12/12/2024

Tre shembuj që dëshmojnë pasojat tragjike të tjetërsimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi

0
Zeneli-Tjetersimi

Nga Xheladin Zeneli

Historia jonë kombëtare njeh shumë raste të tilla kur bijët e tyre kanë braktisur kombin dhe gjuhën e vet, kanë tradhtuar gjakun e baballarëve dhe të stërgjyshërve të tyre dhe nga etja për grada , poste shtetërore apo privilegje të tjera kanë marrur anën e armiqëve tanë, të cilët i kanë përdorur ata për qëllimet e tyre pushtuese.

Po përmendim tre shembuj individësh të cilët kanë vepruar në kohën kur është vendosur për fatin e trevave shqiptare në Mal të Zi.

Këto janë:

1.Marko Miljanov “Mark Milani” (1833-1901);

Ka pasur gradën gjeneral i Principatës së Malit të Zi ,kurse më vonë i jepet titulli “vojvodë” nga princ Nikolla i Malit të Zi, titull ky i cili mund të merrej vetëm duke luftuar dhe angazhuar për Principatën ( Mbretërinë) e atëhershme të Malit të Zi dhe zgjerimin territorial të tij.Mark Milani ishte me prejardhje shqiptare nga krahina e Kuqit (Kuçi).Fillimisht Mark Milani udhëheqi fisin e tij në luftë kundër Perandorisë Otomane gjatë viteve 1861-62 dhe 1876-78, por njëkohësisht iu priu edhe forcave malazeze në betejat kundër shqiptarëve me qëllim që trevat e tyre ti bashkangjten Mbretërisë së Malit të Zi.Më vonë ai ndoshta edhe ishte i penduar për veprimet e tia , por do të jetë tepër vonë pasi që dëmi veç ishte shkaktuar ndaj popullit të origjinës së vet, pra ndaj shqiptarëve.

2.Ilija Plamenac (1821-1916);

Ishte me prejardhje nga një fis shqiptar, afër Virpazarit në trevën të cilët malazezët e quajnë “Crmnica”, e cila si njësi territorriale i takon Tivarit, ku pjesa dërmuese e banorëve të kësaj treve, në at kohë, ishin me përkatësi kombëtare shqiptare të besimit ortodoks , por si pasojë e politikës pushtuese ata gradualisht u asimiluan në malazez. Ilija Plamenac ishte një ndër komandantët kryesor që udhëheqi forcat malazeze në pushtimin Tivarit në vitin 1877 dhe të Ulqinit në vitin 1878.

Me rastin e sulmit ndaj qytetit të Tivarit,i cili në at kohë banohej kryesisht me shqiptarë ,janë hedhur me mijëra gjyle nga topat e ushtrisë malazeze me të cilat drejtonte Plamenac, me ç’rast ky qytet u kthy në gërmadhë dhe pati afër 2000 viktima në njerëz. Kurse me rastin e pushtimit të Uqinit, një vit më vonë,Plamenac gjithashtu iu priu forcave malazeze të cilat në mënyrë barbare bën djegjen e lagjeve kryesore të këtij qyteti.

Në Mbretërinë e Malit të Zi,Plamenac ka mbajtur pozita të larta udhëheqëse.Gjatë viteve 1879-1905, pra kur Mali i Zi përjetoi ekspanzionin e madh terrotorial, Ilija Plamenac ishte minister i mbrojtjes i Malit të Zi dhe më vonë edhe governor i Podgoricës.

3.Avro Cemović “Avro Cemi” (1864-1914);

Një ndër prijësit (komandantat) e forcave malazeze që është përgjegjësi kryesor për “Masakrën e Previsë” në mars të vitit 1913 ku u vran dhe u masakruan rreth 700 shqiptarë të Plavës dhe Gucisë. Por gjithashtu, Avro Cemović ( Avro Cemi) është përgjegjës edhe për krime e masakra të tjera që u bën gjatë viteve 1912/1913 , vite këto të cilët karakterizohen si vite të gjenocidit ndaj shqiptarëve të trevës martire të Plavës e Gucisë. Pra, Avro Cemović u lind me përkatësi shqiptare, asimilohet në ate boshnjake dhe më vonë i shërben politikës serbo-malazeze duke bërë krime barbare dhe gjenocid ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve!.

I zgodha këto tre individ jo rastësisht pasi që secili prej tyre kanë të bëjnë me një trevë të caktuar shqiptare në Mal të Zi :Mark Milani -Malësi, Ilija Plamenac -Ulqin e Tivar dhe Avro Cemi-Plavë e Guci, treva këto të cilat gjithënjë edhe sot ballafaqohen me dukurinë e asimilimit kombëtar.Pra tre personat në fjalë , të cilët kanë jetuar dhe vepruar në një afërsi të periudhës historike ( në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX), dëshmojnë më së mirë se çfarë pasoje mund të sjell tjetërsimi e asimilimi kombëtar dhe zhdukja e vetëdijës kombëtare ndaj popullit të origjinës së vet.

Gjithashtu, këto individ të cilët i takonin tre përkatësive të ndryshme fetare, dëshmon ate se si pushtuesit e tokave shqiptare, në këtë rast Mali i Zi, i ka përdorur mu këto religjione në mënyrë perfide si mjet për tjetërsimin dhe për çkombëtarizimin e shqiptarëve.

Thënia e njuhur e Faik Konicës ” Armiku më i madh i shqiptarëve janë vet shqiptarët”,për shqiptarët në Mal të Zi,posaçërisht në tre rastet që përmendem më lart, ka domethënien e një forme të modifikuar, se armiku më i madh i shqiptarëve kanë qenë shqiptarët e asimiluar dhe të tjetërsuar dhe fatkeqësisht kjo dukuri, ndonëse në forma të tjera është aktuale edhe sot dhe paraqet gjithënjë rrezik edhe në kohën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok