28/04/2024

In memoriam, ENVER DRAGOTI

Tregim

Nga Përparim Hysi

Në qytetin tonë, sado një qytet goxha imadh,  pak janë ata që nuk e njohin xha Enverin. Ndajshtimi “xha” është për tani(fliet mesviteve ’70-të të shekullit që iku,  por ky, Xha Enveri i sotëm, ka një të djeshme të bukur që, megjithëse mosha bën të vetën,  XHa Enveri është një njeri fisnik e  dinjitar. Nëse flasim për të djeshmen djaloshare të tij, me pak fjalë do ta përshkruaja kështu: është nga Dragoti i  Tepelenës, luftoi si partizan në luftën N_ÇL dhe pasçlirimi e gjeti në qytetin tonë. Aty nga vitet ’50-të (gjithmonë flitet për shekullin e kaluar), qe sekretar në Komitetitn Ekzekutiv, por, pavarësisht detyrës shtetërore,  qe i qashtër nga shpirti si babaxhan. Të jesh i ndershëm në një shoqëri ku një njeri i bën hijhe tjetrit, është pak si luks i vështirë. Por i tillë që në gene ishte ENVER DRAGOTI. I tillë, i tillë, por sa e kanë pësuar nga ndershëmëria. Por më mirë ta lëmë të flasë ai…

*     *    *

Unë, – më tregoi ai, -sado që isha sekretar i Komitetit Ekzekutiv, në ato vite mbuloja dhe  arsimin. Aty, në kat të dytë, një mbasdite (sado që nuk kish orar zyrtar), po punoja i vetëm në zyrë. E mbylla zyrën, qe errur dhe, sa dola nga dera, në koridor u faneps një njeri, veshur me gunë(qe dimër) dhe, nën sqetull një naxhake, nga ato që mbajnë barinjtë në pyje.Po ky, -thashë me vete, – tek unë e gjeti të mbrojë pyllin.Qenka dhe me naxhake dhe je, çfarë je, bëj hesap kokën.

E pashë që po bënte drejt meje dhe, për t’u hequr si”trim”, u ktheva të hapja derën e zyrës. Atij as”tërr” syri dhe tani,  s’kish nga ia mbaja, por gjoja sikur po”më digjeshin bajgat për të”, pa folur ai, ia prita:-Paske ardhur nga larg dhe me siguri, o të ka ngrënë ujku dhëntë, o të kanë prerë pylliin?

-Jo, jo, – ma priti zjarr për zjarr:”Unë jam mësues në  Qafë të KASHIT(zona e Mallakastrës dhe nuk kam marrë lekët, ndaj kam ardhur të ankohem. Pa e pyetur për emrin, thashë me vete:”Enver-aga, shpëtove”. Ia plotësova shkresën këtij mësuesi me gunë e naxhake në brez dhe, pasi mbylla zyrën, sosa në shtëpi

Po ku më ndaheshin”hallet” mua? Ka qenë ditë e premte 5 mars 1953. Më thërrret kryetari dhe më thotë:-Enver shko zyrë më zyrë dhe lajmëro punonjësit që të mbyllin zyrat se ka vdekur”Baba” Stalini!!! Epo i mora zyrat me radhë dhe, ndërsa i mbyllën dhe ikën në shtëpi,  në një zyrë pashë një që përlotej.

-Çfarë ke që qan?- e pyeta

Ai me”gëq” sikur mbytej nga përlotja…”Po ja, ka vdekur Baba Stalini dhe nuk duroj dot!!”

Ore, – nuk durova pa iu zbrazur, – çfarë e kishe këtë”baba”Stalinin ti, xhaxha apo vëlla? Hajde mbylle zyrën dhe ik. Në fakt, qe i ndershëm, se, po t’më kish denoncuar, do t’i kisha paguar mirë ata”lotët e tij.

*    *   *

Jemi aty nga  fillimi i viteve’70-të. XHA  ENVERi është shef kuadri shëndetësie në rreth. Është ditë e dielë.Ditë pushimi që xha Enveri, tani i moshuar, mezi pret të dalë të bëjë ndonjë dorëdomino me shkokët. E shoqja, sa e pa që po dilte, i tha:” Enver, para se të shkoshë tek shokët, bli një kg oriz se për drekë do bëj tavë me speca të mbushura. Po, dëgjo, – porositi, ajo”… se mos merr oriz kinez, të jetë oriz vendi?”. Zbrita shkallët me trastën në dorë dhe llogarita:e filloj nga lagja dhe, po nuk gjeta këtu,  u bie lagjeve me radhë, se pesë lagje ka qyteti dhe, pastaj, domino!!!

Doli në rrugë dhe pa një ish-shok të luftës.U përshëndetën dhe kur i tha se duhet blinte oriz, bashkëshoku, i tha:-Po vij dhe unë(E dinte që bashkëshoku qe punonjës i Degës së bredshme, por punë e madhe). I morën lagjet me radhë dhe e njëjta përgjgje:-Orizin e kemi kinez. Jo, jo, – thoshte Enveri, nuk e dua kinez! Me trastën bosh iu rrëfye gruas dhe frymën tek “dominoja”.

Të nesërmen qe e hënë dhe, sa mbrrita në punë, më bie telefoni.-Të vish urgjent tek zyra! Urdhëri qe nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv. Shkova atje dhe, sa hyra brenda, ma përplasi kryetari:”Ore beu i Dragotit, të ka ardhur ngordhja ty që shanë kinezët?   U mundova të mbrohesha(me kryetarin qemë bashkëluftarë dhe vazhdonim ta kishim miqësinë) dhe i thashë:- Kur i paskam sharë kinezët unë? Ja, – tha kryetari, – në 5 dyqane që ke qenë, ke thënë:-Nuk dua oriz kinez!!! Ou, -bërtita unë, – prandaj më vinte pas ai X, , ,  mua për të raportuar? – Si, si, – pyet çuditshëm kryetari, – ai të ka raportuar në Degë të mbrendshme? Më tha gruaja se orizi i vendit është i mirë për  speca të mbushura dhe ndaj nuk mora.  Tani kryetari u lidh me Degën e mbrendshme dhe i tha kryetarit:-Ma dërgo këtu atë X…! Kur X… mbrriti, kryetari i komitetit, i bërtiti:-Ore nuk ke pak turp që ke raportuar për kaq gjë Enverin ti! Turp të kesh!

Por “deles së zezë” i ngjiten shpejt rrodhet. Qemë prishur dhe me kinezët, – tregoi  Xha Enveri! Kisha një rrufë që mend po më mbyste. Hyra aty tek klubi”Partizani” dhe i thashë asaj të banakut:- Më bëj një çaj të fortë, se më mbyti kjo e shkretë”rrufë”!

Xha Enver, – foli banakierja.- ne vetëm çajkinez kemi!!!

Prapë me kinez… po unë pi farmak më mirë dhe ika sikur po më zinte hataja.

Tiranë, 12 dhjetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok