06/12/2024

555 Vjet Gjergji ynë, përjetësisht Gjergj ynë

0
Kozeta-Kastrioti-USA

Nga Kozeta Zylo

Sapo Gjergji u varros në Katedralen e Shën Nikollës së Leshit, më 17 janar 1468. Pak kohë më pas, Lidhja e tij u përça dhe bashkë me të ra edhe Shqipëria.  Kështu Shqipëria qe vendi i fundit në Ballkan, që iu nënshtrua turqve dhe i fundit që rifitoi Lirinë e vet”.  Faik Konica: Elita e Kombit

“Gjithë autorët për Skënderbeun, që nga Marin Barleti e deri te Eduard Giboni dhe peshkopi Noli, kanë ngritur lart heroizmin e tij luftarak, por pak gjë është thënë për aftësinë e tij që të punonte me njerëzit.

Në kohën e tij, Shqipëria ka qenë e ndarë në disa principata dhe çdo prijës ishte ziliqar e krenar, siç mund të jetë një shqiptar për rëndësinë e vet në tablonë e gjërave. Në këtë pështjellim e përleshje, që afrohej me anarkinë, erdhi Skënderbeu më 1443. Për të sjellë rregull në këtë kaos, ai thirri një kuvend, për të gjithë princat, në Lezhë më 2 mars 1444, ku formoi Lidhjen e Princave Shqiptarë, duke u bërë vetë kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes. Ishin më shumë se një dyzinë princash, por me anë të diplomacisë e të shpirtmadhësisë, ai ia doli t’i mbante ata të bashkuar, derisa vdiq. Një njeri më i vogël nuk do mund t’ia arrinte. Herë pas here, disa prej tyre, u lëkundën, por personaliteti i tij dinamik i mbajti ata të bashkuar fort, si në mengene. Por mengeja u prish, sapo ai u varros në Katedralen e Shën Nikollës së Leshit, më 17 janar 1468. Pak kohë më pas, Lidhja e tij u përça dhe bashkë me të ra edhe Shqipëria, për të mos u ngritur dot më, deri më 1912, pas katërqind e dyzet e katër vjetësh. Kështu Shqipëria qe vendi i fundit në Ballkan, që iu nënshtrua turqve dhe i fundit që rifitoi lirinë e vet”.

Ps: Gjate vizites ne Lezhe, Korrik, 2022 te shoqeruar nga familja Basha.

Dea mbesa jone eshte ne vitin 2018, kur Katedralja po restaurohej…

Ne jemi ketu pranë Kishës Katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut.  Aty u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok