11/12/2024

Pse po ikin veç të mirët?!

0
Agim-Doci

Nga Enver Bytyçi

Agim Doçi u ngjit në qiell, pa na thënë lamtumirë, siç i thotë burri-burrit! Iku e na la tashmë më pak në vlera e përmbajtje e më pak në numra! Po Gimi nuk ishte numër! Ishte njëshi në fillim të mijëra zerove!

A kanë vlerë më zerot pa numrin një, Agimin poet, Agimin plot ndjenjë, Agimin me zemër?! Pak nga pak e një nga një po largohen numrat në fillim të zerove! Po mbeten më pak burra patriotë e mjeshtra të fjalës së vlerë. E për pasojë po shtohen horrat, perversët, ata që vlerën e zevendësuan me anti-vlerën. Po mbeten zerot!

Prandaj ishte tragjike humbja e poetit të madh fishtjan, Agim Doçi! Prandaj ai na la një boshllëk që zor të mbushet për dekada! Qajmë për shpirtin e Agimit! Por më shumë qajmë për veten tonë, sepse tashmë do të jetë edhe më vështirë pa Agimin e madh, maestron që askush nuk mund ta zevendësojë. Ndjehemi më të dobët pa fjalën e tij mjaltë e njëkohësisht helm për të pabesin! Kemi më pak shpresë se pa Agimët e mëdhenj ky vend mund të bëhet siç e duam ne, siç e deshi Agimi!

Dhimbja është kësisoj e dyfishtë, e shumëfishtë, si në një univers të panjohur. Gjithnjë e më shumë na duket vetja si në xhungël, sa më shumë njerëz të mëdhenj si Agim Doçi largohen prej nesh!

Lavdi miku im! Të lutem përpiqu e na ndihëmo sot e mot, edhe kur të mos jemi ne miqtë e tu, që ky vend të bëhet siç e deshe dhe e skalite ti në vargjet e tua plot pasion patriotik, si të ishe biri i At Gjergj Fishtës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok