06/12/2024

Flet Dr. Vladimir Mici: Lëvizja për  një menaxhim të ri në sektorin publik në realitet  nuk është shtytësi  kryesor për rritje të PPP-ve

0
Vladimir-Mici

-Nuk ka asnjë arsye që e-Albania të jepet me koncesion, bota  perëndimore nuk i praktikon

Intervistoi : Albert Z. ZHOLI

Regjistrimi në portalin qeveritar e-Albania mund të kryhet si për shtetasit shqiptarë, ashtu dhe për shtetasit e huaj të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë mund te regjistrohen nëpërmjet Numrit Personal të Identifikimit, të cilin mund ta gjejnë në kartën e tyre të identitetit ose në pasaportë. Ndërsa shtetasit e huaj mund të regjistrohen nëpërmjet Numrit të Identifikimit, me të cilin janë pajisur në momentin e marrjes së lejes së qëndrimit. Procesi i transformimit digjital ka filluar prej kohësh në Shqipëri dhe të gjithë aktorët publikë dhe privatë po punojnë fuqimisht në ndryshimin e mendësisë së qytetarëve në lidhje me këtë formë të re të pashmangshme të komunikimit. Revolucioni digjital i shërbimeve dhe administratës publike në Shqipëri, prej vitit 2014 ka ndryshuar perceptimin e qytetarëve në lidhje me komunikimin elektronik me institucionet shtetërore. Tashmë që ka marrë formë flitet se e-Albania mund të jepet me koncesion.  A do jetë më praktike për qytetarët. Po tarifat nëse kalon në PPP si do jenë? Këto përgjigje do ti gjeni në këtë intervistë…

Flitet se e-Albania do jepet me koncesion PPP. Pasi do jepet të gjitha shërbimet do bëhen me pagesë dhe jo me shkarkim direkt si tani. A ishte më mirë për publikun më parë kur kishte zyra përgjegjëse në zyrat e njësive bashkiake? Vec kohës çafrë do humbin shqiptarët në këto PPP? Si do vendosen tarifat e shërbimeve kur do të shtohen dhe shërbime të tjera?  A do të ketë shteti të drejtë të cilësojë një  tarifë tavan për çdo shërbim dhe a ndiqet në botë kjo praktikë?

Partneriteti publik privat është njëalternativë që shteti përdor për të ndërtuar objekte publike apo të kryejë shërbime publike duke përdorur operatorë privatë. Ajo paraqet një alternativë ndaj menaxhimit të ndërtimeve apo shërbimeve nga sektori publik, duke përdorur financimin nga të ardhurat tatimore ose huamarrjen publike.  Në një menaxhim të zakonshëm të  sektorit publik (i njohur si ‘projektim-ndërtim’), Autoriteti publik përcakton specifikimet dhe dizajnin e objektit, bën thirrje për oferta në bazë të këtij dizajni të detajuar dhe paguan për ndërtimin e objektit nga një kontraktues i sektorit privat ( Rruga e Arbërit). Autoriteti Publik duhet të financojë koston e plotë të ndërtimit, duke përfshirë edhe  çdo tejkalim të kostos. Funksionimi dhe mirëmbajtja e objektit trajtohet tërësisht nga Autoriteti Publik, dhe kontraktori nuk merr asnjë përgjegjësi për performancën afatgjatë të Facilitetit pasi  ka skaduar periudha e garancisë së ndërtimit (relativisht të shkurtër). Në një PPP  tjetër, Autoriteti Publik specifikon kërkesat e tij për sa i përket  ‘produktevet’, të cilat përcaktojnë shërbimet publike që objekti ka për qëllim të ofrojë, por  të cilat nuk specifikojnë se si do të sigurohen këto. Më pas i lihet sektorit priva për të projektuar, financuar, ndërtuar dhe operuar facilitetin  për të përmbushur këto specifikime afatgjata të prodhimit. Kompania e Projektit merr pagesa (‘Tarifat e Shërbimit’) gjatë jetës së përcaktuar në kontratën e  PPP-së ( Shërbimi i rrugës së Kombit). Kontratat  janë (ndoshta 25 vjet mesatarisht) në bazë të marrëveshjes paraprakisht, të cilat synojnë të shlyhen  kostot e financimit dhe t’ju  japin një kthim investitorëve. Tarifat e Shërbimit i nënshtrohen zbritjeve  për mospërmbushjen e specifikimet të  prodhimit, dhe në përgjithësi nuk ka kompensim shtesë për tejkalimet e kostos që ndodhin gjatë ndërtimit ose funksionimit të objektit. Rezultati i kësaj problematike është se tek  PPP, risqet janë  të rëndësishme që lidhen me: • kostot e projektimit dhe ndërtimit të objektit, dhe : Kërkesa e tregut për përdorimin e këtij investimi (përdorimi), ose: Shërbimin e ofruar nga ky investim (përfshirë disponueshmërinë e tij për përdorim), dhe: kostot e funksionimit dhe mirëmbajtjes së objektit të cilat  transferohen nga Autoriteti publik tek firma private. Edhe pse termi PPP është një term i ri, koncepti i përdorimit të kapitalit privat për ofrimin e objekteve publike është shumë i vjetër.Koncesionet u përdorën në shumë vende në 19 dhefillim të shekullit të 20-të për të ndërtuar objekte të tilla si hekurudhat, furnizimin me ujë dhe ujërat e zeza rrjetet e trajtimit.  Në Britaninë e 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të, grupe manjatësh vendas formuan Truste të cilat huazuan para nga investitorët privatë për të riparuar rrugët,dhe e ka shlyer këtë borxh duke e ngarkuar  në taksen e rrugës. Shumica e urave të Londrës u financuan gjithashtu deri në mesin e shekullit të 19-të, dhe në mënyrë të ngjashme në fund të shekullit të 19-të. Ura e Bruklinit në Nju Jork u ndërtua me kapital të sektorit privat. Në Francë, ndërtimi i kanaleve me kapital të sektorit privat filloi në shekullin e 17-të. Tarifa e shërbimit rimburson koncesionarin për koston e ndërtimit dhe funksionimit të objektit, i cili zakonisht i kthehet kontrollit të sektorit publik në fund të periudhës së koncesionit. Veçmas nga rrugët dhe objektet përkatëse, Roli i sektorit publik në Koncesione është të krijojë kuadrin nën të cilin konçesionari operon, zakonisht sipas një ligji të përgjithshëm të konçesionit ose legjislacionit specifik për të Koncesioni i veçantë, për të zgjedhur një konçesionar dhe për të rregulluar kërkesat e hollësishme për ndërtimin dhe funksionimin e objektit, zakonisht nëpërmjet një konçesioni.

Pse ka pasur një rritje të tillë në mbarë botën në interesin për PPP-të gjatëdisa viteve të fundit?.

Lëvizja për  një menaxhim të ri në sektorin publik në realitet  nuk është shtytësi  kryesor për rritje të PPP-ve, por shtyësi kryesor  është se PPP-të, shmangin kufizimet në buxhetet e sektorit publik, vështirësitë në huamarrje dhe mungesa e fondeve.  Megjithatë, një debat i detajuar mbi meritat dhe të metat e PPP-ve është një debat shumë kompleks. Një shumëllojshmëri argumentesh përdoren  nga qeveritë për promovimin e projekteve PPP, por shumë prej tyre janë disi natyrën ex-post, pra ato përdoren për të justifikuar një vendim që tashmë është marrë për arsye buxhetore. Elementet kryesore të debatit  vërtiten  rreth fakteve : • nëse PPP-të ofrojnë ‘shtesë’ të investimeve në infrastrukturën publike; • kostot më të larta të financimit të nënkuptuara në PPP; • transferimi i riskut dhe vlera për para nga PPP-të mund të kompensohen me kostot më të larta të financimit: • ekonomitë e shkallës; • përfitimet e kostos dhe mirëmbajtjes gjatë gjithë jetës ; • vlerën e shtuar nëpërmjet përdorimit të aftësive të sektorit privat; • PPP-të si katalizator për reformën e sektorit publik; • kompleksiteti ; dhe • efekti i PPP-ve në fleksibilitetin e sektorit public. Konteksti politik i këtij debati rreth PPV- ve, ka ndikim në mënyrën e perceptimit dhe realizimit të saj.Sa më i fortë ky kontekst politik aq më e vështirë behet mjedisi i PPP-ve dhe e kundërta nëse ky kontekst ështëi dobët aq më e lirshme bëhet PPP-ja dhe për pasojë edhe rritja e abuzimeve me produktet publike apo investimet publike. Veçoria kryesore e PPP-ve ështe se ato janë ekzluzivitete që do të thotë për përcaktimin e çmimeve dhe mbajtjen e çmimeve nuk ka konkurencë, gjë që bën të domosdoshme  ngritjen dhe mbajtjen e strukturave që  projektojnë, vleresojnë  dhe monitorojne PPP-t. Menaxhimi  përmes PPP-ve  synon: decentralizimin e  qeverisë;ndarjen e përgjegjësisë për blerjen e shërbimeve publike nga ajo e disponimit të tyre,matjet e prodhimit ose të performancës për shërbimet publike, kontraktimi i shërbimeve publike për sektorin privat dhe privatizimin e shërbimeve publike.

PPP-të mund të klasifikohen sipas natyrës ligjore të përfshirjes së sektorit privat në  janë të formës;

Tipi kontratës Menaxhimi public apo privat Franshiza Projektim,ndërtim menaxhim,financim

DCMF

Ndërtim, transferim operim BTO Ndpërtim, operim transferim

BOT

Ndërtim, zotërim dhe operim BOO
Ndërtim Sektori publik Sektori publik Sektori privat Sektori privat Sektori privat Sektori privat
Operim Sektori publik Sektori publik Sektori privat Sektori privat Sektori privat Sektori privat
Pronësi Sektori publik Sektori publik Sektori publik Sektori privat gjatë ndërtimi pastaj sektori publik Sektori privat gjatë kontratës  pastaj sektori publik Sektori privat
Cili paguan Sektori publik Përdoruesi Sektori publik ose përdoruesi Sektori publik ose përdoruesi Sektori publik ose përdoruesi Sektori blen sektorin public ose përdoruesi
Kush është paguar ? Sektori privat Sektori privat Sektori privat Sektori privat Sektori privat

 

Sipas kësaj tabele DCMF projektimi, ndërtimi dhe operimi bëhet nga privati dhe pagesat bëhen nga shteti ose përdoruesit e këtij shërbimi. Këshut janë konçesionet e rrugëve me para në Shqipëri që po ndërtohen. Në fund të periudhës ky investim i kalon shtetit i cili është pronar. Sipas kontratës BTO ( Ndërtim transferim dhe operim). Në këtë rast, pronësia ngelet e shtetit  pagesat për shërbimin ngelen nga shteti apo përdoruesit e këtij shërbimi. Psh ndërtimi dhe administrimi i burgjeve. Sipas Kontratës BOT, ky investim ngelet  në duart e privatit pas ndertimit dhe transferimi i tij bëhet në fund të  kontratës.Psh  Kontratat minerare.  Dhe kontrata BOO, e cila nënkupton ndërtim , operim dhe pronësi të privatit, kemi kalimin edhe te pronësisë së këtij sherbimi tek private. Shteti paguhet për këtë kalim pronësie dhe ata që paguajnë janë përfitesit e shërbimit.

-Po rasti i E-albania çfarë  specifikash mund të ketë. A përbën një rast unik?

Rasti i PPP-s  e-Albania është një shërbim i cili kërkon investime fillestare dhe pastaj operim dhe mirëmbajtje të shërbimeve që ky sistem sot ofron. Në skemën aktuale një pjesë e shërbimeve janë  pa pagesë dhe një pjesë e tyre me pagesë. Në sistemin e PPP-ve këto shërbime pjesërisht do të paguhen nga shteti ose institucionet përkatëse dhe pjesërisht do të paguhen nga përdoruesit e këtij shërbimi. Psh, lëshimi i faturave apo vërtetimet e pensioneve do të paguhen nga përdoruesit e shërbimit pra nga sigurimet shoqërore apo Operatorët e energjisë elektrike apo të ujit. Do të ketë edhe shërbime të natyrës që sot janë pa pagesë të tarifohen siç mund të jenë lëshimi i vërtetimeve të ndryshme apo çertifikatave, Do të ketë edhe shërbime të reja të cilat do të ofrohen të cilat do të kenë pagesa direkte apo pagesa hije ( të kamufluara dmth si pa pagesë në sistem por e futur në faturën e shërbimit apo tatimit)

Pyetja që bëhet është se përse qeveria kërkon ta nxjerrë jashtë vetes së vet?

 

Në gjykimin tim mendoj se qeveria nuk mund të vijoj menaxhimin e saj sa kohë që kërkesat për mirmbajtjen e rrjetit të saj rriten dhe sofistikohen dhe kërkon që riskun e këtij shërbimi mirmbajtje ta kaloj tek privati dhe qeveria thjesht të monitorojë shërbimin nëse ai ofrohet sipas standarteve dhe çmimeve për të cilat është rënë dakort. Zakonisht kalimi i këtij shërbimi  ka dy anë: Ana e parë është se burimet e financimit të privatit në raport me të shtetit janë më të shtrenjta  sepse privati merr riskun e shërbimit, që do të thotë ai nuk e parashikon dot me saktësi se sa do ti kushtojë ky shërbim pas 5, 10, 15 apo gjatë kohës së zbatimit të kontratës ky shërbim dhe nëse  me ndryshimin e rrjedhës së pagesave fluksi i shërbimeve do të ruaj tendencën e parashikuar apo jo. Kjo mund të sjellë falimentimin e firmës. Në këtë drejtim ne presim rritje të kostos së sherbimeve duke mënjanuar efektin e ionflacionit i cili do të reflektohet në çmimet e shërbimeve duke indeksuar çmimet e shërbimeve çdo vit. Ana tjetër është se  firma  duke përdorur ekonominë e shkallës një menaxhim të ri dhe teknologjinë e re mund të sjellë ulje të kostos së shërbimeve. Nuk mund të mendohet se kalimi në PPP do të sjellë ruajtjen e punonjësve egzistues. Për shërbime bazë që nuk kërkojnë njohuri specifike nuk besoj se do të ndryshojnë punonjësit, por sistemet e reja të sigurisë, novacionet teknike që sjellin shkurtime  apo nevoja për rikualifikime do të sjellë ndryshime në personel dhe staf.

-A mund të ulen pagat e punonjësve nëse E-albania kalon tek PPP?

Kjo është një problem ligjor dhe shteti duhet të monitorojë situatën. Në të kundërt firma për të ruajtur fitimet e saj do të tentojë të ulë pagat. Firma para se të marrë konçesionin duhet të paraqesë ofertën e saj dhe kjo ofertë duhet të parashikojë edhe mënyrën e pagimit të punonjësve, sepse shteti smund të heqjë dorë nga një shërbim publik në dëm të interesave të qytetarëve të vet. Rreziku kryesor i PPP-ve është abuzimi me to nga qeveria. Prandaj  kontrolli me to duhet të jetëi rrepte. Kontrolli i PPP-ve është me shumat e paguara nga taksat për to. Ato nuk mund të jenë një barrë mbi buxhetin e shtetit. Krijimi strukturave për projektimin, krijimin, menaxhimin e kontratave dhe minitorimin kërkon fonde të cilat  duhet të paguhen nga buxheti apo të ardhurat që shteti arkëton nga fitimi i PPP-ve.  Debatet politike ndizen nga fakti që privati po fiton nga mjetet publike( Rruga e Kombit). Kjo ka ndodhur edhe me sterilizimin. Do të ndodhë edhe me  e-Albania sepse aty ka investime publike, dhe privati do të përdorë të ardhurat e saj për përfitime vetjake. Nga ana tjetër mund të kemi një administrim me standarte të ulta që nuk justifikon shërbimin për pasojë kjo mund të jetë një tregues i korrupsionit qeveritar. E përgjithshmja është se niveli i administrimit sipas standarteve nuk ka treguar se PPP-t tona janë efektive. Dhe së fundmi  Edhe në kushtet kur pagat mund të ruhen edhe të rriten sipas tendencës që shteti projekton ose ecën ne mund të përjetojmë rënien e të ardhurave jo cash që marrin punonjësit të cilat vijnë në formën e beneficieve  jo në para dhe pasqyrohen n përkeqësim të kushteve të punës, shkurtim të kohës së lejes apo pushimeve apo shkurtim të stafit mbështetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok