22/12/2024

Pse Fatos M. Rrapaj tha se Sadiku nga Mezhgorani ishte shoqëruesi i Mis Durhamit?

0
Shtepia e pasardhesve te Sadik Hoxhes

Nga Gëzim Llojdia

1.

Më kishte folur studiuesi F. M. Rrapaj se në Mezhgoran të Tepelenës kishte takuar shoqëruesin e Miss Durhamit. Fatos Merro Rrapaj studiuesi i folklorit që kishte shëtitur për vite të tëra me një magnetofon bllok në dorë në kërkim të folklorit të këtyre trevave nëpër fshatrat e jugut sidomos në Tepelene,  Gjirokastër, Përmet, Kurvelesh i sipërm, Sarandë etj,  me adresoi tek vendi dhe burimi.  Në Mezhgoran,  ai kishte njohur Sadik Hoxhen.  Kishte llafosur me të dhe ai i kishte rrëfyer udhëtimin me Mis Durhamin nga Tepelena në Vlorë.

2.

Meri, ishte anglezja piktore, Edih Durhami, në librin e saj; “Brengat e Ballkanit ‘, u botuar në fundvitet ‘80 në shqip,  në Tiranë, shkruan, për një Sadik, që e kishte shoqëruar nga Tepelena në Vlorë.

Ajo thotë se Sadikun e kishte njohur në nënprefekturën e Tepelenës dhe e kishte marrë si shoqërues, që ta zbriste nga vendet e ashpra malore, për tek deti në perëndim, në Vlorë.

“Sadik”, do të thotë “besnik”, shprehet ajo.

3.

Po kush është Sadiku ?Rron, apo nuk rron ?

Ky personazh shqiptar i vizatuar me kaq kujdes nga Meri, në të vërtetë quhej Sadik Hoxha.  Në vitin ’91,  gjurmova në rrethin e Tepelenës rreth faktit që anglezja simpatike shkruante për shoqëruesin e saj, pasi kisha lexuar më parë librin.  F. M. Rrapaj meë kishte folur për këtë.  Rastësia është mbret i botës. N ë një dasmë në një fshatë të tij gjeta të dhëna,  që i afrohen atij personazhi, që përmend anglezja simpatike.  Dhe duket se këto gjurmë të shpien tek personazhi,  që shoqëroi Miss Durahmin në Vlorë, nëpër shtigje dhe nën një mot të egërsuar.

U tregova për një angleze, që kishte marrë një shoqërues nga Tepelena dhe që quhej Sadik.

-Shiko më thanë, ka qenë plaku i kësaj shtëpie ku zhvillohet dasma.

Siç  përmendte studiuesi F. M. Rrapaj.  Ai kishte pasur flori, kishte njohur të huaj dhe e kishte molloisur disa herë udhëtimin e tij, ndër pleqtë e fshatit si një histori të largët të hareshme dhe pa ndonjë interes të vecantë.

Ndërkohë,  që libri i Miss Durhamit është shfaqur kur, ky personazh prehej në varrezën e thjeshtë të fshatit të tij, larg kësaj bote tonën

. Fatos Merro Rrapaj studiuesi i folklorit që kishte shëtitur për vite të tëra me një magnetofon bllok në dorë në kërkim të folklorit të këtyre trevave nëpër fshatrat e jugut sidomos në Tepelene, Gjirokastër, Përmet, Kurvelesh i sipërm, Sarandë etj,  me adresoi tek vendi dhe burimi.  Neë Mezhgoran ai kishte njohur Sadik Hoxhën.  Kishte llafosur më të dhe ai i kishte rrëfyer udhëtimin me Miss Durhamin nga Tepelena në Vlorë.

4.

Në fshatin Mezhgoranë të Tepelenës, një fshat njohur nga kënga:”Një zë po vjen nga gryka e Mezhgoranit”, një grykë e rëndë e thellë, gati misterioze me vërshimin e Vjosës shfaqej në pamje të parë, zbulova tre fakte.

. . . Një person nga fshati ishte takuar me një angleze.

. . . E dyta ishte paguar me flori për një udhëtim.

. . . Ky person; quhej Sadik, siç e kishte përshkruar Durhami, kohë më të cilin përputhej historia e vajzës angleze.  Kishte po atë moshë dhe përkonte me përshkrimin e saj nga anglezja.

5.

Sadiku është nga Tepelena, më saktë ka lindur në Mezhgoran, në vise të ashpra, me male të larta,  me dimër   e llohë të ftohtë.  Mezhgorani është një fshat karakoll në lartësi malesh.  Trebeshina, barrëngritjsa e dëborës dimërore është mali përball.  Burimet e kanë origjinën nga thellësia e malit.  Kthjelltësinë, nga mali, ftohtësinë nga dëbora.  Origjina e tyre e hershme është vargmali jugor.  Nën këmbët e tij, Vjosa çapitet ngadalë ujëshumë e zhurmëmadhe në dimër.

. . . Sadik Hoxha, ka lindur para viteve 1900 besohet mbi vitet 1800.  Vendlindja është ky peizazh malor i katundit Mezhgoran.

. . . Shtëpia e Sadikut, në këtë katund,  është në zemër të tij.  Fare pranë sot është edhe një tyrbe dervishi bektashi. Ibrahim Përmeti, deshifrohet në hyrje të saj.  Ky dervish ishte kunati i Sadikut, i arsimuar në Arabi.  Asnjëherë shpjegojnë familjarë nuk u martua. Ishte dervish në sojin e Haxhi Bektashit.

. . . Duke parë shtëpinë e Sadikut ajo ka një hark guri të gdhendur me elegancë, nga mjeshtër të ndërtimit.  Flitet për një vit ndërtimi 1926. shprehet në gurin e latuar. Pra një ndërtim i vonshëm mbi rrënojat e vjetra .  Këtu është rritur Sadiku. Shoqërimin me anglezen, në një farë soji, rrugëtimi i tij drejt Vlorës ku përcolli anglezen Meri është përmendur rrallë, prej tij. Në fshat dihej diçka, por jo e saktë.  Dihej përshëmbull se Sadiku ka rrugëtuar me një angleze, po kush ishte kjo, çfarë u bë më vonë, s’u muar dot e vërteta.  Familjarë të tij në këto lartësi malore shpjegojnë se kanë mësuar se ai e shoqëroi deri në hanin e Vlorës, por mungesa e të dhënave për Edih Durhamin, ka bërë të vetën, me kohë plasi lufta, ndërkaq ngjarja u harrua fare. Lufta botërore, plagët, hallet pse jo edhe nënvlerësimi i një evenimenti të tillë, nga intelektualët, që bashkëjetuan me xha Sadikun, kanë bërë që sot nuk kemi asgjë të shkruar nga kujtimet e tij për . . . ”anglezen e gjallë shtatvogël e engjëllore, me një kujtesë të jashtëzakonshme”. Në qoftë se ata fshatarët e varfër atje në katundet e errtë,  kaq larg vendit e harruan,  si harroi anglezja ata.

Meri, shkroi me emocion, çfarë pa, çfarë dëgjoi dhe ku shkeli. Nuk harroi as shoqëruesit e saj, që rrugëtuan me të nën llohë dimri nëpër shkrepa të paudha në Shqipërinë e viteve 13.

Sadiku,  zë dy-tre faqe nga libri i misis Durhamit. Por ai këtë nuk e mësoi dot, megjithëse rrojti 94 vjeç.  Sadiku, shoqëruesi i udhëtares angleze ka 35 vjet, që nuk rronë më.  Prehet trupi i tij në katundin e largët malor të Mezhgoranit, por shpirtin e ka në qiell. As Meri, anglezja shtatëvogël, studjuesja nuk rron më. Por libri i saj dhe rrëfimi i saj, ruhet atje në katundin Mezhgoran, kaq larg provincës Tepelenë, kur e gjeta të freskët në fillim viteve ’90, por sot banorët e këtij karakolli malor e kanë braktisur fshatinë.  Bashkë me këtë braktisje janë haruar edhe shumë të vërteta dhe ngjarje që kanë mbajtur banorët në gjirin e tij, sipër maleve, dy orë rrugë në këmbë, atje ku ndriçimi i vetëtimave është një shpërthim drite dhe mjegullat mbulojnë fushëpamjen në kohë llohe dimri të mërzitshëm.

. . Poetja në  Neë Jork me origjinë nga Mezhgorani,  Kozeta Zylo,  sjell më të  freskët këto ngjarje:Jam tërësisht e befasuar,  e shtangur para ekranit,  qe me aq bukuri gjuhe ke ditur te sjellësh kulturën e lashte të Mezhgoransve.

Po e kisha dëgjuar këtë,  por ju me sollët pranë Plakun e urte,  ndjesë pastë,  Xha Sadik Hoxha,  qe pikëza loti me shkojnë për këtë burrë,  një burrë i mençur që i peshonte fjala dhe që e kishte marr gruan nga një derë e madhe,  mbaj mend Imami. . .

Në fshat thoshin që i ndrinte cipa e faqes,  dhe me nikoqirllëkun e saj dhe pasurinë ja doli mbanë vështirësive të panumërta të fshatit.

Njëherë kur isha e vogël,  dhe që ti e njeh mirë atë perlë gryke,  të Mezhgoranit,  ku qingjat hanë majën e barit,  u lodha duke ecur për të arritur në fshat,  atëherë Xha Sadiku më mban në krah një copë rrugë,  për ta ndihmuar sadopak babin tim. . .

Ai ishte një plak vërtetë i hijshëm,  në mos gabohem dhe me mustaqe të bardha,  pak sa të përdredhura mbi buzë.

Dera ime dhe sot e ruan te pastër miqësinë me Hoxhat dhe kanë qenë kurdoherë bashkë në të mirë  dhe në  të lig si i themi ne andej nga ato anë.

Fshati Mezhgoran,  Dragot,  Luzat dhe Dames,  futen ne fshatra te Dervenit.

Shpesh thuhej të pish një kafe në Mezhgoran. . .  deri tek Dragoti i Sten Dragotit,  qe janë shume afër si fshatra dhe qe kane dhënë e kane marr bashke.

Po kështu dhe Becishti i Ali Pashait,  janë ne varg me njeri-tjetrin.  . .

Mezhgorani është një fshat derë e kurbet,  shumë prej tyre emigruan ne Amerike,  ne fillimet e shekullit te kaluar,  pa le Greqinë dhe Turqinë se i çanin me këmbë.

Vajza e bukur angleze,  Meri nuk kish se si të mos i besonte atij djaloshi me flori,  me sytë blu si deti,  i pashëm,  por mbi të gjitha i besës,  qe e shoqëroi Edit Durhamin ne vendin e caktuar.  Eh kohet. . . kushedi se çfarë mund te bëjmë ndonjë gjë,  me djemtë e Xha Sadikut,  Ibrahimin . . . të cilët thank God që janë dëshmi e gjallë për atë kohë.

Jo me kot shkrimtari i madh Qamil Buxheli shkroi tekstin” Një zë po del nga gryka e Mezhgoranit,  ku u interpretua nga Mentor Xhemali,  një nga basët me te mëdhenj te muzikës shqiptare. . .  pikërisht ai e gjeti muzën aty tek ai fshat,  qe është midis malesh,  me përrenj në mes,  që derdhen si argjend në lumin Vjosa. . .

Dhe tani me lejoni ta ilustroj me një poezi Mezhgoranin tim,  te Xha Sadikut që me bujari dhe besnikëri priti dhe shoqëroi Edit Durhamin,  një nga miket e shquara te popullit shqiptar.

 

Në portat hijerënda

Në shkofshi ju stërnipër në shtëpitë e të parëve,

Udhëve të monopatit do të gjeni gjurmë,

Në krojet e shumta me burime nga mali,

Në gjethen e lofatës,  vini për pak buzën,

Aty do të shuani etjen për ujë.

Bisedoni përqark me zogjtë e malit,

Seç gjyshër jetonin në Mezhgoranin e lashtë,

Edhe pse së largu dëgjohet troku i kalit,

Zogjtë do çuçurisin është legjendë e rrallë.

Edhe nëse portat kanë ngelur si gërdalla,

Me kyçe gojë hapur të ndryshkur nga koha,

Qëmtoni me kujdes gurët e sokakut,

Në çarjet e tyre do të gjeni plagë dhimbjet tona.

Me vellon e rënde të trishtimit hedhur,

Mbuluar do të jenë shtëpitë e gurta,

Nga pllakat e portave me hije të rënda,

Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura.

Keze (Kozeta) Zylo,  NY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok