14/12/2024

Cili është koncepti juridik lidhur me punën në shtëpi apo “Telepuna”

0
Albana_Jeminaj

Për herë të parë në vendin tonë parashikohet një kontratë e re pune e cila ështe risi e marrë nga kodet e tjera të punës të Bashkimit Evropian

Nga Avokate Albana Jeminaj

Pandemia ka ndryshuar shuë dhe konceptin Koncepti juridik lidhur me punën në shtëpi dhe “Telepuna” : Për herë të parë në vëndin tonë ky koncept ka gjetur zbatim me ndryshimet qē ka ndryshuar Kodi i Punës me ligjin nr 136/2015 date 5.12.2015.Pikerisht ky koncepet parashikohet shprehimisht në nenin 15 të kodit të Punës aktual. Në pikën 1 të nenit 15 ligjëvensi ka parshikuar :Se me kontratën e punës në shtëpi punëmarrsi kryen punën e tij në shtëpi, ose me ndonjë vend tjetër të përcaktuar në marrëveshje me punëdhensin, sipas kushteve te rena dakort ne kontraten e punes .Në referim te ketij paragrafi ose pikes 1 te Nenit 15 ligjvensi për herë të parë i ka dhënë të drejtë palëve që të lidhin marrëveshje midis tyre. Me qëllim që punëmarrësi me pëlqimin e punëdhënësit të kryejë një detyrë të caktuar,  ralizohet kundrejt një pagese të caktuar në shtëpi ose në ndonjë vend tjetër me qeëllim që punëmarrësi të ofrojë punën e tij sipas detyrave të ngarkuara nga punëdhënsi i tij dhe ky i fundit mbart detyrimin për ta paguar për punën që i ka ofruar punëmarrësit .1) Në pikën 2 të Nenit 15 të Kodit të Punës Ligjevensi ka parshikuar shprehimisht se: Me kontratën e telepunës punëmarrësi kryen punën e tij në shtëpi ose në ndonjë vend tjetër të përcaktuar në marrëveshje me punëdhënsin duke përdorur teknologjinë e informcionit brenda kohës së punës përcaktuar nga punëmarsi, sipas kushteve te rëna dakort midis tyre në kontratën e punës. Në referim të pikës 2, Neni 15 i Kodit të punës për herë të parë në vendin tonë parashikohet një kontratë e re pune e cila ështe risi e marre nga kodet e tjera të punës të Bashkimit Evropian kur në thelb edhe kjo është një kontratë pune me pëlqimin e dy palëve: Punëmarrësi,  punedhenes por me ndryshimin esencial në kontrat të tjera të punës. Të lidhur midis personave (fizik ose juridik) për shkak se veprimtaria e punëmarrësit duhet të ushtrohet nga banesa e tij ose me ndonjë vend tjetër. Kur palët parshikojnë kontratën e tyre të punës. Por me të vetmin ndryshim duke përdorur teknologjinë e Informacionit (çmojë se në kohen e apandemisë që po jetojme se kontrata e telepunës ka zbatim më të dendur pasi shumë aktivitete, biznese private, shitje online, lidhen konkretisht me kontraten e telepunes .Natyrisht perpara viteve 2015 në Shqipëri kanë qenë vakum ligjore, ndërsa sot me ndryshimet e reja mbas vitit 2015 është lehtësi në raportin e punëdhënësit dhe punëmarrësit . Referuar pikës 4 Nenit 15 të Kodit të Punës ligjëdhënsi ka parashikuar se kushtet e punës për punonjësit që punojnë në shtëpi ose ne telepunë nuk mund të jenë më pak të favorshëm në krahsim me punëmarrësit e tjerë të cilët kryejnë punë të njëjtë ose të krahasueshme. Për këto arsye punëmarrësi duhet të marrë masa a)Për të lehtësuar telepunën duke vënë në dispozicion instaluar e mirëmbajtur paisjet e nevojshme kompjuterike për kryerjen e saj.Përveç rasteve punëmarrësi që kryen telepunën përdor paisje personale b) Për të parandaluar izolimin e punëmarrsit duke i krijuar kushte për tu takuar me punëmarrsit e tjerë .Ose në referim të dispozites së sipërcituar ligjëvensi e ka ngarkuar me këto detyrime punëdhënësin.1) Puna e punëmarrsit që ka lidhur një kontratë telepune me punëdhënsëin nuk mund të jetë më pak e favorshme se e njëjta punë e kryer në rrethana të tjera jashtë shtëpisë .Legjislatori e ka ngarkuar me një detyrim punëdhënësin pasi ky i fundit duhet të blejë dhe të instalojë në banesën e punëmarrësit kompjutrat dhe aparatet e tjere per ti mundesuar punëmarrsit nga banesa e tij .Por ka dhe raste te tjera kur punëmarrsi mer persiper dhe pëlqimin për të punuar nga banesa e tij me pajisjet e tij .Në referim të pikës 5 neni 15 i kodit të punës. Legjislatori ka parshikuar: Nuk do të konsiderohet se punëmarrësi kryen punë në shtëpi ose telepunë nëse ai punon në ndonjë vend tjetër në një vend pune kur ai ka rënë dakort në marrëveshje me punëdhënësin në rrethana të veccanta me pëlqimin e tij ose sipas një marrëveshje me të kryen një tjetër lloj pune parshikuar në kontratë. Për sa më sipër Legjislatori i ka dhënë rëndësi të veccantë punëdhënësit dhe punëmarrsit. Kur ky i fundit nuk mund të kryejë ccdo lloje pune dhe kur mund të dëshirojë ai dhe në të gjitha rastet kërkohet pëlqimi i punëdhënsit. Ajo që vlen të theksohet është se një dizpozitë e re ka gjetur dhe vazhdon të gjej zbatim në kushtet e Pandemisë pasi në shumë raste ul koston dhe shpenzimet e bizensit. Kjo,  sepse biznesi në këto raste fiton vetëm kohë por dhe në kohë reale krijon shërbim. Kjo dispozitë i shërben biznesit jo vetëm në rritjen e vendit të punës por ulë ndjeshëm shpenzimet e tyre por natyrshëm rrit dhe fitimet e tyre .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok