13/12/2024

Magnet për mjerimin!

0
Kimete-Berisha1

Nga Kimete Berisha

Albin Kurti si ato plakat që i ruanin dardhat në tavan, dimrit i nxjerrnin nga dy a tri dardha  – si thesar i çmuar, dhe i ndanin në pjesë për t’i ngrenë pas darke (si ilaç deke):

– Merre, po a je e sigurt që e han 1 dardhë komplet!

Çfarë ekonomike? Çfarë punësimi?

Çfarë e mire paska ndodhur këtu që ne nuk po e shohim?

Ne qenkemi pasuruar e nuk e paskemi hetuar?

Qysh në krizën më të madhe ekonomike paska lulëzuar ekonomia!

Asgjë nuk është rritur përveç çmimet, paknaqësia, nervoza, mania, psikoza, dëshpërimi, pasiguria, mendimet e errëta, frika, ekzodi, dhuna në familje dhe fukarallëku.

Nëse vërtet i duket se ekonomia është rritur, kryeministrit po i përfytyrohet një realitet që ekziston vetëm në mendjen e tij.

S’është mirë.

Mos po e sheh si te ‘Beautiful mind’ edhe një vajzë të vogël ‘që nuk rritet’ anipse vitet kalojnë.

Mos edhe ti si John Nash ‘punon për CIA-n’!

Nëse ma sheh një vath që më ka humbur…mos u bë kinse nuk po e sheh.

E nëse po mashtron me vetëdije, s’ka dert – mashtro.

Por ama, kush i ka thënë këtij se ka aftësi të krijojë realitete teorike. Nuk ka realitet teorik.

Realiteti ndjehet, përjetohet, jetohet, realiteti nuk mund të krijohet me definicone fantaste.

Mos na trego ti neve sa kushton një gajbe vezë.

Pra, ne edhe pse s’kemi pare, dhe e dimë qind për qind që s’kemi  pare – kur na thotë Albin Kurti që ‘kemi pare’, duhet të besojmë – se teorikisht ‘kemi pare’!

A është e mundur që të uriturit t’i thuash je i ngopur teorikisht.

Ku merr vesh ky ekonomi, pa qenë as i zoti i shtëpisë së tij!

Marksi e mësonte botën për ekonomi, e vet vdiq i varfër, gruaja e tij u detyrua t’ia lë peng pantollonat për të blerë bukë.

Realiteti është i tmerrshëm: bizneset po shuhen, çmimet janë rritur, rrogat s’janë rritur, shqiptarët po ikin, serbëve ua paguani rrymën, shqiptarëve u bëni zullum, në sektorin privat punëtorët trajtohen si skllevër, s’ka sigurim shëndetësor, s’ka siguri në punë…

dhe shpenzohen pare në salltanete dhe projekte fantome.

Kryeministri Kurti është magnet për skamjen klasike, për frikën, për pasigurinë…

e asocon atë kohën kur plakat i shfrytëzonin gjinjtë si kuleta dhe nga to i nxirrnin paret në ditë ‘të zeza’, ama pasi plaste vaji gjithandej.

P.S. Ama, në çastin kur edhe Abelard Tahirit i ka ardhur dita të tallet me ty – dije mirë sa sahati.

facebook.com/kimete.berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok