08/05/2024

Tiparet e sjelljes së Putin-it mund të quhen treshe djallëzore

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Putin humbi fytyrën. Prandaj Rusia po përpiqet të kamuflojë dhe shtrembërojë realitetin e rezultatit të luftës në Ukrainë. Një person i karakterizuar nga treshe djallëzore kupton vetëm vendosjen e kufijve. Ashpërsia duhet të vendoset kundër ashpërsisë. Në rastin e Putin-it, do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme konfrontim ushtarak. Të mendosh se një person i tillë përfundimisht do të kuptojë se ka humbur është për fat të keq një utopi.

***

Kombinimi i dinakërisë dhe gënjeshtrës me theksin në interesin vetjak dhe përfitimin personal, si dhe gënjeshtrat dhe manipulimet e pandjeshme, amorale dhe të paturpshme të të tjerëve quhet makiavelizëm. Tipare të tilla të kombinuara me tipare të theksuara antisociale dhe narcisiste (çrregullimi narcisistik i personalitetit)  quhen treshe djallëzore.

Sqarim: Çrregullimi i personalitetit narcisist karakterizohet nga një nevojë e madhe për vëmendje dhe admirim, pushtetin, prestigjin dhe pamjen personale, perceptim i tepruar i rëndësisë së vetvetes, arrogancë, shfrytëzim i të tjerëve dhe pak ndjeshmëri. Mendërisht të paaftë për të parë dëmin shkatërrues që i shkaktojnë vetes dhe shpesh të tjerëve.

Triada djallëzore bëhet e qartë me presidentin rus Vladimir Putin nëse krahasojmë sa vijon: fëmijërinë dhe edukimin e tij, sjelljen e tij në ndërveprim me të tjerët, fjalimet dhe sjelljet e tij publike dhe jo më pak sjelljen ndaj disidentëve dhe vendeve të tjera.

Agresiv dhe dominues. Putin u rrit në një familje me pikëpamje të forta naziste. Në një oborr të shtëpisë në Leningrad (sot Shën Petersburg) kishte kushte të këqija (varfëri) në një mjedis të ashpër.

Qysh në fëmijëri, thuhet se Putin ka qenë më agresiv dhe dominues se shumica e bashkëmoshatarëve të tij. Ishte një rrugë e shkurtër derisa ai “goditi i pari”. Ai gjithashtu mund të frikësonte duke kërcënuar se do ta tallte personin se ishte frikacak dhe i pafuqishëm. Një tipar sjelljeje që së fundmi doli në pah edhe në seancën bizare me Këshillin e Sigurimit, ku poshtëroi shefin e tij të sigurisë përpara kamerave të hapura: https://www.youtube.com/watch?v=o9A-u8EoWcI

Ndikimi i zgjedhjes brutale të akullt të fjalëve u pa qartë edhe në videon nga kremtimi i tetë-vjetorit të pushtimit të Krimesë pak kohë më parë. Aty foli për “tradhtarët” dhe se si duhet shfarosur pamëshirshëm.

Sistematik, afatgjatë dhe dyshues. Vetë Putini mori iniciativën për t’u bërë agjent i shërbimit inteligjent të KGB-së. Atje ai punoi sistematikisht dhe afatgjatë me theks edhe në detajet më të vogla për të arritur qëllimet e tij. Në të njëjtën kohë, u përforcua tendenca e tij për të mos qenë në gjendje t’u besonte të tjerëve përveç disa të zgjedhurve. Dyshimi ishte i nevojshëm në çdo situatë. Kjo u përforcua nga fakti se KGB-ja priste që agjentët e saj të ishin cinikë dhe llogaritës të ftohtë. Dhembshuria për “viktimën” ishte një dobësi e palejueshme.

Duhet të ketë qenë ofendim i madh për një person ambicioz si Putini që të vihej mënjanë në Dresden dhe të mos mbyllet me seli në Berlin, ose në një qendër tjetër perëndimore siç dëshironte ai. E njëjta ishte përvoja e tij që vendi i tij, siç e shihte ai, ishte bërë dhe ende po poshtërohet nga Perëndimi. As Rusia dhe as madhështia e tij nuk u pa dhe nuk u njoh. Ajo ushqeu zemërimin e tij themelor. Tërbimin.

Mësoi të gënjejë (mashtroj) dhe të përdor sharmin. Si agjent i KGB-së, Putini mësoi se si t’i magjepste të tjerët me sharmin dhe sjellje të besueshme. Të jesh në gjendje të gënjesh dikë në fytyrë ishte një domosdoshmëri.

Ai mund t’i shikonte në sy politikanët, biznesmenët dhe njerëzit e tjerë të pushtetshëm dhe me një buzëqeshje miqësore u linte të krijonin përshtypjen se ishte dakord me ta dhe kishte të njëjtat synime si ata. Duartrokitjet e vazhdueshme (duke qëndruar në këmbë) nga Bundestagu Gjerman pas fjalimit të Putin-it janë një shembull i mirë i aftësisë së tij për të gënjyer dhe për t’u besuar.

Të gjitha këto “aftësi” erdhën në ndihmë kur Putini ia doli për herë të parë të bëhej krye-bashkiak i krahut të djathtë të Shën Petersburgut. Kjo i dha mundësit të kontaktoj Presidentin Boris Jelcin. Putini e bëri Yeltsinin të besonte se ai, Putin, ishte njeriu i duhur për të promovuar demokracinë dhe prosperitetin. Si rezultat, ai që thjeshtë nuk kishte qenë agjent i lartë në hierarkinë e KGB-së, befas u bë kreu i FSB-së (ish-KGB).

Më pas pasoi kurora e veprës, emërimi i trashëgimtarit të Jelcinit. Më vonë, Putin përdori të njëjtën strategji ndaj politikanëve dhe biznesmenëve perëndimorë, ndoshta veçanërisht ndaj gjermanëve.

Këta ishin të bindur se Putini ishte vërtet racional dhe do të ndante vlerat e Perëndimit nëse me të kultivoheshin dhe vendoseshin marrëdhënie biznesi për të mirën e të dyja palëve: “wandel durch handel” (ndryshim përmes tregtisë).

Pse nuk ranë kambanë e alarmit?!

Është shumë e zakonshme që njerëzit të jenë pozitivë ndaj njerëzve që ju lavdërojnë dhe vlerësojnë, që pajtohen pa kusht me të gjitha mendimet tuaja dhe madje mund t’ju bëjnë të ndiheni të veçantë. Për këso çështjesh Putin është ekspert i pamohueshëm. Kështu, sjellja e tij aktuale në situata të ndryshme anashkalohej ose nuk iu kushtua peshë.

Tashmë më shumë se 20 vjet më parë, Putin zbuloi shkurtimisht veten e tij të vërtetë. Video regjistrimet e bisedave me politikanë dhe tregtarë dokumentojnë se ai mund të shprehte papritur, pa paralajmërim, në mënyrë të pakufizuar agresion ekstrem dhe fyerje në emër të Rusisë dhe vetes. Por ai, pothuajse po në ato çaste pas këtyre shprehjeve, ndryshonte (kamuflonte) tonin me një buzëqeshje, megjithëse të ftohtë.

As provat (dokumentacioni) se ishte FSB ajo që qëndronte pas bombardimit të një kompleksi banimi në Moskë në 1999, dhe jo terroristët çeçen siç pretendonte Putini, nuk e zgjuan Perëndimin.

Ishte një veprim klasik “flamur i rremë”. Një qasje e njohur në historinë njerëzore të personave të karakterizuar nga treshe djallëzore.

Në televizionin rus, ai tani, duke përdorur fjalë të thjeshta e të fuqishme të mbushura me emocione të fryra, mund të shfaqej si lideri i mbushur me aksion, ku brutaliteti i shfrenuar ishte një shenjë fuqie. Ai donte të gjurmonte dhe t’i vriste pa mëshirë të gjithë “terroristët”, “edhe sikur të ishin ulur në tualet”, pëshpëriti ai.

As fakti që Putini gjatë konferencës së sigurisë në Mynih në 2007 pa paralajmërim erdhi me rezultate përçmuese dhe agresive kundër Perëndimit në përgjithësi dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti, nuk do të thoshte se perëndimorët i kuptuan planet agresive afatgjate të Putinit. Nuk i kuptuan fare, nuk u zgjuan.

Prandaj, përbuzja e Putinit për dobësinë e Perëndimit dhe bindja për madhështinë e tij u forcua më tej.

As pushtimi i pjesëve të Gjeorgjisë dhe bombardimet e civilëve në Siri nuk ndikoi që Perëndimi të kthjelloj trurin, të sheh rrezikun, të zgjohet. Ne në Perëndim nuk donim të shihnim se çfarë tregonte kjo për Putinin si person. Ne thjesht donim të shihnim atë që donim të shihnim. E pabesueshme, u bë “biznes si zakonisht”.

Edhe pas aneksimit të Krimesë, Perëndimi nuk mundi, ose nuk do ta shihte Putinin ashtu siç ishte. Ata ishin të zhgënjyer dhe “dënuan fuqishëm” aneksimin, por pati disa sanksione konfuze. Përbuzja e Putinit për dobësinë e Perëndimit dhe bindja për madhështinë e tij u forcua më tej.

Psikologjia destruktive e grupit.

Mungesa e fleksibilitetit kognitiv dhe aftësisë së Putinit për të pranuar pikëpamjet e të tjerëve ka bërë që ai të rrethohet vetëm me staf që pajtohet me gjithçka që thotë.

Që nga kohërat e lashta njihet edhe si tipike e njerëzve të karakterizuar nga treshe djallëzore.

Çdo deklaratë që vë në pikëpyetje vlerësimet dhe opinionet e Putinit do të çojë menjëherë në përjashtim nga grupi, gjykime të rënda dhe burgim të gjatë për sende që në realitet janë iluzionet e shqisave të tij, perceptimet e gabuara dhe shtrembëruara. Këtë e dinë “këshilltarët” e tij më të brendshëm, si dhe oligarkët dhe të tjerët që kanë përfituar nga mbështetja e tij.

Kështu, një proces psikologjik grupor vetë-përforcues shkatërrues lind në rrethin e brendshëm të mbyllur të Putinit.

A është ai i sëmurë?

Është diskutuar nëse sjellja djallëzore në rritje e Putinit, e kombinuar me një pamje disi më të fryrë të fytyrës, mund të jetë për shkak të sëmundjes ose efekteve anësore të, për shembull, steroideve.

Sjellja e vazhdueshme e Putinit gjatë 25 viteve të fundit sugjeron se kjo nuk është arsyeja e sjelljes së tij. Por nëse ka një sëmundje të tillë, ajo mund të intensifikojë sjelljen e tij.

Ai do të përdorë të gjitha mjetet për të shmangur vulën e humbësit, pavarësisht se çfarë vuajtjeje mund t’i sjellë ai vetes ose njerëzve të tjerë.

Një person i karakterizuar nga treshja djallëzore nuk mund të durojë të humbasë. Që të tjerët e konsiderojnë një fushatë si të planifikuar keq ose të ekzekutuar në mënyrë amatore, një dështim, perceptohet si një shenjë e pafuqisë: dobësi e përbuzur. Putini nuk mund të jetojë me këtë.

Ai përforcon tërbimin dhe brutalitetin. Ai do të përdorë të gjitha mjetet për të shmangur vulën e humbësit, pavarësisht se çfarë vuajtje mund t’i shkaktojë vetes ose njerëzve të tjerë.

Në rastin më të keq, armë bërthamore.

Për Putinin, bisedimet e paqes janë vetëm një lojë për galerinë, madje edhe për bashkatdhetarët e tij. Kompromiset janë metoda e diplomacisë për zgjidhjen e konflikteve. Për njerëzit me treshe djallëzore – ajo tregon dobësi.

Të kujdesesh për madhështinë e vet ia kalon çdo gjëje. Nëse lufta konvencionale dështon, në rastin e Putinit, në rastin më të keq, mund të nënkuptojë se ai do të përdorë armë bërthamore taktike. Ka ndoshta pak udhëheqës ushtarakë që mund të ndalojnë një përdorim të tillë në Rusinë e Putinit.

Një person i karakterizuar nga treshe djallëzore kupton vetëm vendosjen e kufijve. Ashpërsia duhet të vendoset kundër ashpërsisë. Në rastin e Putinit, do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme konfrontim ushtarak.

Një alternativë ndaj konfrontimit ushtarak mund të jetë gjetja e një zgjidhjeje ku Putin-i shmang humbjen e fytyrës. Por kjo do të kërkojë lëshime jashtëzakonisht të mëdha që do të jetë e vështirë për Ukrainën dhe botën demokratike t’i pranojnë.

Askush nuk duhet të mashtrohet. Të martën, udhëheqja ruse e mbrojtjes tha se forcat ruse do të “ulnin në mënyrë drastike” sulmet në Ukrainën veriore. Askush nuk duhet të mashtrohet nga pretendimet e Rusisë, në vend të kësaj duhet të përgatitet për më shumë agresion rus.

Të besosh se një person me karakteristika djallëzore do të jetë përfundimisht racional, të kuptojë se ka humbur dhe të sillet si një diplomat i mençur, i arsimuar mirë, është për fat të keq një utopi.

Strategjia afatgjate e Putinit është të krijojë paqëndrueshmëri në shtetet e vjetra sovjetike. Evropa po hyn dhe do të përballet me konfrontim të vazhdueshëm me Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok