18/05/2024

LETËRSIA FEMËRORE NË VLORË

0

Nga Albert HABAZAJ

Tradita letrare në Vlorë e shek. XX ka të regjistruar edhe zërin femëror që përfaqësohet me emrin e Nermin Vlora Falaschit, e cila klasifikohet në grupin e shkrimtarëve shqiptarë të diasporës.

Letërsia femërore e ka zbukuruar dhe emancipuar më qytetarisht letërsinë që krijohej në Vlorë deri në shkallë kombëtare, e ka ndërkombëtarizuar atë me poezitë, prozën, studimet e përkthimet që janë bërë nga autorete sotme të Vlorës.

Figura e tyre shquan si femra të emancipimit qytetar që japin ndihmesën e dukshme në krijimtarinë letrare dhe fjalës së lirë, ndër penat e ndjeshme e përfaqësuese të frymës lirike të prozës dhe poezisë femërore dhe letrave bashkëkohore shqipe, por edhe për kontributin si autore të përkushtuara dhe të sakrificës dinjitoze me staturë shkrimore, edukative dhe përparuese.

Në parantezë, mendoj se vlen të bëjmë një marrëveshje komunikimi, në përmendjen e emrave të autoreve, duke respektuar kriterin alfabetik.

Në profilin e Vlorës letrare të viteve 1970-’80 shfaqen emrat e poeteshave Flora Gjondedaj Dervishi, Maro Pasho e Merita Caci Mako. Maro Pasho u shfaq para lexuesit në viti 1968 me botimin e vëllimit poetik “Shkëndija jete”; “Çelën luledardhët”, 1978 dhe me vëllimin tjetër “Para Monumentit”, 1979, duke  krijuar një profil të admiruar për kohën. Maro Pashos i flisnin Kontesha e Vlorës.

Sidomos mbas viteve 1990, letërsia femërore pati prurje të fuqishme në fushën e poezisë, prozës dhe përkthimit, ku spikatën emra si Albana Hodo, Alisa Velaj, Alma S. Feruni, Anila Toto, Anilda Ibrahimi, Arjola Vangjel Sako, Aurora Allushi, Besiana Koshena, Blerina Kotorri, Elisabeta Alikaj, Elma Rama, Elpiza Gaxhazi, Elvira Vangjeli, Enrieta Sina, Eva Gavani, Evis Çelo, Fabiola Begaj, Gjinovefa Myrtaj Ferrari, Harikla Beduli, Iskra Thoma Tata, Joana Xhaferi, Laureta Petoshati, Lela Qejvani, Lola Meçaj, Lulëzime Malaj, Mirela Dauti, Natasha Fejzaj Limaj, Rudina Papajani, Sanie Tushi Rrokaj, Sibora Kamberaj, Suzana Zisi, Shpresa Vranari, Valbona Gaçe Avdullaj, Valbona Mezini, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Vjollca Staro, Zamira Agalliu, Zenepe Luka … deri tek talentet e reja, studente të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë Jonida Arben Çelaj e Razielda Hitaj, apo vogëlushet Letica Senaj e Xhoni Kasa… Po kështu në fushën e përkthimit, dallojnë emra si Alisa Velaj, Elvira Feruni Besho, Evis Çelo, Irena Cani, Laureta Petoshati, Liljana Hamdi Zoga.

Për autore të veçanta si Alma Feruni, Arjola Sako, Harikla Beduli, Elma Rama, Liljana Zoga Vilheleme Vranari, Zenepe Luka e ndonjë tjetër autori i këtyre radhëve ka bërë shqyrtime letrare, botuar në librat e autoreve përkatëse ose në shtypin qendror periodik apo online.

Letërsinë femërore që krijohet në Vlorë, të cilën, nga që pothuaj të gjitha autoret e qytetit i kam mikesha të mira, mendoj se njoh. Letërsia e tyre ka vlera artistike, estetike, morale dhe edukative të veçanta, ndoshta kjo vatër virtytesh letrare është edhe falë misionit fatlum e hyjnor që ka femra: lindjen, mirërritjen dhe edukimin qytetar të fëmijës. Vërejmë se piketa e letërsisë së tyre është: Trilli poetik është i motivuar dhe i pranuar në letërsi, por jo gënjeshtra, në jetë jo, kurrsesi.

Ndërkohë, Vlora, studentët, nxënësit, dashamirësit tanë, por edhe letërsia bashkëkohore shqipe mendojmë se vlen ta njohin letërsinë e tyre të bukur dhe elegante, sepse paraqet interes.

  1. Alisa Velaj është poete moderne e talentuar, përkthyese dhe studiuese e letërsisë. Ka qenë pedagoge letërsie në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë dhe në Universitetin”Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Alisa Velaj ka lindur në nëntor të vitit 1982 në qytetin e Vlorës. Është autore e disa vëllimeve me poezi: “Dehje kaltërsish”, 2001; “Themelet e erës”, 2007; “Drejt ajrit”, 2009; “Përanash Flakës”, 2011; “Tej kthellës së epërme”, 2018; “Shtjellë reje, shtjellë zjarri”, 2019; “Hareja në ajrin e një kocke fyelli”. “Këngë e verdhë zogu në mesnatë”, 2021, vjen si antologji e poezive të saj përgjatë 20 viteve krijimtari letrare. “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” është vlerësuar nga Ministria e Kulturës si vëllimi më i mirë poetik i vitit 2019. Studime: “Fatos Arapi dhe nostalgjia për absoluten”, monografi, 2022; “Prirje të ekzistencializmit në letërsinë bashkëkohore shqipe” (përmbledhje studimesh dhe artikujsh), 2022; Përkthime: “Tempulli i vetmisë”: poezi = The temple of loneliness: poems (letërsi ebraike)/ Zvika Szternfeld, 2016: përkthim nga angl.: red. Laureta Petoshati; përkth. nga angl. Alisa Velaj.

Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Aëard” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”.

  1. Alma Feruni është poete dhe prozatore, ka kryer studimet në Universitetin”Ismail Qemali” dhe masterin për edukim. Punon prej 18 vjetësh si inspektore policie në I.E.V.P.Vlorë. Poezia e Alma Ferunit është e llojit lirik, me ngjyrime të lehta, por gjurmlënëse të natyrës liriko – epike.

Ka botuar këto vëllime me poezi: “Ëndrrat e bardha”, (2013), “Tempulli i dashurisë” (2014), “Prarim i bardhë” (2014) “Pentagram jeta” (2015); librin me tregime “Qyteti i florinjtë”, 2015; monografinë kushtuar kënëgtares Anita Bitri “Anita, ditari qiellor”, 2016; gjithashtu romanin

Kleopatra” dhe librin me përralla “Mbretëresha Anne”.

Tematika vjen nga jeta e përditshme në krijimtarinë e shkruar. Është Ambasadore e Paqes Universale.

Ka marrë pjesë në aktivitete letrare – artistike dhe konkurse te ndryshme poetike; në konkurse letrare në Kosovë për martirët e lirisë në Prishtinë, në Gjilan, Prizren dhe në Vushtri.

  1. Anila Toto është një poete qytetare me pretendime të larta. Ka lindur më 12/6/1973 në qytetin e Vlorës në një familje patriotike e me dashuri për dijen, artin, kulturën. Studimet i nisi më 1991 në degën “Veterinari”, por u detyrua t’i ndërpresë e më pas të studiojë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Dega Mësuesi, ku kreu dhe Masterin po në këtë degë. Pasioni dhe dashuria e saj më e madhe është poezia, arti, letërsia.

Ka botuar dy libra: “Magjia e Dritës” dhe “Nga vise të bukura shpirti”.

Ka fituar Çmimin “At Gjergj Fishta” në 150 vjetorin e lindjes së tij; Çmimin e parë nga Klubi “Petro Marko”, 2014 në konkursin nga të gjitha trevat e Shqipërisë; Çmimin e Tretë në Konkursin poetik në 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë; Çmimin e Tretë në Konkursin poetik mbarëkombëtar në Durrës; Çmimin e Parë në Festivalin e Fëmijëve “Trinkle Trinkle” më vitin 2022dhe 2023 përkatësisht me këngët “Të mbaj në duar”, dhe “Zëri i Jetës”.

Disa çmime të treta, marrë pjesë në disa antologji etj!

Është fatmirësi jo vetëm për Anilën, por edhe për poezinë e qytetit që parathënien e vëllimit poetik “Nga vise të bukura shpirti” ia ka thurur liriku i madh i poemave Bardhyl Londo i paharrueshëm. Që në fillim ai shprehet: “Ka  një  poezi  Anila  Toto, kushtuar  atit  të  saj  të  shtrenjtë, e  cila  fillon  me  vargun  brilant  ti  vije  nga  vise  të  bukura  shpirti”. Që  kur  e  kam  lexuar  për  herë  të  parë  goditja  ishte  tamam  si  një  vetëtimë  që  bie, ndriçon, shkëlqen  dhe  të  tërheq  vëmendjen  sepse  ajo  shkarkohet  në  një  qiell  dhe  horizont  të  pastër  dhe  të  kaltër  kur  ti  nuk  e  prisje  fare… Poezia  e  Anila  Totos  të  kujton, në  kuptimin  më  të  mirë  të  fjalës, Diogjenin  e  famshëm  që  kërkonte  me  një  kandil  në  mes  të  ditës, pikërisht  njeriun”. Mbase më mirë se ai, nuk do të dinim as ne të shpreheshim.

  1. Anilda Ibrahimi është një shkrimtare e re shqiptare.  Ka lindur në Vlorë më 1972. Studioi për Letërsi në Fakultetin Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe më 1993 u largua nga Shqipëria, fillimisht në Zvicër dhe pastaj në Itali, në Romë ku jeton me familjen. Në Itali ka punuar në Komisionin Italian për Refugjatët ku është marrë me të drejtat e njeriut deri në 2003. Me veprat e botuara, ajo po jep ndihmesë të dukshme për ndërkombëtarizimin e letërsisë së sotme shqiptare, sepse ka tërhequr vëmendjen e enteve botuese më seriose si Montadori në Itali. Proza e Ibrahimit shquan për individualitetin e saj origjinal në universin letrar me operimin e sfidave psikologjike të shoqërisë dhe raporteve gjinore në vendet e Europës Jugperëndimore. Ka realizuar projekte kulturore, duke kuruar në veçanti antologjitë dhe përmbledhjet poetike të autorëve ballkanikë dhe mesdhetarë. “Kristale pikëllimi” është vëllmi i saj i parë me poezi, 1996. Romani i saj i parë është “E kuqe si një nuse” = “Rosso come una sposa”, 2008, me të cilin është vlerësuar dhe me çmimet “Edoardo Kihlgren”, “Corrado Alvaro”, “Giuseppe Antonio Arena” etj. Më pas boton “Dashuria dhe rreckat e kohës” = “I sttracci del tempo”. Në vitin 2012 botoi “Nuk është ëmbëlsi.
  2. Elma Rama është poete dhe tregimtare. Serioze, filozofike, lakonike në të shkruar. Ka botuar katër vëllime me poezi: “Sytë e kanë fajin”, 2001; “Kontrast”, 2003; “Ku është njeriu”, 2012, “Trishtimi i ullirit”- lirika, 2020; – ku libri i fundit shënon një tjetër nivel të lartë artistik në përdorimin e teknikave poetike, ndjeshmëri dhe perceptim të thellë të realitetit. Po ashtu, është autore e vëllimit me tregime “Parfum i burgosur”, 2003. Aktualisht, Elma Rama është drejtoreshë e Bibliotekës “Shefqet Musaraj” në qytetin e Vlorës.
  3. Enrieta Sina është figurë të njohur të shkrimtarisë dhe kulturës shqiptare. E njohur si veprimtare civile e spikatur, me ndihmesë të dukshme si gazetare dhe botuese, model dashamirësie ndaj talenteve të reja, humaniste e ndershmërisë profesionale, Enrieta Sinën me të drejtë mund ta quajmë Shkrimtarja e Dashurisë, Dritare e Hapur e Poezisë Lirike. Gazetarja, prozatorja, poetja Enrieta Sina (Zykaj), lindur në Vlorë, më 1953, ka mbaruar studimet në gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë, me rezultate te larta dhe studimet e  larta në 1977 në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, dega gazetari.

Në fushën e krijimtarisë botoi novela social-psikologjike, tregime, poezi dhe roman. Të tilla janë, në prozë: 1. “Ndjenjë mashkullore”, 1994; 2. “Molla e dasmës”, 1995; 3. “Një grua flet për seks”, 1995; 4. “Nata e thyer” (novela), 2008; 5. “Krisma ‘97” (roman); 6. “Lot në vjeshtë” (roman), 2008; 7. “Grua pa lumturi”, 2002; 8. “Hija e shpirtit tim”, novela, 2009; 9. “Trëndafila të ftohtë”, vëllim me tregime, 2010; 10. “Ndjenjë e gjymtuar”, (dy novela), 2015; 11. “Shkolla një, praktika një plus”, libër studimor në fushën e gazetarisë, 2005;

vëllimet me lirika: 12.  “Trokitje në xham”, 1996; 13.  “Minuti i thyer”, 1998; 14. “Unë, ti dhe deti”, 2004; 15. “Dy gjysma çudi”, 2007; 16. “Syri i fjalës” (2012); 17. “Rrënjë të paprekshme” (2019); 18. “Sikur?!” – është vëllimi i ri me lirika (2023).

Kujtojmë që në vitin 1996 ka fituar çmim të parë më këngën “Pyes lotin”, me kompozitor Valentin Veizin dhe kënduar nga Elsa Lila.

  1. Lela Qejvani, autore me origjinë nga Kallarati ka lindur në Levan të Fierit më 04.06.1955. Lela Pullumb Qejvani shkruan poezi, prozë dhe ka një vlerë tjetër të bukur, se siç bën pooezi të ëmbla apo rebele, bën edhe receta gatimi për ëmbëlsira origjinale dhe të shijshme.

Ka botuar libra me poezi, publicistikë dhe manuale. Përkatësisht: 1. “Mall përtej detit”, poezi, 2016; 2. “Epokë lakuriqe”, poezi, 2018; 3. “Në Vorbullat e Jetës” : Jetëshkrim , 2021;

Receta gatimi: Biskota e likere të thjeshtë”, 2017.

Ka në process një vëllim poetik dhe një libër me receta gatimi guzhina mesdhetare. Tema të poezisë së saj janë sociale, emigrimi, dashuria familjare dhe atdhetare. Në jetëshkrimin e botuar pasqyron jetën dhe dallgët e saj që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme.

  1. Laureta Petoshati është poete, shkrimtare dhe përkthyese. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1986. Ajo i është përkushtuar përkthimeve, letërsisë dhe publicistikës. Ka punuar si gazetare dhe përkthyese e përhershme e lajmeve të jashtme në televizionet lokale të Vlorës.

Ka botuar në vitin 1997 vëllimin poetik “Perëndesha e Parajsës”, në vitin 2012 romanin historik “Rikthim në Ventotene” dhe në vitin 2016 ka përkthyer poezi të poetit të mirënjohur izraelit Zvika Szterfeld në 2/3 e vëllimit poetik “Tempulli i Vetmisë”. Më 2018 ka përkthyer librin poetik të poetes Ardita Jatru “66 kilos of solitude” nga shqipja në anglisht dhe është botuar nga shtëpia botuese Transhendent Zero Press USA, si dhe më 2020 “La leggenda del Lago” nga shqipja në italisht, novelë e shkrimtares Eleni Birçaj Mingu botuar në Lecce Itali. Nga shqipja në anglisht ka përkthyer librin me 100 sonata të poetit Ferik Ferra, librin studimor “Traktati i origjinës së shqiptarëve” të studiuesit Çlirim Hoxha,  librin me poezi “Nga vise të bukura shpirti” të poetes Anila Toto, etj.  Ka botuar me 2023 librin poetik “Spirale”. Duhet përmendur fakti se gjatë kohës së qëndrimit të saj në emigracion USA (1997-2005) ajo ka qenë një nga nismëtaret dhe sekretarja e shoqatës patriotike “Bijtë e Shqipes”, ku ka kontribuar në hapjen e shkollës shqipe si dhe pasqyrimin e aktiviteteve të këtij komuniteti në gazetën Illyria.

Veprimtaria e Laureta Petoshatit në publicistikë është e larmishme. Ajo është e spikatur për shkrimet e guximshëm, reportazhet dhe studimet historike të botuara kryesisht në gazetën shqiptaro-amerikane Illyria në Neë York, gazetën “Ndryshe”, si dhe për analizat dhe esetë mbi vepra letrare të botuara në organe të ndryshme kryesisht në gazetën Nacional dhe MAPO.

Poezitë e saj janë të botuara dhe jashtë Shqipërisë në antologji të ndryshme por kryesisht në Knot Magazine(USA), esetë e saj në anglisht janë botuar në revistën Ëriting Raë Poetry (USA) dhe Tuck  Magazine (USA) ndërsa studimi mbi lëvizjen e re letrare është botuar në Corriere di Puglia e Lucania në Itali, etj.

Poezitë e përkthyera prej saj nga shqipja në anglisht të disa poetëve të spikatur shqiptarë janë botuar në revista prestigjioze si: Section&Magazine (USA), ËritingRaëPoetry (USA), The Dallas Revieë (USA),Safe Harbor, Of/ëith: journal of immanent renditions(USA), Travel Poetics, International Journal of Travel Ëriting, (USA),HARBINGER ASYLUM, (USA), Duane’s PoeTree (USA), Dead Snake, etj. Ka fituar disa çmime në përkthime dhe në poezi.

  1. Lulëzime Malaj është me profesion ekonomiste e lartë. Dashuria për letërsinë dhe artin përkon qysh në fëmijërinë e saj të hershme.

Në vitin 2018 ka botuar vëllimin e parë me poezi me titull “Në Ballkonin e një reje”. Në vitin 2021, ka botuar vëllimin me poezi me titull “Prelude dashurie”. Ka në botim vëllimin e tretë me poezi “Kërce me mua sonte” dhe ka në dorëshkrim vëllimin e katërt me poezi si dhe një vëllim me vjersha për fëmijë. Gjithashtu ka në dorshkrime; ese, tregime, tekste këngësh… Bashkëpunon me shumë gazeta dhe revista ku boton krijimet e saj letrare – artistike. Është përfshirë në shumë antologji kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në aktivitetet në vazhdim.

  1. Natasha Limaj (Fejzaj) ka lindur më 30 dhjetor 1957 në Vlorë. Mësimet e para i mori në shkollën 8 – vjeçare “Teli Ndini” të qytetit dhe “Rrapo Hasimi” Kaninë, ndërsa shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Ali Demi”. Vlorë Studimet e larta i kreu në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Ciklin e dytë të studimeve në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, ku u diplomua dhe licencua në : Master Shkencor për Mësimdhënie, në lëndën : Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. E pasionuar ndaj artit të shkruar ka gjalluar tërë jetën brenda këtij mjedisi letraro – kulturor. Aftësia shkrimore nuk i ngeli “ëndërr në sirtar”, por u jetësua në realizimin e disa botimeve poetike që renditen, si më poshtë : 1. “Një pjatancë me mall”, Tiranë, 2005; 2. “Pak nga dita në qytet”, 2006; 3. “Halla Lajmesë”, 2007; 4. “Copëza jete”, 2013; 5. “Trokitje shpirti”, 2014; 6. “Një çunak prej Arbërie”, 2015; 7. “S’jam Elia trazovaç”, 2018; 8. “Shportë vargjesh”, Kumanovë, 2019; si dhe vëllimi me aforizma “Majamuzëmielldituri”, 2023.

Është përfshirë në antologjinë poetike “Nektar kaltërsish”. Boton periodikisht në shtypin e shkruar dhe elektronik. Ka lëvruar dhe gjininë e prozës së shkurtër, ku është vlerësuar me çmim për prozën me titull: “Skllave apo heroinë”. Jep ndihmesën e saj në strukturimin, korrektimin dhe redaktimin e revistës periodike “Kanina” me funksionin e kryeredaktores, të cilën e kryen si detyrim me përgjegjësi ndaj vendlindjes.

  1. Rudina Papajani ka lindur më 10 qershor 1970. Që e vogël ka pasur dashuri për librat. Botimet e saj datojnë në moshën 12- vjeçare, kur ka shkruar poezitë e para. Më pas ka botuar në shumë antologji, gazeta, portale. Gjithashtu, për katër vjet ka qenë pjesë e tetrit të shkollës në gjimnaz. Ka botuar 2 vëllime poetike “Violinat e shiut”, 2016; “Algat e shpirtit”, 2018. Krahas poezisë, shkruan tregime ese dhe koncepte filozofike dhe argumentuese.
  2. Suzana Zisi lindi në Vlorë në vitin 1967. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990. Qysh atëherë e deri në vitin 2000, ka botuar krijimet e veta poetike në faqet e gazetave letrare të kohës.

Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak”. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ndër 5 vëllimet poetike më të mira, nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” në vitin 2005.

Në vitin 2006, botoi vëllimin e dytë poetik “Imazhet kanë ftohtë”, me parathënie të studiuesit dhe poetit të mirënjohur, Agim Vinca. Në librin e saj të dytë, Suzana, prezanton një botë të veçantë poetike, nëpërmjet një ndjeshmërie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtën e saj, përmes metaforave dhe simboleve individuale. Metaforën dhe simbolikën e vet autoriale, poetja i ngre në një shkallë më të lartë në frymëzimin dhe ligjërimin poetik të librit të dytë, ç’ka ka sjellë jo vetëm farkëtimin e një imazhi poetik specifik, por edhe një pjekuri më të madhe në vleresimin e ideve dhe dukurive të botës reale e emocionale.

Në 2009, shtëpia botuese “ODYSSEAS” në Athinë (Greqi), boton në gjuhën greke, vëllimin poetik “ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ”,(“Në shkretëtirat e heshtjes”), përkthyer në greqisht nga poeti dhe perkthyesi i mirenjohur Niko Kacalidha.

Në maj 2011, botoi vëllimin e katert poetik “Të jesh… fjalë” – Shtëpia Botuese “OMBRA GVG”, Në këtë libër, poetja rikonfirmon edhe një herë që nuk është rastësisht në udhën e poezisë por, rrugëton me dinjitet dhe profesionalizëm në udhën e vështirë të artit poetik.

Shumë nga krijimet poetike të Suzanë Zisit, janë prezantuar jo vetëm në revista e gazeta letrare shqiptare por edhe në prestigjioze të huaja. Disa poezi të saj, në vitin 2008, janë botuar në revistën letrare franceze “Le capital des mots”. Gjithashtu, ajo është prezente edhe në revista letrare sllovene dhe kroate. Në poezinë shqipe pas viteve ‘90, Suzana Zisi ka spikatur gjithmonë e më shumë si një zë i veçantë poetik, modern dhe elegant.

  1. Vilhelme Vranari Haxhiraj, (Vivra) “Mjeshtër i Madh” është një studiuese dhe shkrimtare e përkushtuar vlonjate. Në sofrën e përbashkët të letërsisë shqipe, tashmë ka zënë vend dhe është ulur këmbëkryq edhe shkrimtarja e viteve të demokracisë, Vilhelme Vranari Haxhiraj. Ajo ka lindur në Kaninë më 22 janar 1945 në një familje me tradita atdhetare dhe kulturore, pasardhëse e familjes princërore të Gjergj Arianitit. Qysh në moshën pesëvjeçare, u përball me rrugën e mundimshme të luftës së klasave me burgosjen e xhaxhait, babait dhe internimet e familjeve të mëdha të fisit të Vranarajve. Katër vitet e arsimit fillor i kreu në disa shkolla., ndërsa arsimin 8-vjeçar në shkollën “28 Nëntori” (e para shkollë shqipe e Vlorës) Pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga” në Vlorë, punoi si mësuese në fshatin Armen. Në vitin 1966, kur ishte duke kryer studimet e larta në vitin e fundit në UT me korrespondencë, iu hoq e drejta e studimit dhe e ushtrimit të profesionit si familje e persekutuar nga regjimi komunist. Në zbërthimin konceptual të profilit  të studiueses Vranari Haxhiraj, nënvizoj se misioni i studiueses dhe shkrimtares sonë është i tejdukshëm dhe shprehet në trininë: 1. Brumosja gjenetike e ndjenjës së lartë të atdhedashurisë; 2. Vijimi i devotshëm ndër brezat shqiptarë i stafetës fisnike të të parëve tanë, që në shpirt kishin të rrënjosur shqiptarizmin; 3. Emancipimi qytetar i femës shqiptare, si forcë e barabartë me burrin, që në harmoni me njeri-tjetrin e besim reciprok çojnë përpara familjen e vogël dhe familjen e madhe me dashuri për përparim, zhvillim e lumturi, si konkretizim i fjalës së urtë: Njëra dorë lan tjetën, të dyja fytyrën”. Ky libër është edhe një tekst emancipues, theksoi Habazaj, sepse natyrshëm zënë vendin e tyre të merituar shkrimor zonjushate zonjat shqiptare, të cilat përgjatë shekujve kanë treguar vitalitetin e tyre, forcën, mençurinë, besnikërinë, përpjekjet për lirinë dhe të drejtat që u takojnë, për të qenë vetvetja. Ajo na ka sjellë modele zonjash që kanë bërë emër në histori, të cilat janë elitare. Vetë Vivra është një model i zonjës që po bën emër në historinë e kulturës kombëtare.

Ajo është një ndër autoret më të njohura jo vetëm të shkrimtarisë vlonjate, por në letërsinë bashkëkohore shqiptare është një piketë e dukshme dhe referencë sakrifikimi për emancipimin e femrës shqiptare dhe qytetarimin e shoqërisë. Për veprën e saj nuk mund të bësh dot një listim përfundimtar, sepse ajo sfidon me botimet e çdovitshme, herë dhe më shpesh. Një femër një grua, një nënë ka zë të fuqishëm, të ndjeshëm, të guximshëm në letërsisë shqipe. “Ajo ka ardhur në letërsi si Antigona për të shëruar shpirtrat njerëzorë” thotë për të Xhevahir Spahiu. E kanë quajtur “Herta Muler shqiptare”, “Petro Marko me fustan” apo “Musine Kokalari e Vlorës”.

Ndihmesa e saj është e dukshme në disa fusha, si poete lirike, si prozatore me skica letrare, si tregimtare, si noveliste, si romanciere, si njohëse e programeve shkollore, me përshtatjen  për fëmijë të librave me fibula e gjëza, në fushën e artit skenik si skenariste, në fushën e përkthimit dhe në fushën e studimeve të historisë dhe kulturës.

Në mbi 25 vjet krijimtari, Vivra ka botuar mbi 50 vepra letrare të gjinive të ndryshme, gati 2 libra në vit. Nuk mund t’i listojmë të gjitha. Rekord më vete!…

Botime të autores; Poezi: 1. “Loti nuk ka faj”, 1996; 2. “Të pres”, 2000; 3. “Rãdãcinile = Rrënjët”, shqip/rumanisht, 2009; 4. “Sa do të doja”, 2018. Prozë e shkurtër: 5. “Mamaja”, novelë, 2000; 6. “Kush e vrau Kaftanazin”: skica, tregime, novela, 2001; 7. “Rrugë pa kthim”: skica, tregime, novela, 2009; 8. “Mamaja”, novelë, përkth. rumanisht, 2011; 9. “Çmimi i Dualizmit”, novelë, 2012; 10. “Një mall i pashuar: romancë e një dashurie të pamundur”: novelë, 2014; 11. “Legjendë … apo e vërteta e një dashurie hyjnore?”: novelë, 2018; 12. “Kurth, mashtrim apo vetëmashtrim”: tregime e novela, 2021. Romane: 13. “Dhembje nëne”, 1998; 14. “Jetë në udhëkryq”, 2001; 15. “Ringjallur si Krishti”, 2002; 16.“Amanti i Arbërisë”, 2003; 17. “Rrëfim në të perënduar”, 2007; 18. “Unaza e prangosur”, 2008; 19. “Zonja me karafila të bardhë”, 2009; 20. “Dritëhijet e medaljes… enigma”, 2010; 21. “Vonë, tejet vonë”, 2011; 22. “Ankthi i së Vërtetës”, 2011, Lulu-USA; 23. “Pa Titull”: Ese-publicistikë; 24. “Rikthim i Ismail Qemalit”, Lulu-USA, 2012; 25. “Bashkë në dashuri dhe atdhetari”: studim, Bukuresht, 2012; 26. “Rikthim i Ismail Qemalit”: bot. 2, 2012; 27. “Ankthi i së Vërtetës”: bot. 2, 2013; 28. “Bashkë në dashuri dhe atdhetari”: bot. 2, Bukuresht, 2014; 29. “Loja e Mëkatit”, 2015; 30. “Unikale”, 2015. Trilogji: 31. “Prolog jete”, roman I, 2007; 32. “Vështroni Meduzën”, roman II, 2005; 33. “Dilema e së Nesërmes”, roman III, 2006. Ese-publicistikë: 34. “Pa Titull”: ese – publicistika, 2011; 35. “Dashuria plagoset por nuk burgoset: letra nga ferri” 2016; 36. “Tradhëtia e madhe ndaj kombit: kujtesë psiko-kombëtare”: studim, 2017; 37. “Rrugëtimi filozofik i prof.dr. Isuf Luzaj”: studim, 2017;

  1. Elitat e mohuara…, krenari kombëtare”: studim, 2019; 39. “Autoktonia e Shqipërisë jugore, enigma e shekujve”: studim, 2020; 40. “Pa limit”: ese publicistika, 2021.

Letërsi për fëmijë: 33. “10 Fabula”, 2000; 34. Bëmat e Dhelprës”: fabula, 2002; 35. “Ne jemi lulet e jetës”: fabula, 2003; 36. “Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj” përralla, 2008; 37. “E dini se ç’emër kam?!”: fabula e gjëegjëza, 2009; 38. “Përrallat e vendit Blu”: cikël me përralla; 39. “Kuçedra dhe Dragoi”: libri i I – përralla, 2010; 40. “Xhuxhi dhe Gjiganti”: libri i II – përralla, 2011; 41. “Shoku im arushi”: përralla, 2013;

Krijimtaria e Vranarit është përfshirë në 25 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etj., që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse. Nuk mund të bëjmë një listim të veprës së Vranarit, sepse ajo ka të përditësim të paparishikueshëm…

  1. Źamira Hysenaj Agalliu është poete, publiciste, eseiste. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Kaninë. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, Fakulteti i Shkencave Humane, Master për mësuesi, licensuar me vlerësim të lartë. Zamira punon dhe jeton në Vlorë. Kontributi i saj letrar vazhdon. Ka botuar vëllimet poetike: 1. “Zemëruar me apostujt”, 2013; 2. “Mall i arratisur”, 2017; 3. “Zjarri i erës”, 2018; 5. librin humoristik për fëmijë “Eni Çamaroku”, 2021.

Është vlerësuar me çmime në konkurse si dhe poezitë e saj janë bërë pjesë e disa antologjive të ndryshme. Poezia e saj “Të iki apo të vij” mori pjesë në Festivalin e Këngës për Fëmijë, 2023 në sajë të muzikës së kompozitorit të njohur Elvis Peçi. Pret dritën e botimit libri për fëmijë “Dy vëllezërit e adoptuar”.

Poetja Zamira Hysenaj Agalliu ka një stil dhe figurshmëri stabile, siç e vlerëson shkrimtari kosovar Murteza Osdautaj. Makrostrukturat e tekstit të përpunuara në atë mënyrë që poezinë e kësaj poeteje e bëjnë të funksionojë lirshëm, me harmoni dhe ritëm tejet të veçantë dhe të arrirë. Vargu i saj ka një stil të kujdesshëm e me një fjalor të përzgjedhur, me një diskurs autorial të dallueshëm dhe me një angazhim të veçantë filozofik. Poezia e Zamira Hysenaj Agalliu qëndron mbi katër shtylla themelore tematike dhe stilistike: Dashuria njerëzore qaset në shumëdimensionalitetin e kësaj ndjenje shpirtërore dhe psikologjike të njeriut “heroit lirik”. Atdheu është aspekti tjetër ku Zamira si rrallëkush ka arritur që të krijojë disa krijime poetike të bukura dhe moderne vështruar nga mënyra e këndvështrimit të saj poetik e atdhedashës. Në librat e kësaj krijuese gjejmë një mjeshtëri artistike të admirueshme, një pjekuri shkrimore që vihet re posa ta fillosh leximin, me një sistem simbolesh dhe makrostrukturash, të cilat shënojnë pikën kulminante në pjekurinë artistike të autores.

Letërsia femërore në Vlorë ka peshë, sepse ajo e zbukuron dhe e emancipon shoqërinë, duke sfiduar paragjykimet e vogla burracake, provinciale dhe jo tejçuese.

MSc. Albert Habazaj

Shkrimtar, studiues, bibliograf

Përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Kryetar i Shoqatës së së Artistëve dhe Shkrimtarëve ‘Petro Marko”, Vlorë

Vlorë, 23.04.2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok