Rusia: Duke e bёrё armё demokracinё po lufohet mё mirё Perёndimi

0

Nga Tomasz Kamusella – Universiteti i Shёn Andreas

Hyrje: Rusia e sotme nuk e konsideron demokracinё tё pёrshtatshme pёr nevojat e vendit. Kremlini tashmё i ka njёjtёsuar zgjedhjet dhe kushtet relativisht tё shkurtёra tё detyrёs si pika tё dobёta tё sistemit. Qё nga viti 2010, Moska ka mёsuar qysh ta pёrdorё lirshmёrinё e internetit dhe tё demokracisё pёr ta destabilizuar Perёndimin.  Kjo i kushton pak dhe sjell fitime tё mёdha.  Tani e dimё qё Rusia, njё vend  me Prodhim tё Pёrgjithshёm brutto tё barabartё me atё tё Spanjёs, nё vitin 2016, ka arritur  tё anojё procesin electoral nё favor tё kandidatit pro-rus pёr president nё SHBA dhe nё shkёputjen e Britanisё nga Bashkimi Europian pёrmes referendumit Brexit. Si rezultat, elementi kyҫ i demokracisё, pikёrisht zgjedhjet,  ёshtё bёrё tashmё njё armё tjetёr nё arsenalin e luftёs hibride tё Rusisё. Kremlini ka arritur ta bёjё armё demokracinё pёr ta sulmuar me sukses Perёndimin, Europёn dhe Amerikёn e Veriut.

Demokracia nuk bёn pёr Rusinё

Kremlini nuk e pёlqen demokracinё. Rusia pas-komuniste i bёri njё tё ҫarё tё shkurtёr kёtij sistemi qeverisjeje. Demokracia qe futur nё vend  pёr rreth dy vjet, midis shpёrbёrjes sё Bashkimit Sovjetik nё 1991 dhe urdhёrit tё Boris Jelcinit nё 1993 pёr ta bombarduar Parlamentin Rus, qё e kundёrshtoi vullnetine  tij. Atёhere ky president i parё dhe i fundit i zgjedhur nё Rusi me zgjedhje tё barabarta dhe tё ndershme, sapo ishte futur nё rrugёn e demokracisё.

Demokracia u bё thjesht njё fasadё nё Rusinё e hershme pas-komuniste, e mbajtur sa pёr t’i hedhur hi syve Perёndimit. Mbi tё gjitha, nё kёtё periudhё  tё brishtё, Moska varej nga vullneti i mirё si aleate e Luftёs sё Dytё Botёrore e Britanisё, Francёs dhe SHBA. Ende, pavarësisht se mbizotëronin mbi Bashkimin Sovjetik, këto fuqi vendosën t’i përmbaheshin Marrëveshjes së Potsdamit të vitit 1945 dhe parimeve të paqes dhe stabilitetit në Evropë, siç është përcaktuar në Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975. E bёnё kёtё pёr tё mirёn e pёrbashkёt pas rёnies sё komunizmit, pёr tё siguruar njё tё ardhme mё tё mirё dhe njё paqe tё gjatё nё Europё dhe nё mbarё globin.

Kremlini mёtonte gjithashtu tё pёrqafonte demokracinё dhe kёto synime tё larta, sepse Rusia pas-komuniste donte ta mbante ulёsen sovjetike nё Kёshillin e Sigurimit tё OKB. Rusia nuk ka qenё asnjёhere anёtare e Kombeve tё Bashkuara mё parё, ndryshe nga Bjellorusia sovjetike dhe Ukraina sovjetike. Për të shtuar shpёrblimet ndaj dëmtimeve, dy shtetet e fundit kishin nënshkruar Kartën e OKB-së në vitin 1945. Rusia nuk e bëri.

Perёndimi e fitoi Luftёn e Ftohtё. Ky fakt nuk mund tё mohohet.  Por nga perspektiva e mbizotёrimit tё krahut tё KGB nё Kremlin, SHBA dhe bota e lirё u tregua tepёr leshko duke mos pёrfituar nga kjo fitore e paparё. Ishte njё moment kryq nё keqnjohjen e armikut tё mёparshёm. Perёndimi,  duke besuar nё demokraci dhe kapitalizёm, mendoi sikurse intuita gjeopolitike e Gjermanisё Perёndimore e Wandel Durch Handel. Ajo tregti e lirё dhe integrimi ekonomik nё rritje i bllokut totalitar sovjetik me pjesёn tjetёr tё botёs do ta hapte mё nё fund demokracinё atje. Pas rёnies sё komunizmit, kjo shpresё u pёrmbush gjerёsisht nё Europё te satelitёt sovjetikё dhe disa shtete pas-sovjetike.

Megjithatё, Rusia – nё fillim nёn rrogoz dhe pastaj haptazi- e ktheu demokracinё nё favour tё totalitarizmit sovjetik tё aromatizuar, me ngritjen e martesёs sё suksesёshme tё Pekinit tё kapitalizmit nё ekonomi me komunizmin nё politikё. Kremlini dhe elita sunduese e stёrvitur e KGB, vuri bast pёr pёrhapjen globale tё kapitalizmit komunist tё stilit kinez me totalitarizmin nё qeverisje.

Pёr shtetet mё pak tё pёrparuara nё teknologji dhe politikё tё Jugut Global, u projektua njё variant i kёtij sistemi. Ky kufizohej me autoritarizmin e drejtpёrdrejtё me vetёm njё diktator mashkull  nё krye.

Diktatorёt afrikanё, aziatikё ose latino-amerikanё tani mbёshteten nё paranё kineze dhe nё mercenarёt rusё, haptazi. Ndryshe nga Perёndimi qё u kujdes gjerёsisht pёr tё drejtat e njeriut. Pёrkundrazi Kina kapi xhevahiret e kurorës të ekonomive të falimentuara të shteteve kliente. Pra ёshtё imperializmi ekonomik. Ndёrkohё, Moska siguron të njëjtin përfundim për Rusinë me kërcënimin e tërheqjes së mbështetjes ushtarake për diktatorin në detyrë ose kthimin e mercenarëve kundër tij. Nё tё njёjtёn kohё, ajo mendon tё vendosi njё diktator tjetёr, qё do plotёsonte dёshirat e Kremlinit.

Pas 1993, nё Rusi nuk janё mbajtur mё zgjedhje tё barabarta dhe tё ndershme (as nuk parashikohen pёr tё ardhmen). Pas dy viteve tё shkurtёr  tё 1990, demokracia mori fund nё Rusi.  Problemi ёshtё se Perёndimi ose nuk e shikonte ose mbyllte njё sy pёr kёtё fakt. Njёkohёsisht, qarqet sunduese tё Rusisё e kuptuan plotёsisht ҫfarё kish ndodhur.  Nё cilёn rrugё po shkonte qeverisja e tyre.  Nuk kish konkurentё pёr postin politik mё tё lartё. Pёrkundrazi, pasardhёsi dihej paraprakisht kush do ishte, i njёjti. Ishte shpresa pёr ta ringjallur perandorinё ruse.

Nё 2002, presidenti Yeltsin caktoi njё oficer tё panjohur tё KGB nga Shёn Petersburgu, Vladimir Putinin si pasardhёs tё projektuar. Ndёrkohё, gjatё viteve 1990 reformat e tregut tё lirё, qё u futёn vetёm pёrgjysmё, mbollёn mё shumё kaos dhe pabarazi se sa ekonomia komuniste e planifikuar mё parё. Nuk ёshtё pёr t’u habitur, shumica e rusёve nisёn ta kqyrin demokracinё si dermokratsiia, apo “mutokraci”. Perёndimi mbeti pafjalё. Kjo ra nё sy nё samitin e 2001 nё Slloveni, ku presidenti amerikan George Bush sikur pa nё sytё e Putinit njё demokrat tё lindur nё shpirtin e presidentit tё ri rus.

Autoritarizmi fillestar i Putinit e bё totalitarizёm me vendimin pёr ta sulmuar Ukrainёn nё 2014 dhe me luftёn nё shkallё tё gjerё tё mёpastajme ndaj kёtij vendi, qё nisi nё 2022.

Siç e sheh Kremlini, paparashikueshmëria e qenësishme e rezultatit në zgjedhje të vërteta e bën demokracinë të prekshme në botën shumë të ndërlidhur të ditëve të sotme. Në demokraci ‘lojërat’ gjeopolitike afatgjata janë të kufizuara nga cikle zgjedhore relativisht të shkurtra dhe kontrolle dhe ekuilibra tipikë. Asnjë udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike nuk ka kohë dhe nuk është i lirë nga kufizimet kushtetuese për t’u futur në një projekt të prishjes me ritme të ngadalta dhe aneksimit copë-copë të një vendi tjetër që do të kërkonte një dekadë ose dy. Imperializmi nuk ёshtё njё rrugё demokratike.

Autokracia: Vallё mё e mirё se demokracia?

Nё sytё e presidentit Putin dhe kryetarit Xi Jinping tё Kinёs ky karakter i vetёkufizuar i demokracisё shpreh pёrparёsinё e madhe tё autokracisё mbi demokracinё. Pasi sistemi i dytё lejon njё tranzicion pa gjak dhe tё butё tё pushtetit. Prandaj mbёshtetёsit e autokracisё pёrmendin rastin e presidentit amerikan Donald Trump, qё nuk e pranoi humbjen nё zgjedhjet e vitit 2020. Por autokratёt, nё vend qё tё heqin dorё nga dobёsia e dukshme e sistemit tё tyre tё pёlqyer tё qeverisjes, kёrkojnё  zgjidhje tё tjera. Kohёt e  fundit, disa autokraci pas-sovjetike ia dolёn me sukses me problemin e kalimit tё pushtetit duke ngritur lart modelin rus tё caktimit tё pasuesve vetё, si nё Kazakistan, Turkmenistan apo Uzbekistan. Shtete tё tjera pas-sovjetike morёn model Korenё e Veriut qё krijoi dinastinё familiare tё pushtetit.

Tashmё brezi i dytё i Alijevёve sundon Azerbajxhanin, ndёrsa diktatori i sotёm bjellorus ёshtё duke pёrgatitur birin e vet mё tё ri si pasues.

Por ҫfarё ndodh nё se presidenti diktator nё detyrё vdes papritur nё zyrё, pa lёnё kohё pёr tё caktuar dhe vendosur pasuesin e pёrshtatshёm? Nё tё shkuarёn, ky ka qenё njё moment kritik kur shpesh njё luftё e pёrgjakshme pёr pushtet shpёrthente nё njё shtet autoritar. Sot, kontrolli i plotё i masёs sё kudondodhur dhe e medias sociale, sikur ndodh nё autokracitё e zhvilluara teknologjikisht, krijon njё elitё duke shpenzuar pёr edukimin e saj pёr qeverisjen. Kjo elitё e cila ka shkuar mirё gjatё kohёs qё diktatori ishte gjallё, abuzon dhe e mbush hapёsirёn publike me ҫiftin e trupit tё diktatorit tё vdekur,.

Eventualisht, kur pasardhёsi ёshtё prokuruar, miratuar dhe kurorёzuar, qytetarёt dhe bota mund tё njoftohen me siguri pёr kёtё humbje tё parakohёshme tё vendit. Pastaj, diktatori i vdekur mund tё varroset me bujё me njё funeral shtetёror, duke i shtruar rrugёn pasuesit. Diktatori vdiq, rroftё diktatori!

Ta luftosh demokracinё me demokraci

Moska ka nisё tё ndёrhyjё nё zgjedhjet e vendeve tё tjera qё nga mesi i viteve 2000. Propaganda kryesisht (pёrfshi insinuatat dhe lajmet e rreme) dhe mbёshtetja nga brenda ka qenё pёrdorur deri nё fund. Sё pari, Kremlini shigjetoi republikat balltike tё Estonisё, Letonisё dhe Lituanisё si provё. Pёr rrjedhojё, e trimёruar nga njё farё suksesi dhe nga mosinteresimi i Perёndimit pёr atё qё kish ndodhur atje, metoda u zbatua kundёr shteteve nё Europёn Perёndimore dhe Amerikёn e Veriut. Fitorja e mbjellur prej kohёsh mbi Perёndimin nё kёtё fushё erdhi nё vitin 2016 me referendumin e Brexit-it tё Britanisё dhe me zgjedhjen e presidentit amerikan. Nё rastin e parё ndёrhyrja ruse i mёshoi animit tё peshores  nё favor tё shkёputjes sё Britanisё nga Bashkimi Europian, ndёrsa nё tё dytёn Kremlini siguroi fitoren e Donald Trump-it qё ёshtё njё adhurues i Putinit dhe ka njё mendim tё ulёt pёr NATO-n.

Kremlini u mahnit dhe në të njëjtën kohë u kënaq që me burime kaq të kufizuara Perëndimi mund të ndikohej dhe të pranonte ofertën e Rusisë, madje edhe në disavantazhin dhe dëmin e vet. Edhe pse tani mund të duket e çuditshme, vendet perëndimore u treguan jashtëzakonisht të ngadalshme për të njohur këtë dobësi serioze të paraqitur nga mekanizmi kyç i demokracisë për zgjedhjet. Nёfakt, Estonia punoi në mënyrë proaktive për të zhvilluar disa masa lehtësuese, si ambasada e të dhënave të vendit në Luksemburg.

Roli kryesor i kësaj ambasade të re është ruajtja e funksionalitetit të shtetit estonez, nëse Rusia arrin të anulojë administratën dhe ekonominë online të vendit ose nëse ushtria ruse kapërcen territorin e Estonisë.

Deri sot nuk ёshtё marrё asnjё kundёrmasё ndaj Rusisё nё fushёn e luftёs hibride tё mundёsuar nga interneti pёr tёrёsinё e qeverisjes qё pёrcakton nё thelb shtetёsinё. Ndёrkohё, Rusia luan pa i hyrё gjemb nё kёmbё. Qё nga 2019, Kremlini ka zhvilluar njё internet sovran pёr Rusinё. Nё se fuqitё perёndimore ose NATO zhvillojnё njё aftёsi tё suksesёshme pёr tё kundёrsulmuar Rusinё nё faqet e internetit, Kremlini ёshtё i pёrgatitur mirё pёr ta shkёputur internetin e vendit tё tij nga pjesa tjetёr e botёs. Prandaj, ndёrhyrjet e stilit rus nё qeverisjen e vetё Rusisё pёrmes internetit apo medias sociale janё tё pamundura.

Nё fund tё 2023, Perёndimi mbetet i ndarё dhe po mёdyshon pёr ndihmen ushtarake dhe ekonomike pёr Ukrainёn. Pavarësisht se Rusia e fitoi luftën informative qё zhvilloi kundër Perëndimit dhe sulmeve të përsëritur të Kremlinit ndaj integritetit të zgjedhjeve në demokracitë perëndimore.

A po heq dorё Perёndimi nga demokracia

Perёndimi nuk e beson qё ёshtё i zёnё nё Ukrainё kundёr Rusisё. Por ky ёshtё pikёrisht “justifikimi” i luftёs sё Rusisё ndaj kёtij vendi. Duke e ndihmuar Ukrainёn si njё demokraci trime jepet njё provё e mjaftueshme pёr diktatorin rus. Ndёr tё gjitha, NATO e ndihmon Ukrainёn suhtarakisht dhe stёrvit pilotёt ukrainas, ndёrsa Bashkimi Europian tashmё ka hapur negociatat e pranimit me Kievin. Shumica e vёzhguesve e shohin luftёn si ekzistenciale pёr Perёndimin demokratik. Humbja nuk ёshtё nё opsionet, sepse Rusia neoimperialiste paskёtaj do t’i drejtohet Moldavisё, shteteve balltike, Polonisё e kёshtu mё radhё. Derisa Rusia tё shtrihet nga Vladivostoku nё Lisbonё.

Zgjedhjet e rёndёsishme  duken nё horizont, qё tregojnё qё demokracia paraqitet mirё dhe vitale nё Perёndim. Por si t’i trajtojmё dukuritё e reja? Hungaria mbёshtet Kremlinin, po ashtu fitorja e fundit e partisё proruse nё Sllovaki e trimёron Moskёn. Po tё fitojё Trump nё zgjedhjet e ardhёshme parlamentare nё SHBA nё 2024, Rusia  do korrё njё sukses tё madh nё kuptimin gjeopolitik. Me fjalё tё tjera. SHBA do kthehet nё njё shtet autokratik, do ta braktisё NATO-n dhe do ta lejё Europёn e pёrҫarё nё fatin e vet. Uashingtoni dhe Europa, tё zёna me kaosin brenda vendit, do heqin dorё nga Ukraina, me gjasё duke lehtёsuar dёshtimin e saj dhe rёnien nё duart e Rusisё. Trump nuk do mendojё dy herё pёr tё rёnё nё ujdi me Kremlinin lidhur me ish bllokun sovjetik dhe vendet pas-sovjetike qё tё bien nё sferёn e ndikimit rus. Njё marrёveshje e re si e Yaltёs, sikurse e ka kёrkuar diktatori rus mund tё bёhet realitet. Fuqitё e mёdha do ta gdhёndnin globin sёrish.

Duke u ballafaquar me perspektivёn e fundit tё demokarcisё nё Perёndim, ҫfarё do tё vetёshpallnin mbёshtetёsit e kёtij sistemi tё qeverisjes? Ata mund ta lavdёrojnё demokracinё qё siguron tё drejta politike tё barabarta pёr tё gjithё dhe mbron tё drejtat e njeriut. Por nё kёtё situatё tё rrezikut ekzistencial, shumica e demokratёve do dukeshin qesharakё. Ata po shohin ёndёrra nё diell dhe nuk por pёrpiqen ta mbrojnё demokarcinё kundёr projekteve armiqёsore tё Rusisё. Sot, kapitali perёndimor, ekspertiza dhe industria po garojnё tё zhvillojnё mё mirё sistemet komputerike neurone dhe modelet e mёdha gjuhёsore si bazё tё Inteligjencёs Artificiale (IA). Zgjidhjet pёrfundimore (psh Chat GPT) po u jepen shpejt publikut nё mbarё globin pёr tё siguruar monetizimin e shpejtё. Por fitore pёrfitimi mbi kuptimin politik tё pёrbashkёt. Kapitalizmi po e dobёson demokracinё sёrish duke siguruar qё tё mbivlerёsohet autokracia.

Askush me sa duket nuk po mendon qё duke i lejuar kёto zgjidhje nё internet pёr tё gjithё po e furnizojmё Rusinё (dhe fuqitё e tjera autokratike) me mё shumё armё tё fuqishme, kёshtu mё mirё Moska (po ashtu Kina dhe Irani) janё nё gjendje tё minojnё demokracinё nё mbarё botёn. Me pajisjet shumёgjuhёshe IA, trollet dhe hakerat, Kremlini do ketё nevojё pёr mё pak personel dhe mё pak mjete financiare pёr tё ndikuar mё thellёsisht dhe mё gjёrёsisht nё zgjedhjet nё mbarё Perёndimin. Duke e quajtur tё garantuar dhe mё pak tё kёrcёnuar, demokracia dhe karakteri i saj i hapur, bёhet shumё i rrezikshёm pёr kёtё sistem qeverisjeje. Veҫanёrisht, kur sistemi shёrben si armё nё duart e autokracive qё e shohin demokracinё dhe simpatinё ndaj saj si kёrcёnim pёr shoqёritё e veta dhe mёnyrat e qeverisjes diktatoriale.

Ukraina: E ardhmja e demokracsiё

Njё propozim modest ёshtё: le tё financojmё sё pari dhe ta furnizojmё Ukrainёn si duhet, kёshtu ky shtet demokratik do nisё ta fitojё luftёn kundёr Rusisё totalitariste pёr tё gjithё ne nё Perёndim. Nё tё njёjtёn kohё, tё sigurohemi t’i izolojmё proceset tona demokratike (veҫanёrisht zgjedhjet dhe opinionin publik) nga ndёrhyrja ruse. Estonia ёshtё vendi nga mund tё mёsojmё si duhet bёrё kjo gjё. Pastaj, sikurse pjesёt e ndёrrimit pёr avionёt nuk eksportohen nё Rusi, vendi (njёsoj edhe autokracitё mike tё tij) duhet tё pengohen tё kenё qasje nё teknologjitё IA qё zhvillohen nё Perёndimin demokratik. Dhe mё e rёndёsishmja, pёr sa kohё qё Kremlini don ta luftojё Perёndimin, Perёndimi tё pёrgjigjet si duhet dhe aktivisht duke pёrdorur burimet dhe afёtsitё e veta sipёrore.

Reagimet e thjeshta mekanike dhe të vonuara në mënyrë të qenësishme ndaj akteve të agresionit të Rusisë janë të paafta dhe të pamjaftueshme, duke lejuar, proverbialisht, bishtin ta tundë qenin. Megjithatë, shpikjet e Perëndimit të IA dhe internetit mund të përdoren gjithnjë e më novatorisht dhe në mënyrë efikase për të kundërshtuar kërcënimin e Rusisë totalitare apo Kinës.

Ukraina ёshtё vendi ku shpёrfaqet e ardhmja e Perёndimit nё sytё tanё. E ardhmja e Perёndimit qё e gjen veten ndёn njё sulm tё padeklaruar por tё fuqishёm ushtarak hibrid jo tradicional nga Rusia totalitare. Kjo Rusi e ringjallur dhe neoimperialiste mbrohet nga autokracitё udhёheqёse  si Kina, Irani, Korea e Veriut.  Ata presin, vezhgojnё dhe janё gati ta kafshojnё Perёndimin demokratik, nё se u jepet rasti. Pёrsёri Ukraina ёshtё ajo nga e cila duhet tё mёsojmё.  Ajo ёshtё vendi ku duhet tё provohen teknologjitё mё tё fundit, qё duhet tё ketё qasje ndaj tyre qё tё sigurojё jetёn e popullit tё vet. Qoftё edhe nё tё ardhmen e afёrt, vendi do ketё nevojё tё funksionojё nёn trysninё e sulmit tё Rusisё autokratike.

Dhjetor 2023

Pёrktheu Bardhyl Selimi, 25 dhjetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok