14/10/2024

Shqiptarët po mpaken, Shqipëria po tkurret!

0

Nga Flutura Açka

Shqipëria po mpaket përditë. Ikin shqiptarët nga atdheu që nuk u jep mundësinë të jetojnë me dinjitet. Nga të rinjtë që enden kafeneve përditë dëgjon vetëm të ankohen për papunësinë dhe mungesën e perspektivës. Pasiguria e së ardhmes i ka tutur familjet e reja shqiptare për të patur fëmijë, mijëra të tjerë të rinj nuk e shohin më atdheun e tyre si vendin për të ndërtuar familjen. Shifrat e lindshmërisë së këtij viti, janë trishtuese dhe ndjekin fatin e viteve të tjera; vetëm në tremujirin e dytë të 2021-shit, lindjet ranë me 10.6%.

Shqiptarët po mpaken, Shqipëria po tkurret, por jo taksat për më të shumtët e tyre, që ua kanë vështirësuar jetën. Shqipëria është parajsë fiskale vetëm për një pakicë të zgjedhur të oligarkëve të oborrit rilindas, e cila gëzon bekimin e qeverisjes së korruptuar dhe kontrollin mbi paratë dhe djersën e shqiptarëve. Të gjitha premtimet për rritje pagash e pensionesh, mbetën në propagandën e tetë viteve të pushtetit të socialistëve, ndërkohë që miqtë e Edi Ramës kanë ekzkluzivitetin mbi përdorimin e pasurisë sonë kombëtare.

COVID-19 e zbuloi farsën e shërbimit shëndetësor falas, shkatërrimi i shkollave, mbyllja e shumë degëve universitare, tregoi gjendjen e sistemit tonë arsimor. Edhe siguria publike është në kushte të mjerueshme. Shqiptarët nuk kanë më besim te shteti i tyre. Pasuritë publike nuk janë më e mira publike e përbashkët, shqiptarëve u duhet të paguajnë për gjithçka dhe të mbajnë me punën e tyre një grusht të pangopurish të zgjedhur të qeverisë. Ata administrojnë sot atdheun, bashkë me levat e kontrolluara të qeverisjes. Shqipëria ështē në ankandin e madh të babëzisë.

Nuk ka asgjë më kriminale se t’ua bësh të pamundur atdheun qytetarëve të tu, të cilët i gënjen çdo ditë. Ndaj familja shqipare është sot më e goditura, më e pasigurta, më e kërcënuara, më e zhbëra; jo nga luftërat dhe arsye të tjera, por nga politika e përditshme armiqësore e pushtetit të vendit të vet, që i sheh shqiptarët si të tepërt e tokës së tyre, duke shkaktuar në një dhjetëvjeçar një zhbërje të frikshme të tij.

A do ta lejojmë ende këtë erozion që po na ndodh? Kushdo që e ndien të jetë pjesë e betejës për kthimi  shpresës dhe dinjitetit të familjes shqiptare, ka vetëm një mundësi: të bashkohet me Opozitën në Platformën Qytetare për Demokracinë. Vetëm kështu do të mund ta ndreqim demokracinë dhe t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, e zënë peng nga një pakicë e sponsorizuar nga regjimi që na ka pushtuar.

https://www.facebook.com/Flutura-A%C3%A7ka-101651992011214

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok