04/12/2024
u1_Perparim-Hysi

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Mësues Zarifi qe mësues në një  shkollë fillore në një fshat që ishte si”kufi” midis dy rretheve. Për ta bërë më të qartë për lexuesin, qe fshati i fundit që ndahej me një kanal vaditës,po me një fshat të fundit të rrethit tjetër. Fshatrat,sado të rretheve të ndryshëm, reshperonin me njër-tjetrin,sa,po të shprehem ashtu ,babaxhanshe,”shkëmbenin tepsitë”. Veç një urë mbi kanalin vaditës qe”piramida kufitare” që tregonte,kufirin ndarës. Edhe më afër të vërtetës:mësues Zarifi

qe mësues filloreje në fshatin X… që i takonte rrethit të Fierit dhe,për çudi,edhe në fshatin tjetër që i përkiste rrethit të Lushnjes,kishte vetëm shkollë fillore, Se kush ishte mësues në atë fshatin ngjitur që i takonte rrethit të Lushnjes,nuk ka fare rëndësi. Unë do tregoj këtu,vetëm për kolegun tim,Zarifin,se,me të vërtetë,e ç’punë kam  unë me një mësues të rrethit të Lushnjes,kur vet kam punuar si mësues vetëm në fshatrat e Fierit dhe,sa për Zarifin,kemi qenë kolegë për dy vjet në të njëjtën shkollë: unë në 7-vjeçare dhe ai në një shkollë anekse,në fillore.

*      *    *

Mësues Zarifi vinte nga qyteti dhe kishte 10-vjet në këtë shkollë. Qe pa arsim përkatës dhe,si larg nga qendra ku ishte shkolla 7-vjeçare,qe pak si”vetvali” e”vetkadi” dhe,merret vesh që pasojat e këtij”integriteti”  që e ka çdo i paarsimuar,do e vuanin nxënësit. SA  vinin në 7-vjeçare,dalloheshih që kishin mungesa,por qe aty nga fundi i viteve’50-të të shekullit të kaluar dhe kishte”firo” për mësues me diplomë të shkollës së mesme. Zarifi qe (apo hiqej?) si pak naiv dhe,ngaqë ishte larg kontrolit qoftë dhe nga drejtori,thoshte:-  Jam aq larg, sa është”vendi ku paratë ndajnë hajdutët” dhe me”plevitë”unë, me “ftomë” dhe nxënësit. Në ndodhte që të shkonte,qoftë dhe një herë në muaj drejtori për kontroll, vërtet”pa arsim”,si mësues,por thoshte,duke zbardhur dhëmbët:- Erdhi,erdhi drejtori,por pula e pjekur me pshesh(nuk thoshte përshesh) dhe rakia e  mënit.zier dyhere,e bën kontrollin mjaltë e sheqer. Zarifi qe pehlivan i vërtetë dhe jo vetëm e kishte shtyrë në arsim, por,kur do mbaronte semestri i parë(në fund të dhjetorit) nga seksioni  i arsimit u vu një shpërblim për mësuesin më të mirë dhe ç’ndodhi do thoni ju? Shpërblimi prej njëmijë lekësh(si dhjetë mijë lekësh) duhet t’i jepej mësues Zarifit,se kishte 5-fëmijë. Epo t’i gëzoj,- thamë,- se,sado pa arsim dhe”mësues me plevit”,siç e quante veten,ato punët me  të bërë fëmijë qe i zoti.Vetëm ai kishte 5-fëmijë dhe,ne të tjerët(rreth 20 veta) nga dy apo një. Epo ta hashë gëzuar,mor ZARIF! Pas vitit të ri(qenë pushimet e janarit) e takoj në Fier dhe,kur u futëm në klub, i them:” Që ia ke kaluar mirë,e marr me mend,se shpërblimin e more!”

Ai:- Po çfarë shpërblimi mora? Unë pata namin,por lekët i mori”inspektor Zeza”,tha.  SE, para se të dërgonin shpërblimin,më thirri inspektori dhe më tha:-Ti e di që je pa arsim dhe që të mos pushojmë,unë do të propozoj për shpërblim,por lekët do m’i sjellësh mua. Ja,kështu,por po ta them ty,se e di që nuk e demaskon inspektorin.

Unë u thashë vetëm kaq,por tregimi im.nuk ka të bëjë fare me”inspektor ZEZËN”,por…

*     *    *

Kur mësues Zarifi i ra ziles për të futur nxënësit brenda,befas mbrriti një i panjohur. I veshur si për dasëm,me një çantë të zezë meshini dhe,pasi i tha mirëmëgjes mësuesit,tha:- Jam inspektori dhe vij nga seksioni i Arsimit. Zarifit,sa nuk i ra pika. Nuk është se është ai”Zeza” siç e quante,por krejt i panjohur. Këtë nuk e njihte,por e dinte mirë që atë,”inspektor Zezën” për allish -verishe,e kishin hequr dhe,tani u faneps ky,dhe dil”Zarif plevita” në valle. U fut në klasë dhe,ndërsa inspektori u ul në bankën e fundit, mësuesi kish varur në drrasë,një  fotografi mbi karton të një lepuri. Dhe,për të treguar se”nuk qe me plevitë në të dy krahët”,filloi të demostrote para nxënësve(çdo lexoni,të tëra janë nga goja e tij):

– E shikoni fotografinë? Kush di të thotë çfarë kafshe është dhe të formojë një fjali.

Buçiti klasa:-unë mësues,unë mësues… Po kush nuk e njihte lepurin?

Me radhë,me radhë,- thoshte mësuesi. Se unë,do ta heq fotografinë dhe fjalitë do t’i shkruajë në dërrasë të zezë.

Nxënësi i parë:- Lepuri vrapon. Tjetri:-Lepuri ha bar,lakra e barishte. I treti…(po ky,thashë me vete,ky nuk hap gojë) dhe,për ta bërë me kurajo i thashë:- Po hë,mor Izet, na thuaj një fjali:- Lepuri ha insekte!!! Mësuesi e shkroi dhe,tek priste fjali tjetër,Izeti:-Unë mësues,unë mësues! Po,prapë ti,mor Izet! Bravo,pa hë ta dëgjojmë:-Mësues,- tha Izeti,-unë të gënjeva,lepuri nuk ha insekte!!! Klasa buçiti nga gazi,mua,-tha Zarifi,-mend më ra tavani mbi kokë dhe,sakaq inspektori u ngrit nga vendi ku ish dhe doli duke më thirur jashtë. E,-thashë me vete,- kaq e pate,o Zarif”Plevita”.

Inspektorit mend po i dridhej buza,kur më komunikoi “mandatën”:

-Nesër në ora 9.oo të paraqitesh në seksion të arsimit,se dhe herën tjetër në këtë paaftësi je,sado të lashë detyrë.

– Ore,çfarë herë tjetër,unë herë e parë që të shoh,se mos je inspektor në seksionin e Arsimit në Lushnjë ti dhe.ke ngatërruar fshatin?!!! Po ti qenke më keq se ai IZETI im! Y,mos të shoh bojën,se ma bëre gjakun ujë!!! Se do vijë drejt në seksion të arsimit të të raportojë që nuk di të gjeshë as shkollën që do kontrollosh… Iku sikur e zuri kolera.

Tiranë,19 dhjetor 2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok