14/10/2024

A është Shqipëria një shtet demokratik apo diktaturë

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Për Shqipërinë demokraci do të thotë të sundosh përmes një diskutimi në të cilin efekti optimal arrihet duke i ndaluar njerëzit të flasin.

***

Për mendimin tim, demokracia nuk mund të ekzistojë pa rregulla të caktuara. Ato mund të kenë lirinë si përmbajtje, por liri nuk do të thotë të ecësh në anën e gabuar të rrugës. Nuk është e lehtë të luftosh për demokraci dhe ndriçimin informativ popullor kur gjysma e popullsisë thotë se dëshiron të luftojë për të kundërtën.

***

Shqipëria nuk ka formë qeverisjeje, por një diktaturë, në të cilën kryeministri ka marrë të gjithë pushtetin dhe ka shkelur të gjitha ligjet, duke përfshirë edhe “të drejtën” për të vendosur se kush do të kryesojë “partinë opozitare” më të madhe.

Demokracia, e quajtur edhe qeverisja popullore, është një formë qeverisjeje në të cilën njerëzit, të kuptuar si banorë të rritur të vendit, zgjedhin përfaqësues që formulojnë ligjet dhe marrin vendime të rëndësishme politike. Në demokraci, qytetarët mund të marrin pjesë edhe në formulimin e vendimeve politike.

Çfarë e karakterizon një demokraci që funksionon mirë?

Karakteristikat e demokracisë janë: zgjedhjet e lira, sundimi i shumicës, e drejta për të mos u pajtuar me shumicën dhe mbrojtja e të drejtave themelore të individëve.

Cili është ndryshimi midis demokracisë dhe diktaturës?

Diktatura është e kundërta e demokracisë dhe përshkruan një shtet në të cilin të tre pushtetet (legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor) i nënshtrohen një diktature personale ose një oligarkie.

Çfarë është diktatura?

Diktatura, është një formë qeverisjeje që karakterizohet nga një shkallë ekstreme e përqendrimit të pushtetit midis partive apo njerëzve në pushtet dhe një shkallë shumë e vogël lirie për qytetarët e thjeshtë.

Diktatura është e kundërta e demokracisë. Është një formë qeverisjeje ku pushteti i takon një personi ose një grupi të vogël njerëzish. Diktaturë është kur një individ ose një grup merr në dorë një vend dhe vendos pa ligj.

Ka forma të ndryshme të diktaturës si:

Autokracia – (diktatura e një njeriu)

Diktaturë totalitare – e cila është kur ka një heqje pothuajse totale të lirisë dhe

Diktaturë autoritare – që është kur qytetarët mund të bëjnë opinione, por kanë pak ose aspak liri vendosjeje

Kreu i shtetit në një diktaturë quhet diktator.

Çfarë formash qeverisjeje kemi “ne”?

Lista e formave të qeverisjes: demokracia e drejtpërdrejtë, demokracia përfaqësuese, modeli presidencial, parlamentarizmi.

Ne (Shqipëria) nuk kemi asnjë formë qeverisjeje, por një diktaturë – të klounit të stërzgjatur serbo-rus (dhe disa zagarë lepujsh të tij) të cilët punojnë kundër interesave të vendit të tyre (sidomos me Ballkanin e hapur) për të mirën e armiqve.

Parimi i shpërndarjes së pushtetit:

Parimi i shpërndarjes së pushtetit, i cili duhej të siguronte që pushteti shtetëror të ndahej në tre (3) organe të pavarura: një legjislativ, një ekzekutiv dhe një gjyqësor. Këto organe duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri dhe askush nuk duhet të dominojë mbi të tjerët.

Parimi i shpërndarjes së pushtetit është një doktrinë që do të thotë se ai pushtet në një shtet ndahet ndërmjet autoriteteve të ndryshme në mënyrë që ato të kompensojnë dhe të ushtrojnë kontroll mbi njëri-tjetrin. Ai synon të parandalojë abuzimin (keqpërdorimin) e pushtetit. Parimi i shpërndarjes së pushtetit është një koncept themelor në demokracinë moderne. Parimi siguron që ushtrimi i pushtetit të ndahet ndërmjet tre autoriteteve të pavarura:

  1. Një autoritet legjislativ – zakonisht një asamble legjislative – që nxjerr ligje.
  2. Një autoritet ekzekutiv – si një monark, president ose qeveri – që siguron zbatimin dhe realizimin (përmbushjen) e ligjeve.
  3. Një autoritet gjyqësor – zakonisht një gjykatë supreme me gjykata vartëse – që interpreton ligjet dhe i zbaton ato për çdo mosmarrëveshje juridike individuale.

Megjithatë, detyrat e këtyre tri pushteteve nuk janë krejtësisht të ndara.

Secili prej pushteteve shtetërore do të marrë pjesë në një masë të caktuar në detyrat e organeve të tjera shtetërore brenda kufijve të përcaktuar me Kushtetutën e shtetit. Ky lloj ndërveprimi synon të sigurojë një ekuilibër midis pushteteve shtetërore.

Mendimet mbi shpërndarjen e pushtetit mund të gjenden në librin e ligjeve të Platonit dhe në rishikimet e Aristotelit për qeverisjen.

“Demokracia është forma më e lartë e qeverisjes, sepse bazohet në respektin ndaj njeriut si një qenie racionale (e arsyeshme)”,John Fitzgerald Kennedy

“Demokracia është një shtet ku shkëmbimi i lirë i mendimeve nuk përfundon me varrim”, – Winston Churchill

“Demokracia është një sistem që garanton se nuk jemi të qeverisur më mirë sesa meritojmë”, – George Bernard Shaw

Unë jam një nga ata që në parim kundërshtoj pushtetin e pakufizuar politik, dua ndryshime dhe përmbysje të regjimeve të vjedhjes në shoqëri.

Guri i themelit të demokracisë është, ndër të tjera, që aktivitetet e sektorit publik duhet të jenë të njohura për publikun e gjerë dhe që aktivitetet e individëve të fshihen, përveç rastit kur një gjykatës miraton se ekziston një dyshim konkret për një krim. Tani ne e kthejmë këtë përmbys – ku nuk arrijmë të dimë se çfarë po bëjnë autoritetet dhe ata marrin një pasqyrë të plotë në aktivitetet tona dhe ne as nuk e kuptojmë se kjo po ndodh!

Demokracia – i vetmi sistem shoqëror që mund të hiqet qafe në mënyrë demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok