06/10/2024

ME DREQIN NË FQINJËSI NUK KA «REHATI»

0

Nga Dedë Preqi

Kosova dhe shqiptarët nuk e mohojnë nevojën dhe përmbushjen e kushteve për një Marrëveshje me shtetin e tyre fqinj të Serbisë, dhe realizimin e një projekti të paqës në mes këtyre dy vendeve, përmes së cilës do të përfundonte edhe një epokë e kërcënimeve dhe luftrave në mes serbëve dhe shqiptarëve, që do të ndodhte edhe me njohjen reciproke si dy shtete të barabarta.

Plagët e popullit të Kosovës, kërkush nuk do i shëronte, ky popull duhet vetë ti shërojë plagët e veta, përmes një angazhimi dhe fuqizimi të përbashkët, pa dallime e përçarje politike dhe partiake, në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të vet, duke ditur se shkakëtarët e këtyre plagëve janë të njëjtit edhe sot, të instaluar në pushtetin e tyre, të cilët e udhëheqin dhe e derigjojnë në vija të njëjta të politikës millosheviqiane.

Kosova dhe qeveria e saj, në kuptimin e dialogut dhe vetëm përmes dialogut këto dy vende mund të krijojnë kushte për një marrëveshjeve diplomatike që të realizojnë përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin në mes vete, dhe të krijohen mundësitë e sigurimit të rrugës paqësore  ndërnjerëzore e fqinjësore, si dy shtete të barabarta.

Ndërtimi i marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve dhe shtetëve, shumë pak po afrohet, sepse pala serbe dhe udhëqja e Serbisë, edhe sot është pothuaj komplet e mentalitetit dhe  e regjimit të vjetër, e cila nuk ka ndryshuar fare nga e kaluara, ndërsa Brukseli dhe BE-ja, tregohen shumë  të butë ndaj veprimëve të Serbisë, në veçanti kur ky shtet lejohet të armatoset përditë me armë të përsosura luftarake, që vijnë nga Rusia, Kina, Turqia dhe vende tjera, vetë fakti tregon se përçka po përgaditet Serbia dhe kujna do ti shpallë luftë… ?

Edhe zgjedhjet e fundit në Serbi, nuk arritën të tregojnë se ky vend është pro-perëndimor dhe pro marrëdhënieve paqësore me Kosovën, kur në krye të qeverisë së këtij vendi fiton i njëjti protaginist, i cili po e mbanë peng paqën dhe ardhmërinë në mes shqiptarëve dhe serbëve, një ngjarje historike e cila do të ndikonte në stabilizimin e rajonit dhe Ballkanin perëndimor.

Duke parë se politika e Serbisë, është e atillë dhe në sherbim të një elementi përçarës dhe shkatërrues të Ballkanit perëndimor, në veçanti BE-ja, nuk duhet të mbetët aq indiferente dhe e pa aftë për t’a  frenuar rrolin e saj, kur brenda kësaj absoluteje do të ndihej nevoja e përkufizimit dhe ndalimit të kësaj sjellje, por që dikur do të ishte gjithçka e vonuar…

Kjo Serbi, është e njëjta sikur ishte edhe më parë ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë të saj, asgjë më ndryshe vetëm se,  i ndërruan taktikat dhe maskat, ndërsa doktrinat dhe sjelljet janë  të njëjta, një Serbi, e njëjtë që na del edhe njëherë në shesh e tëra e zhveshur, e cila prodhon dhe kërkon sërish konflikte të reja, në prirje për të qenë si gjithëherë antishqiptare.

Një gjendje e tillë e thëllon krizën politike dhe stabilitetin në shtetin e ri të Kosovës, duke vazhduar dhe ushqyer në këtë mënyrë edhe më shumë monopolin serb, dhe Serbia, sikur po e tregon vetë djallëzinë e pa shuar ndaj Kosovës, duke harruar se fqinji i vet sot, tani më nuk është provincë kolonizuese dhe nën çizmën e saj,  por Kosova është shtet i pavarur sot dhe sovrane për jetë e mot.

Serbia me shqiptarët ka bërë shumë mëkate, të cilat nuk do t’ia falë kurrë historia e popullit shqiptarë dhe gjaku i atyre, që e ujitën trollin tërë e Dardanisë, prandaj heshtja e shqiptarëve nuk do të thotë „miratim“, por  mbi thëmelet e lirisë po ndërtohet e ardhmja e popullit shqiptarë dhe gjitha etnitetëve që jetojnë në Kosovë, si një model i popujve të paqës, të cilët e kanë të ardhmën e tyre në Evropën e bashkuar.

Edhe Lugina e Preshevës, një regjion në lindje të Kosovës, që përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri, që nga viti 1945,  e ndau padrejtësisht regjimi komunist jugosllav nga teritori i Kosovës dhe e bëri pjesë të teritorit të Serbisë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, me ç’rast  ndarja e kësaj pjese të Kosovës, ka qenë çëllimi i copëtimit të trungut shqiptar dhe trojeve të tyre.

Dhe për dallim kjo pjese e teritorit shqiptarë e banuar me popullatë shqiptare sot, do të ishte në një gjendje të dobët ekonomike dhe e fushave tjera, politike, arsimore dhe kulturore. Në këtë pjesë të Kosovës, xënësve shqiptarë u rrëmbehet edhe Abetarja shkollore, ku një gjë e tillë në veri të Mitrovicës, ndaj minoritetit serb kurrë nuk do ti kishte ndodhur ndonjëherë prej organeve dhe shtetit të Kosovës.

Djallëzia e Serbisë, ndaj popullatës shqiptare të kësaj pjese të Kosovës, shpaloset dhe shpërfaqet në mënyra dhe forma të ndryshme dhe më të shëmtuara, kur kësaj popullate shqiptare i bëhët zhdukja dhe çrezistrimi i adresave të vendbanimeve të tyre, nga organet kopetente të Serbisë, pikërisht këtu qëndron ligësia dhe djallëzia e Serbisë, ndaj kësaj popullate edhe në rrethana historike.

Marrëveshja e Brukselit, ku bëhët fjalë për një marrëveshje paqësore dhe fqinjësore në mes dy vendeve, Serbia, nuk është në gjendje të plotësoj kriteret e saj, që i kanë përcaktuar marrëveshjet në fjalë, sepse nuk e ka qëllimin e mirë dhe të krijojë një atmosferë paqësore, me domethënjën se, nuk është e gatshme të shërohet nga sëmundja e « urrejtjes » shekullore  mitike e saj, ndaj shqiptarëve.

Shumica e komunave serbe të formuara sipas ligjit të Ahtisarit, janë ato që nuk i plotësojnë kushtet e një komune të mirëfilltë, por përmes pakos së Ahtisarit dhe me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, arritën të formohen edhe disa bashkësi të vogla serbe si komuna, që tani serbët i quajnë Asosacione të komunave serbe, me ç’rast grupimi i këtyre komunave të veqanta mund të luajnë një rrol të rrezikshëm karshi shtetit të Kosovës, duke marrë si model ndarjen e Bosnjes.

Zgjedhja e problemit të Mitrovicës veriore, përveq negociatave dhe vullnetit qytetar të të dyja palëve,  zgjedhja më profitabile mund të bëhët përmes fuqisë së shtetëve perëndimore të BE-së, dhe  vetë SHBA-ve, me aleatët e saj, të cilat duhet ta kushtëzojnë Serbinë për qështjen e veriut të Kosovës, përndryshe ngecja e procesit të normalizimit të këtyre negociatave do të ndodh edhe më tutje, kur Serbia, haptazi po e kërcënon këtë vend me luftë.

Neglizhenca e BE-së, si edhe mos serioziteti i saj ndaj një marrëveshje të tillë në mes Kosovës dhe Serbisë, duke e lënë anash një çështje shumë të ndieshme në marrëdhëniet në mes  këtyre dy vendeve, padyshim se do të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të pa riparueshme edhe për vetë BE-në, duke marrë mësim edhe në luftën e përgjakshme dhe të tmershme aktuale që po e shkakëton Rusia ndaj popullit të pafajshëm të Ukrainës.

Prandaj, BE-ja, dhe NATO, duhet të reagojnë në mënyrë të përshpejtuar dhe reagimet e tyre duhet të jenë të mrehta në veçanti ndaj Kosovës, ndoshta njëra dhe tjetra e kanë kuptuar më mirë rrolin e Serbisë, duke ditur se luftën që e ka nxitë Rusia me kokën e Putinit, ka edhe tendenca ndaj vendeve tjera pushtuese, që do e trimëronte edhe Serbinë, për të realizuar ëndërrallat e saj, e cila po përgaditët dhe armatoset për luftë sikur ajo do të fillonte nesër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok