22/12/2024

Veshjet popullore të Turqisë Europiane, e veçmas Shqipëtare, më 1873, nga Osman Hamid Beut

0
1-11-559x420

Veshjet popullore të  Turqisë  Europiane, e veçmas  Shqipëtare, më 1873, nga  Osman  Hamid Beut 

 

Veshja simbolizon edhe  identitetin   Kombëtarë,  fetar, kulturor dhe social!  Identiteti Kombëtarë përmes  veshjes,  është  karakteristike për  çdo  Komb në  botë, e  njejtë  edhe  në  Gadishullin Ilirik. Identitetin  kulturorë dhe  statusin  social   po ashtu  veshja  e  tregon!

Mirëpo  objekt  në  këtë  trajtim  është   Identiteti  fetarë! Përmes  veshjes  mund të  vijmë  në  disa  konkluzione të cilat   sidomos  kohëve  të  fundit, por   edhe   më herët( gjatë  këtij   shekulli të fundit), është    shoshitur në  mesin e   shoqërisë  tonë!

Sa për  fillim, në  periudhën   nga muaji maj deri në  nëntor 1873 në  Vjen të  Austro-hungarisë, u mbajtë  hapur një  ekspozitë, e  cila u  vizitu nga   mbi 7 milion njerëz. Kjo ekspozitë  njihet  si ndër  më të mëdhat  që i tejkalonin edhe   ekspozitat  e mbajtura  në  Londër të viteve  1851, 1862, dhe të Parisit  të 1855 dhe 1867. Edhe pse  në  këtë  kohë   fotografitë  ende  ishin  në  fazën  e  hershme  të  zbulimit,    të tilla u paraqitën  në këtë  ekspozitë. Fotografitë  paraqitnin edhe   veshjet e Shqipëtarëve ( që ishim ende  nën pushtimin  Osman)!  Me këtë  rast  u  koleksionu një  libër në gjuhën  frënge “Kostumet popullore të   Turqisë Europiane” ( Les Costumes populaires de la Turquie ex 1873 Turquie  D’europe), libër  i cili gjendet  edhe  në  Bibliotekën  e  Harvardit, më vitin 1873, në  Stamboll( Konstantinopojë)! Fotografitë janë  të  autorëve    turq( Osman Hamid beut), e jo të  autorëve  Shqipëtarë, Austro-Hungarez  a të tjerë!

Kur  shikohen  fotografitë, që  tregojnë  se  në vitin 1873, realiteti ishte shumë  qartë  i paraqitur. Derisa  1 fotografi flet  sa 1000  fjalë, kjo nuk  do më shumë  argumentim,  për të  faktu që   realiteti ishte  siç është  paraqitur,  e jo siç tentojnë t’na  e paraqesin   të vetëquajtur  hoxhallarë. Këta të  vetëquajtur  hoxhallarë(  agjentë  islamik të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë), tentojnë   që  të thirren  gjoja  jnë të  kaluarën   tonë, gjoja se  femra  Shqipëtare  ka  qenë me vjeshje  islame( me perçe-hixhab)! Këta   thirren   në   traditën e  pushtimit  Osman  të mbi 550 vjetësh të Trojeve  tona! Derisa   vetë   Beu  Osman, e  demanton me këto  fotografi të mëposhtme! Fotografitë  e bëra  në  vitet  1873( pa vite  pasi ishte   zbulu  aparati fotografik), tregon që  edhe  në  këtë  vit, Shqipëtarët dhe  Shqipëtaret  nuk ishin me  veshje si   myslimanët  dhe myslimanet!

 

 

 

 

Në këtë  fotografi paraqitet  gruaja  myslimane  nga  Prizreni, e cila  nuk  është  e  mbuluar me perçe e hixhab, madje   në  bazë të   veshjes  që  mba, shihet  qartë  që  është  Shqipëtare-krahaso me  predikuesit   e  porositur nga  Serbia, Turqia, Arabia dhe Rusia ( të vetëquajtur  si hoxhallarë), që thirren  gjoja  në mbulesa islamike  të  nënave tona  më   përpara!

 

 

 

 

 

 

 

Femrat në  këto  fotografi më së  miri demantojnë pretendimet  e  propagandës  të  bëra  nga   të vetëquajtur  hoxhallarë( realisht Agjent Islamik të Serbisë,  Turqisë, Arabisë, Rusisë), që  thonë  për  veshjet  e femrave  në të  kaluarën, ishin   me perçe, hixhab, etj! Shihen plotësisht  fytyrat  e këtyre femrave  Shqipëtare, si   atyre  Shqipëtareve  myslimane të qytetit  a të  Malësisë, ashtu  të krishtera. Krahaso  këto  veshje  me   mbulesat  islamike turke dhe  arabe  në  Trojet tona, që  imponohen  dhe paguhen  të  veshen   prostitutat shqipfolëse dhe të  tillat të reprezentojnë  gjoja  Kulturën dhe  veshjet   Shqipëtare!

Në  fshatra  zakonisht  më  vështirë  depërtojnë   traditat  e huaja( në këtë  rast edhe  veshja  e huaj). Asnjë  element  në veshjen  e  femrës  fshatare  Shqipëtare, nuk  është  e huaja! Madje  si femra  si mashkulli, janë   me  veshje    identitare  Shqipëtare. As  fshataret  tona, nuk ishin  të  mbuluara  me “plafa”  islamike!

Shqipëtari  i cilëdo  klasë-shtresë  socio-ekonomike  të  ketë  qenë, gjatë   sundimit të Perandorisë Osmane, ishin  me  veshje  identitare Shqipëtare! Asnjëri nuk  veshte  veshje  islamike, osmane-turke!  Duke  pasur  parasysh  përpjekjet  e  Sulltan  Abdyl Hamidit dhe pasardhësve  të tij, që  të  osmanizonin  Perandorinë  Osmane, sërish  as  këta  nuk ia  arritën  tek  Shqipëtarët!  Mbi  bazën  e  gjitha  këtyre  foto-dokumenteve, shihet  qartë, që  Perandoria  Osmane nuk kishte  arritur  deri në  vitin 1873,  që t’i tjetërsonte  Shqipëtarët! Madje edhe  atyre  që ia  kishte  ndërru  fenë( që  i kishte  bë   mysliman), nuk kishte  arritur që  t’ia  tjetërsonte  mentalitetin dhe  as Identitetin  Kombëtarë! Për  fat  të  keq  periudha  e mëvonshme,  nga  1878( afërsisht) e  deri në  Shpalljen e  Pavarësisë së  Shqipërisë, ishte  periudha   e  Golgotës  Shqipëtare( ku një  pjesë   e  madhe    e Shqipëtarëve  nën dhunën  e  paparë-gjenocidin  osman-turk dhe  sllavo-grek, u  tjetërsuan   në Identitetin  Kombëtarë, duke  pranu   kombin turk,  grek, sllave, etj për të  shpëtuar  nga vdekja)!

 

 

 

 

 

Kjo  foto, e   femrës myslimane  nga Selaniku,  tregon  çdogjë! Kjo  shpjegon  pa patur  nevojë  për  fjalë!  Femrat  myslimane ishin me  veshje  karakteristike, që  nuk   u pa  në  asnjë  rast  në  fotot  e  mësipërme  ku paraqiteshin  femrat  Shqipëtare. Kjo  myslimane  ka   mbulu plotësisht   fytyrën  pos   syve, po ashtu mbulesa e  sipërme është plotësisht    e  bardhë, duartë  e  zbuluara( që disa  shqipfolëse  të sotme  i veshin dorëza). Kjo nuk është  Shqipëtare myslimane, por  është  turke.[1]  Kjo  fotografi përfundimisht i demanton   Agjentët Islamik të Serbisë, Turqisë, Arabisë, Rusisë, që  femrat  Shqipëtare   gjoja  paskan   qenë  të  mbuluara  me  mbulesa  islamike në të kaluarën!

 

 

 

Madje   për  më shumë, as  boshnjakët   dhe  boshnjaket  nuk kanë  mbajtur  veshje  islamike,  pra  dallojnë   edhe  nga   veshjet  myslimane  që kishte    myslimaneja  në  foton  më  sipër  në  Selanik.  Gjyshërit tonë, por edhe  pleqët  në  Luginë  të Preshevës, na e  linin  porosi, që   pos :” Turkut  edhe  shkau  na  bëri  mysliman, sidomos nga  Nishi  deri në   Luginë  e  ma gjerë!” Tjetërsimi  i një pjese të  Shqipëtarëve( që  i takonin  besimit islam) në   identitetin  Turk, mysliman( si komb), boshnjak,  mysliman  serb-”serpski muslimani”, goran, si dhe  të  Shqipëtarëve (  ortodoks) të tjetërsuar në  grek, sllav etj, ndodhi edhe  më  theksueshëm  në periudhën e  Golgotës  Shqipëtare( 1878-1912, por  që  vazhdoi edhe më pas!).

 

Burimi: http://pds.lib.harvard.edu/pds/view/16415664

 

Shkruar nga Skender  Jashari.

Më: 25.10.2017

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok