24/07/2024

Servilët e partive politike!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Servilizmi është sëmundje e pashërueshme dhe kronike e shqiptarëve. Pa dashur ta personalizoj analizën e mëposhtme, servilët dallojnë për nga niveli intelektual. Sa më i ngritur të jetë servili, serviliteti është më i rrezikshëm dhe më i sofistikuar (më elegant dhe më i padukshëm nga të tjerët), kurse sa më injorant të jetë servili kalon në banalitet dhe bëhet i dallueshëm nga të tjerët!

Cilët janë servilet e partive politike?

Servilët më të mëdhenj të partive politike janë militantët dhe injorantët të cilët kënaqen me gjëra të vogla, mjafton një foto e bërë me liderin partiak për t’i qëndruar sa të jetë gjallë në shërbim të tij!

Servilizmi i militantëve dhe injorantëve morbid nuk është aspak i rrezikshëm, sa është servilizmi i intelektualëve dhe njerëzve të ngritur në aspektin arsimor.

Servilizimi apo rreshtimi i intelektualëve në anën e partive politike është duke e dëmtuar seriozisht të ardhmën e vendit. Hyrja e intelektualëve nën tutelën e partive të caktuara politike dhe nën komandën e liderëve shtetëror dhe partiak e bën akoma më të pashpresë jetën e qytetarëve në Kosovë.

Intelektuali i mirëfillt nuk qëndron indiferent ndaj zhvillimeve politike dhe shoqërore, por e mbanë anën e popullit e jo të një partie politike.

Një njeri që i thotë vetes intelektual dhe atdhetar që sot rrinë indiferent ndaj zhvillimeve politike në vend, le t’i thotë çfarë të dojë vetes, por në realitet nuk është në nivelin që e pretendon.

Merreni me mend çfarë do të ndodhte sikur të tërhiqeshin të gjithë intelektualët, siq janë strukur një pjesë e intelektualëve të profilit të “lartë” në mesin e injorantëve partiak!

Me siguri në këtë vend nuk do të bëhej më fjalë ndryshime pozitive as për zgjedhje demokratike, as për zhvillim ekonomik dhe mirëqënje qytetare, por do të fashiteshim të gjithë deri në tjetërsim kombëtar e njerëzor nga qeverisjet e papërgjegjshme dhe antivlerat e ricikluara nga njëra parti në tjetrën.

Ndoshta, neve që jemi aktiv dhe të pandalshëm në përballje me dukuritë negative dhe prapësitë e kohës nëpër të cilën po kalojmë, intelektualët e servilizuar të kalibrit të “lartë” na konsiderojnë të ç’mendur!

U mbetët qytetarëve të vendit, që ta vlerësojnë kontributin e së cilit prej nesh, por edhe servilizmin dhe ndërgjegjën e intelektualëve interesgjinj. Paraja mund ta shkërdhejë intelektualitetin e servilëve, por jo edhe të intelektualëve që e kanë për mision interesin e qytetarëve dhe të ardhmen e shtetit të tyre të lirë dhe demokratik.

Në rrethanat e reja të krijuara në Kosovën e sotme, populli ka nevojë si asnjëherë më parë për unifikimin e trurit kombëtar, të intelektualëve, të njerëzve të ditur dhe të atdhetarëve të vërtetë për ta nxjerrë vendin nga pushtimi i antivlerave, dukurive të shumta negative; korrupsioni, krimi i organizuar, prostitucioni politik, nepotizmi, egoizmi dhe imoraliteti njerëzor për ta shpëtuar vendin nga zhveshja e vlerave tradicionale, zakoneve popullore dhe identiteti kombëtar.

Florim Zeqa

26.06.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok