22/12/2024

Më parë e kishin rrahur mizorisht, e pastaj e kishin masakruar

0
Hilmi-Saraci

E kapin plakun e mjerë dhe e lidhin për shtylle. Më parë e therrin në fyt  dhe i çëndisin fytyrën me shkronja qirilike. Pastaj i afrohen plakut me gjakftoftësi, siq veprojnë kriminelët. E prejnë në fyt dhe ashtu për gazep ia ncjerrin të dy sytë, hundën ia thejnë dhe buzët ia prejnë. E masakrojnë dhe e hudhin në mes të rrugës që shpie në drejtim të Qyqavicës…

Nga Hilmi Saraçi

Banorët e kësaj ane, të Artakollit gjatë kësaj ofanzive serbe përjetuan tmerrët dhe masakrat e papara nga dora kriminele serbe. Në këtë ofanzivë   (21dhe 22 shtator 1998), forcat policore serbe  kishin vrarë dhe masakruar shumë shqiptarë të pafajshëm dhe duarthatë. Me 23 shtator 1998, plaku Haxhi  Ahmet Krasniqi (74 vjeçar ) nga Zhilivoda  ishte këthyer në shtepi për të shikua çka ka ndodhur gjatë kësaj ofanzive serbe në fshatin e tij. Paramilitarët serb të formacionëve të Arkanit dhe të Sheshelit ishin në lëvizje të përhershme në fshat duke vrarë dhe djegur shtëpitë dhe pasurinë e shqiptarëve nëpër fshat. Kur e shohin plakun që po zhdirgjej nga Qyqavica, e kapin si bishat. Më parë e kishin rrahur dhe maltretua mizorisht e pastaj e kishin pyetur, pse nuk ka ikur si të tjerët, por është kthyer. I kishin thënë se ka dashur që të bëjë  donjë “ mrekulli”, ndonjë hakmarrje ndaj policisë dhe ushtrisë serbe, siq kishte bërë një plak i Drenicës që kishte vrarë  disa policë serbë dhe vetën. Plaku ishte strukur dhe nuk dinte çka të përgjigjet në këto çaste të vështira. Ai e dinte mirë çka është duke e pritur, prandaj s’ka pse të përgjigjet dhe të arsyetohet dhe të lutët para gjelatëve për t’i falur jetën. Vetëm shikontë dhe priste. E kapin plakun e mjerë dhe e lidhin për shtylle. Në parë e prejnë në fyt dhe i  qëndisin fytyrën me shkronja qirilike. Pastaj i afrohen plakut me gjakftohtësi, siq veprojnë kriminelet. E therrin, përsëri në fyt dhe ashtu për gazep ia nxjerrin dy sytë, hundën ia thejnë dhe buzët ia prejnë. E masakrojnë dhe e hudhin në mes të rrugës që shpie në drejtim të Qyqavicës…

Kur e kishin gjetur pas mbarimit të ofanzivës, memzi ishte bërë identifikimi i tij.  Plisi i kishte mbetur diku në balt, mjekrra e thinjosur dhe kmisha e bardhë ishin mbushur  me gjak. Pantollat dhe palltoja ishin të shkyera dhe të përlyera me gjak e balt së bashku…Papritmas  ndihet një zë vaji që të shponte veshet dhe zemrën. Ishte biri i tij Jonuzi, Kishte ardhur dhe kishte kuptuar se është babai i tij Haxhi Ahmet (Jonuz) Krasniqi- 74 vjeçar. Ai para një muaji i kishte blerë këpucë e rrobe të reja. Tespitë që i bante gjithmonë me veti i kishte në gjep të mbushur me gjak. Ishte shenjë se me të vërtetë ishte Haxhi Ahmeti. Ai ishte një besimtar i mirë i zotit, prandaj edhe bashkëfshatarët e tij kishin respekt dhe dhëmbje për vdekjen e tij. E rrotulloi prap disa herë, por kësaj radhe donte të çmallej mbi trupin e tij, mbi trupin e prindit…

(Pjesë nga libri im “Masakrat serbe në komunën e Vushtrrisë 1998-1999)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok