Gjyqi i njё opozitari rus

0

Vladimir Kara Murza ёshtё njё politikan rus dhe bashkёpunёtor i gazetёs Washington Post. Nё prill 2023 ai u burgos nё Moskё pёr shkak se foli kundёr luftёs ndaj Ukrainёs. Ai ёshtё nominuar nga Amnesty International si i burgosur i ndёrgjegjes. Tё hёnёn, me 10 prill, ai bёri kёtё vёrejtje gjatё seancёs pёrmbyllёse tё procesit tё tij nё Moskё.

Gjykata qytetase, Moskё

Gjyqtarё. Jam i sigurt, pas dy dhjetёvjeҫarёsh tё shkuar nё politikёn ruse, pёr ҫka kam parё dhe kam pёrjetuar, qё asgjё mё nuk mё befason. Duhet tё pohoj, se kam gabuar. Kam qenё befasuar se nё ҫfarё shkalle procesi im, me fshehtёsinё e tij dhe me pёrҫmimin e tij ndaj normave juridike, ia ka kaluar edhe “proceseve” ndaj disidentёve sovjetikё nё vitet 1960 dhe 1970. Dhe kjo nuk pёrmend madje ashpёrsinё e dёnimit tё kёrkuar nga prokurorёt apo fjalimin pёr “armiqtё e shtetit”. Lidhur me kёtё, kemi parakaluar vitet 1970- duke shkuar prapa nё vitet 1930.

Pёr mua, si historian, ky ёshtё njё rast pёr t’u menduar. Pёr njё moment, gjatё dёshmisё sime, kryetari i gjyqit mё kujtoi, qё njё nga rrethanat lehёtsuese ka qenё “pendimi pёr atё qё (i akuzuari) ka bёrё”. Dhe ndonёse ka pak vend pёr dёfrim kёtu nё situatёn time, nuk munda tё mos buzёqesh. Krimineli, kuptohet, duhet tё pendohet pёr bёmat e tij. Unё jam nё burg pёr shkak tё opinioneve tё mia politike. Pёr shkak se kam folur kundёr luftёs nё Ukrainё. Pёr shumё vite luftё kundёr diktaturёs sё Vladimir Putinit. Pёr lehtёsimin e adoptimit tё sanksioneve ndёrkombёtare personale sipas Ligjit Magnitski kundёr atyre qё i shkelin tё drejtat e njeriut.

Unё jo vetёm qё nuk pendohem pёr asgjё nga kёto, por ndjehem krenar. Ndjehem krenar qё Boris Nemcovin, mё futi mua nё politikё. Dhe shpresoj qё ai nuk do turpёrohet nga unё. Unё e mbёshtes ҫdo fjalё qё kam thёnё dhe ҫdo fjalё pёr tё cilёn jam akuzuar nga ky gjyq. E qortoj veten vetёm pёr njё gjё, se gjatё viteve tё veprimtarisё sime politike, nuk arrita t’i bind mjaftueshёm bashkёvendasit e mij dhe mjaftueshёm politikanёt nё vendet demokratike pёr rrezikun qё paraqet regjimi i tanishёm nё Kremlin pёr Rusinё dhe pёr botёn. Sot kjo ёshtё e qartё pёr tё gjithё, por me njё ҫmim tё tmerrshёm- me ҫmimin e luftёs.

Por unё e di, gjithashtu, se do vijё dita kur erёrsira mbi vendin tonё do largohet. Kur e zeza do quhet e zezё dhe e bardha do quhet e bardhё, kur, nё nivelin zyrtar, do pranohet qё dy herё dy do jenё sёrish katёr, kur lufta do quhet luftё dhe kur uzurpatori- uzurpator; dhe kur ata qё e ndezёn dhe e nisёn kёtё luftё, pёlqyen tё mos dёgjojnё ata qё u pёrpoqёn ta ndalin, do tё pranohen si kriminelё.

Kjo ditё do vijё nё mёnyrё tё pashmangёshme, ashtu sikurse pranvera edhe pas dimrit mё tё ftohtё. Dhe atёhere shoqёria jonё do t’i hapё sytё dhe do tmerrohet pёr kёto krime tё tmerrshme, tё bёra nё emёr tё saj. Nga ky konstatim, nga ky mendim, do fillojё udha e gjatё, e vёshtirё por thelbёsore e rifitimit dhe e ringritjes sё Rusisё, kthimi i saj nё bashkёsinё e vendeve tё qytetёruara.

Madje sot, qoftё edhe nё errёsirёn qё na rrethon, qoftё edhe ulur nё kёtё kafaz, unё e dua vendin tim dhe besoj te populli im. Besoj qё ne mund tё ecim nё atё rrugё.

Pёrktheu

Bardhyl Selimi

12 prill 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok