10/07/2026

Pa dorëheqje kolektive nuk ka ringritje të LDK-së!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Këtë shkrim po e filloj me një koment të ditëve të fundit të një lexuesi të shkrimeve të mia: “Z. Zeqa çka ju keni vërsulur LDK-së, pse nuk po e bëni edhe ndonjë shkrim për partitë e tjera, por vetëm për LDK-në, të cilën jeni duke e ç’montuar copë-copë. Do doja që këto analiza shumë të sakta të mos i publikosh në facebook dhe në këto portale që zoti e di punën e kujt e bëjnë!”

Përgjigja ime e përgjithësuar ndaj komentuesve është kjo: “Ndjehem i lumtur që me saktësinë e analizave të mia kam arritur të zgjojë ndërgjegjën e fjetur të njerëzve të ndershëm dhe atdhetar që ia duan të mirën LDK-së dhe shtetit të Kosoves në veçanti. Menjëherë pas shkrimit autorial ‘Dorëheqja kolektive, shpëtim për LDK-në’, i datës 03.07.2026, janë shtuar zërat me kërkesën e njëjtë për dorëheqjen kolektive të drejtuesve të LDK-së”.

LDK-në copë-copë po e bëjnë profiterët e jo ata që e duan me shpirtë

Aty ku dhëmb dhembi shkon gjuha, e thotë një fjalë e urtë popullore! LDK është dashuria ime, është dhimbja ime e madhe!

Mes veprimtarëve të orëve të para dhe këtyre lakmitarëve që po e shqyejnë LDK-në është një dallim i madh. Aktivistët dhe veprimtarët e orëve të para e duan partinë pa interes dhe pa kushte, kurse këta lakmitarët, kusarët dhe matrapazët e ditëve të sotme, po pasurohen duke i bërë njëqind marrëzi në emrin e LDK-së dhe të Ibrahim Rugovës.

Kritikat dhe sugjerimet e mia nuk burojnë nga urrejtja dhe as nga ambicia për poste dhe privilegje, por nga dashuria e sinqertë për ta ringritur LDK-në aty ku e ka vendin, në parti të parë politike në vend e jo në vendin e tretë ku e katandisën interesgjinjt dhe matrapazët politikë!

Është iluzive të presësh ringritje të partisë nga ata që e katandisën, prandaj kjo është arsyeja e logjikshme, pse unë kërkojë dorëheqje kolektive të krerëve të LDK-së, përkatësisht të Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm!

Njëzet vite humbje dhe rrëshqitje pa asnjë fitore në nivel qendror janë pak më shumë se disfatë politike për LDK-në!

Janë këto 20 vite humbje dhe degradim, katandisje dhe përçarje, kapje dhe uzurpim i partisë nga klanet dhe grupet e interesit, të cilat shkaktuan dëshprim dhe zhgënjim të elektoratit i cili u largua pandalshëm drejt formacioneve tjera politike!

Kjo humbje e besimit të anëtarësisë është produkt i këtyre strukturave të partisë, e jo vetëm e kryetarit aktualë, i cili me naivitetin e tij është më së paku fajtorë për këtë katandisje të vlerave demokratike në LDK!

Kur e themë këtë, e kam parasysh faktin se nënshkruesit për shkarkimin e kryetarit aktualë janë shkatërruesit fatal të LDK-së. Andaj, është i pamjaftueshëm vetëm largimi i kryetarit, pasi e keqja e madhe prapë mbetet në LDK!

Pa rikthimin e vendimmarrjes tek anëtarësia, ndryshimet në LDK janë utopike

Është e dhimbshme që LDK-ja si partia më e vjetër në vend, që i hapi proceset demokratike në trojet etnike shqiptare, partia që i ndërtoj themelet e shtetit në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, partia që ndërtoj institucionet e Republikës së Kosovës të katandiset kaq poshtë saqë të kënaqet me vendin e tretë në skenën parlamentare!

Përveq humbjes së zgjedhjeve, LDK e ka humbur edhe shpresën për ringritje shkaku i tjetërsimit të vlerave demokratike!

Nga “Lidhja” në Rruga e re” ndodhi tjetërsimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, avangardës së proceseve demokratike në Ballkanin perëndimor.

LDK e ka vetëm një rrugë që të shpëtojë nga katandisja e mëtutjeshme.

Ajo është rikthimi në bazën elektorale, me organizimin e zgjedhjeve të brendshme, të ndershme dhe demokratike që e kthejnë në identitetin e saj tradicional të zhvillimit të demokracisë nga poshtë-lartë e jo anasjelltas me diktat autoritarë nga lartë!

Mirëpo, paraprakisht duhet të ndodhë dorëheqja kolektive e strukturave drejtuese, të cilat janë përgjegjëse për katandisjen e partisë.

Ndryshe, me këto struktura asnjëherë nuk do të kemi reforma të mirëfillta dhe unifikim të elektoratit rugovian në LDK!

Me delegat servil të zgjedhur në vitin e largët 2010, Kuvendi Zgjedhor është manipuluar në vijimësi nga drejtuesit e partisë, duke inskenuar “kuvende zgjedhore” me aklamacion apo edhe me votë të fshehtë duke i dirigjuar me ‘telekomandë’ delegatët servil dhe të dëgjueshëm që të votojnë sipas rekomandimeve të kryetarit!

Prandaj, pa rikthimin e vendimmarrjes tek anëtarësia përmes votës së lirë dhe demokratike, ndryshimet në LDK janë utopike!

Pa largimin e uzurpatorëve dhe pa zgjedhje mbi bazën e meritokracisë, LDK përveq humbjes së vendit të tretë, do të rrëshqas akoma më poshtë në renditjen tabelare!

Megjithatë, edhe vendi i katërt, përkatësisht kalimi i pragut zgjedhor do të jetë i mjaftueshëm për mbijetesën e klanorëve dhe grupeve të interesit në LDK, por jo edhe bazament për ngritjen e saj.

Se sa të vendosur janë pengmbajtësit e LDK-së, lexojeni DEKLARATËN E KRYESISË QENDRORE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS (hape linkun) https://gazetablic.com/kryesia-e-ldk-se-abdixhiku-ka-mandatin-per-udheheqjen-e-proceseve-politike-rezultati-zgjedhor-nuk-permbush-pritjet/

Ngritja e LDK-së do të jetë graduale, fillimisht duhet të ngritet në vendin e dytë, pastaj vendin e parë ashtu siq e kam projektuar në fillim të këtij viti. Edhe një herë, zotohem para elektoratit për afatet kohore të ngritjes së LDK-së!

Zotimi im përgjegjësi morale para elektoratit dhe para Zotit!

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së

Orsago (Itali), 10.07.2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok