27/12/2024

Shefqet Krasniqi: juridiku, filozofiku dhe psikologjiku…, janë të gatuara me ul islamin

0
skender_jashari-226x300

Shefqet Krasniqi: juridiku,  filozofiku dhe psikologjiku…, janë  të  gatuara  me  ul islamin[1]

Amanetin që na  e  lanë Rilindasit dhe  Dëshmorët  tonë të Paqes dhe të Luftës, që  Shkollat tona t’i mbajmë  jasht  kishave( greko-sllave)  e xhamive, ta ndjekim dhe  sot.

Shkollat  Shqipe, janë  Tempulli i Zotit  për  ne  Shqipëtarët, prej të cilave  erdhi Shpëtimi i Kombit  tonë. Nuk ka  asnjë  vend  në  botë, që  Lirinë, Përparimin-Zhvillimin, të Tashmen  dhe të  Ardhmen  që nuk  e  kanë  ndërtu mbi Shkollë. Në  këto  dhjetë  vitet  e  fundit,  shihet tendenca  më e  zëruar, e  dhunimit të Shkollave  tona, nga  ideologji primitive  fetare, të kamufluar nën   kërkesat  gjoja për të  drejta  themelore të njeriut. Nuk ka  qoftë  një  vend  në  Europë, që  ka   mësim  feje islame, ka mësim për  fetë apo për fenë  krishtere!

Shembulli 1:  më  i mirë është  Lugina e  Preshevës, prej  nga  ne  Shqipëtarët  mund të marrim  mësim. Serbia  menjëherë  pas   Luftës së  UÇPMB-së, krijoi në  korikul speciale, të planifikuar nga  Shërbimi serkret serb, të  emërtuar si “ e  drejta fetare”. Kjo  lëndë   u fut, si lëndë  mësimore zgjedhore, por që  praktikisht  edhe me  dhunë imponohej nga  mësuesit  e kësaj  lënde! Lënda e  tillë,  mësonte  për  islamin  vehabist,  që   lëvdonte  terrorizmin islamik, xhihadin,  lëvdonte   terrorist  konkret  islamik( si  Bin Ladenin), mirëpo  zvogëlonte  ndjenjën  Kombëtare Shqipëtare,  madje  duke tentu  që  Shqipëtarët  t’i identifikonin  me përkatësi kombëtare  turke, me  flamur  turk!

Shembulli 2: me  mbirjen  e   “xhamive” klandestine( ilegale),  kjo e  bërë  qëllimisht, që të  hiqet  përgjegjësia nga  prijësit  fetarë( veprim ky i menduar paraprakisht). Xhamitë  e tilla, sollën  radikalizimin,  ekstremizimin, rekrutimin dhe organizimin  në grupe  terroriste  islamike! Rezultat  i të  cilave  mund të  shohim disa  qindra  terrorist monsturoz në Siri. Pos tyre shohim edhe  disa  dhjetra    terrorist islamik edhe   më  shtazarak, që  kanë  tentu  ta rrezikojnë  Sigurinë dhe Interesin  e Kombit tonë,  duke   tentu a  duke  kry  akte  terroriste  kundër   vendit  dhe kundër  Aleatëve  tonë( veçmas  SHBA-së).

Universiteti i Prishtinës dhe Shkollat  Shqipe, janë ndërtuar  me gjakun dhe  djersën e  Popullit  Shqipëtarë! Universiteti i Prishtinës dhe  Shkollat  Shqipe, janë  Simbol i ngritjes  së  Atdhedashurisë dhe  Kauzës  Politike  Shqipëtare- ishin  prijëse  e  Luftës  për  Liri dhe  më  meritore  se çdo  institucion tjetër, për  të ngritur  Identitetin  Kombëtar Shqipëtar dhe për  të mbrojtur  Interesin  Kombëtar  Shqipëtar.  Universiteti   i Prishtinës dhe Shkollat  Shqipe  janë  larë me gjakun  e mijëra  Dëshmorëve të  Luftës  dhe  Paqës.  Fakulteti  Juridik  pjesë  e  Universitetit të Prishtinës, është  i “gatuar”, i “mbjellur” për të  ngritur Dijen, Shkencën  e  jo fetë dhe ideologjitë  fetare!

Hoxha thotë se  Universiteti i Prishtinës, e veçmas  fakulteti juridik, ai  filozofik dhe psikologjikë:” janë  të  gatuar, të mbjellur për  të  ngritur “Marksizmin, Kardelin, Marksin, Engelsin, e pastaj  ateizmin, e që  sipas  neve  në islam  është  barazi me ngrit  kufrin dhe me  ul islamin” thotë  hoxha  i dyshuar për terrorizëm islamik!  Derisa   ky hoxhë, që  manipulon  me besimtarët   Shqipëtar,  duke i  indoktrinu,  radikalizu, ekstremizu,  në  ideologji  ekstreme  islamike, e  deri duke  i   nxitë, shtytë,  rekrutu dhe organizu që të  shkojnë edhe  në   luftrat  e huaja  si në  Siri,  madje edhe  për  të  cilin tashmë  rëndojnë edhe  zyrtarisht këto  akuza  në  aktakuzën  e ngritur kundër tij. Pos  saj  kjo  aktakuzë  përmbanë  edhe  të  dhëna  për lidhjen e  këtij  hoxhe( Shefqet Krasniqit) me   Serbi, financimin  nga  Serbia dhe  disa  shtete    tjera( organizata  me  burime të  dyshimta)!

Institucionet  e  Sigurisë, kanë  përgjegjësinë  kryesore, që nuk i parandaluan këto  veprimtari subverzive dhe  diverzive  të   sponsorizuara nga  qarqe  sllavo-ruso-islamike! Por së paku  tashmë, pasi  përballemi me  fenomenin, të  bëhet   prevenimi  dhe luftimin  adekuat. Predikuesit  e dhunës, terrorizmit, urrejtjes ndërfetare,  propaganduesit  e luftës xhihadiste,  kryesit  e  akteve  terroriste-subverzive dhe diverzive, fondeve  të  dyshimta  dhe  shpërlarjes  së  parave, krimit të  organizuar, kontrabandimit,  etj të  cilët disa  dhjetra  hoxhallarë tashmë   përballen  me këso  akuza, duhet të  marrin  dënimin e  merituar!

 

Më 21.10.2017

Shkruar nga Skender  Jashari.

 

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

[1] https://www.youtube.com/watch?v=ztbVbuFr5rY&t=2s por edhe  shumë hoxhallarë të  këtij  lloji kanë  të  njejtat  qëndrime  antikombëtare dhe në  të njejtën  kahje  me   qarqet  sllave( armiqësore ndaj  Shqipëtarëve).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok