04/10/2024

TË VËRTETAT E PA THËNA NGA ELEFTHERIA MANDA NË “ÇAMËT MYSLIMANË TË EPIRIT” (1923-2000) (Pjesa II)

0

PJESA II

Nga Fahri Dahri

II.- Koha e ngjarjeve është parim themelor ku mbështetet për të shkruar historinë e ngjarjeve. Përqëndrimi i studimit historik, shkencor nuk mund të jetë i izoluar, përkundrazi kërkohet të sigurojë shtrirje në kohë dhe hapësirë, ndryshe më e shumta të nxjerr jashtë loje, dmth, studimi historik apo shkencor do mbetet pa jetë, pa vlerë. Të ndërmerret një studim për tragjedinë, masakrënn greke, që cilësohet pa asnjë dyshim gjenocid ndaj një komuniteti autokton në tërësi, duke e shkëputur ngjarjen nga shkaqet e pasojës, nuk mund të konkludohet për të shkruar të vërtetat. Studimi po të ishte shtrirë edhe në kohë për trajtimin e ngjarjeve, nga viti 1821 dhe jo nga viti 1923, kur shkaqet e ngjarjes janë dhjetë dekada më përpara, do të

kishim arritje të saktë, të besueshme.

Duke vepruar me cungmin e kohës për kryerjen e studimit, lë të kuptohet që fajtori të mos jetë fajtor por i detyruar të veprojë ashtu pasi viktima nuk pranoi sulmet e parreshtura të diktaturës ortodokse bizantine. Ishte ky qëndrim i tyre, që ortodoksia greke i quajti të padëshirueshëm, “tradhëtarë” të kombit grek dhe së fundi e gjithë popullsia myslimane autoktone e zonës, deri edhe fëmijët që prisnin të vinin në jetë, u quajtën bashkëpunorë me pushtuesit. Si pasojë e shpifjeve filluan masakrat, dëbimet masive egërsisht të dhunshme.

Në studim, bëhen përpjekje për zbehjen e masakrave greke, duke sqaruar gjoja se shteti grek nuk e kishte atë qëllim, por e detyruan rrethanat e krijuara gjatë L2B.

Trajtimi i problemeve i shkëputur, nuk e sqaron ngjarjen, konkluzionet nuk i shërbejnë të sotmes, as të ardhmes. Po ashtu nuk shohim asnjë dritë për zbatimin në praktikë të rrëfimit, pendimit dhe kompensimit nga pala vrasëse, kritere dhe parime këto të predikueshme dhe shtylla ku mbështetet çdo besim, përfshi dhe kishën ortodokse. Por qendrimet e kësaj të fundit, janë  tregues të vërtetë të racizmit grek si ndaj pakicave etnike dhe besimeve ndryshe nga ortoksia bizantine greke!.

III.- Ngjarja.

Lidhur me këtë kriter të historisë, nuk është vendi për ta trajtuar, por do të theksojmë disa sqarime të nevojshme, që shërbejnë në saktësimin e konkludimeve të bëra nga autorja. Ngjarja u krye, ndodhi, u bë dhe nuk zhbëhet.

* Rajoni i Çamërisë duhet trajtuar jo si i përfshirë në vitin 1913 në Greqi, por si i shkëputur padrejtësisht nga trungu, duke i kaluar Greqisë, rrjedhojë e influencave fetare dhe ruajtjes së ekuilibrave të Fuqive të Mëdha. Nëse ngjarja kthehet në çështje, ajo nuk mund të kategorizohet si teori, por vazhdon e mbetet një realitet, pavarësisht nga përpjekjet maksimale për censurim shkrimesh historike, fshehje, fshirje, mohim etnie, identiteti qofshin edhe për 50, 100 dhe më shumë vite, nga pushtetet e dy vendeve fqinje Greqi-Shqipëri.

*Konkluzioni i arritur nga autorja për “Çështjen Çame”, se gjoja në formën e saj të re, na paska fituar më tepër “natyrë ekonomike dhe ligjore”, është tepër naiv, i pasaktë, i pavërtetë, nëse tentohet për alternativë zgjidhjeje, gjetja është shumë foshnjore. Çështja, që na paraqitet në studim, primare nuk ka pronën, e cila do ta thjeshtonte problemin në masa subjektive të qeverive të ndryshme, duke kryer reforma agrare të ligjshme apo të paligjshme.

* Ngjarja makabre, masakrat greke të ushtruara ndaj asaj popullsie, radhazi për 190 vjet, nën petkun fetaro-etnik dhe përpjekjeve për vënien në zbatim të plotë të strategjisë së “Megalloidesë”, duke përdorur taktika të ndryshme në shrytëzim të situatave dhe kushteve kohore, janë shumë herë mbi ato ekonomike.

* Ngjarjet në Rajonin e Çamërisë, kërkojnë: rikthim në identitet të çamëve (myslimanë dhe ortodoksë) dhe të gjithë rajonit; të realizohet rrëfimi, pendimi dhe kompensimi i gjenocidit, kjo në vartësi të ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë së kishës dhe shtetit grek, ose në zbatim të vendimeve të mundshme të Gjykatës përkatëse Ndërkombëtare.

Mirë do ishte që studimi, siç pretendon ta quajë autorja, të përqëndrohej në trajtimin edhe të kësaj ane të “çështjes së çamëve myslimanë të Epirit.

IV.- Personazhet që ndikuan në ato masakra, janë të shumtë dhe të ndryshëm por të përshtatshëm me rrethanat nën dirigjimet e mjeshtrave të gënjeshtrave, shpifjeve, pabesive, mashtrimeve që favorizojnë zhvillimet shoqërore kohore. Personazhet më kryesorë, ku duhet të ushtrohet vemendja e punimeve historike, janë tek strategjitë afatgjata, politikat ekonomiko-sociale, ushtarake, idetë e aplikuara dhe të përdorura me sukses nga pala greke kundër çamëve myslimanë të Çamërisë (Çamëria është pjesë përbërëse e Epirit).

Nuk duhet hallakatur me personat fizikë që kryen masakrat, pasi ata mbeten gjithëmone lojtarë që zbatojnë taktikat e trainerëve për të realizuar objektivat strategjike, veç kësaj ata dhe bëmat e tyre janë bërë të njohura në shkrimet e shumta, të cilat gjenden edhe tek librat: “Masakrat në Çamëri”, botim i vitit 2009; “Amaneti çam”, botim i vitit 2011; “Njohuri historike për Thesproti-Çamërinë, botim i vitit 2014; “Realitete që vuvosin akuzat greke”, botim i vitit 2016; dhe botime të tjera, që shkruajnë të vërtetat e masakrave dhe arsyet e sotme të shtetit grek e tellallëve të tyre me qëndrimin “Çështja Çame” nuk ekziston.

Strategjia afatgjatë e shtetit grek qëndron në vendimet e marra të formuluara më 25 mars 1821 nga “megalloideistët”, ku u vendos strategjia e parimeve bazë të politikës së jashtme greke. E ritheksojmë dhe njëherë këtë strategji, për të krijuar bindje tek lexuesit se kjo është e vërteta e hidhur e cila i “detyron” dhe i shtyn kishën dhe shtetin grek, për të kryer veprime jonjerëzore ndaj të tjerëve me besim jo ortodoks: “Përfaqësuesit e kombit grek, mblidhen për të vendosur jo më për fatin e populli të shtetit grek, por për të vendosur fatin e të gjithë kombit grek, duke kuptuar se kombi grek përfshin dhe përbëhet nga të gjithë besimtarët ortodoksë”. Kusht për realizimin e strategjisë janë taktikat që formulohen mjeshtërisht në përshtatje me rrethanat gjeopolitike dhe shoqërore brenda dhe jashtë rajonit Ballkanik. Njihemi me disa nga taktikat specifike të përdorura për gati gjatë 200 viteve nga pala greke:

* Pabesia, është e kundërta e mbajtjes së fjalës dhe premtimit të dhënë. Mbajtja e fjalës, njihet si virtyt nga e gjithë bota. Kudo, shtetet, komunitetet, bisneset, marrëdhëniet mes njerëzve etj. nuk mund të funksionojnë normalisht, nëse mungon besimi i ndërsjelltë, nëse mungon bindja se njëra palë nuk do e mbaj fjalën e dhënë. Virtyti i besës për palën greke, është zevëndësuar me pabesinë, e

cila ka nisur të aplikohet që në vitet e para të kryengritjeve që sollën pavarësinë e shtetit grek. Faktet historike tregojnë se marrëveshjet e lidhura me shtetin grek nuk kanë gjetur asnjëherë zbatim prej tyre. Kështu ndodhi me marrëveshjen e bërë mes kryengritësve grekë me suliotët dhe agallarët çamë, në luftë kundër armiqëve (rusëve e turqëve), sikundër dihen dhe shkeljet nga pala greke pas fitoreve të betejave dhe luftrave, duke filluar nga kryetari Mavrokordatos. Pabesia greke njihet, ajo vazhdoi edhe pas fitores së pavarësisë, si ajo e luftës së vitit 1854, për të ardhur tek veprimet e mos zbatimit të traktateve, konventave, marrëveshjeve të lidhura gjatë shekullit XX me ndërkombëtarët, ku mbi 12 të tilla janë vetëm për detyrimet greke ndaj banorëve të Çamërisë. Përmendim ato të vitit 1913 me shtetin osman për pasurit e patundshme të komuniteteve që kaluan nën shtetin grek; moszbatimi i vendimit të Komisionit Miks i datës 14 mars 1924, që myslimanët e Epirit me origjinë shqiptare, të përjashtoheshin nga shkëmbimi i popullsive dhe akte të tjera të pranuara e të nënëshkruara, por që nuk kanë gjetur zbatim prej shtetit grek.

Shqetësues është trajtimi në studim i argumentave për domosdoshmërinë e shpërnguljes së çamëve, kjo për faktin pasi autorja shtjellon pasojën dhe jo shkakun, megjithëse nuk i shmanget dot kokëfortësisë së fakteve. Sjell edhe aspekte të pakuptimta të palës greke kur këmbëngulet për kriterin e vendit të origjinës, duke i pranuar origjinën shqiptare çamëve nëse kanë prej ardhje nga prindër të lindur në shtetin shqiptar, kur dihej se çamët ishin banorë autoktonë, me etni jogreke që nga koha parahomerike. I pakuptimtë është deklarimi i herëpashershëm në libër se çamët myslimanë e dëshironin vetë shpërnguljen për në Turqi, pasi gjoja ndjeheshin më shumë turq se sa shqiptarë. Në vazhdim të librit, studimi mundohet të shfajësojë autoritetet greke, të cilat, sipas saj, kishin dhënë herë pas here gjithë garancitë për mos shpërnguljen e çamëve, kur dihen faktet, manovrimet dhe sjelljet e pista greke që përdornin për ti detyruar çamët që të largoheshin.

E kuptoj situatën e vështirë të autores, por nuk mund t’i jap të drejtë, pasi disa nga faktet e mëposhtëme tregojnë të kundërtën e shkrimeve në libër.

* Përse ishte krijuar ajo situatë, ku kërkohej shpërngulje popullatash prej të dy shteteve Greqi-Turqi? Përse çamët të përfshiheshin në atë këmbim? Dihej se ishin në vendin e tyre, me etni, gjuhë dhe zakone shqiptare. Përgjigja nuk gjendet në studim, e cila duhej shtjelluar duke kritikuar ashpër të dy shtetet që ndanin njerëzimin në dy kampe, mbi baza fetare. Kjo ndarje e zbërthyer në traditën shqiptare, shpie si veprim ndarjen brenda familjeve të rajonit të Çamërisë, pasi shqiptarët bëjnë martesa, pavarësisht besimit fetar.

* Kur çamët ishin aq entuziatë, siç na trajtohet në studim, për të braktisur vendin dhe të shkonin në Turqi, cili ishte shkaku që paskan qëndruar tre muaj të ankoruar vaporët e Turqisë në portin e Gumenicës në pritje të tyre?

E qartë, çamët nuk donin të iknin, sepse ishin atdhetarë, ata nuk arrinin të perceptonin se besimet fetare vendosnin vendbanimet! Ky fakt më detyron t’ju kujtoj liderve botërorë se edhe llojet e pemëve kanë sinoret e tyre ku zhvillohen e shumohen!.

* Kur autoritetet greke paskan dhënë garancira për mos shpërnguljen e çamëve, pse e komplikonin çështjen e origjinës së tyre me kërkesën apo kushtin e vërtetimeve që duhej të ishin nga prindër të lindur në shtetin shqiptar, kur dihej se çamët ishin të asaj etnie dhe në vendin e tyre autokton?. Po ashtu dihej se nuk kishte shtet shqiptar para vitit 1913!.

* Shtjellimi nga historiania se banorët e rajonit ishin ndarë në dy rryma, ku njëra palë dëshironte të largohej dhe një pjesë e banorëve nuk dëshironin largimin, nuk ishte çështje dëshire. Të gjithë banorët e Çamërisë nuk e konceptonin idenë e largimit nga vendi i tyre autokton, nga pasurite dhe trashëgimia mijravjeçare.

  1. a) Sqarojmë se banorët që diskutonin idenë e ikjes, kishin bindje se shteti dhe kisha greke, nuk do të ndaleshin duke kryer raprezalje ndaj çamëve të cilat kishin ndodhur në vazhdimësi që nga viti 1913, si rrjedhojë përpara situatave të krijuara “jetë apo vdekje” ata zgjidhnin largimin.
  2. b) Banorët e tjerë që nuk donin largimin, shpresonin në ndryshimin e kursit të qeverive greke ndaj tyre. Shpresat ngjalleshin nga qendrimet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila këshillonte dikasteret e tjera, administratat dhe xhandarmëritë lokale për të zbutur qendrimet ndaj çamëve thesprotë, mbasi këto të fundit në raportet që i dërgonin qendrës, gjatë viteve tridhjetë, i paraqisnin çamët “elementë” armiqësorë duke sugjeruar dhe kërkuar përndjekjen e tyre. Koha tregoi se edhe këshillat e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, ishin demagogji, nuk ishin të vërteta, aspak të sinqerta, bëheshin për efekte diplomatike.

Mënyra zbutëse e shtjellimit nga historiania, të dëbimit të çamëve nga vendi i tyre, tregohet qartë si manovrim për të shpëtuar shtetin grek nga përgjegjësia e gjanocidit të kryer.

Autorja e zënë ngushtë, pranon vështirësitë ekonomiko-sociale të çamëve, si rrjedhojë e keqsjelljeve të qeverive të para dhe pas luftës, por fajson çamët për largimin, duke e cilësuar si dëshirë të tyre. Argumenti se disa çamë i kundërviheshin largimit, pasi gjoja ishin të mbrujtur me një frymë fanatike fetare, me traditat dhe zakonet e vjetra myslimane, që nuk i shikonin me sy të mirë reformat fetare të adoptuatara si në Turqi dhe Shqipëri drejt konsolidimit të shtetit laik dhe të çlirimit të grave nga izolimi i rreptë brenda hapësirave të shtëpive dhe heqjen e ferexheve. Edhe këtu autorja bie pre e shpufjeve ku çamët dalin më fetarë se sa turqit apo osmanllinjtë. Kuptohet qëllimi që gjithçka të kurdiset kundër çamëve, por sado shpifje të thurren, ato zhvleftësohen po nga vetë autorja, e cila në tekst deklaron se

banorët e Çamërisë ishin agallarë dhe se punët e tyre në bujqësi, ndërtim etj. i kryenin të krishterët (ortodoksët periferikë me kombësi greke). Del qartë arësyeja pse çamët nuk kishin nevojë për të nxjerrë gratë apo fëmijët në punë të rënda, të vështira, pasi ato punë në zonë, u tha kryheshin nga argatët e kombësisë greke.

E vërteta që cilësohet nga autorja, lidhur ne reformat fetare për konsolidimin në shtet laik të Turqisë dhe Shqipërisë, duhej të thuhej edhe për shtetin grek, i cili nuk e realizon dot atë reformë, por mbetet në statu-quonë e një shteti që udhëhiqet jo nga parimet demokratiket, por vazhdon të mbetet nën diktatin e kishës ortodokse, e mbështetur në strategjinë e kombësisë greke me të qënurit ortodoksë dhe më e pakuptimtja marrja e atributit si udhëheqësja dhe zotëruesja e besimit ortodoks botëror.

Fahri Dahri. 06.04.2021.-

Vijon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok