Vuk Karaxhiqi në vitet 1830 e më vonë mlodhi këngë shqiptare në Kosovë dhe Mal të Zi. Pse?
Shkruan Fahri Xharra
Me krijimin e Serbisë si shtet dhe serbëve si komb artificial iu duhej edhe gjuha, shkrimi dhe këngët e tyre popullore. Ata nuk i kishin, sepse si komb nuk egzistonin; prandaj duhej të merreshin dikund.
Vuk Karaxhqiqi ishte studjues me shumë vlera për kombin artificial.
Vuk Karaxhiq u ndesh me gjuhën shqipe gjatë udhëtimit në Serbi në fillim të vitit 1830. Në një letër nga Kragujevaci drejtuar filologut slloven Jernej Kopitar (1780-1844), Vuku i shkruan: “Nuk e di se çfarë mund të më shumë. T’ju them, veç të them se isha në Studenicë dhe në këtë rrugëtim, në Karanovc, të kam incizuar dhjetë këngë shqipe… Këto këngë do t’ju dërgoja tani, por nuk kam kohë t’i kopjoj. Unë i shkrova ato duke mos dëgjuar vetëm, por në fakt duke i dëgjuar nga njeri nga Peja. Por nuk guxoj t’i dërgoj nga frika se mund të humbasin. Më e gjata është pothuajse tridhjetë rreshta dhe më e shkurtra është katër rreshta. Shkrimi i këngëve popullore shqiptare me shkrim cirilik ( rus) dhe anash përkthimi . ( sigurisht që rusisht ).
Përmbledhja e këngëve shqipe e Vuk Karaxhiqit e vitit 1830 përbën një nga regjistrimet më të hershme të shkruara të vargjeve popullore shqiptare nga Kosova. Shumica e këngëve, ose më saktë ekstrakte këngësh, duket se janë të bazuara në histori ose legjenda. (.http://www.albanianliterature.net/oralverse/verse_07.html )
M`u desht bukur do kohë që t`i kontrolloj ato këngë të botuara më vonë në “serbisht” dhe të shihja se cilat ishin.
Aspak e çuditshme, sepse ato ishin nga Cikli i Kreshnikëve ose Eposi i Kreshnikëve ! Ato janë produkt i kulturës dhe folklorit shqiptar të transmetuar gojarisht brez pas brezi nga rapsodët (lahutarë) shqiptarë të cilët i interpretojnë duke kënduar nën shoqërimin e lahutës (disa këngëtarë përdorin edhe çiftelinë). Këndimi tradicional shqiptar i vargjeve epike nga kujtesa është një nga mbijetesat e fundit të këtij lloji në Evropën moderne.
Deri sa te ne këndohet për Mujin dhe Halilin, Vuk Karaxhiqi ia mveshi një “heroi” të pa qenë
“Kraljeviq Marko-s “
Këngët shtypeshin në Vjenë në gjermanisht dhe fitohej lavdi për këngët e “serbëve” e në të vërtetë ishin këngë shqipe.
Çfarë kanë thënë të tjerët për këngët popullore serbe? Shumë emra të njohur kishin mendimin e tyre për këngët popullore serbe, duke i konsideruar ato të përjetshme.
“Ato janë këngë të bukura të të gjitha llojeve.” – Jernej Kopitar
“Serbët përveç që këndojnë me violinë, të gjitha punët e tyre i bëjnë duke kënduar; barinjtë këndojnë në kodra dhe pyje, punëtorët në fusha, gratë në shtëpi, udhëtarët në rrugë.” “Nëse do t’i mblidhnit të gjitha këngët popullore serbe dhe do t’i shtypnim pa dallim, ju siguroj se do të kishte një libër pothuajse sa e gjithë Bibla. (në një letër drejtuar Kopitarit,) – Vuk Stefanoviq Karaxhiq
“Këngët lirike serbe kombinojnë avantazhet e teksteve orientale dhe perëndimore. Qenia e tyre është krejtësisht evropiane, dhe vetëm nga hollësia dhe pasuria e lidhjeve të mendimit… të kujtojnë Orientin, por nuk trullosin. Kanë erë trëndafili, jo si vaj trëndafili”. – Jakob Grimm
“Kur Evropa e mësuar, falë KËNGËSVE të Vukut, u njoh me këngët tona popullore, filloi të pyeste: “Çfarë njerëzish ka këngë kaq të bukura?” Vetë këngët u përgjigjën: “Çfarë njerëzish, të tilla këngë”. !’ – Jovan Aleksiq
Shqiptari aso kohe nuk kishte gjuhë që të flet ? Po sot që e kemi gjuhën, a flasim ?
Gjakovë, 25.06.24