14/10/2024

Kryeministri terrorizon policinë e vet!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Me dhimbje pashë sot punonjësit e Policisë së Shtetit te mbeshtjelle ne maske e uniformë teksa mbi fytyrat e tyne shefi i qeverise dhe njeheresh i tyne hakerrehej pa mshirë! Sigurisht qe s’prita e as nuk pres qe ndonjeni prej tyne qe gjendej ne ate salle, apo edhe jashte saj, te ngrihet e ta kundershtoje! Sepse ata jane kane dhe jane paterica kryesore e dhanies se nje dore ne pushtetin absolut qe ai zoteron sot!

Ata e dgjuen ashtu ne heshtje, sepse ata nuk kane asnje grime fuqie me e mbrojte dinjitetin e vet! Madje as me mbrojte uniformen, e aq ma pak konceptin e tyne mbi misionin qe kane! Ktu flas per ata punonjes Policie qe jane jo vetem ekspertë, por kane edhe ideale mbi sigurine, te drejten dhe jeten! Ai iu mori turr per mbylljen e syve per ndertimet ne bregdet, e mire bani, po ne fakt askush nuk mundej me i thane se kryerrënimi nis me Tiranen e betonizueme nga politika dhe mafia e ndertimit!

Gjuha e tij prej eprori te korruptuem, abuzues dhe arrogant, qe per fatin e tyne kryeministri e shpalos prej nji jete me krejt vartesit e tij, me bani te ndjehem keq jo vetem pse une e dua Policine, po edhe pse asht e vetmja organizate per te cilen e paguej taksen me qejf! Ani pse Policia qe dua une gjendet veç ne pak individë, te cilet shpesh jane ba e bahen objekt i gjuetise se shtrigave brenda Policise per shkak se ata nuk kane pranue e as pranoj e te jene masha ne duar shefash, drejtorësh dhe kriminelesh qe emerojne e shkarkojne drejtues neper drejtori qarqesh dhe komisariate!

Policia qe sulmoi sot lryeministri juaj asht organizata ma e keqtrajtueme dhe ma e kriminalizueme pergjate ktyne dy mandatesh! Sepse kjo polici u zgjodh r u perzgjodh me bindje politike, me tesera partie dhe me miq qe futeshin ne zyrat e emerimeve qe deejtoheshin nga Ulsi Manja e Eduard Shalsi! Sigurisht qe çdo qeveri ka pas Manjat e Shalset e vet… e ka patur gjithnje e gjithmone polici partie e teserexhinj!

Por Policia ma shume se sa per trajnime e dhunime ne sy kamerash qe shkojnr me urdhen ne salla kanosjesh, ka nevoje per dinjitetin e vet! Ka nevoje me trete teserat, me la uniformat qe mos tu vije era hashash e te jene te qete perballe qytetarëve! Ka nevoje te mos shtyhet ne sjelle ordinere, qe mos t’i lakohet emni ne fleterrufete e politikave antinjerzore te kryeministrit! Ka nevoje te jene te shkolluem per sektoret qe kane zgjedhe e mos te jene nan zgjedhen e politikes dhe te krimit te organizuem qe asht nja me politiken! Ka nevoje te mesojne shkrim e kendim, para se sa me tregue muskujt e paftyresise se vet e te pushtetit qe perfaqeson!

Kryeministri asht pergjegjesi direkt per degradimin e nje prej te vetmeve organizata qe mund te vareshin shpresat e njerzve! Asht shkaku dhe pasoja, me politikat e veta, qe e ka kthye kete polici ne nje ingranazh mirefunksionues te krejt kriminalizimit te skajshem te vendit e te shoqerise shqiptare! Ndaj ndjej keqardhje dhe do ndjej derisa Policise t‘i dalë nji njeri perzot mos me e lane ma ne duar politike e per pasoje ne duart e mafies!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok