21/12/2024

Përvjetori i një ekzekutimi

0
Galeria-e-Spacit

Në foto galeria e Spaçit, prej nga u arratisën dy të dënuarit në vitin 1978.

Nga Kastriot Dervishi

Ahmet Manxhar Hoxha (12.2.1940-31.1.1979), nga Kolonja e Gjirokastrës u dënua tre herë nga regjimi komunist, në vitet 1958, 1963 dhe 1978, përkatësisht me 20, 25 vjet dhe me vdekje. Herën e parë u arrestua në shtëpi i akuzua për tentativë arratisjeje në grup. Herën e dytë u arratis nga Reparti nr.309 Rubik së bashku me Demir Shkozën (u dënua me vdekje dhe u pushkatua) dhe Kujtim Aliajn. Herën e tretë u arratis më 10.10.1978 nga Reparti nr.303 Spaç së bashku me Sali Çakon.

Ahmeti vuajti gjithsej 20 vjet, 7 muaj, 15 ditë burgim. U arrestua më 16.6.1958 kur ishte 18 vjeç dhe u ekzekutua kur ishte 39 vjeç. Siç shkruante edhe vetë, nga koha e gjatë e burgimit “vuante nga njëmijë sëmundje”. Sot, në përvjetorin e ekzekutimit të tij, rikujtoj fjalët para pushkatimit:

“Zoti prokuror! Unë dua t’ju them se ju si shtet nuk jeni në rregull. Mblidheni mendjen. Shqipëria është e ndarë në dy pjesë. Pjesa më e madhe ndodhet jashtë Shqipërisë nën Jugosllavi, kurse ju këtu po vrisni njëri-tjetrin. Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua. Kam qenë armik i këtij pushteti dhe i kësaj partie dhe jam armik i kësaj partie se ka ardhur në fuqi me gjak dhe me gjak e ka mbajtur, por edhe me gjak do mbarojë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok