08/11/2024

Sytë e Nënës që na shenjtëroi, sytë që shihnin thellë në shpirt

0

Nga Albert Vataj

Po, drejt e në shpirt shihnin sytë e saj, thellë aty ku kurrë nuk mund të zbriste një zemër, të pamundur e kishte të dëgjohej një zë, cfilitur sfidave do ta kishte të mëkohej ai vullnet mbrujtur në përkushtim dhe devocion, në sakrificë dhe besim, në më të larten fuqi të shndërrimit të vullnetit njerëzor në një akt sublim që e shenjtëron vepra e së njerëzishmes.

llamburitja e shkreptimës së syve të saj ishte prej atyre dritave që befnin për të mbuluar me një hir breroreje gjithkund ky diell lëshonte rreze.

Vështrimi i saj kishte një shikim të butë, një depërtim drejt e në shpirt, një ngulm për të shquar dritë brenda të njerëzishmes që përpëlitej në ndeshjen me terrin, për të mëtuar çfarë një zemër dhe një vullnet i hyjtë në të, të bëhet prehje e perëndishme që merr zjarr nën yshtjen e një përjetimi blatimesh.

Sytë e saj, strukur thellë në zgavrat e kafkës, i ngjanin vezullimeve të shkëlqimta të një kumtimi drite që feks ashtu papritmas për të përtërirë shpresë dhe besim, në shpirtin e një udhëtari të munduar dhe të drobitur nga lodhja dhe zhgënjimi i rrugës që ka zgjatur më shumë se sa ai ka mundur të ecë, i përpjekjes që e ka gjunjëzuar dhe ngadhënjimit që i ka shtërruar të gjithë behjet në vepra besimi.

Asnjë vështrim nuk ka mundur të shohë aq thellë brenda nesh, brenda njeriut, brenda zotërimit të frikës dhe dyshimit, thellë aty ku hyhet se sa mëtimi i saj i ëndjes dhe drojës, i dëshirimit dhe zgjimit. Është ngulur ai vështrim plot përgjërim si gozhdët në kryqin e flijimeve tona.

Sytë e Nënë Terezës, sytë që shihnin thellë në shpirtin e asaj prehje mishi që Golgotave i blatoi mundime e Kryqeve u ngjit për të mbërritur përjetësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok