24/07/2024

E “rëndë për në batanie”?!

0

(tregim lirik)

Nga Përparim Hysi

Kur erdhi ajo, kishte një aromë molle a më saktë: të një nuseje të sapomartuar. E prezantoi drejtori dhe, ndërsa ajo po qendronte qiri në këmbë si dikush që ka bërë faj,  Telati, një nga kolegët që nuk rrinte dot pa”vërvitur pleshta”, më tha në intimitet:-Qenka e rëndë për në batanie!

Këtë”e rëndë për në batanie”, si batutë me shpoti brenda,  e kisha sjell unë. Qeshë shtruar në Spitalin Ushtarak dhe, një ditë prej ditësh,  në dhomën ku isha shtruar unë, erdhi një i moshuar. I moshuari qe kapter karriere dhe ushtrinë e kish bërë në kohën e mbretërisë dhe nuk ia bënte syri tërr. Them kështu, se në sytë tanë lavdëronte  mbretin ZOG (edhe vet qe matjan), por thoshte:- Qe i bukur dhe me ba, me të kapë me dorë, po të binte alivan!!! Pasi kthiellej, thoshte:-Vetëm komadanti(ishte fjala për Enver Hoxhën) ia kalonte për bukuri, hej. Duket  që nuk ia hante qeni shkopin për zgjuarësi, por unë nuk e mbaj mend për këtë. Vinte infermierja që, ose mjekonte ndonjë plagë, ose bënte ndonjë gjëlpërë dhe Kapter KURTI(se KURT e quanin), priste sa dilte ajo nga dhoma dhe bubullonte:-Asht e randë për në batanie!

Aq kishte ngjitur kjo  shpoti e kapter Kurtit, sa mes nesh, kur shihnim një të bukur, thoshim me gojëplot:”E rëndë për në batanie!”

U bë njohja me kolegët dhe secili shikonte punën e vet. E pashë që Telatit nuk po i rrinte kapelja mirë dhe po lëpinte gjuhën. Shok prej vitesh dhe, ngaqë ia njihja dhe huqet, i them:-Sikur po të hanë mizat e po kruhesh. Telati është nga ata njerëz që më shumë kanë nevojë për fre, se sa për shtyrje. Lëre-lëre, – më tha.Tha ai KURTI yt, nuk e tha por kjo, e porsardhura,  është, me të vërtetë:-E rëndë për në batanie!

Epo unë nuk do ndiqja Telatin me gjithë huqe, por, ç’është e drejta,  dhe mua më”haheshin arrat”, po, kur thotë KAFKA:”ZOTI vërtet ia dha arrat njeriut, por nuk i theu ato”. Kështu që, me të parë e me të bërë, se të thyesh”arra të tilla” nuk është aq e lehtë.

*    *   *

Kur një ditë filloi t’më prraliste TELATI:

– Dëgjo, – kam rënë në dashuri!

Kur e pa që këtë pohim e prita me buzë  të qeshur, më tha:-Ore, mos të dukem gjë si i lujatur unë?

-Po, natyrisht. Veç në ke rënë me ZHANIN që ke në shtëpi.

Ore lëre, ZHANIN, se ajo nuk më ka asnjë faj, por kam rënë me këtë,  të porsaardhurën.

Unë duke e përqeshur më shumë se me të qeshur:-Ke rënë në dashuri me këtë”E rëndë për në batanie”? Po ajo një muaj që është martuar dhe po kaq ka në kolektivin tonë.

Mirë,  o babaçe, mirë, po hekurin do rrahur sa është i nxehtë.

Dhe ti u bëre kovaç, – i mshova shpotisë unë.

-Kovaç e shkuar kovaçit, – ma priti ai.

Tani dhe unë hyra në”ujrat e Telatit” dhe i them:

-Po si ia arrite?

-Erdhi tek biblioteka se do tërhiqte libra për klasën. Sa hyri, u duk sikur hyri një flladëfreskie dhe, ngaqë kisha kohë që lëpihesha, kur e shikoja, i them: –  Je e bukur si një mëngjes pranveror. Ajo u skuq dhe u bë prush dhe, ashtu mbyturazi, më tha;- Të faleminderit!

– Dëgjo, – thashë,  – mua më rrahin se them të drejtën. E zbraza dhe sytë nuk ia ndaja.Mbi papurunin në fytyrën e saj, ashtu si del dielli pas një reje, feksi një buzëqeshje.

E mora si një inkurajim dhe vazhdova:-Je si një gonxhe prilli apo si një ëndërr e bukur, të cilën po e shoh dhe nuk  dua të ndahem prej saj. Tani”ato arrat e Kafkës” i theva. Ajo mend po dridhej nga ky sulm kaq i beftë dhe unë e mbërtheva me të dy duarët dhe e putha i etur. Nuk di seç ndjeu ajo, po mua, për vete, sado me përvojë në këtë fushë, m’u  duk vetja si ata adoleshentët që bien në dashuri së pari. M’u drodh toka nën këmbë.Pastaj,  më tha Telati:-Jo vetëm kam rënë në dashuri me të, por kam frikë mos më gjen ndonjë e keqe,

-Epo qejfi dhe “kasaveti”, motër e vëlla janë, – i them unë.

*      *     *

Kur ktheu librat që kish marrë për  nxënësit,  ne, tanimë, i kishim këmbyer “kredencialet” dhe unë, sa hyri, bërtita:- Hyri dielli.O diell, sa të dua! E përfshiva mes krahëve dhe marrëzia nuk ka brirë.  Në bibliotekë.në dysheme kisha shtruar tërë gazetat duke krjuar një”dyshek portativ”. Atje e shtriva. Dridhej dhe rrënqethej nga një frikë që nuk qe fare e stisur.Por të dashuruarit janë krejt mendjefyej.

Të thashë, – tha Telati.Është një dashuri e fshehtë, e vështirë dhe trallisëse. Takimet e tjera ishin përvëluese, sa shpesh më dukeshin si një llavë vullkani. Më dukej sikur digjeshim nga një flakl  që na digjte jo vetëm trupin, por dhe shpirtin. Zemra, po se po. Kurrë nuk kam dashur një tjetër sa ajo:” E rëndë për në batanie…

Tiranë, 19 qershor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok