Flet specialisti i naftës Dr. Vladimir Mici: Nafta e keqe prish motorrët e makinave dhe nxit korrupsionin

0

Bashkimi Europian aktualisht përdor naftë Euro 5 e cilësisë së lartë që në Shqipëri nuk është futur

Nga Albert Z. ZHOLI

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur, por edhe cilësia është e dobët. Madje në Shqiëpri nuk është futur Euro 5 dhe pse çmimi është i lartë. Kjo sjell edhe dëmtimin e motorëve të makinave dhe moskalimin e makinave në kontrollin teknik vjetor. Po tani çfarë nafte përdoret tek makinat shqiptare? Nga vjen kjo naftë? Sa e dëmshme është për makinat? Po për ambientin? Këto përgjigje do t’i gjeni në këtë intervistë…

– Sot në Europë  ka disa lloje apo standarte gazoili dhe benzine. Aktualish BE përdor Euro 5. Po në Shqipëri çfarë gazoili dhe benzine përdoret?

Për gazoilin. Bashkimi europian aktualisht përdor Euro 5, e cila nënkupton disa karakteristika teknike, të cilat janë evoluim i karakteristikave të standarteve të gazoilit të mëparshëm. Fillimet e veta ishte kur standartet e kërkuar ishin Euro 1. Para kësaj nuk kishte një standart, që të lidhej me mjedisin. Me kalimin e viteve ky standart u modifikua deri sa sot kemi ardhur në Standartin Euro 5. Tashmë po diskutohet edhe për euro 6. Në këto standarte karakteristikat teknike kishin të bënin me praninë e squfurit, numrin e cetanit, pika e distilimit në minimale dhe maksimale,  temperatura e flakërimit, viskoziteti në 40 gradë, densiteti në 15 gradë dhe mbetjet e hirit, ujit dhe mbetjeve të komponimeve të karbonit. Më poshtë ju shihni ndryshimet sipas ecurisë së ndryshimeve ku dallimi kryesor është pikërisht ulja e % e squfurit.

Sigurisht në Shqipëri makinat që qarkullojnë nuk janë të vitit 2009 e prapa, shumica prej tyre janë para këtyre viteve dhe sigurisht që ato pranojnë për të punuar me euro 3 dhe euro 4, ndërsa makinat e prodhuara pas 2009 sigurisht që mund të kenë problem me cilësinë e tyre. Ulja e % së squfurit është një sfidë rafinimi, sepse ajo kërkon që gazoili të kalojë në procesin e pastrimit me hidrogjen në prani të katalizatorëve, të cilët të kenë mundësi të shkëpusin squfurin dhe të krijojnë  lidhje të gazta, që e shkëpusin nga gazoili i prodhuar dhe i kërkuar pa squfur.

Elementi i dytë, që ndikon në cilësinë e karburantit gazoil në treg është fakti se Bashkimi Europian dhe SHBA kanë miratuar dy lloj gazoilesh për prodhim. Atë të mjeteve në rrugë dhe për qëllime të tjera si për anijet, dhe si lëndë djegëse ku kërkesat e standartit janë dukshëm më të  lehtësuara. Sigurisht kontrollet e forta në pikat e karburantit nga ana ISHTI mund dhe duhet të bëjnë diferencën. Në fakt ky kontroll  funksionon me faza dhe shpesh herë ne gjejmë  karburante jo cilësore, deri edhe përzierje me solar. Të dy karburantet në treg duhet të qarkullojnë me ngjyra të ndryshme.

Tymi i zi apo punimi i çregullt që ndihet sidmos në mëngjezet e ftohta i atribuohet numrit të ulët të cetanit, i cili tregon shkallën e djegies , por tymi i zi apo i çrregullt mund të vijë edhe nga  mungesa e shërbimeve që i bëhen makinës. Në  Shqipëri ne vuajmë nga kultura e mirmbajtjes së makinës, duke anashkaluar librin e shërbimeve dhe kjo për shkak edhe të kostos, që shoqëron këto shërbime. Forcimi i kontrolleve periodike dhe libri i shërbimeve të makinës duhet të jetë pjesë e kolaudimeve. Pjesa më e madhe varet nga zotëruesit e automjeteve dhe jo nga shteti në këtë rast.

Për benzinën. Përgjithësisht automjetet me benzinë përfshi edhe ato me gaz ose edhe me benzinë edhe gaz, përgjithësisht i nënshtrohen standarteve të larta që përfshijnë përdorimin e benzinës me nr oktani 90 e lart. Ne  njohim si benzol, dikush e quan benzin me plumb apo pa plumb. Sa më e lartë shkalla e oktanit aq më e mirë është benzina. Prania e plumbit në  benzene është, sepse ajo rrit numrin e oktanit kur benzina nuk ka arritur  numrin e saj. Benzina pa plumb është benzina me nr oktani 95 pa plumb dhe është  një lloj karbuanti, i cili ul mjaft ndotjen në krahasim me atë me plumb. Benzina me plumb nuk dëmton motorin, por emetimi i saj në mjedis është mjaft i rrezikshëm. Për këtë arsye ajo  nuk duhet të qarkullojë.

Çfarë nafte hyn në Shqipëri dhe nga hyn. A përdoret gazoili Euro 5 dhe pse? Me gazoilin dhe benzinën që përdoret në makinat shqiptare shihet që ka shumë problem. Madje për shkak të cilësisë së tyre makinat nxjerrin blozë dhe nuk kalojnë testin vjetor të kolaudimit. Pse ndodh kjo?

Burimet kryesore të gazoilit në Shqipëri mbeten Ukraina, Greqia, Italia dhe Kroacia. Por në detin Mesdhe ka me dhjetra  anije, të cilat ofrojnë çdo lloj produkti me çfarë cilësie të duash. Jo të gjitha rafineritë kanë luksin të takojnë standartet. Për më tepër kur këto standarte nuk aplikohen për mjetet lundruese dhe impiantet industriale ( shih VKM 426 datë 26.06.2019 “Për cilësinë e disa lëndëve djegëse, të lëngëta, për përdorim termik, civil e industrial si dhe përdorimin në mjetet e transportit ujor (detar, lumor dhe liqenor”.

Kontrollet e kryera nga grupe të pavarura nga ISHTI apo edhe vet ISHTI tregojnë se  standarti nuk aplikohet dhe nuk zbatohet në Shqipëri.

-Për shkak të karburantit jo cilësor dhe moskalimit në kolaudim për gazrat shpesh lind korrupsioni apo ryshfeti në qëndrat e specializuara të kolaudimit? Si mund të shmanget kjo?

Sigurisht çdo individ përpara se të kolaudojë makinën e vet kërkon të bëjë verifikime e kontrolle paraprake dhe e kupton se në çfarë gjëndje është ajo dhe nëse mund ta kapërcejë testin e ndotjes. Në të kundërt do të bëjë peshimin e kostove dhe përfitimeve ndaj një lloj kostoje që shoqëron marrjen e kolaudimit. Ai është një test, një fotografi, e cila lehtësisht manipulohet, ku si  nga pala që merr  rushfetin  dhe  ai që pranon dhënien e ryshfetit. Ai që humbet është jeta e qytetarëve dhe vetë personit që jep paratë. Ndoshta në këtë drejtim duhet të ketë mekanizma automatike, ku njeriu të ketë sa më pak ose aspak ndërhyrje në sistem.

Si ndikon  karbuaranti në ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e njerëzve në Shqipëri?

Kjo është një temë që është gjykuar mjaft nga ambientalistët dhe ata kanë shprehur qartë mendimet e tyre. Ajo mund të them që nga karburantet dhe nën produktet e naftës vijnë ndotjet e CO dhe CO2 që ndikojnë në ngrohjen globale dhe efektin serë, uljen e % së oksigjenit në ajër. Në shëndetin e njerëzve ndikojnë shumë emetimit e komonimeve squfurore që dalin nga karburanti jo cilësor dhe oksidi i plumbit, që rezulton nga benzina. Avujt e tjerë të padjegur ndikojnë në helmimin e njerëzve. Në zonat ku prodhohen këto karburante apo në mjedisin e tyre njerëzit  paraqesin fenole në gjak dhe deformime  në lindje. Shtimi dhe qarkullimi i madh i automjeteve të tilla do të sjellë edhe këto pasoja edhe në vëndet ku transporti është shumëi ngarkuar.

Ish rafieneria e Ballshit çfarë nënproduktesh prodhonte dhe çfarë ndikimi ka dhënë shitja për skrap?

Ish rafineia e Ballshit është quajtur Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës dhe njihesh me Siglën KPTHN. Në kohën që u ndërtua në Shqipëri kishte edhe tre rafineri të tjera: Rafineria e Kuçovës, Rafineria e Cërrikut dhe Rafineria e Fierit. Nga këto tre rafineri aktualisht egziston vetëm Rafineria e Fierit me kapcitet përounimi 500 mijë naftë bruto në vit, por që për shkaqe objektive u përshtat për prodhimin e Mazutit, për TEC-in Fier dhe Bitumit, për nevoja të brëndshme. Produktet e bardha ishin jo cilësore ku benzina ishte me nr oktani 45-50 dhe gazoili me përmbajtje squfuri shumë të larta. (mbi 2000 PPM)

Rafineria e Ballshit u ngrit për të përballuar rritjen e prodhimit që kishte pasur industria e naftës me zbulime të mëdha pas VB Marinzës siç ishte VB Gorisht Koculit, VB i Cakrani-Mollaj dhe perspektivat që gjeologjia shqiptare kishte me projektet e veta. Vetë zhvillimi i vendit diktonte nevojën për një stad të ri të përpunimit ku në objektivin strategjik ishte ngritja e industrisë Petrokimike. Uzina do të prodhonte nënprodukte cilësore dhe të njëjta nga cilësia me ato të vëndeve përendimore. Produktet që ajo do të prodhonte përfshin Gazoilin D2 me parametra nr cetanit 49-51 densitetin 0.84 në 20 gradë.% e squfurit ishte 2000PMM ( ose 2%) ( 1 % = 1000PPM). (Për kujtesë para vitit 1993 sasia e squfurit ishte e lejuar 2000PPM edhe në Europë). Sasia që prodhonte nga përpunimi për 1 ton Naftë brut ishte 390Kg gasoil. Pjesë e kësaj përqindjeje ishte edhe Vajguri për familjarë dhe vajguri TS për avionë. Prodhonte Benzinë super me nr oktani 75-85, në masën 10% për 1 ton naftë të përpunuar. Pjesa tjetër ishin nënprodukte të zeza si solar, koks, squfur dhe Mazut. Ajo prodhonte edhe sasi të pakta gazi të lëngshëm. Pjesa kryesore e Solarit përdorej për prodhimin e vajrave, sepse KPTHN kishte Uzinën e vajrave cila ishte në gjëndje të prodhonte çdo lloj vaji, me standartet aktuale. Kjo pasi uzina prodhonte tre vajrat bazë, që krijonin tërë gamën e vajrave të tjerë.

Pas vitit 1993 kur standartet ndryshuan Uzina nuk u shty për të ndryshuar teknologjinë dhe për t’ju përshtatur tregut ndoshta edhe për mungesë të fondeve dhe paaftësisë shtetërore, që të cte me hapin e kohës.

Shteti nuk kishte future akoma kërkesat për mjetin dhe për standartet e saj dhe lejonte tregëtimin e naftës D2 në treg. Pas viteve 2000 filloi të ndjehesh diferenca në cilësi, por siç ishte tregu shqiptar uzina mbijetonte pa asnjë problem edhe pse ajo punonte deri 30% të kapacitetit të saj. Privatizimi i saj me premtimin se në uzinë do të hidheshin mbi 200 milion $ për ta bërë atë konkuruese ishte një mashtrim, i cili më shumë punoi për shoqërinë privatizuese, sepse shteti i dha të drejtën ekzluzive që vetëm ajo do të operonte për një vit ( viti 2009) me gasoil D2 duke përjashtuar kompanitë e tjera të shumicës të importonin gasoil D2Kjo praktikë antikonkurence nga këto shoqëri u dërgua në gjykatë ku gjykata shfuqizoi ekzluzivitetin e ARMOs së privatizuar. Nga ky moment ARMO u përjashtua nga e drejta për gasoil D2 dhe u investua për prodhimin e gazoilit D1. E vërteta është se ARMO doli në treg me këtë produkt, por pas  shitjes së shoqërisë tek Azerët nuk rezulton të jetë prodhuar  gasoil D1. Kështu  që në opinionin tim, qofsha i gabuar aty nuk është prodhuar asnjëherë gasoil D1.

Përsa i përket ndikimit në ekonomi, prodhimet made in Albania ndikojnë në të ardhurat kombëtare. Për çdo  1000 lekë naftë brut, ato përkthehen në 3000 lekë naftë të përpunuar. Pra përpunimi trefishon vlerën e pasurisë kombëtare. Pra raporti është 3 me 1. Sot ne jemi në fazën që marrim 1 lekë nga eksporti i naftës brut, por paguajmë tre lekë për ta konsumuar atë. Pra padashur ne rrisim importet me dy. Pa harruar faktin që edhe ky eksport nuk kthehet totalisht në vënd, sepse konçesionarët do të marrin para të hedhura për kostot operative dhe kapitale.

E gjithë kjo para që paguhet i ngjan asaj shtëpije që paguan për mallin që merr më shumë seç jep. I gjithë ky borxh i krijuar, duke marrë më shumë se sa kemi dhënë vetëm akumulohet, dhe një ditë ne duhet të dalim nga shtëpitë dhe të punojmë për ta derisa të shlyejmë borxhin. Ne e kemi filluar këtë tashmë.

Ku përdoren sot nën produktet e naftës?

Nënproduktet e naftës janë kudo, në çdo vënd që ne vemi përpara nesh kemi, nënproduktet e naftës, që nga karrikja që ulemi, sepse ajo karrike është prerë me sharrë me karburant, është transportuar me mjete transporti me karburant, është vajisur dhe mbajtur makineria që është marrë me përpunimin e drurit. Lyerja e saj me bojë dhe llakimi i saj. Asnjë produkt jetësor s’është parë, përfshi dhe shishen e ujit jo vetëm atë plastike që vjen prej saj, por edhe atë prej xhami. Sot nafta kontrollohet mirë dhe shumë mirë. Ish zv presidenti Dick Cheney thoshte: “Nafta për ekonominë botërore është si gjaku në trupin e njeriut”. Nqs Ekonomisë botërore i mungon 10% naftë, është sikur trupit të njeriut t’i mungojë 10% gjak. Ky njeri është i sëmurë, është anemik. Ai është i lodhur dhe i paaftë të bëjë punë. Nqs këtij njeriu do t’i mungonte 50% e gjakut, për mjekët ky njeri është në gjëndje koma. Po kështu do të ishte edhe ekonomia botërore. Prandaj vëndet që i kanë i ruajnë ato pasuri me fanatizëm të madh, sepse është një pasuri e parinovueshme dhe burim vlerash të pazëvëndësueshme për një shtet. I takon këtij brezi ta ruajë dhe shtojë dhe jo shpërdorojë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok