14/12/2024

TRINIA ARTISTIKE E AGIM RAMADANIT

0
u6_Agim-Ramadani2

(Në 57 vjetorin e lindjes)

NGA SINAN GASHI

Nga se është quajtur edhe art diçka nga manifestimi ushtarak, e dihet për atë  poetik dhe atë të pikturës, që të tria këto janë dhuntitë brenda që qenje madhore njerëzore, që quhet Agim Ramadani, dëshmor i lirisë së Atdheut. Por në madhështi sikur është edhe fatkeqësia: ato na lënë shpejt. Ikën nga kjo jetë e zallahisë, duke lënë shembëllesën e modelit të të qenit Njeri por edhe poet sa edhe piktor.

  1. Arti luftarak i Agim Ramadanit

Njeri i përcaktuar që heret për t’u bërë ushtarak, për ta dëshmuar një ditë këtë mjeshtri të veçantë dhe mjaft të rrezikshme, vetëm për vendin e vet të robëruar aso kohe, mësyu Akademinë Ushtarake në Zagreb drejtimi i komunikacionit) dhe e mbaroi atë me sukses sa dhe me një përkushtim të rrallë. Agim Ramadani (3 maj 1963 – 11 prill 1999) mësoi shumëçka nga mësheftësia dhe arti ushtarak, i përvetësoi ato deri në finesa, duke menduar e ëndërruar përherë se një ditë kjo do i t’i duhej për atje, në Kosovën e vet dhe për Kosovën që e deshti si askush tjetër. Me këto synime dhe me një kënaqësi që jep mundësia e jetës që ëndrrën t’ia afrosh realitetit, u rekrutua në ushtrinë shqiptare të Kosovës, në shërbimin e parë të armës së këtij vendi. Atë punë e bëri pas një angazhimi të gjatë dhe të pandalshëm nëpër Evropë, mes njerëzve tanë të përmalluar dhe të vetëdijes kombëtare, që t’i shpjegojë se na duhet një mësymje në koalicion me perendimorët për ta liruar Kosovën nga fara e keqe e sllavizmit, fizikisht dhe shpirtërrisht, njëherë e përgjithmonë. Dhe Agim Ramadani fliste nëpër tubime, dhe i besonin të gjithë për falët e ndezura flakë, për përcaktimin për sakrificë, për siqeritetin që i ndriste në nurion e ballit të gjerë. Ajo i vërehej po ashtu në sytë shkëndi dhe në pastërtinë e shpirtit. Ai kurrë nuk mendonte as besonte në të keqen brenda vetes, brenda së vetës, brenda bashkëkombasëve dhe bashkëluftëtarëve. Shikimin e mbnante vetëm përpara, mësynte vetëm në një drejtim pa menduar për drojen prapa. Është moment i rrallë historik, sikur thoshte veprimi i tij, që ta falë një herë në një shekull a më gjatë, për të bërë diçka të mbarë për qenien tënde, për të thënë diçka me vlerë e peshë po për vendin e të parëve tuaj. Ai kështu nuk bënte vetëm një organizim, por edhe në stërivitje, edhe në veprimet ushtarake, në akscionet luftarake. Të gjitha i bënte me një art veprimi, me një saktësi qëloimi dhe me një bukuri planifikimi, në mënyrë që gjithçka të jetë e suksesshme por edhe hijeshisë së atij arti të lashtë e përplot me rreziqe, që kur është kushtëzuar veprimi luftarak. Madje i shkonte në menje arti luftarak i heroit tonë të madh Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, fitorja e tij me pak mjete e ushtarë përballë një ushtrie lubi turke. Aty ishte mençuria e mjeshtria e organizimit të tij e jo gjithmonë forca. I bëhej sikur ka një ngjashmëri me disa raste, në disa fronte. Por një e kishte të qartë, se edhe kështu, në ushtri e me armë, asnjëherë nuk mund të ketë fitore të mbarë dhe hijeshi akcioni po të mos ishte respektimi i linjes së veprimit, të organizimit shtetëror, ashtu siç u kishte hije luftëtareve të vërtetë dhe idealistëve që kishin hyrë në front për të vdekur e jo për të bërë lakadredha interesash të shëmtuara.

Ashtu veproi, ashtu hoqi barrën e rëndë sa një shekull: gurin e kufirit që ndau dysh zemrën e mendjen tonë, dhe mbeti lapidar kohërash për gjeneratat, që të dëshmoi konkretisht se si adhurohet Atdheu, si luftohet armiku dhe si duhet sakrifikuar sinqerisht për vendin e të parëve dhe të ardhmen e atyre që po do të vijnë më pas.

Kështu rrumbullakësohet pastaj vlera e paluejtshme dhe e mbarë që do futet në historinë kombëtare si veprimi më pozitiv dhe si akcion që e vlenë sakrificën e madhe aq sa është jeta.

Guri i kufirit të zi u rrokullis para këmbëve të tij për mos t’u vënë kurrë më i tillë, guri ndares i trupit përgjysëm, i shpirtit të plasaritur i dëshirave të gjeneratave të tëra. E hoqi ai këtë me bashkëluftëtarë për të mbetur aksioni i madh në heqjen e barierave të vendosura dhunisht me padrejtësitë që dashakëqinjtë e shqiptarëve i kishin vendosur.

Rënja e tij heroike, sikur tha: këtu unë jam roje e përjetshme e dëshmisë së bashkimit të këtij kombi të ndarë pa dëshirën e tyre. Ashtu mbeti si roje legjendare që natë e ditë nuk lë kënd më të afrohet me qëllim të keq këtu, të vendos kufij të pengesave antinjerëzore dhe antikombëtare.

  1. Agim Ramadani, poet i mirëfilltë krijimtarie, ose dhuntia e dytë e tij

Agimi dhuntinë e shkrimit, vargëzimit, e kishte të lindur. Lexonte, po se po, por nuk ishte tërë ajo që e cyti të krijojë poezi. Na bëhet se ngulfatja ndjenjore, kur nuk kishte mundësi të thoshte publikisht atë që e mundonte, e shprehte kështu, duke arrië dy synime: edhe ta nxirrte dyfin lehtësonte paksa shpirtin e ndjeshëm, edhe të arsyetoi se shpirti i tij është edhe artistik. Kjo nuk është pasuri e rëndomtë e një krijese njerëzore. Madje aq më pak e një ushtaraku, që e kishim menduar se i thotë gjërat me një rreptësi natyre, ashtu troç, ashtu siç kërkohet nga profesionalisti.

Vargu i poezisë së Agim Ramadanit është përplot mendime, ide e shprehje të bukura. Fjala e tij e zgjedhur reflekton shumanësi preokupimi, duke rrëfyer të mësheftën e një bote të pasur ndjenjore – artistike, që e manifestonte edhe në jetën e rëndomtë, edhe në atë të shërbimit e edhe në këtë të krijimit.

Ajo që e cilësonte këtë poezi është origjinaliteti dhe individualiteti krijues, sepse autori kishte dëshirë të jetë unikat, të mos varet si jarg në kopjen ideore të askujt. Ashtu edhe realizoi krijimet poetike, që nuk janë të pakta. Ç’është më e habitshmja për një ushtarak, frymëzimi i tij krijon kontastin, nga e dinamizuara kah qetësia shprehëse, por gjithmonë në brengën e njëjtë po të ushtarakut – bërja e diçkahes për vendin e vet që priste nga këto gjenerata.

Pritje e thinjur

Në vaj të heshtur

Mbi myshqet e pikëllimit

Ushqen

Ëndrrat e ngjalljes

(Rekiuem)

Nëse nuk e ndjeh biografinë e tij, nuk mund të konstatosh se si një ushtarak i karrierës, që ka ngrysur orët mbi projektet e vrazhdësisë shërbyese profesionale, të ketë një shpirt kaq të butë, një ndjenjë kaq njerëzore. Madje ai shpreh e edhe kulturën artistike, që pak kush e ka edhe nga krijuesit e dëshmuar me vëllime të tëra.

Për një pikë

Ujë Kosove

Ëndrrat më këputën

Valët

Ngrihen peshë

(Për një pikë ujë Kosove)

Është me interes të thuhet se ai poezinë e shkruan vazhdimisht, në muaj e vite të ndrzshme, për çka dëshmojnë diçiturat në fund të ktijimeve. Ajo sikur e përcjell hap pas hapi, në hapësira e gjendje të ndryshme emocionale. Sido që të jetë, strumbullari i interesimeve të tij është i njëjtë, i qartë dhe i paluajtshëm: gjithçkaja që ka të bëjë me Kosovën, me fatin e saj, me ardhmërinë që besohej se do të jetë e mbarë. Ai ka parandjenjën edhe për fatin e vet, atë që e kishte përcaktuar për këtë truall.

Tani unë jam hi dhe hije nuk kam

Se kam ndërruar jetë askush nuk e di

Më kërkojnë pyesin kum kam mbetur

Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë

Nuk jam tretur

(Në mungesën time)

Agim Ramadani, poet, i ravijëzonte lirinë në letër, me shprehjen e fjalës së zgjedhur, nga se atë të projekteve ushtarake e kishte në çantën e eprorit.

Ato që i tha me fjalë, si shprehje ose si poezi, ato edhe i manifestoi në jetën e rëndomtë sado që ajo ishte ecje e rëndë e hapave të historisë kombëtare.

Tinëzisht hyjmë shtigjeve të ujkut

Grykës dhelparake

Varre duke lënë pas

(Shtigjeve të ujkut)

Ky ishte kushtëzim i frymazënjes etnike, momentit kur kishte arrirë çasti i një shpërthimi dhe veprimi përmbyllës.

Vetëm sa për mallkim e ofshamë kishte jetë

Ata të mbushur raki dhe epsh shtazarak

Në rreshtin e vdekjes përpimë pështymën symbyllur

Në luftën e sllavëve nuk ekziston njerëzorja

Sa për përmbyllje mendimi do thënë se krijimtaria e tij poetike jep tëq kompletuar një personalitet të rallë, të cilin vepreimi ushtarak ia dëshmon idealin e jetës, kurse arti i shprehjes ia zbulon shpirtin e dhembshur dhe të zjarrtë njëkohësisht.

Të gjitha ato që bëri, kur ishte vetëm a kur ishte me të tjerët, i bëri vetëm në emër të një qëllimi: idealit kombëtar.

Agim RAMADANI

DIÇKA E NEMUR PARA BJESHKËVE

Le të shkyhet terri kur marshojmë drejt Majës

Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt

Pranvera të djegura zgjohen në vargun e Nëntorit të Tretë

Me plumb filuam nokturno të shkruajmë

Për gjymtyrë të mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë

Për kokën e Skënderbeut e shuajmë etjen

Trimëria flakëron në kulmin e ëndrrave hëna

Lartësia e mendimit tejkalon breshëritë e plumbave

Kokrrat e mëdyshjes kaherë e bluan

Ndërmjet shtëpive të kallura të Dukagjinit fusha të minuara

Në kurriz fëmije bërrylat e kohës thyhen

Dridhet gëzhojë e lëbyruar e mendimit

Diçka e nemur po fshihet para bjeshkëve

(Gusht, 1998)

III. Peneli artistik i Agim Ramadanit, apo dhuntia e tretë

Kur i mbetej një kënd i pambushur me jetë, me art, atje ku nuk mbërrinte arti ushtarak e as ai i fjalës së bukur, Agimi merrte penelin dhe plotësonte tërësisht një botë njeriu e artisti dhe kompletonte kuptueshmërinë dhe bindjen tonë se kush është ky personalitet, cili është veprimi i tij i jashtëm dhe cila është pasuria e tij ndjenjore nga brenda. Vetëm kundur në këto forma del tërësorja e pagabueshme e konstatimit.

Peneli i Agim Ramadanit është përplot emocione, me tone të theksuara ngjyrash që gjatë gërshëtimit japin çaste të një bote të trazuar, momentet që nuk i kishim hasur në shprehjen poetike, se ai kishte shumë për të thënë, shumë për të bërë, vlonte si vullkan nga brenda dhe nuk kishte hapësira t’i nxirr te të gjitha. Shprehja e tij figurative është specifike, ku loja e gjyrave japin herë një pamje kaosi, herë një dyluftim dhe kundërshti ngjyrash, herë shprehjen e ka kahjen një qetësi e pushim shpirtëror.

Nga ato krijime mund të “lexosh” shumëçka, kredhjen në një botë sa fantastike aq edhe afër realës, e mbi të gjitha del shprehja e bukurisë komunikuese me atë që e shikon. Madje, për ta kuptuar drejtë këtë llojë krijimtarie, nuk mjafton venerimi i shpeshtë dhe i një hershëm. Piktura e Ramadanit do një ndalesë me respekt në mënyrë që të detajohen  të gjitha: kuptimi, dom,ethënja, forca e shprehjes së ngjzrave dhe bota tepër e ngajtërruar e përdistshmërisë. Ngarendja e ngjyrave, shkrirjet ose kundërshtitë mes tyre, të kredhin nëpër disa hapësirta që shpesh edhe humbin kuptimin e reales dhe jetësores. Funbdja arti ka edhe këtë kërkesë.

Edhe në pikturë, Agim Ramadani jep dëshminë materjale se di shumëçka, mundet të krijojë bukur por jeta ka fatet e mëshehta që nuk të lë të shkosh deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok