14/12/2024

Dy shqiptarë të suksesshëm Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ

0
Zylo-Peraj-Zogiani1

Nga Keze Kozeta Zylo

Në një ditë të bukur me diell dhe freski që të përkëdhelte fytyrën shkuam pranë Restorantit “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Cresskill NJ të ftuar nga pronarët Peraj dhe Zogiani si media dhe bashkatdhetarë.  Mjediset e restorantit zbukuruar si për ditë feste të shlodhnin sytë dhe të jepnin kënaqësi shpirtërore duke të larguar pak kohë nga rutina e përditshme e punës dhe shpesh e lodhshme.

Restoranti ndodhet në një vend me natyrë shumë të bukur në Cresskill, bashki e krijuar më 8 maj 1894, nga pjesë të Palisades Township.

Që në hyrje të mirëprisnin të zotët e shtëpisë Valbona Peraj një artiste e mirënjohur në Diasporë dhe në Atdhe si dhe Toni Zogiani nje djalë po aq simpatik.  Te dy të japin përshtypjen se janë të lindur për biznes.  Ata kanë mbaruar lëndët e shkencës në inxhinieri dhe në kompjuter, por artin e punës dhe suksesin e dëshirojnë dhe ngulmojnë për ta arritur.  Bukuria e Valbonës është e një arbëroreje të vërtetë ashtu siç dhe e këndon këngen me titull “Jam Arbnore” me tekst të poetit të shquar Agim Doçi. Emocionuese ishte kur këndoi refrenin para kamerave të TV “Alba Life” si: Jam Arbnore jam Arbresha/ Jam Nora e Shote Galica/ N’djep të shpirtit gjithmonë deshta/ të rriten trimat sokolesha…

Ajo dukej madhështore tek porta e pritjes bashkë me partnerin në biznes Toni Zogiani.  Me ngazellehet shpirti kur i shikoj të rinjtë që ecin në udhën e dijes apo në udhen e suksesit të biznesit, ndër këta të rinj janë Valbona me Tonin.  Toni i lindur në Kosovë dhe Valbona arbërorja e Shkodrës i bashkoi puna, dija, biznesi dhe mbi të gjitha Gjuha Shqipe.

Valbonën e kemi prind në Shkollën Shqipe “Alba Life” e cila ka sjellë djalin e vetëm Albon, por ajo është me kontribut të vyer në programet artistike të shkolles që ne e çmojmë shumë.

Tingujt e muzikës ishin shumë frymëzuese, pjesëmarrës të shumtë vallëzonin, pinin nga një gotë verë dhe clironin energji pozitive në këtë ditë të veçantë për pronarët e restorantit.

Shume krenar ndihej i ati i Tonit, z.Fation Zogiani së bashku me fëmijët e tij që punojnë aty dhe studiojnë në universitete.

Fjalën në ceremoninë e prerjes së shiritit e hapi z. Ramon M. Hache përfaqësues në Bordin e Komisionerëve të Qarkut Bergen në New Jersey i zgjedhur në vitin 2020.

Z.Hache foli fjalë miradie për dy biznesmenët shqiptarë dhe ngriti lart vlerat dhe kontributin që ata do të japin për qytetin Cresskill në New Jersey.  Ai tha se qyteti ka një traditë të mire, është mikpritës dhe mbështet njerëzit e suksesshëm.  Të tre mbanin shiritin e kuq të inagurimit.

Në këtë ceremoni mori pjesë ish kryetari i bashkisë Cresskill dhe përfaqësues të tjerë.

Prerja e shiritit u mirëprit me duartrokitje, përqafime dhe urime pafund për të zotët e shtëpisë.  është emocionuese kur shikon të huajtë të cilët duan të dinë sa më shumë për Shqipërinë, për bizneset dhe kulturën tonë të lashtë.

Valbona dhe Toni kishin kohë që donin të bënin inagurimin e restorantit, por ata thanë se pandemia u bë pengesë kryesore dhe bllokoi një botë të tërë duke e izoluar.  Falënderojmë Zotin që erdhi kjo ditë e bukur dhe ne të kemi mundësi të punojmë dhe t’ju shërbejmë njerëzve me kulturë dhe plot mirësi.

Ne jemi krenarë që të ndajmë me mediat, bashkatdhetarët tanë këtë histori suksesi për pronarët shqiptarë Valbona Peraj dhe Toni Zogiani.

Urime dhe suksese për ju!

27 Mars, 2022

Creskill, New Jersey

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok