07/10/2024

DINASTIA E DUKAGJINËVE (PJESA II)

0

Principata e Dukagjinit në shekujt XIV – XV

Nga Lutfi ALIA, Siena – Itali

Në veprën Chronique gréco-romanes …. krahas botimit të kujtimeve të Gjon Muzakës të hartuara në formën testamenti për fëmijët e tij, Karl Hopf prezanton dhe gjeanologjinë e familjes Dukagjini, të cilën e fillon në  vitin 1281, me Duka Tanush I Dukagjini (Duca Ginus Tanusius Albanenses), sundimtari i Lezhës.

Në vitet 1272-1373, Principata e Dukagjinëve, ishte pjesë integrale e Mbretërisë së Albanisë (Regnum Albaniae), me mbret Karlin I Anzhùin. Në dy diploma, që kishte nxjerr kancelaria mbretërore më 20 dhe 21 shkurt 1272, Karli I Anzhuin iu premtoi mbrojtjen e fisnikëve arbëror (protectionem suam) dhe njohjen e privilegjeve, të normave e të dokeve të mira të mëparshme, pra pranonte kodin arbëror. Si kuptohet në këtë përiudhë kohe, Dukagjinët i administronin trojet e tyre sipas normave e ligjeve lokale, pra sipas kodit të drejtës arbërore. Në vitin 1278, për dokumentohet Duka Tanush I Dukagjini sundimtari i Lezhës. (Dux Ginum Tanusius Albanensem). [M. Šhufflay et al. Acta Albaniae 1913, vol. I, doc. 270].

Mbreti Karli I Anzhùin, i nuk e respektoi marrëveshjen, që kishte nënshkruar për formimin e mbretërisë së Albanisë, ku theksonte se do t’iu njihte privilegjet prijësave dhe do të respektonte normat dhe rregullat lokale, çka provokoi reagim të disa princave arbëror, ndër ata dhe Duka Gjin Tanush Dukagjini. [Gianvito Campobasso. Alcune fonti per lo studio del Regnum Albaniae degli Angiò: documenti, epigrafi, araldica e visual eviden-cesMelangès e l’ècole Francaise de Rome. 2016, pp. 128 – 132].

Duka Gjin Tanush dukagjini në vitet 1280 – 1281 mori pjesë në betejën e Beratit, që ishte kryeqendra e Principatës të Muzakëve. Duka Gjini u rradhit përkrah ushtrisë të Perandorit Bizantin, kundër ushtrisë të anzhuinëve, që kishin rrethuar qytetin e Beratit. Šufflay thotë se Gjin Tanush Dukagjini ishte partizan i Paleologëve bizantinë. Gjatë luftimeve në Berat, Duka Gjin Tanushi u kap rob nga kapiteni anzhuin i Durrësit dhe e burgosën në kështjellën e Tranit në Pulja. Në urdhërin e burgimit të mbretit Karli I, theksohej se Gjini ishte “nga të fuqishmit e oborrit të Paleologut”, andaj kështjellari i Tranit, në zbatim të urdhërit të mbretit, e mbante Gjin Tanush Dukagjinin me këmbët e lidhura me hekura. [Milan Šufflay. Srbi i Arbanasi. Njihova simbioza u Srednjem vijeku. Beograd 1925, f. 123, 268].

Mbreti Karli I dhe mëkëmbësi i tij në trojet arbërore, organizuan administratat qendrore dhe lokale sipas modelit napolitano-francez duke kontribuar në plazmimin e fisnikërisë arbërore me kulturë perëndimore dhe ndikuan në konsolidimin e katolicizmit në popullatën arbërore. Një ndër masat e rëndësishme administrative në organizimin e shtetit ishte hartimi i statuteve qytetare, proçes paralel i shtrirë në të gjithë mbretërinë, duke filluar me statutin e Barit (Consuetudines Barenses) dhe vazhdoi në Albania me statutin e Ulqinit në vitin 1280, me statutin e Shkodrës (1349), i Vlorës (1357), i Tivarit (1369), i Durrësit (1392) dhe i Drishtit në vitin 1397. Drejtimi i mbretërisë dhe i shoqërisë arbërore me norma juridike të parashikuara në statutet qytetare, dëshmon për nivelin perëndimor të organizimit politik, administrativ dhe social-kulturor të Albanisë në shekujt XIII – XIV. [Gianvito Campobasso. Alcune fonti per lo studio del Regnum Albaniae degli Angiò. Rome. 2016, p. 132].

Nga këto fakte historike dëshmohet se në shekujt XIII – XIV në trojet tona ishte aktive dhe vepruese e drejta arbërore, me shoqërinë urbane të drejtuar me statutet qytetare, ndërsa popullata rurale e drej-tonte jetën politike, sociale, administrative, ekonomike, blegtoralo – bujqësore dhe ushtarake sipas ligjeve lokale të Kanuneve të Maleve. Thuhet kanunet sepse nuk ekzistonte një kanun, por çdo trevë kishte kanunin e vet, ashtu si Principata e Dukagjinëve kishte ligjet e veta me të mirënjohurin Kanuni i Lek Dukagjinit.

Në veprën Chronique gréco-romanes … krahas botimit të kujtimeve të Gjon Muzakës të hartuara në formën testamenti për fëmijët e tij, Karl Hopf prezanton dhe gjeanologjinë e familjes Dukagjini, të cilën e fillon në vitin 1281, me Dukën Gjin Tanush Dukagjini.

Duca Ginus Tanusius Albanenses

Duka Gjin Tanush Dukagjini, ishte sundimtari i Zadrimës, i Malit të Zi, i Pultit dhe i Shatit. Duka Gjin Tanushi kishte dy djemë Gjini I, dhe Progoni I. Duka Gjin Tanush Dukagjini vdiq në vitin 1281, i vrarë nga vasalët e tij. [Karl Hopf, Croniques gréco-romanes. Inedite ou peu connues; avec notes et tables généalogiques. Berlin. Librairie de Weidmann, 1873,  f. 270 –  353].

Më periudhën e Mbretërisë së Albanisë, Dukagjinët humbën trojet e Fanit, të cilat iu kaluan në zotërim protosevastit Gulielm Blinishti, por Dukagjinët ruajtën zotërimet e tjera dhe u shtrinë në verilindje në trojet e Kosovës. [Kristo Frashëri, Principata e Arbërisë. Tiranë 2014, f. 105 – 108]. Duka Gjin Tanush Dukagjini kishte një djalë Gjini që e shpëtoi dhe e rriti Stefan Progoni.

Gjini I Dukagjini

Duka Gjini I u martua më vajzën e Stefan Progonit sundimtari i Kallmetit. Nga kjo martesë lindën tre djemë Progoni I, Pali I, Leka I dhe vajzën Irena, e cila u martua me Strazimir Balshën.

Në vitin 1368, Progoni I ishte vojvoda i Kaninës. [K. Hopf, tab. 8]

Në vitin 1387, vëllezërit Pali I dhe Leka I, firmosën marrëveshjen tregëtare me Republikën e Raguzës, për qarkullimin e lirë të mallrave  nga Raguza në Principatën e Dukagjinëve. [John Van Antwerp Fine. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late 12th Century to the Ottoman Conquest, University of Michigan Press, 1994, p. 391].

Gjatë sundimit të Pali I dhe Leka I, Principata e Dukagjinëve shtrihej nga Zadrima e Sipërme me kryeqendër Lezhën, përfshinte zonat malore mbi dhe nën luginën e Drinit, Mirëditën, luginën e Matit e në verilindje Kosovën Perëndimore me kryeqendër Ulpiana. [Injac Zamputti, Rindërtimi i mbishkrimit të Arbërit …. botuar në Illiria, Tiranë 1984,  f. 215 – 216]

Pali I Dukagjini

Ishte sundimtar i Lezhës. Sipas K. Hopf, Pali I vdiq para vitit 1398. Pali I kishte tre djemë:

– Progoni III, ishte prift domenikan. Vdiq në vitin 1409.

– Tanushi III, i quajtur dhe Tanushi i Vogël, ishte sundimtari i Lezhës. Në vitin 1398, Tanushi III iu dorëzua otomanëve, por në vitin 1402, pas disfatës të sulltan Bajazidit I në Ankara, Tanushi III rimori trojet e principatës. [Imber Colin, The Ottoman Impire 1300 – 1650: The Structure of Power. Macmillan International Higher Education, 2019, p. 152].

– Andrea Dukagjini. Vdiq në vitin 1416. Kishte dy djemë Leka II dhe Tanushi i Madh. Leka II ishte sundimatri i Muriqanit dhe i Bushatit. Vdiq në vitin 1407. Tanushi u vendos familjarisht me banim në Shkodër në shërbim të Republikës se Venedikut. Në vitin 1438 Tanushin e internuan në Padova dhe nga ky vit nuk përmendet.

Leka I Dukagjini

Sipas Karl Hopf Ishte sundimtar i Lezhës, Zadrimës, Pukës, Seli-tës dhe Zhubës, me kryeqendër Lezhën. Leka I Kishte katër djemë: Progoni II, Gjergji I, Tanushi II dhe Pali II.

Në vitin 1390 Principata e Dukagjinit pushtohet nga Stefan Uroshi II Milutini, që kishte zbritur deri në vijën Mat-Ohër. Në jug, turqit pushuan principatat e Toka, Gjin Bua Shpata dhe Zenebishteve. Leka I vdiq në vitin 1393, para se Lezha t’i dorëzohej Venedikut.

Progoni II

Në vitin 1393 u martua me Vojsava Topia. Nga kjo martesë lindën pesë djemë: Dhimitri, Gjoni, Bartolomeo, Pali dhe Nikolla. Në vitin 1394, duke ndjerë rrezikun e dyndjeve osmane, progoni II ia dorëzoi Lezhën Venedikut, por ruajti të drejtat të merrte një të tretën e të ardhurave vjetore të prodhimeve bujqësore, arti-zanale dhe tregetare. Palin e vranë në vitin 1402, kur po kthehej nga Venecia. Dy djemtë Nikolla dhe Gjoni

i dërgoi në Venecia, që vazhduan linjën e Dukagjinëve në Venecia. Progoni II vdiq në vitin 1401.

Gjergji I, ishte sundimtar i Zadrimës (Balldrenit), Kakariqit (Guri i Kuq). Gjergji I vdiq në vitin 1409. la tre djemë: [Karl Hopf, f. Tab. 8]

Nikolla I, sundimtar i Zadrimës në vitet 1409 – 1454. Nikolla I u martua me Kirana vajza e Gjergj Arianiti

dhe kishin dy djemë: Drago, vdiq në Venecia në vitin 1462 dhe Pali IV, i cili në vitin 1457 u kap rob nga turqit dhe kaloi në shërbim të tyre. Për merita ushtarake, sulltani i dha gradën e Pashait.

Gjergji III (1409 – 1462). U martua me Helenën, vajza e Gjergj Arianiti dhe kishin dy djemë: Nikolla III, në vitin 1462 u konvertua në fenë islame dhe turqit i dhanë detyrën e Sanxhakbeut. Djali i dytë me emrin Skenderbeg, u islamizua dhe në vitin 1510 turqit e emëruan Sanxhakbej.

Tanushi IV (1409 – 1438). U martua me Despinën vajzën e Gjergj Arianiti, por fëmijët e lindur vdiqën në moshë të vogël dhe nuk lanë trashëgimtarë.

Tanushi II Dukagjini

Në vitin 1393 ishte sundimtar i trojeve të Fanit. Kishte dy djemë Gjergji II i Riu dhe Pali II. Tanushi II u vendos familjarisht në Shkodër, në shërbim të Venedikut.

Tanush Dukagjini kishte dy djemë:

Gjergji II i Riu. Kishte dy fëmijë, djalin Pali III, i martuar me vajzën e Gjergj Arianitit dhe vajzën Teodora.

Pali II. Ishte sundimtari i Principatës të Dukagjinit. Sipas Karl Hopf, në vitet 1444 – 1458, Pali II ishte sundimtari i Buba, Selita, Gurakuqi, Lavruska dhe i Bushatit që e trashëgoi nga Gjon Bushati.

Pali II Dukagjini (1384-1446)

Në vitin 1406 Pali II shpallet princ i parë (Principus Prioriorus) i Principatës të Dukagjinit dhe kishte në zotërim trojet rreth Lezhës, Malësinë e Madhe, Pultin, Pukën, Matin, Mirëditën dhe Kosovën perëndimore me kryeqendër Ulpiana.

Pali II kishte dy djemë: Nikolla II, Leka III dhe një vajzë Maria e martuar me Gjon Muzakën. [Giovanni Musachio, La breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi, 1510, p. 292]

Në vitin 1432 – Princi Pali II dhe djali Nikolla II, së bashku me Tanush Topia, mbështetën Gjergj Aranitin, në luftimet kundër pushtueve otoman. Në vitin 1433, Nikolla II dhe Tanush Topia, çliruan qytetin e Danias nga pushtuesit turq. Ky aksion ushtarak u kundër-shtua ashpër nga Republika e Venedikut, që kishte bërë marrevshje me guvernatorin turk të Shkodrës, për të sulmuar Dukagjinasit.

Në vitin 1444, Pali II dhe Nikolla II Dukagjini, morën pjesë në Besëlidhjen e Arbërit në Lezhë. Në mbeshtetje te Gjergj Kastriotit Dukagjinët mobilizuan 5000 malësorë dhe e shoqëruan Skenderbeun në Krujë. Pali II Dukagjini vdiq në vitin 1446 dhe sundimtarët e Principatës ishin Nikolla II dhe Leka III Dukagjini.

Nikolla II, djali i madh i Palit II Dukagjini, ishte bashkësundues të Principatës të Dukagjinëve. Në betejën e parë të Lidhjes së Lezhës kundër pushtuesve osmanë në Torvjoll më 29 qershorë 1444, morën pjesë edhe repartet e Principatës të Dukagjinasve të komanduar nga Nikolla II Dukagjini.

Aleksandër – Leka III Dukagjini (1410 – 1481)

Në vitin 1410, në Ulpiana lindi Aleksandër (Leka III) Dukagjini. Shkollimin dhe formimin kulturor Leka III i mori në qendrat më të zhvilluara të kohës si Ulpiana, Shkodra, Raguza, Roma, Napoli dhe Venecia. Në vitin 1447 Leka III Dukagjini u martua me Teodorën, motra e vogël e Gjon Muzakës të Beratit. Nga kjo martesë nuk patën femije. Pasardhesit e familjes te Dukagjini in Itali dhe ato që u vunë         në shërbim te Perandorise Turke, në fakt janë femijët e adaptuar nga Pali II dhe sidomos nga vetë Leka III dhe ishin fëmijë të mbetur jetimë pas vdekjes të prindërve në luftimet kundër pushtuesve turqë. Pas pushtimit të trojeve arbërore nga Perandoria Osmane, fëmijët e adaptuar të Lekës emigruan në Itali.

Nikolla IV. U martua me Jella, vajza e Muzak Arianitit. Nikolla u vra në luftime kundër pushtuessve turqë.

Stefani. Ishte i martuar me Anxhelën, e bija e Aleks Spani dhe pas pushtimit turk emigruan në Ankona. Nga martesa e tyre lindën pesë fëmijë tre djemë Leka, Pali, Nikolla, Gjergji dhe vajza Veza, që vazhduan degën e Dukagjinëve në Ankona. Leka u martua me Pentisela, e bija e Kostantin Arianitit, ndërsa Veza u martua me Gjergj Kuka.

Progoni IV dhe Gjergji IV, në vitin 1468 emigruan në Venecia. Gjergji IV kishte një djalë Progonin.

Në shkrimin e ardhshëm do të tregoj për Princin Leka III Dukagjini, legjislatori i Kanunit i mirënjohur Kanuni i Lek Dukagjinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok