25/05/2024

Imazh kaligrafik i instalacioneve të Petrit Halilaj në Muzeun Metropolitan të Artit në New York

0

Nga Ilir Muharremi, kritik i artit

“Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të mbesim të tillë pasi të rritemi”, ka thënë Pablo Picasso. E vërteta aristike sidomos rrugëtimi shpirtëror që prek thellësitë e pafajësisë dhe ndjenjave është në fëmijëri.  Pasi rritemi bëhemi arkeolog të ndjenjës artistike fëmijërore. Instalacioni skulpturor i artistit Petrit Halilaj na dërgon te mendimi i kthimit, aty te kapja e ndërgjegjës fëmijërore që gjithmonë është në fluturim, nganjëherë edhe përtej horizontit.

Fëmijët e Ballkanit, në fakt deshtëm apo nuk deshtëm përcaktimi regjional, kulturor e nacional në këtë globin tonë jeton me kufizime dhe përcaktime, por fëmijëria mbi bazat biologjike është vetëm fëmijëri dhe nuk i takon asnjë regjioni, por shpirtit, imagjinatës, instiktit dhe ndjenjave të lira. Fëmijët tonë nën këtë vepër në kohën e më hershme ishin të kufizuar, vështirë që të rriturit hulumtonin dhe kuptonin parajsën e të vegjëlve, andaj ishte një fëmijëri banale, por plot shpresë, e shoqëruar nga dhuna e cila konsiderohej si normale. Mendohej se frika na bën njerëz. Andaj fëmijëria ballkanike qe e pa shpresë dhe shumë e mjerueshme.

Intalacionet me titull “Abetare” u ekspozuan në Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Mbi çatinë e këtij muzeu dallgojnë disa degë të zgjatura të krijuara si dredha-dredha, prej çeliku dhe bronzi me ngjyrë të errësuar. Shihet që janë të salduara me kujdes format. Jën tri skulptura: një shtëpi, një merimangë dhe një lule. Nuk janë monumentale, krijohet një veshtrim optik ndërmejt hapësirës përtej, afër  nga  këto instalacione.  Mund të shohës ca zogjë që zbarkojnë qetësisht drisa me sqep tërheqin puplat e tyre. Ca re si avuj përtej skulpturave e që ndërlidhen me veprat. Në tërësi vet këto skulptura duken si të ngatërruara, janë shumë shtresore, herë krijojnë imazhin e estetikës sidomos kaltërsisë së qiellit dhe retë që parakalojnë figurativisht mbi këtë kompozicion.  Djallëzinë e spikat te karakteret, shkarravinat, si formësim i kompletuar. Nuk mungon edhe ai vullneti  i hareshëm sepse vet psikologjia e fëmijës posedon harresën. Fëmijët veprojnë gjatë momenteve ndonëse pa ndonjë kronologji reale objektive. Shkarravinat e tyre, dhe jo vetëm shkarravina sepse fëmijët në çastet e monotonisë vizatojnë, krijojnë grafite nëpër banka, gdhendin pjesët e sipërfaqes me portrete, figura, mbishkrime, ndoshta edhe të imponuara nga koha, kultura, imazhet pjesërisht të jashtme.  Halilaj me vëmendje shumë të theksuar mbi këtë kolazh artistik ideo-estetik i referohet bankave që kanë vizatime të ndryshme ndër vite. Aty njeriu sheh histori dhe mendime të ndryshme të gjeneratave. Disa nga këto vizatime janë edhe intalacionet e përmendura të cilat janë gjetur në shkollën fillore  në Runik-Kosovë. Shumica e vizatimeve ishin të vogla ndoshta një centimetër e tash u bën skulptura.

“Bankat kanë parë krejt periudhën jugosllave, segregacionin e viteve ’90, vitet e luftës dhe kishin shpëtuar. Isha i surprizuar të shoh vizatime për UÇK-në, NATO-n, futbollistë, e të tjera vizatime. Nuk e imagjinoja se pas disa vjetësh, disa prej atyre vizatimeve do të ishin këtu në tarracën e Muzeut Metropolitan të Artit.Fëmijët aty kishin shprehur pak nga lira e tyre jashtë programit shkollor e kurrikulës së mësimit”, ka thënë Halilaj.

“Merimanga”, ky instalacion herë duket që ngjallë ndjenjë frike, e herë si një personazh negavit nga filmat vizatimor, e herë alien.  Koka jo rrumbullake sy gjeometrik, gojë të zgjatur sikur një vijë e hollë, shprehë më së miri vizatimin naiv të ndonjë fëmije. Këmbë hollake të zgjatura. Pse fëmijët vizatojnë merimanga? Merimangat e frikshme ju  duken argëtuese. Në këtë skulpturë shihet një zog në formë të Jezu Krishtit. Sakfirica, mundi, kontakti i botës së përtejme me atë “reale”, tregon një hulumtim shkencor dhe shpirtëror. Halilaj zgjeron të menduarit dhe kreativitetin duke krijuar kolazhe me forma çudake dhe ato reale.

Instalacioni i shtëpisë i krijuara me imazhe nga psikologjia e fëmijës. Pse fëmijët vizaotjnë shtëpitë? Çfarë kuptimi kanë për ta? Gjërat e para që ata i vizatojnë janë shtëpitë ngaqë këto figura përfaqësojnë mënyrën se si fëmijët e shohin jetën e tyre famlijare. Në këtë kontekst, një nga gjërat kryesore që duhet pasur parasysh është numri i dritareve ose mungesa e tyre.

“Lulja”, intalacion shumë tërheqës bashkëpunues me hapësirën. Pse fëmijët i vizatojnë lulet?  Lulet janë objektet më të njohura të vizatuara të dallueshme dhe priren të sugjerojnë se dikush është besnik dhe se miqësia dhe marrëdhëniet kanë rëndësi për ta.

Këto tablo shumështresore, të kuptimta, të thella, plot lojë, ide, koncept si lëmsh i hapur i linjave me imazh kaligrafik ndonëse i errët. Nga poshtë duken si silueta, sikur të jenë të pikturuara në qiell . I ngritin shtigjet e imagjinatës dhe prapë i kthehemi fillimit të tekstit thënies së famshme të Picassos.

Gjithçka aty ndërlidhet me hapësirën, kohën, edhe pse në shikim të parë janë si një lëmsh i fragmentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok