04/10/2024

Beso tek e ardhmja, jo tek hija jote, por tek rreze drita jote, vota jote, nëse do jesh i mençur…

0

ESSE NGA KRISTAQ TURTULLI

Miq te nderuar kudo që ndodheni të shpërndarë nëpër botë, ju përshëndes dhe ju uroj gjithë të mirat. Jemi në fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri, temperatura sa vjen e ngrihet, situata tensionohet dhe populli hutohet, çorientohet. Ndaj mendoj që ky fragment poeme përçon një fjalë dhe mendim modest. Respekt për ju.

Përderisa njeriu ka hije, dhe pushteti duhet të ketë hije…

Më turbullon zhurmimi, fjalamania dhe gjumëndjellësi  pushtetarëve, Ngado ka apati, çoroditje, shqetësim, ankth të lemerishëm shkakton në popullin tonë që nuk është gjë tjetër veçse një turmë duke u ngatërruar me këmbët e veta. Sidomos në kohë fushate.

Pushtetarët dhe ata që o bëhen nesër pushtetarë, mbasi një fytyrë kanë, thonë:

Njeriu duhet të mendojë vetëm vetëm për të jetuar, nuk ka ç’i duhet më shumë dhe,

jo të jetojë dhe të vrasë mendjen të mendojë. Mjaftojnë për të vetëm disa momente, të rëndomta dhe instinkte diçka simpatike kafshërore për mbijetesë,

Të gjithë e dinë botërisht qysh në kohët e lashta: Mendimet e shumta shndërrohen qëllime në vetvete, me pak fjalë, pikësynime dhe objekte…

Pandehma e perëndimit të diellit të jetës, përpëlitja, tretja në sfond, gëlltitja dhe mbizotërimi i errësirës  në humbëtirën e shpirtit, të ligështon. Shungullojnë valët e shkretëtirës në shpirt të pushteteve, janë të ngjashme me tajfunet e oqeanit në shtrëngatë.

Dunat e pështjelljes ngjajnë si dallgë oqeani, shkaktuar nga terri i keqdashjes.

Diku në thellësi të honit dëgjohet nj zë si sokëllimë: Hej, guxoni të njihni djallin!?

Ende s’ju regj lëkura, vërtet doni ta dini?! Ah, more të mjerë, djallin e kemi mes nesh. Thoni njihni Zotin, besoni dhe urreni Djallin?

Hajt, mos më çani kokën. Djajtë kodoshë me kostum dopio pet ose pantallona bluxhinsk dhe xhepa plot argëtohen me çiliminjtë naivë e të pa dalë. Prandaj i bënë dalje diasporës edhe pse është edhe njëherë më e madhe se sa shqiptarët brenda territorit Shqiptar. Ja mohuan shkuan të drejtën e votimit kësaj diasporë që e mbajti dhe e mban me bukë, me shpresë dhe ngriti dinjiteti e Shqipërisë kudo që shkuan dhe punuan.

Ndaj ndjej neveri më maskaradën që ndodh në atdheun tonë të dashur.

Ikni, më lini të qetë, paçi Zotin, si nuk u lodhët të talluri me Nënat e lodhura dhe të rrëgjuara nga jeta: Baballarët që numërojnë qindarkat dhe mendohet njëqind herë të blejnë një kafe. Vëllezërit dhe motrat tuaja. Ka tridhjetë vjet që e njëjta histori, e njëjta situatë, të njëjtët njërës, ose bijtë, nipërit, kushërinjtë, soji dhe sorollopi.

Të përndjekurit, të deklasuarit, u lanë mënjanë, ligjet e rikthimit të pronës u flaken tej si lëvere. Si mund të bëhet demokraci e vërtetë kur nuk ka shkuar haka te i zoti.

Ju pushtetarë me dashamirësi të shtirë gjoja me dhembshuri, pak me keqardhje thoni: Nëse nuk na besoni sa të përkushtuar jemi ne, ja mund doni të pyesni Zotin. Na falni dhe nuk është faji ynë, nëse gabimisht pengoheni te djalli.

Ndërsa unë ju them, ju lutem: Shkoni pyesni shpirtrat! Ç’ shkruhet në qiell dhe zemra juaj, shpirtrat i lexojnë?

Ndërsa ju vazhdoni të predikoni: Ju të gjallët e gjorë, më mirë mos mendoni dhe mos lexoni. Zgjidhja më e mirë për ju është, veç llomotisni.  E gjitha kjo është keqardhje përftuar nga dhimbja janë Mendimet e lodhshme. Mendime dhe të vërteta budallaqe:

Gjithë bota e di qysh herët e deri tani: Të jesh i ndershëm, s’është aspak e këndshme, por një marrëzi  çuditshme, që të bën të qeshët me të madhe. E gjitha kjo njihet vetëm nëpërmjet vuajtjes së lajthitur;

Dhe, sa për bukurinë, s’ka gjë më të bukur dhe shëmtuar, kur tigri i detyron madhështinë, shkëlqimin e vet, egërsisë?

Nëse Zoti do të vendoste për botën tënde o njeri, të gjithë do të vdisnin nga mërzia.

Fundja, përderisa njeriu ka hije dhe, pushteti duhet të ketë hije…

Mjaft u gënjeve. Pra beso tek e ardhmja, jo tek  hija jote por tek drita jote, vota jote nëse do jesh i mençur

KRISTAQ TURTULLI

AMBASADOR I KOMBIT

Toronto, Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok