19/04/2024

Të punosh dhe investosh në vendlindjen tënde është patriotizmi i sotëm

0

Ambjente pranë shtëpisë të Ramadan Bicit ku gjelbërimi dhe lulet zenë vendin e tyre të merituar

Nga Shyqyri Fejzo

Në njerzit emblema, “kreshta” të arritjeve të Shënepremtes së Gramshit, pa dyshim, është dhe bisnesmeni Ramadan Bici i suksesëshëm në fushën e prodhimit bujqësor,(pemtarisë, me prioritete arrorët dhe bletët). Me të drejtë lexuesi që nuk e njeh mund të pyesë se “ cili është dhe cfarë ka bërë bisnesmeni Ramadan Bici?”

Në cdo herë që shkoj në fshatin tim të lindjes, në Shenepremte, përvec të afërmve, do të takoj dhe miq e shokë të fëmijërisë, midis të cilëve edhe Ramadan Bicin. Me këtë mik të cmuar na bashkojnë dhe ndajnë disa tregues. Kështu, midis të tjerave, unë kam mbaruar arsimin e lartë titulluar economist-agrar, profesion me të cilin punova deri sa dola në pension. Kam pasur pasion letrësinë, ku gjatë jetës kam shkruar 25 libra me tregime humoristike, me poezi, monografi, si dhe 5 filma  dokumentarë të transmetuara në media. Ramadan Bici ka mbaruar arsimin e  lartë specializuar për gjuhë e letërsi dhe tani që ka dalë në pension, ka investuar në bujqësi duke krijuar një masiv prej 30 dynym me pemë arrore në Shënepremte, ku synon të shtojë së shpejti dhe 45 dynymë të tjerë, me synim të shkojë në 100 dynymë. Me një fjalë, sikurse u shpreh ai në një takim që bëmë tek pronat e tij, “ne të dy kemi këmbyer rolet në jetë, tani në prag të moshës së tretë.” Ne na ndan midis njëri-tjetrit një moshë prej të paktën 15 vjet. Një fjalë e mencur popullore thotë pak a shumë se “ai shtiu me atë dyfek që kishte.” Edhe vetë kjo shprehje, më pëlqen se më përshtatet për punën e kryer në monizëm. Por kjo nuk më justifikon që të merresha me bujqësinë më pas. Mbi ato mundësi njohje punova në sistemin financiar e punë të tjera në administratën e kohës, si dhe me ato mundësi që kisha, shkruajta dhe botova disa libra me tregime humoristike etj.

Edhe Ramadani si mësues i gjuhës dhe letërsisë dha kontributin e vet në sistemin e arsimit. Por, në mendje duket se ka pasur pasion punët e bujqësië. Pa u shkëputur nga vendlindja, duke ruajtur si  të shenjtë amanetin e babait tij, Ganiut, njeriut që rrezatonte mirësi, që theksonte:”qëndro këtu në fshat. Investo për shtëpinë dhe tokën se ajo është pjellore dhe fshati noton në ujra. Këtu shikoje të ardhmen.” Por tani edhe “dyfeku” e fishekët e tij kishin ndryshuar. Ndërrimi i sistemeve solli pronën private prioritare, si dhe grantet, kreditë etj. në dobi të shtimit të prodhimit bujqësor. Në këtë mes jo kushdo mund të ecë, pa një qartësi mendimi dhe këmbëngulje, faktorë këto themelorë dhe të pa zevendësueshëm për cdo nisëm. E, Ramadani pas këtyre hallkave u kap fort dhe ja doli mbanë. Ka dhe një mendim tjetër që haset shpesh për ecurinë e bisnesit. “Kjo është me fat.” Por edhe per këtë mendim populli thotë se “fati rri krah për krah me trimin.” Ramadanit për këtë i është dashur shumë punë. Nuk është fjala tek dokumentacioni e burrokracia e cila për hir të së vërtetës, ka qënë e madhe. Por atij i është dashur të studjojë, të marrë modele të bisneseve nga zona, për kulturën e arrës, të gështenjës, të lajthisë të bletës. Mbi këtë bazë dhe duke njohur mirë kushtet konkrete të tokës, natyrës, ujrave etj.ai ngriti bisnesin e tij të suksesëshëm. Ai ka luftuar e fituar jo vetëm në fushën e njohurive për kulturat që kultivon, por edhe ndaj kushteve natyrore, mbasi tokat e tij shtrihen në një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit nën këmbët e malit Lenie.  Në punën e vet ai thotë se ka hasur edhe vështirësi. Një pjesë e pengesave si mungesa e financimit të vazhdueshëm të bujqësisë, mungesën e fuqisë puntore, mbasi të rinjtë kanë ikur në emigracion, bëjnë apel për organet shtetërore për një kujdes më të qëndrueshëm,të thellë dhe ndikues për bujqësinë e vecanrisht për bisnese të tilla të cilat mund të merren më shumë si modele  për të tjerët. Arritjet janë argumenti më i mirë dhe “kokëfortë” ndaj mendimeve të kundërta, penguese e frenuese ndaj mundësive të zhvillimit edhe në këto zona tepër të thella. Por në këtë proces do të theksonim disa momente të psikologjisë së suksesit të ish mësuesit të dalluar, tani fermer i apasionuar. Së pari buzëqeshja  atij asnjëherë nuk i hiqet nga fytyra, kudo që të ndodhet. Një mendje e ndritur, dikur ka thënë se “…Nga e qeshura mund ta kuptosh tjetrin se c’ njeri është, në se ju pëlqen të qeshurit e parë, thoni i sigurtë se është njeri i mirë.”  Ai është një bashkëbisedues i mirë, se gjithnjë shndërrohet në një dëgjues të vemendëshëm. Ramadani mbase edhe nga përvoja e mësuesisë, ka një veti, që mban mend dhe fikson emrat e njerëzve, të klientëve të bisnesit të tij e më gjërë. Cdo njeri është krenar për emrin e vet, aq më tepër kur falenderohet apo lavdërohet në prani të shumë njerëzve, duke cliruar energji pozitive. Marrja e mendimeve “vjelja” e pozitives nga ai bëhet shumë natyrshëm pa e vënë në siklet tjetrin, qofshin dhe vartësit e tij. Kujtojmë një thënie të Emersonit; “Cdo njeri që njoh, në një farë mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga sejcili mësoj dicka.” E di apo nuk e ka lexuar Ramadani  këtë thënie brilante, nuk ka shumë rëndësi mbasi ai e zbaton në jetë konkretisht.

Shkollen 8-vjecare ai  e kreu në fshat  në  shkollën “ Tahir Sadiku”Shënepremte. Ishte një fëmijë i shoqërueshëm  një djalë  shumë i shkathët ku dallohej në cdo lloj aktiviteti që organizonte shkolla, i dashur me shokët  dhe  i dalluar për rezultate shumë të larta. Edukatën, të cilën e mori në shtëpi, në familje, ku rreaztohej në të gjitha aspektet një shkallë e lartë e saj. Për këtë familja e Ganiut, konaku i tij si shkollë, njihej në fshat e më tej. Këto ndikuan fuqishëm në formimin e karakterit dhe personalitetit të tij. Puna e ndihmesa që duhet ti jepte familjes gjithashtu la mbresa të pashlyeshme  tek i riu, duke e paisur dhe me një përvojë për të kryer cdo punë që do i delte përpara. Ka vend që për këtë moment të ndalemi pak me theks. Baza e një suksesi në jetë, shumë sociologë, specialist kompetentë, përfshi, Hygoin, Heminguein, Maksim Gorkin apo Lasgushin tonë kanë quajtur një fëmijëri të vështirë e të vuajtur. Kultura, arsimi, dihet se zanafillën dhe fundin e ka në shkollë. E nga kjo anë Rammadani  nuk e pati harxhuar kohën kot. Për shfrytëzimin e kohës ai nuk të fal. Ashtu si nisi bisnesin, tamam në kohën e duhur, po ashtu ndjek dhe problemet që dalin në këtë fushë komplekse.

Ramadani në të gjitha veprimtaritë rrezaton mirësi. Duhet dalluar dhe një problem. Nuk rrezaton mirësi se e ka vënë biznesin etij në “katër rrota” dhe puna i ecën bukuri. Mirsinë ai e rrezaton nga shpirti dashamirës, nga zemra bujare. Këtu gjen zbatim ajo fjala e urtë popullore se “dardha bie ndën dardhë.” I ati, i tij, Gani Bici ka qënë një nga burrat më të vecantë më zemërbardhë, dashamirës i cdo zhvillimi. Si familje lindën, rritën dhe edukuan një “bylyk” famijë të cilët u bënë të vlefshëm për vetën dhe për shoqërinë. Qazimi dhe Mustafai në Tiranë, Rustemi në Durrës, motra e tyre në Elbasan, Mersini në Amerikë e kanë një “gur themeli” dhe në Shënepremte. Aty venë shmallen, gëzojnë vetë dhe fëmijët, si dhe familjen e Ramadanit.

Kur diskutonim një ditë për vendlindjen tonë, Shnepremten foli me subrelativa e plot patos. Ai theksoi se malet, pyjet,  kullota e kapacviteti i tyre i lartë janë rezervë e madhe për rritjen dhe zhvillimin e blegtorisë, ku nuk mungon përvoja. Bimët medicinale të rritura nga “nëna natyrë” “kanë shtëpinë”e tyre në këto teritore.  “Shënepremtja jonë i thërret cdo ditë njerëzit e saj në mes të atyre bukurive të tetë monumenteve të natyrës e vecanrisht të Liqenit të Zi, të kurorave e kreshtave që e rrethojnë trevën ku kemi lindur. “Sot është koha të investosh për vendlindjen tënde. Mendoj se ky është patriotizmi i sotëm. Kjo vendlindje na ligjëroi të drejtën të jemi banorë të  saj, e të mos ndihemi kurrë të vetmuar në botën e trazuar që jetojmë”, thotë Ramadani.

Pamje e pjesëshme e shtëpisë dhe e kopshtit për rreth

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok