08/11/2024

Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Skënderbeun e Madh

0

Nga Gjon Keka

Një dokument me vlerë historike i vitit 1477,që mund të konisderohet dokument i parë që përmend apo përshkruan kryeheroin tonë arbëror Gjergj Kastrioti dhe emrin e Arbërisë apo Shqipërisë.

Jeta dhe të bëmat e kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti janë të mbushura me lavde,fitore, sfida, djersë e gjakë për ekzistencën e identitetit, lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë dhe arbërorëve.

Sikur shkruante një kronist europian: „malet e Shqipërisë, si kudo, me ajrin e tyre të mirë, kanë transformuar forcën e banorëve dhe gjithashtu me mjetet natyrore të motit u kanë ofruar atyre strehim kundër tiranëve pushtues. Epiri ishte atdheu i Pirros, më pas i heroit akoma më të madh Kastriotit i quajtur Skënderbeu, i cili për tridhjetë vjet sfidoi fuqinë otomane në zenitin e saj.Por pas vdekjes së këtij heroi të madh të Ilirisë, shumë shqiptarë u larguan nga trojet e tyre dhe u vendosën në itali, kështu ata zgjodhën mërgimin në vend të skllavërisë.ndërsa një pjesë tjetër e tyre u sundua herë në mënyrë të hekurt dhe herë u bënë shërbëtor të Perandorisë otomane.

Burimi i dokumentit është pjesë e arkivit tim personal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok