25/04/2024

Jeni të interesuar të punoni apo studioni në Britani të Madhe?

0

Çfarë është IELTS për UK vizat dhe Imigracion (UKVI)?

Nëse jeni të interesuar të punoni ose studioni në Britaninë e Madhe, mund të ju nevojitet të aplikoni për vizë për Britani të Madhe dhe të demonstroni se keni përmbushur nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës angleze duke iu nënshtruar Testit të Sigurisë për Njohjen e Gjuhës Angleze (SELT) të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, siç është IELTS për UKVI(Akademik dhe Trajnim i Përgjithshëm) ose IELTS – Aftësitë Jetësore.

Cili është dallimi në formatin e testit ndërmjet IELTS dhe IELTS për UKVI?

IELTS dhe IELTS për UKVI janë të njëjta sa i përket formatit, përmbajtjes, notimit dhe nivelit të vështirësisë. Sidoqoftë, Forma e Raportit të Testit që përmban rezultatet tuaja është paksa e ndryshme për të treguar se i jeni nënshtruar testit në një lokacion zyrtar për IELTS UKVI, e cila është aprovuar nga Zyra për punë të brendshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Cilin format të testit duhet ta zgjedh?

Nëse jeni student, ju lutem kontrolloni me universitetin / kolegjin / shkollën tuaj se cili është testi që ju nevojitet para se ta rezervoni.

Nëse po aplikoni për vizë studentore (Tier 4) në një institucion të arsimit të lartë për të filluar drejtpërsëdrejti studimet për diplomë bachelor ose pasuniversitare në një universitet që është “Sponsor Tier 4”, duhet të përmbushni nivelin e gjuhës angleze të përcaktuar nga institucioni. Të gjitha universitetet dhe kolegjet britanike pranojnë rezultatet Akademike IELTS Kjo do të thotë që ju mund të mos keni nevojë të hyni në testin IELTS për UKVI (Akademik), por mund të dorëzoni rezultatet Akademike IELTS.

Nëse NUK jeni student, ju lutem kontrolloni se cili format i testimit ju nevojitet me organizatat për të cilat po aplikoni, përpara se ta rezervoni testin.

Ne ofrojmë IELTS për UKVI në Tiranë në Shqipëri

Testi Përshkrimi Çmimi
IELTS UKVI Academik Nënshtrojuni këtij testi nëse universiteti ose organizata ku po aplikoni ka kërkuar që t’i nënshtroheni testit IELTS për UKVI (Akademik). 200 EUR
IELTS UKVI Trajnim i përgjithshëm Nënshtrojuni këtij testi nëse doni të migroni në Mbretërinë e Bashkuar ose dëshironi të trajnoheni ose pë studime bachelor. 200 EUR
IELTS për Aftësi Jetësore A1 Nënshtrojuni këtij testi nëse keni nevojë të testoni aftësitë tuaja në të folur dhe dëgjim në anglisht si pjesë e aplikimit tuaj për vizat në Mbretërinë e Bashkuar dhe imigrim për vizat “familjare për personat me qëndrim”. 174 EUR
IELTS për Aftësi Jetësore B1 Nënshtrojuni këtj testi nëse keni nevojë të testoni aftësitë tuaja në të folur dhe dëgjimin në anglisht, si pjesë e aplikimit tuaj për vizat në Mbretërinë e Bashkuar dhe imigrim për leje të pacaktuar për të qëndruar ose shtetësi. 174 EUR

Testimi në IELTS për UKVI me British Council

IELTS për testet e UKVI (Academic dhe General Training) dhe IELTS Life Skills zhvillohen në një qendër testimi të aprovuar nga UKVI. British Council ka vendet e aprovuara nga UKVI në të gjithë botën.

Ju mund të rezervoni testin tuaj të IELTS për UKVI online.

In this section

IELTS për UKVI: Politika e anulimeve dhe transferimeve për të testuarit

Ju mund ta anuloni regjistrimin për testin tuaj të IELTS në çdo moment përpara se të fillojë testi duke e njoftuar qendrën tuaj të testimit.

Nevojat dhe aranzhimet e veçanta për testin tuaj

Qendrat e testimit IELTS bëjnë të gjitha përpjekjet që të plotësojnë kërkesat shtesë të atyre që i nënshtrohen testit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok