25/05/2024

Halil Alija, Zv. Komandant i Forcave të Armatosura Kombëtare që u flijua për Shqipërinë Etnike

0

Nga Mr. sc. Nue Oroshi

Ka tani mbi tri dekada që mirrem intenzivisht më ndriçimin e historisë së nacionalistëve dhe atdhetarëve shqiptar që e bënë Shqipërinë Etnike, dhe u sakrifikuan për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Dhe në të shumtën e dokumenteve dhe studimeve që lexoja për Komandantin e përgjithshem të forcave të Armatosura kombëtare shqiptare, Kapidan Mark Gjon Marku krahas tij gjithmonë më dilte zv. Komandanti i forcave të Armatosura kombëtare shqiptare Halil Alija. Halil Alija një atdhetar shqiptar i takonte plejadës së burrave atdhetarë që Shqipërinë e shikonte të lirë dhe demokratike një Shqipëri Etnike ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë. Këtë studim krahas fakteve të shumta e kam bazuar në tri shtylla kyesore. Në dëshmitë e familjarit të Halil Alisë, Ergen Alia në ditarët e dy bashkluftëtarve të Halil Alisë, Rifat Kolgjinit dhe Alush Leshanakut. Ditarin e profesor Alush Leshanakut e kemi botuar në librin e tretë e Djathta Shqiptare kurse shkrimin e Rifat Kolgjinit në formë ditari po e bëjmë publik për herë të parë. Ky shkrim është marrë nga arkivi i Kapidan Ndue Gjon Markut dhe më është dhënë nga e bija e tij Bianca Gjomarkaj. Në bazë të disa të dhënave të Ergen Alia në shënimet që mi përcolli për këtë studim Halil Selim Alia u lind më, 15 korrik të vitit 1910, në fshatin Fushë-Alie të Peshkopisë. Mbaroi Mejtepin në Kalis tek sheh Rrema. Pastaj ndoqi shkollën konviktore 6 vjeçare Internat Dibra, në Kastriot, të cilën e mbaroi në vitin 1929. Më 1933 kreu Shkollën Mbretnore Ushtarake, Dega Fonderi- Artileri, në Tiranë. Halil Alia u kthye në punë me gradën e mëparshme si komandant i Baterisë 75/13 dhe u caktua nënpunës shërbimi në Shkodër. Që këtu u thirr në Tiranë, ku edhe mori detyrën për formimin e reparteve të milicisë në Dibër. Më, 11 maj 1942 u zgjodh deputet i Tokave të Lirueme. Më 8 korrik 1944 u zgjodh unanimisht kryetar i Besëlidhjes Antikomuniste, që u mbajt në Fushë-Alie me pjesëmarrjen e më shumë se 5000 burrave të ardhura nga e gjithë treva.  8 Korrik të 1944, krerët e Dibrës lidhen besen për Luftë të ashpër kundra, komunizmit, nga frika e këtij bashkimi. Më 8 korrik 1944 çetat partizane të Haxhi Lleshit, Esat Ndreut, Faik Shehut, dhe Batalioni i dytë i Brigadës V Ferik Rodovickes me Komandant Myslym Shyrin, me një fuqi me përmasa të madha në armatim e këmbësorie vendosin të godasin Kullat e Halil Alisë pasi kishin informacion se, Halil Alia kishte numër të pakët forcash. Komunistat ishin munduar disa herë të marrin nën’kontroll Dibrën por pa rezultat për arsye se komunistët nuk kishin aq shumë mbështetje në Dibër për arsyen se partizanët ishin në një linjë me armikun shekullor të popullit shqiptar, sllavin se ishin të betuar në drapër e çekan, që me çdo kusht e çdo çmim Dibra duhej të vehej në kontrollonin partizan, Faik Shehu e Esat Ndreu kishin të njejtin mendim të sulmonin Halil Alinë kurse, Haxhi Lleshi e Sotir Vullkani donin të sulmonin me parë Fiqiri Dinën dhe Kaloshet në Kander, në kujtimet e tij Haxhi Lleshi thotë e kuptova pse Esadi me Faikun donin të sulmonin, Halil Alinë ishte etje për hakëmarrje dhe natën e 8 korrikut 1944 në pabesi sulmojnë Halil Alinë. Ishte një Luftë shumë e ashpër për me shumë se dy orë, partizanët tërhiqen në drejtim të malit të Korabit duke lënë 180 të vrarë e shumë të plagosur dhe 30 robër. Robërit u lanë të lirë nga vet Halili dhe me besë të Halilit u përcollën siç e ka zakon Dibra dhe çdo shqiptar kur je në besë. Humbjet ishin të mëdha nga të dyja palët. Në radhët e partizanëve të vrarë ishin: Komandati i Batalionit Demir Gashi, Komisari Myslym Shyri, Hasan Luma, Riza Doda, Stefan Luarasi, Man Jellën, Ismail Caka, Meriman Jakupi, Ibrahim Shehu (kushëri i Mehmet Shehut) Mersim Hysaj, Selam Arrezen, Misto Zverinën, Ahmet Bektashi, Aleks Thanasi, Pino Pirro, Asllan Demiku etj. Pas kësaj humbje të madhe në shenjë hakmarrjeje më, 27 korrik 1944, brigada IV dhe V sulmuese me përforcim nga çetat maqedonase të udhëhequr nga Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Josif Pashko, Hito Çako dhe përgjegjësja e rinisë Vera Pojani sulmuan fshatrat Fush Alinë , Blliçen Sinën e Epërme etj. Si hakmarrje për humbje të madha të 8 korrikut duke djegur të gjitha fshatrat e duke vrarë plot 64 fshatar të pa mbrojtur nga askush ndërkohë vetë Halil Alia ndodhej në Shkodër në mbledhjën e fundit të nacionalistëve. Në kujtimet e Rifat Kolgjinit për luftën e nacionalistëve shqiptarë në një shkrim ekskluziv që po e bëjmë publik për herë të parë nxjerrur nga Arkivi i Kapidan Nue Gjon Markut udhëheqës i Blokut Kombtar Independent, me titull: Në Kujtimin e tridhjetë vjetorit të vrasjes së Komandantit të përgjithshem të forcave te armatosura kombëtare Mark Gjomarkaj të nxjerrura prej shënimeve dhe mbamendjevet te tij shkruan: Shkodër më, 26 nëntor 1944.Në mëngjesin e ksaj dite Komanda e Forcave të Armatosura kombëtare ep këtë lajmrim:

Lajmrim:

Njoftohën të gjitha forcat e armatosuna prej kësaj komande se është vendos mu terhek prej qytetit Shkodrës për ta vazhdue luftën në malët e Shipnisë.Tërhekja bahet sonte në mramje.Janë të lutur të gjithë ata që e marrin këtë qarkore,për tua ba të njofme edh´e shokvet, se për arsyena ngutsie edhe tjera,se kanë për ta pasun me kohë.Në mramjen e 26 nëndorit 1944, ushtarët e lirisë vehën mrapa komandantit Mark Gjomarkaj dhe nen komandantit Halil Alisë.Kur merrin në posta-bllok në drejtim të Koplikut. Na ndalojnë ushtria gjermane që ruante rrugën.Oficeri i postbllokut thotë se ka urdhër prej eprorve t´vet,që mos me leju të kalon asnjë person.Mark Gjomarkaj thrret të vëllan Llesh Gjomarkaj,për ti përkthye fjalët që i thotë oficerit gjerman.Merru veshë me komandantin tand mbrenda njëzet minutave,po të kalojnë njëzet minutat unë ap urdhën që ushtritë shqiptare ta hapin udhen  vet.Në kohën e caktume prej Mark Gjomarkaj, oficeri gjerman qonë drunin dhe mitralozat që ishin në drejtimin tonë.Të nesërmen në Koplikë Mark Gjomarkaj na njoftoj,që partizanët paskan pas premtue gjermanvet,që po qe se u dorzojnë Mark Gjomarkaj dhe Halil Alinë me fuqitë e tyne, kishin me i lanun  me kalue krejt te lirë deri në kufinin Shqiptaro-Jugosllav.Këtë te vërtetë e vërtetoi edhe njëni prej deputetve të Shkodrës, tue u gjykue para gjykatorës së Tiranës.

Bogë më 28 nanduer 1944.Me rasën e ditës së Pamvarsisë Kombtare,në hotelin turistikë të Bogës,Mark Gjomarkaj mbajti një fjalim të shkurët, por mjaft mallëngjyes e njiherit edhe guximtar.Tue drejtue dorën ka simboli kombëtar që ishte i varun ne shtizë tha:Për ta ba që te valoj i lirë në truellin Arbnuer, këtë shqipe me dy krena, në këtë fushë te kuqe.Me mija e mija shqiptarë kanë ra deshmor.Asnjë pllamb e truellit shqiptar ska mbet pa u la me gjak.Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyne.Sot na erdhi rendi ne.Qe ta mprujtunë, prej thojve te pansllavizmit,që shekuj me rrallë ka mendue e vetëm tash ja duel pasi mbërriti me formue agjenturen e vet Partinë Komuniste.

1.12.1944 Merrijtem në Shalën e Dukagjinit. Në oborrin e Kishës së Shalës na majti një fjalim Halil Alia,në mes të tjerash tha këto:Udha qe na kemi marrun është mjaftë e largët.e mbushun plot me gjema.Ka pre nesh që jemi këtu te lodhun e të llomitun prej rrugës se bame deri këtu prej te ftoftit dhe unit.Këto kanë me ardh tue u shtue,pra prej kujt sja merr mendja, le të ndalët këtu ose le te merr ndonjë rrugë tjetër. Për kush e ka vendosun me ardh me ne,na prej tyne kërkojmë sjellje fisnike dhe disiplinë shëmbullore.

Nikaj e Mërtuer 5/12.1944

Prej këtuhit Mark Gjomarkaj i ka drejtue një letër Sali Manit,e cila me siguri ruhet në Arshivat e Ministrisë se punëve të Mrenshme në Tiranë.Përmbajtja e Letrës ka qenun kjo:Prej Shkodre jemi nis me një fuqi nacionaliste bashkë me Halil Alin e Dibrës.Kemi për të kalue edhe nëpër Malsi të Gjakovës,e për këtë u vejm në dijeni që mos të na ndodhi ndonjë mosmarrveshje të cilin se dëshirojmë aspak.Lëtërquesit u kthyen por përgjegje ska.Na informojnë se qafa e Kolshit asht zanë.Mark Gjomarkaj tue qen se nuk e deshirojte aspak një vlla vrasje.Që ata pak partizan Mustafa Abdullahi prej Geg-Hyseni, e Sul Martini kishin organizue katundaret e atyne vendeve e sidomos Geg-Hysenasit.Ndrroj drejtim për tu nisun në anën e Rajes e me kapercye në Dushaj. Këtë natë partizant paskan pas mberrijt edhe prej Tropojes e ndonjë vend tjetër e na i paskan pas zanë stanet e Rajes dhe shkamin qe vijte udha prej Markajve për në Raj.Patrulla partizane thehët te stanet. Por në shkam nuk ka arsye pasi e kanë nzan para nesh e vend shumë strategjikë.

Këtu te shkami i Rajës na mbetën tre shokë të vramë.Megjithëse unë nuk kam qenun në anën e shkamit,por sipër te stanët,po mosë tu drejtoheshin drejt „A mbeta a dola“.I pari qe ka shpërthye rrethimin ka qen Gjon Gjinaj.Megjithëse ka pas mbet te paferkue preji disa plumbave,porë duel. Rrethekimi u shperthy porë në katundin Dushaj nuk mundem me dalë,vetem dulen me kompanit e tyne,Ndue Mark Bajraktari e Alush Leshanaku,se Valbona u ba e pakapercyshme tue sjellun ne minut jo vetum gur por lisa me gjithë degë.

Gegë-Hysen 8/12/1944-Ketu na jemi përlesh gjithë ditën me partizan.Që përveç kullave në Selimaj kishin nxanun posrrekin dhe kodrën përmbi urë që lidhte Geg-Hysenin me Grinë.Këtu ka mbetun i vramë Shaban Caka.Mark Gjomarkaj i kishte falun zoti shumë cilsina,mende hollë trim dhe bujar.

Më 11/12/1944 në katundin tregtan te Hasit komisari partizan i ktyne anvet Ismail Poga ku kishte dalun naten për të organizue partizan ka te mundet e me na dal para ne.Ra „Si sjapi te Kasapi“,Halil Alia pa një pa dy qe tu ja hjeq flamën bashk me yllin e kuq,që kishte ne ballë,Por njëherë nderhyni Mark Gjomarkaj,dhe mbas një bisede te shkurtër e spjeguese se cilet jemi na,e se kush janë partizanët,përse luftojmë na e perse luftojnë partizanët.“Partizanët për pansllavizëm e na për Shqiptarizëm“.E fali dhe e la te lirë po atë natë Ismail Pogen.Ky qe Mark Gjomarkaj,i tha i zoti i shtëpisë në te dalme te shkallët komunistit Ismail Poges.

Muqë e Hasit 12/12.1944. Kuksin e kemi skundrejt.Shifen partizant me shumicë.Porsa hyn dalin tue marrë drejtimin për Kullë të Lumës.Edhe ky mendim po ndryshohet që ishte me hymë në Kukës ditën. E kush mbet -mbet e kush e ka jetën e gjytë me shpetue.U zu Kulla e Lumës.Ky vend po të zehet se shperthehet Mark Gjomarkaj sasht ma i zoti me ba asnjë hap.E ka shtrengue rreomatizmi.Vendosen me mbajt vetem tremdhjetë vetë me vete e te tjerët me Halil Alin me mesye Vaun e Dome. Në këtë ndamje Mark Gjomarkaj na mbajti këtë fjalim:Jam tepër i mërzitun që po jam i detyrue me u nda prej jush, pej kti shtangimi që me rroki e me bani mos me mujt me lujt asnjë kamb.Ju uroji shendet dhe te mrrini shendosh ne vendet tuaja.Mirupafshim në të ardhshmën.

Në mramjen e kësaj date këmi ran në Vau të Domit të Hasit.Na e ishin pas zanë.Duelë vetëm Alush Leshanaku tue notue.Terri, pushka na ndau me njani tjetrin. Për kushë mbetëm mbetëm pa lidhje me njani tjetrin,si zogjët krahthyem neper therra.Halil Alija bashk me Sefedin Biqakun dhe gjashtë të tjerë ranë dëshmor ne Kolesnjanë më 23.12.1944.E qamë atë kohë. E qajmë edhe sot e kemi me qa sa të jemi gjallë.

Halil Alija luftëtari i lirisë dhe heroi kombtar shqiptar u vra në Kolesnjan me datën 23.12.1944 duke luftuar ballë për ballë me forcat partizane që ishin te përbërë nga serbët, rusët dhe fatkeqësisht edhe shqipfolsa.Kapidan Mark Gjon Marku,Halil Alija dhe e gjithë kjo plejadë e herojve shqiptare që luftuan ideologjinë komuniste janë atdhetarët më të pastër shqiptarë.Ata luftuan që shqiptari të orientohet drejt botës demokratike evropian dhe të bëhet Shqipëria- Shqipëri me kufijtë etnik të saj siç ishte bërë në periudhën hstorike 1941-1944 kur këta burra atdhetar e bënë Shqipërinë Etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok