19/04/2024

Kosova po vdes pas syve tanë!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Pa dyshim se zbrazja e Kosovës nga të rinjët, është dukuria më e dhimbshme dhe më e trishtë e cila po ndodhë para syve tanë. Rritja enorme e numrit të të rinjëve që janë duke e braktisur Kosovën është plaga më e rëndë në Kosovën e pasluftës.

Përzierja e ndjenjave shpirtërore

Përderisa Kosova po zbrazet nga të rinjët e saj, vendet perëndimore po pasurohen me fuqinë punëtore të të rinjëve tanë. Ngado të shkosh nëpër qytetet dhe metropolet evroperëndore shehë të rinjë të sapoardhur nga trojet tona etnike.

Turniri i fundit i organizuar nga të rinjët në Rovato (Lombardia-Itali) ishte një ngjarje sa e bukur sportive, po aq edhe ndjenjë e dhëmbshme për shpirtin e shëndoshë të një atdhetari. Të shohësh qindra të rinjë në një aktivitet sportiv në vend të huaj, ku të njëjtët të rinjë do duhej të ishin në vendlindjen e tyre duke e festuar 15 vjetorin e pavarësisë, është ndjenjë e thellë shpirtërore.

Pushtetarët në Kosovë dhe të gjithë njerëzit e veshur me petkun e politikanit duhet të mendojnë seriozisht për situatën në të cilën e kanë sjellur Kosovën!

Gjatë përcjelljes së Turnirit në Futboll të Vogël në Rovato, ndjeja kënaqësi për organizimin e mirë dhe unifikimin e të rinjëve, por njëkohësisht edhe dhimbje të thellë shpirtërore, kur shihja me qindra të rinjë të sapoardhur nga Kosovë dhe po aq bashkatdhetarë të tjerë duke u mplakur në dhe të huaj!

15 vjet pas lufte, të shohësh me qindra të rinjë të moshave 17-18 të sapoardhur nga Kosova dhe trojet tjera etnike vetëm në një lokalitet të vogël siq është Rovato, vërtetë ishte ndjenjë trishtimi! Ndjenjë trishtimi, për faktin se këta të rinjë nuk do të kthehen më në Kosovës, por do të mbeten përjetësisht në perëndim si fuqi krahu, siq mbetem ne gjeneratat e viteve të ’80-90-ta, të ikur nga dhuna dhe represioni serb.

Por, akoma më e dhëmbshme bëhet situata, kur këta të rinjë nuk janë duke ikur nga dhuna dhe represioni serb, por nga mungesa e përspektivës zhvillimore dhe humbjes së shpresave për jetë në vendin e tyre të lindjes.

Ikja e të rinjëve nga vendi, plaga më e rëndë shpirtërore

Fajtore për ketë nuk është Serbia, por klasa e jonë politike e pasluftës e cila nuk mendoj aspak për të ardhmen e vendit, por për interesat e tyre personale, grupore dhe klanore. Njerëzit e politik-bërjes, gjegjësisht ata që merren me zanatin e politikës, nëse nuk merren me problemet e të rinjëve, përkatësisht, për krijimin e kushteve për punë dhe jetë në Kosovë, nuk e di se çka tjetër duhet të jetë prioritet më thelbësore për ta!

Ne kemi pasur shpërngulje të popullatës shqiptare nga Kosova edhe në periudha të mëhershme, edhe në periudhën e okupimit klasik, por emigrimet e fundit masive të të rinjëve shqiptarë janë më shqetësuese dhe më të dhëmbshme se asnjëherë më parë gjatë historisë.

Lutem që ky shqetësim i imi personal të trokas në ndërgjegjën e pushtetarëve dhe të secilit politikan në Kosovë, në mënyrë që të gjejnë forma dhe mundësi për parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjët.

Ngase, nëse vazhdohet me këtë ritëm të largimit të të rinjëve deri në fund të vitit, e të mos flasim për dy-tre vitet e ardhshme, Kosovës më nuk ka çka i duhet liberazimi i vizave dhe as shteti si tërësi, për shkak se Kosova do të mbetet e shkretë dhe e mjerë pa të rinjët e saj!

Atëherë cili do të jetë rezultati final, do të jetë tepër i dhimbshëm dhe fatal, do të ndodhë realizimi në plotni i planeve serbe për zbrazjen e Kosovës, ku më pastaj do të fillojë rikolonizimi me popullatë serbe dhe jo shqiptare nga vendet ballkanike dhe aziatike, për çka, Kosova nuk do të ngjajë më në atë për të cilën u luftua dhe u derdh gjak.

Kosova jo vetëm që nuk ka kuptim, nuk as jetë dhe ardhmëri pa shpirtin e saj rinor. Ngase shpresa dhe ardhmëria e një vendi janë të rinjët dhe jo gjeneratat e vjetra, të cilat dita-ditës po mbeten gjithnjë e pak. Kosova po varfërohet edhe si pasojë e ikjes nga kjo botë e ish veprimtarëve që e mbajtën gjallë dhe trashëguan brez pas brezi atdhedashurinë, gjuhën e bukur shqipe, traditat popullore dhe kulturen unikate që nuk e ka asnjë komb tjetër në botë.

Mbetet e dhimbshme ikja nga kjo botë e aktivistëve dhe veprimtarëve pa e shijuar mirë aromën e lirisë dhe pavarësinë e shtetit për të cilin punuan pa rreshtur dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë. Por, pa dyshim përjetimi më i rëndë i veprimtarëve të gjallë është largimi i fëmijëve, nipave dhe mbesave të tyre nga shteti për të cilin luftuan, derdhën gjakun dhe i lanë gjymtyrët e trupit në fushat e betejës.

26.02.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok