13/10/2024

LAMTUMIRË MENDJNDRITURI, AT ANTONIO BELLUSCI!

0

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Në Frasnitë (Frascineto)  flamujt në gjysmështizë.

Ndërron jetë biri i saj At Antonio Bellusci. Ai i cili i dha kuptim e krenari Frasnitës, Kalabrisë, Arbërisë, shqiptarisë.  At Antonio, nuk merr frymë më, nuk do ta shohim me flamurin kombëtar në ballkonin e tij, as në foltore, as në Kongresin Amerikan, as në kullën e tij shekullore. Atë do ta takojmë kudo aty ku flitet mbi arbëreshët, Arbërinë, Morenë e arvanitaset, shqiptarë e shqiptari.

Ai tani, bashkoi flamurin me De Radën, Veqilharxhin, Naimin, Samiun, Fan Nolin, Koliqin,  Aristidh Kola, Vangjel Lljapi, Jorgo Mihas Marugas, Rugovën, Ademin   në altarin e historisë kombëtare, në arkivat e bibliotekat anë e kënd botës.

Vepra e tij, aty ku është fryma shqiptare.

Ai dha nga vetja e tij shumë, jo për inate, jo për grada, jo për shpërblime, por për njerëzoren, lirinë dhe jetën e kombit.

Nëntëmbëdhjetë qershori do shënohet në heshtje.

Lartë fluturon një pëllumb  bardhësie, shumë lartë mbi Frasnitë, mbi Pollin, mbi gjithë Arbërinë, edhe përtej detit mbi More e Epirin e Ri, mbi Iliri.

AT NDON BELLUSCI- frymon shpirtrave shqiptarë, frymon bibliotekave, arkivave, fjalëve e porosive në ritin arbëresh.  Ai kishte shumë mall për Morenë, arvanitasit e tij të gjakut e të vuajtur.

AT Antonio është me ne kudo në bashkimin tonë rreth flamurit, rreth fjalës arbëreshe në familje e shkollë.

Ai është me ne me zërin e tij, këngën e tij “Japim dorën orë vëllezër”

Në Ballkonin e tij historik sërish do valëzojnë flamujt me koloritin e tyre shkëlqyes në rrezet e Agimit Arbëresh. Sërish do jehon kënga arbëreshe. Aty,  Ornela, Rina (Katarina), Tomaso. Aty Michele, Maria, Ana, Katapano.

Aty e gjithë Arbëria!

Prehu i qetë Ati Ynë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok