnjë akuzë tek përroi i Selanit, në Paramëthi.

 

17 maj 1914.

 

Protokolli i Korfuzit. U nënëshkrua me 17//Maj/1914. Kushtet e protokollit nuk u zbatuan asnjëherë dhe pas L1B, ai protokoll u anullua në vitin 1921 dhe Epiri i Veriut iu dha përfundimisht shtetit Shqiptar.                                                                                                                                                        Viti 1918.                                                                                                                                                          Lefter Venizellos hartoi hartën e Greqisë së Madhe, ku përfshinte gjysmën e Shqipërisë së pavarur dhe Turqinë e sotëme, me kryeqytet Kostandinopojën (Stambollin). Hartimi i hartes mbështetej tek strategjia e “Megalloidesë”.                                                                                                                                                                       Viti 1920.                                                                                                                                Nënëshkruhet në Saver (10.08.1920) Traktati ku jepen  garancitë për të gjitha vendet që ju dhanë Greqisë, ajo detyrohej  të qeveriste në bazë të parimeve të lirisë dhe drejtësisë.                                                                                                                                                                 Viti 1921-1922.                                                                                                                         Qeveria greke rihartoi dhe përpunoi  tezën fatkeqe, të ideuar nga L.Venizellos, për këmbimin e greko-turqëve me turko-grekët, duke përfshirë edhe çamët myslimanë me pretendimin se edhe ata ishin turq.                                                                                                                                                Viti 1922.                                                                                                                                      Gjatë shkëmbimit greko-turk të popullsisë, rreth 35,000 çamë myslimanë largohen nga Çamëria, ndërsa 16,000 refugjatë  ortodoksë turq u vendosën në Çamëri.

 

  1. Në Lozanë me 24 janar u nënëshkrua konventa mes Greqisë dhe Turqisë dhe u ratifikua nga parlamenti grek me datë 06.08.1924 ku u vendos që popullsia çame myslimane të mos i nënështrohej këmbimit, mbasi u vërtetua se çamët nuk ishin turq. Por pavarësisht kësaj qeveria greke, me pas nuk e zbatoi, por vazhdoi  strategjinë e saj kundër popullsisë çame.                                                                                                                                         Viti 1926.                                                                                                                                 Shqiptarët çamë, u njohën si minoritet, u premtua kompesimi për tokat e tyre dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Një  komision, me banorë të Gumenicës dhe Margëllëçit, i u drejtuan kryeministrit grek, Teodor Pangallos, për zbatimin e reformës agrare me korrektesi nga pala greke.                                                                                                                                                       Viti 1927.                                                                                                                                      Qeveria e re greke me një ligj të veçantë heq njohjen e minoriteteve, përfshirë edhe çamët, i privon nga shtetesia dhe konçensionet e mëparshme.

 

Viti 1928.                                                                                                                                                        Afro 100 fshatra të Thesprotisë, Prevezës dhe Janinës, shteti Grek u ndryshoi emrat që kishin dhe i zëvëndësoi me emra në greqisht.                                                                                                                                                                       Viti 1935.                                                                                                                                                              Shqipëria dhe Greqia nënëshkruajnë  një marrëveshje që do lejonte hapjen e shkollave në gjuhën shqipe për çamët.  Marrëveshja u shfuqizua nga rregjimi diktatorial i Metaxait që mori pushtetin në Greqi..                                                                                                                                                        Vitet 1939-1940.                                                                                                                                   Pas aneksimit italian të Shqipërisë në 7 prill 1939, rekrutet çamë në ushtrinë greke u çarmatosën dhe u vendosën në punë ndërtimore; ndërsa nga fundi i vitit 1940 mbi 6,000 burra dhe djem çamë u dërguan në mergim (internim) në ishujt e Detit Egje.                                                                                                                                                                          Viti 1940.                                                                                                                                             Italia pushtoi Greqinë, por u zbraps. Në prill të vitit 1941, ushtria gjermane pushtoi Greqinë.

 

Vitet 1941-1944.                                                                                                                                            Greqia pushtohet nga “Boshti”. Disa dhjetra (70) çamë myslimanë bashkëpunuan me forcat pushtuese. Ndërsa qindra të tjerë (mbi 700) çamë myslimanë u bashkuan me rezistencën (partizanët – ELLAS-in), ashtu siç u veprua në Shqipëri, u vepruan edhe nga shqiptarët e Çamërisë në Greqi (nga muaji maj 1944).                                                                                                                                                   Vitet  1944-1945.

 

Kjo periudhë shënon përfundimin e spastrimit etnik dhe fetar të Çamërisë nga kisha dhe shteti Grek. Gjenocidi grek ndaj çamëve mban përgjegjësi penale dhe morale për këto pasoja: Në bazë të statistikave që janë publikuar nga Shoqata Politike Atdhetare “Çamëria” në  Tiranë, gjatë masakrave që janë bërë në vitet 1944-1945, në qytetet dhe fshatrat çame janë vrarë 2.777 civilë shqiptarë; vdiqën në internim 500 veta; janë humbur, rrëmbyer 2,300 frymë nga të gjitha moshat; vdiqën nga dhuna, uria, semundjet dhe torturat 2.755 pleq, gra, fëmijë. Gjithësej humbën jetën nga gjenocidi grek 8.332 banorë çamë, ose 29,65% e popullsisë shqiptare të Çamërisë, nga 28.002 banorë autoktonë që ishin në prag të L2B. Janë plaçkitur dhe djegur 5.800 shtëpi në 68 fshatra. Sipas një liste, disa humbje materiale janë llogaritur: 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 25.000 tonë grurë dhe 8.000 tonë vaj ushqimor. Në vitin 1941 pasuritë rurale të popullsisë shqiptare në Çamëri arrinin në dy milionë e gjashtë qind mijë (2.600.000) strema (dynymë) ose 260 mijë hektarë, që përfshinin: tokat bujqësore, lëndinat, kopshtet, pyjet dhe kullotat. Pronat e paluajtshme ku përfshihen: shtëpi, punishte dhe fabrika, hotele dhe dyqane shërbimit, ndërtesa publike, etj. shumica e të cilave janë djegur dhe shkatërruar. Sipas statistikave, ato pasuri janë vlerësuar me mbi 100 milionë franga ari të asaj kohe.

 

Shumica e çamëve myslimaneë që arritën të shpëtonin nga masakrat dhe kasaphana e ushtrisë greke, u dëbuan dhunshëm përtej kufirit të shtetit grek (nga vendlindja e tyre autoktone) prej forcave të krahut të djathtë të Lidhjes Kombëtare të Republikës Greke.

 

Kontradita që ekziston brenda vetë akuzës greke, gjoja të bashkëpunimit të çamëve me pushtuesit, dallon tek qëndrimet armiqësore të shtetit Grek ndaj banorëve myslimanë të Çamërisë, mbasi ato nuk u krijuan gjatë L2B, siç akuzohet, por filluan disa muaj para aneksimit të rajonit në favor të Greqisë në vitin 1913.

 

Mos harroni, ndodhitë vrastare dhe rrëmbimet pasurore, të mësipërme i takojnë periudhave 33 vite para sajesës absurde gjoja  të bashkëpunimit të çamëve me gjermanët (1944-1945). Alibia e akuzës jo ligjore për “bashkëpunim me pushtuesit”, rrëzohet automatikisht, se qëndrimi armiqësor i qeverive greke ndaj çamëve, nuk u lind në L2B, por që në fillimet e vitit 1913. Tërheq vëmëndjet për lexuesit, se shteti Grek, nuk e merr guximin të flitet për marëdhëniet me banorët e Çamërisë që nga aneksimi i padrejtë i rajonit (1913), por përqëndrohet vetëm tek L2B të cilën e “mballos” me sajesën e “bashkëpunimit të çamëve me okupatorin”. U ndala pak tek ky qëndrim grek, sepse kjo merr rëndësinë e ngjarjeve të vërteta greko-çame.

 

Theksoj se, ashtu siç veproi me masakra çnjerëzore EDES-i, kundër banorëve myslimanë të Çamërisë, rezultoi se edhe ELLAS-i, në fund u rreshtua me EDES-in kundër bijëve dhe bijave çame, e cila i dorëzoi tek vrasësi sipas marëveshjes së “Varkizës”. E theksova këtë akt armiqësor, për të mos u mashtruar nga propagandat se, gjoja po të fitonte pushtetin ELLAS-i, popullsisë çame të dëbuar do ti lejohesh kthimi në trojet e tyre. Kjo nuk do të ndodhte sepse në Greqi shteti udhëhiqet nga kisha ortodokse me strategjinë e “Megalloidesë”, për shtrirjen e helenizmit me të gjitha mjetet dhe mënyrat çnjerëzore.

 

Në mënyrë të përmbledhur, që nga viti i gjenocidit e në vazhdim, shteti dhe kisha ortodokse greke po grabisin dhe shfrytëzojnë padrejtësisht të gjitha të mirat materiale që ka dhe jep rajoni tërësor i Çamërisë.

 

Viti 1946.                                                                                                                                   Çamët, organizohen si emigrantë. Në qytetin e Vlorës u mbajt Kongresi çam. U krijua KAEÇ (Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë). Organizohen disa mbledhje të Komitetit, të cilat dështuan si rrjedhojë  e mungesës së përvojës dhe e mos marrëveshjeve ndërmjet anëtarëve të Komitetit.                                                                                                                                                     Viti 1949.                                                                                                                                                   Mbahet mbledhja e Byrosë Politike e KQPPSH (25 mars) ku u trajtua problemi i rekrutimit të burrave çamë për ti dërguar në luftë përkrah ushtrisë demokratike greke. Por çamët nuk pranuan, e refuzuan me neveri atë manovër vrastare. Si pasojë, kundër emigrantëve çamë, filluan ndëshkimet e turpshme të shtetit Shqiptar. Mos pranimi i çamëve për të shkuar në luftë bashkë me grekët, është dhe një përgënjeshtrim i akuzave greke se gjoja çamët e paskan pranuar.                                                                                                                                                                                  Viti 1952.                                                                                                                                          Shteti grek konfiskon pasurit dhe pronat e çamëve dhe u heq shtetësinë greke.

 

Viti 1953.                                                                                                                                        Shteti shqiptar u jep shtetësinë shqiptare të gjithë emigrantëve çamë në grup (toptan).                                                                                                                                                 Viti 1961.                                                                                                                                     Mbas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro- sovjetike, shteti shqiptar, krahas masave te tjera, ngarkon sigurimin e shtetit për hartimin e akt-akuzës për tradhti kombëtare ndaj Atdheut dhe partisë, gjoja nga një grup çamësh intelektualë, me detyra të larta shtetërore. Vala e arrestimeve përfshiu mbi 80 veta, pesë prej të cilëve u dënuan me pushkatim dhe pjesa tjetër me burgosje dhe internime me nga mbi 20 vjet. Disa prej të cilëve, nga torturat vdiqën nëpër burgje. Mbas kësaj fushate përndjekëse, situata për ish emigrantët çamë u bë mjaft e veshtire, tepër e nderë, diskredituese, përbuzëse.                                                                                                                                              Vitet 1961 deri në vitin 1991.                                                                                                  Komuniteti çam, tashmë nënshtetas shqiptar, gjatë kësaj periudhe u përball me heshtje të përgjithshme, të frikëshme, suverjim dhe poshtërim ndaj të gjithë komunitetit shqiptar të dëbuar dhunshëm nga trojet etnike të Çamërisë, prej shtetit demokratik Grek. Periudha më e zesë, e cila pasoi prej strategjisë ugurzezë të sigurimit të shtetit shqiptar, që kurdisi akt-akuzën për “Tradhëti të lartë ndaj Atdheut dhe partisë”, që ju dedikua intelektualëve të fisit thesprot-çam!.                                                                                                                                                         Viti 1991.                                                                                                                                  Rrëzohet sistemi komunist edhe në Shqipëri. Fitohet e drejta e fjalës së lirë, e cila ishte censuruar për dhjetra vjeçarë. Në janar të vitit 1991, intelektualë çamë marrin inisisativën dhe themeluan “Shoqerinë Atdhetare të Çamërisë” (SHAÇ), me në krye Abaz Dojaka.  Më pas do të quhet “Shoqëria Politike Atdhetare e Çamërisë” (SHPAÇ). Ndër vite shoqëria është drejtuar nga Arshin Xhezo, Lutfi Saqe, Qani Biraçi, Bedri Myftari, ne mungesë të tij, për arësye shëndetësore, detyrën e Kryetarit të SHPAÇ e kreu ish Sekretari i Përgjithshëm Enver Dahri; në vijim Selman Sheme, Servet Mehmeti. SHPAÇ vazhdon aktivitetin e saj, në përpjekje për mbrojtjen dhe zgjidhjen e “Çështjes Çame”, nën drejtimin e Ardian Taka.

 

Viti 1994.                                                                                                                                             Parlamenti shqiptar miraton Dekretin Nr.7839, datë 30.06.1994, “Dita e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grekë”.

 

Viti 1996.                                                                                                                                                U nënshkrua një traktat miqësie ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, ku ndër të tjera u theksua në media edhe njohja e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas. Traktati u përdor për efekte elektorale, gjoja bëhej fjalë edhe për pronat e çamëve. Realisht në atë traktat nuk u fol fare për pronat e çamëve!. Traktati nuk u vu në zbatim, ashtu si dhe shumë traktate, konventa të tjera ndërkombëtare, të pranuara nga shteti grek gjatë gjithë historisë së tij, duke filluar nga viti 1830 e deri sot, me shtetin shqiptar dhe me shqiptarët në tëresi.                                                                                                                                                       Viti 2004.                                                                                                                                        Nga bashkëpunimi i SHPAÇ, me partinë e Ballit, paraqitet në Parlamentin shqiptar Rezoluta për “Zgjidhjen e Çështjes Çame”, e cila mori vetëm 53 vota të deputetëve të djathtë dhe të një deputeti socialist.                                                                                                                                                            Viti 2004.                                                                                                                         Krijohet Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) me kryetar Tahir Muhedinin, për përfaqësimin edhe të interesave të komunitetit çam në politikën shqiptare.                                                                                                                                                          Viti 2009.                                                                                                                                     Në zgjedhjet parlamentare të 25 majit, Partia për Drejtësi dhe Integrim, siguroi në Vlorë deputetin e parë me prejardhje nga Çamëria, Dashamir Tahiri. Më pas bashkohet deputeti socialist Shpëtim Idrizi. Dy deputetët me origjinë nga Çamëria krijuan Partinë për Drejtësi dhe Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin. Në bashkëpunim me Partinë për Drejtësi dhe Integrim, të krijuar nga Tahir Muhedini, arrihet marrëveshja për unifikimin e dy partive në një të vetme, e cila u quajt “Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet”, e përfaqësuar në parlamentin shqiptar me dy deputetë.

 

Viti 2013.                                                                                                                                       Mbas shumë përpjekjesh dhe këmbëngulje nga deputetët e PDIU-se në parlamentin shqiptar, për miratimin e Rezolutës për zgjidhjen e “Çështjes Çame”, “zbulohet” se në vitin 2004 u paska mbajtur një seancë për “Rezolutën Çame” dhe sipas shkresës zyrtare të  Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë me Nr.760/1, datë 04.04 2013, ajo Rezolute rezulton e miratuar. Pritet konfirmimi i Rezolutës për nisjen e punës për zgjidhjen e “Çështjes Çame” nga Parlamenti Shqiptar. Më pas nuk e kam ndjekur nëse ka përfunduar proçedura për botimin në Gazetën zyrtare dhe a është në programet e ndonjë partie..                                                                                                                                                   Me datë 23.06.2013. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, në zgjedhjet parlamentare mori 4 mandate deputetësh. Mbas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, bie në heshtje puna  për vënien në zbatim të vendimit të marrë në Parlamentin shqiptar të vitit 2004, lidhur me Rezolutën. Pritet vazhdimësia e fatit të “Rezolutes Çame” e aq shumë trajtuar para fushatave elektorale. Personalisht shpreh rezerva ndaj sinqeritetit të drejtuesave të institucionit të Parlamentit, të krerëve të partive kryesore të vendit dhe të partive të interesuara për problemin, në përdorimin e çështjes për interesa të fushatave zgjedhore. Dëshiroj të mos ndodh kështu.

 

Shënim: Për përditësimin e këtij materiali, lidhur me ngjarjet kryesore historike të komunitetit çam në Shqipëri, nuk ka ndonjë gjë të veçantë për tu theksuar. Periudha nga viti 2013 deri sot në vitin 2022, në vështrimin tim nuk ka ngjarje të veçanta progresive, vetëm amulli të  rëndomtë, ndofta dhe e qëllimshme.                                                                                                                Studjues Fahri Dahri.-

 

Marrë nga libri i pa botuar ” TJETËRSIMI I TË VËRTETAVE”

 

Tiranë, Korrik 2013.- (12/10/2022).-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok