14/12/2024

Forald Hoxha – Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime

0
Forald-Hoxha

Forald Hoxha: Nuk harroj drejtuesit Ilir Daja, Ilir Bozhiqi, Kalari, Perlat Musta, Tan Mehmeti

Intervistoi: Enri Zholi

Ai është me origjinë nga qyteti i trëndafilave, Përmeti i Frashëllinjve. Një djalë i ri i dashuruar marrëzisht me sportin dhe që lufton për të dhënë më të mirën. Ka kaluar disa eskperienca si në Këlcyrë, Përmet, U19, me Partizanin, Dinamon, ekipin e Vorës dhe tani kërkon një eksperiencë të re. Ka mbaruar Universitetin e Sporteve “Marin Barleti”.

Futbolli një ëndërr për çdo të ri. Kush të nxiti për futboll? Ku luaje në vegjëli?

Nxitja dhe pasioni për sportin nisi nga familja ime pasi vij nga një familje sportistësh si babai që ishte futbollist dhe nëna basketbolliste. Që në vogëli luanim me shokët e lagjes pothuajse tërë ditën vetëm futboll mjaftonte vetëm të kishim një top dhe tç luanim pa pushim. Të luaja në pozicionin e portjerit në fakt ka nisur krejt rastësisht, pasi kam qenë qendërmbrojtës por në një ndeshje u vra portieri ynë dhe nuk kishim tjetër. I detyruar zgjodha të futesha unë në rolin e portierit dhe që atë ditë u ndjeva shumë mirë në atë pozitëcion dhe aty fillova të luaja portier për t’u bërë një portier profesionist. Idhulli im që në vogëli ka qenç Alban Hoxha pasi e kam ndjekur dhe e kam pasur gjithmonë dëshirë ta shikoja nga afër, por kur s’ma merrte mendja që do ta kisha ndonjëherë aq afër dhe krah meje duke më dhënë këshilla. Ka qenë një ëndërr e bërë realitet dhe e falënderoj shumë. Unë në fakt kam pas shumë tranjerç pa dashur të harroj ndonjë që te moshat në Përmet si Kleo Sevo dhe Vito Peci, pastaj trajnerin e Këlcyrës, që ishte i pari që besoi te talenti im dhe ma besoi portën që 15 vjeç. E përshëndes dhe falënderoj shumç. Njëkohësisht falënderoj Berti Spahiu, te Përmeti, Arben Kano, Bledar Haredinaj, Kiko Carçani, Ben Xhakolli.

Të vijmë te ndeshja e parë si profesionist?

Ndeshja ime e parë dhe ndeshja ime debutuese në ekip të parë dhe zyrtare ka qenë me Këlcyrën ku kam luajtur kundër Tepelenës në një fushç shumë të vështirç. M’u besua porta dhe kam qenç shumë- shumë i emocionuar në një moshë aq të vogël të luaja një ndeshje zyrtare. Në atë ndeshje kam luajtur shumë mirë dhe nuk kam pësuar gol dhe në fund morëm atë që meritonim 3 pikët kemi fituar 0-2. Luajta një vit te Këlcyra ku mora 9 ndeshje Zyrtare për t’u kthyer në moshën 16 vjeçare në shtëpinë time te Përmeti ku luajta të gjitha ndeshjet në formacion dhe për t’u shpallur në moshën 17 vjeçare portjeri i vitit në Kategorinë e dytë.

Pas Përmetit ëndrra vazhdoi?

Pasi luajta një vit e gjysmë te Përmeti, përsëri ka qenë babai im një shtysë për të më thënë hajde të shkojmë të bësh një provë te Partizani. Në fillim kam qeshur, sepse s’kisha besim te vetja, sepse ishte një ëndërr aq e madhe sa më dukej shumë larg për ta arritur. Kam shkuar në provë te Partizani B në kategorinë e Parë ku trajnera ishin Tan Mehmeti, Vis Celmeta dhe Perlat Musta. Më futën në formacion në një ndeshje miqësore ku më provuan. Sikur isha në ëndërr, por gjithçka shkoi mirë. Në fund të ndeshjes më thirrën bashkë me babin drejtori Genc Tomori dhe tranjerët Perlat Musta dhe Tan Mehemeti për të më dhënë lejen për të qenë pjesë e Partizanit. S’po e besoja a ishte e vërtetë dhe ajo ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Fillova stërvitjen në ekipin e parë të Partizanit dhe ndeshjet i luajta të gjitha te U19 në Superlig ku dhe dolëm kampion të kupës pa bërë akoma një muaj që kisha shkelur aty. Përsëri një dhuratë shumë e bukur të dilja kampion me Partizanin.

-Sigurisht në jetën futbollistike ka ndeshje që të kanë lënë mbresa të forta apo të vështira?

Ndeshjet më të vështira do përmendja ndeshjet e derbit dhe pse mund të quhen Derbi i vogël si tek U19 si tek U21, por përsëri ishin ndeshjet më te bukura më të vështira dhe me tension të kampionatit pasi janë dy ekipet më të mira në Shqipëri. Qëndrova 3 vite te Partizani ku luajta si titullar në çdo ndeshje dhe kanë qenë tre vitet më të bukura të jetës sime. Kam qenë dhe jam ndjerë vërtet si në shtëpinë time, dhe dua t’i falëndroj të gjithë si Ilir Daja, Ilir Bozhiqi, Kalari, Perlat Musta, Tan Mehmeti,Vis Çelmeta, Klevis Dalipi, Gert Haxhiu pa dashur të harroj ndonjë që të më falë…

-Të ikësh nga Partizani ndjen një zbrazëti. Si vazhdoi rrugëtimi juaj?

Pasi ika nga Partizani në fund të dhjetorit 2021 kam shkuar te Dinamo për të qenë dhe aty titullar te U21. Sapo bëheshim gati të firmosja në ekip të parë dhe të debutoja në U21 në fundjavë klubi vendosi për arsyet e veta ta shkrijç si ekip dhe vendosa të largohesha pasi nuk më premtoheshin minuta. Në kohën që isha te Dinamo pata një dëmtim në një ndeshje miqësore ku më la një muaj jashtë fushave dhe pasi u ktheva kam shkuar te Vora ku vetëm kam qenë pjesë e ekipit po nuk luajta dot pasi shkova me shumç vonesë, kur ishin mbyllur merkatot. Kam qenë aty deri në fund të qershorit ku dhe dolëm kampion të Kategorisë së Dytë dhe klubi arriti objektivat për t’u kthyer në një kategori më lart. Dua t’i falënderoj të gjithë çunat e ekipit të Vorës, sepse vërtet më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe ma kanë bërë punën më të lehtë. Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe presidentin, që më afroi në një moment ku unë isha pas dëmtimit si dhe tranjerët Mergjyshi dhe Isli Hidi.

-Sigurisht në një moshë përcaktuese për të ardhmen. Çfarë objektivash i ke vendosur vetes?

Synimet e mia janë të punoj përsëri sa më fort dhe të ul kokën për të arritur objektivat, që kam dhe që kam dashur gjithmonë.

Dhe të kthehem në fushë sa më shpejt për të luajtur e të bëj atë që di të bëj më mirë. Konkretisht ende nuk kam plan konkret. Futbolli është jeta ime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok